gje e bukur eshte te besosh ne zot
dhe asnjehere nuk do te resht se besuari
gje e bukur eshte te besosh ne zot
dhe asnjehere nuk do te resht se besuari
Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
:^proton
[ Pjesa Gjashte ]
Pse Kisha katolike kėmbėngul aq shumė te morali duke ia kundėrvė pikėrisht moralin problemeve themelore tė njerėzimit, si pėr nė Afrikė?!
Duke vijuar me paraqitjen e intervistės qė Papa Racinger i dha disa televizioneve gjermane e radio vatikanit, mė 5 gushtin e kaluar, sot do tė njihemi me mendimin e Benediktit tė XVI mbi problemet globale, mė urgjente, si SIDA dhe mbipopullimi.
Pyetje: Pse Kisha katolike kėmbėngul aq shumė te morali duke ia kundėrvė pikėrisht moralin problemeve themelore tė njerėzimit, si pėr nė Afrikė?!
Benedikti XVI: Po, ky ėshtė edhe problemi: a me tė vėrtetė kėmbėngulim shumė te morali? Unė do tė thosha — pėr kėtė jam bindur gjithmonė e mė shumė edhe nga dialogu me Ipeshkvijt afrikanė — se ēėshtja kryesore, nėse duam tė bėjmė hapa pėrpara nė kėtė fushė, quhet edukim, formim. Progresi mund tė jetė progres i vėrtetė vetėm nėse i shėrben qenies njerėzore dhe nėse kjo qenie njerėzore rritet; nėse nuk rritet vetėm fuqia e saj teknike, por edhe aftėsitė e saja morale. Mendoj se problemi i vėrtetė i situatės sonė historike ėshtė ēekuilibri ndėrmjet rritjes jashtėzakonisht tė vrullshme tė fuqisė sonė teknike dhe asaj tė aftėsisė sonė morale, qė nuk ėshtė rritur nė pėrpjestim tė drejtė. Prandaj formimi i njė qenie njerėzore ėshtė receta e vėrtetė, ēelėsi i gjithēkaje, e do tė thosha, kjo ėshtė edhe rruga jonė. Dhe ky formim ka — ta themi me dy fjalė — dy pėrmasa. Para sė gjithash, natyrisht, duhet tė mėsojmė: tė fitojmė dituri, aftėsi, apo “know-how” siē i thonė. Nė kėtė drejtim Evropa dhe Amerika nė dhjetėvjeēarėt e fundit, kanė bėrė shumė, dhe kjo ėshtė diēka e rėndėsishme. Por nėqoftėse pėrhapet vetėm “khow-how”-ui nėse mėsohet vetėm sesi ndėrtohen dhe pėrdoren makinat, dhe si pėrdoren mjetet kundėrkonceptive, atėherė nuk duhet tė habitemi pastaj se gjendesh nė mes tė luftrave dhe epidemive tė SIDA-ės. Ne kemi nevojė pėr dy pėrmasa: duhet nė tė njėjtėn kohė formimi i zemrės – nėse mund tė shprehem kėshtu – me tė cilin qenia njerėzore pėrfton pikat orientuese dhe nxė kėshtu nė tė njėjtėn kohė edhe si tė pėrdorė nė mėnyrė tė drejtė teknikėn, qė, edhe kjo duhet. Kjo ėshtė edhe ajo qė pėrpiqemi tė bėjmė. Nė gjithė Afrikėn edhe nė shumė vende tė Azisė kemi njė rrjet tė gjerė shkollash tė ēdo niveli, ku para sė gjithash mund tė mėsosh, tė fitosh dituri tė vėrteta, aftėsi profesionale, dhe me anė tė kėtyre tė arrish autonominė dhe lirinė. Por nė kėto shkolla ne kėrkojmė pikėrisht jo vetėm tė pėrēojmė kėtė “know-how”, por edhe tė formojmė qenie njerėzore, qė tė duan tė pajtohen, qė tė dinė se duhet tė ndėrtojmė dhe jo tė shkatėrrojmė, e qė tė kenė pikat e nevojshme tė referimit pėr tė bashkėjetuar. Nė pjesėn mė tė madhe tė Afrikės marrėdhėniet ndėrmjet myslimanėve dhe tė krishterėve janė tė shkėlqyeshme. Ipeshkivijt kanė formuar komitete