Citim Postuar më parë nga Isra Lexo Postimin
Pershendetje!

Une kam nje djale 3 vjec dhe eshte i lidhur shume pas meje, kur mesohe tme mua ne shtepi kur jam me pushim mezi c'mesohet prape qe te me lere te iki ne pune, eshte shume qaraman, tekanjoz, i perkedhelur se ia plotesojme te gjitha. Une ne fakt shpeshhere e humbas durimin dhe e qelloj nga kembet, por prape ai egersohet edhe me shume. Ka nje frike se une mos iki. Gjate periudhes se shtatzanise une kam pasur ankthe se mos e humbas, ndoshta ai tani ka te njejten ndjesi se mos i largohem, thjesht nuk po di si te sillemi me kete femije, qe i japim shume dashuri ne familje dhe na duket sikur na ka hipur mbi qafe duke ia plotesuar tekat. Mua jane duke me shteruar nervat me te qarat e tij kot se koti..((
nuk eshte mire t'ia plotesosh tekat, zakonisht kur femijet ngulin kembe ne tekat e tyre sillen keshtu sepse duan te terheqin vemendjen e te tjereve. ne kete rast, pra nese qan pa ndonje arsye, thjesht per kapricio, ne fillim me shume qetesi thuaji qe nuk po sillet mire duke i shpjeguar arsyet, por nese ai vazhdon lere te qaje derisa te pushoje vete. ndersa persa i perket frikes te tij kur ti largohesh, edhe atehere mundohu ta qetesosh qe nuk ka asgje per te pasur frike, duke i folur gjithmone qarte dhe embelsisht, psh mund te perdoresh kete metode per ta qetesuar: merr nje ore nga ato qe varen ne mure, dhe tregoji me gisht akrepin e madh, thuaji qe kur akrepi te arrij kete numer (orari kur ti kthehesh nga puna) atehere do jeni perseri bashke dhe do luani lojen qe atij i pelqen me shume.