Pershendetje!
Une kam nje djale 3 vjec dhe eshte i lidhur shume pas meje, kur mesohe tme mua ne shtepi kur jam me pushim mezi c'mesohet prape qe te me lere te iki ne pune, eshte shume qaraman, tekanjoz, i perkedhelur se ia plotesojme te gjitha. Une ne fakt shpeshhere e humbas durimin dhe e qelloj nga kembet, por prape ai egersohet edhe me shume. Ka nje frike se une mos iki. Gjate periudhes se shtatzanise une kam pasur ankthe se mos e humbas, ndoshta ai tani ka te njejten ndjesi se mos i largohem, thjesht nuk po di si te sillemi me kete femije, qe i japim shume dashuri ne familje dhe na duket sikur na ka hipur mbi qafe duke ia plotesuar tekat. Mua jane duke me shteruar nervat me te qarat e tij kot se koti..

((
Krijoni Kontakt