tė pėrbashkėta sė bashku me myslimanėt pėr tė parė sesi mund tė ndėrtohet paqja nė situata konfliktesh. Dhe ky rrjet shkollash, mėsidhėnieje dhe i formimit njerėzor, qė ėshtė shumė i rėndėsishėm, plotėsohet nga njė rrjet spitalesh dhe qendrash asistence qė mbrrijnė nė mėnyrė kapilare deri nė fshatrat mė tė humbura. Dhe nė shumė vende, pas gjithė shkatrrimeve tė luftrave, Kisha ka mbetur forca e fundit e paprekur — jo forcė por njė gjendje reale! Njė realitet ku mjekohesh, ku mjekohet edhe SIDA, dhe ku, nga ana tjetėr ofrohet njė edukim qė ndihmon nė vendosjen e marrėdhėnieve tė drejta me tė tjerėt. Prandaj mendoj se duhet qortuar shprehja sipas sė cilės ne mbjellim vetėm “Jo” rreth e rrotull nesh. Pikėrisht nė Afrikė veprohet shumė qė pėrmasat e ndryshme tė formimit tė mund tė integrohen dhe qė tė bėhet e mundur kėshtu kapėrcimi i dhunės dhe i epidemive, ndėr tė cilat duhet tė llogarisim edhe malarjen e tuberkulozin.
[ Pjesa Shtatė ]
Vėshtrimi i Atit tė Shenjtė Benediktit tė XVI
mbi tė ardhmen e krishtėrimit e tė Kishės nė Evropė
Forumista tė nderuar, vijojmė me paraqitjen e intervistės qė Papa Jozef Racinger i dha disa televizioneve gjermane e radio vatikanit, mė 5 gushtin e kaluar. Sot do tė njihemi me vėshtrimin e Atit tė Shenjtė Benediktit tė XVI mbi tė ardhmen e krishtėrimit nė Evropė e tė ardhmen e Kishės. Ja pyetja qė njė ndėr gazetarėt gjermanė i bėnė Papės.
Pyetje: Atė i Shenjtė, krishterimi ėshtė pėrhapur nė gjithė botėn duke filluar nga Evropa. Tash, shumė qė merren me kėtė temė thonė se e ardhmja e Kishės ėshtė te kontinentet e tjera. Ėshtė e vėrtetė? Apo me fjalė tė tjera, ēfarė tė ardhmjeje ka krishtėrimi nė Evropė, ku duket se po kthehet nė njė ēėshtje private tė njė pakice?
Benedikti XVI: “Para sė gjithash unė do tė doja tė shtoja njė tė dhėnė. Nė tė vėrtetė, siē e dijmė, krishtėrimi ka lindur nė Lindje tė Mesme. Dhe pėr njė kohė tė gjatė zhvillimin e tij kryesor e pati atje dhe ėshtė pėrhapur nė Azi shumė mė tepėr sesa mendojmė ne sot pas ndryshimeve qė solli Islami.
Nga ana tjetėr, pikėrisht pėr kėtė arsye boshti i tij ėshtė spostuar nė mėnyrė tė ndjeshme drejt Perėndimit dhe Evropės, dhe Evropa — jemi krenarė pėr kėtė dhe gėzohemi — e ka zhvilluar mė tej krishterimin nė pėrmasat e mėdha edhe intelektuale e kulturore. Por besoj se ėshtė e rėndėsishme tė kujtojmė tė krishterėt e Lindjes, duke qenė se tani ka rrezik qė ata, qė kanė qenė gjithmonė njė pakicė e rėndėsishme, tė emigrojnė. Dhe ka rrezik qė pikėrisht kėto vende tė origjinės sė krishterimit tė mbesin pa tė krishterė.
Mendoj se duhet tė ndihmojmė shumė qė ata tė mbesin atje. Por tani le tė vijmė tek pyetja e juaj. Evropa ėshtė bėrė sigurisht qendra e krishterimit dhe tė angazhimit tė tij misionar. Sot kontinentet e tjera, kulturat e tjera, hyjnė me peshė tė njėjtė nė koncertin e historisė botėrore. Kėshtu rritet numri i zėrave tė Kishės dhe kjo ėshtė gjė e mirė. Ėshtė mirė qė tė shprehen temperamente tė ndryshme, dhantitė e Afrikės, tė Azisė dhe tė Amerikės, nė mėnyrė tė veēantė tė Amerikės Latine.
Tė gjithė natyrisht preken nga fjala e krishterimit por edhe nga mesazhi shekullar i kėsaj bote, qė ēon edhe nė kontinentet e tjera provat dėrrmuese tė asaj qė ne kemi pėrjetuar. Tė gjithė ipeshkvijt e pjesėve tė tjera tė botės thonė: “Ne kemi ende nevojė pėr Evropėn, edhe pse tani Evropa ėshtė vetėm njė pjesė e njė tėrėsie mė tė madhe.”
Ne jemi ende pėrgjegjės pėrsa i pėrket kėsaj. Pėrvojat tona, shkenca teologjike qė ėshtė zhvilluar kėtu, krejt pėrvoja jonė liturgjike, traditat tona, edhe pėrvojat ekumenike, qė kemi grumbulluar: krejt kjo ėshtė shumė e rėndėsishme edhe pėr kontinentet e tjera. Prandaj duhet qė ne sot tė mos kapitullojmė duke thėnė: “Ja, jemi vetėm njė pakicė, prandaj le tė pėrpiqemi sė paku tė ruajmė numrin tonė tė vogėl!”
Po, sigurisht duhet tė ruajmė tė gjallė dinamizmin tonė, tė lidhim marrėdhėnie shkėmbimi, nė mėnyrė qė nga andej tė na vijnė edhe forca tė reja. Sot ka meshtarė indianė dhe afrikanė nė Evropė, edhe nė Kanada. Ėshtė interesante. Ėshtė pra kjo dhėnie e marrje e ndėrsjelltė. Por edhe nėse nė tė ardhmen do tė jemi ata qė “marrin”, do tė na duhet, sidoqoftė, tė mbesim tė aftė tė japim e tė zhvillojmė nė kėtė vėshtrim guximin dhe dinamizmin e nevojshėm”.
[ Pjesa Tetė ]
Sot vėshtrimi i Atit tė Shenjtė Benediktit tė XVI
mbi Vlerat e krishtėra nė shoqėrinė e sotme bashkėkohore
Nė pjesėn e sotme do tė dėgjojmė opinionin e e Atit tė Shenjtė Benediktit tė XVI mbi vlerat e krishtėra nė shoqėrinė e sotme bashkėkohore dhe qėndėrimet e Kishės para njė shoqėrie tė bazuar mbi racionalitetin e kulturėn pa spiritualitet. Ja pyetja e pastaj pėrgjigjja e Papės.
10) Pyetja: Ėshtė njė argument qė pjesėrisht ėshtė trajtuar, Ati i Shenjtė. Shoqėritė moderne nė vendimet e rėndėsishme pėrsa i pėrket politikės dhe shkencės nuk udhėhiqen nga vlerat e krishtera dhe Kisha — kėtė e dimė prej anketimeve— konsiderohet mė tė shumtėn, vetėm si njė zė paralajmėrues, qortues apo edhe deri frenues. Kisha nuk duhet tė dalė nga ky pozicion mbrojtjeje dhe tė marrė njė qėndrim mė pozitiv kundrejt tė sė ardhmes dhe ndėrtimit tė saj?
Benedikti XVI: Do tė thosha se nė ēdo rast kemi detyrėn tonė tė vėmė mė mirė nė dukje atė ēka ne e duam si tė sigurt e pozitive. Dhe kėtė, para sė gjithash duhet ta bėjmė nė dialog me kulturat e tjera dhe me besimet, sepse kontinenti afrikan, zemra afrikane, edhe zemra aziatike, mbetėn tė tronditura nga ftohtėsia e racionalitetit tonė. Ėshtė e rėndėsishme tė tregojmė se nga ne nuk vjen vetėm kjo. Ėshtė reciprokisht e rėndėsishme qė bota jonė laike tė kuptojė se feja e krishterė nuk ėshtė njė pengesė, por pėrkundrazi njė urė pėr dialogun me botėt e tjera. Nuk ėshtė e drejtė tė mendohet se kultura pastėrtisht racionale, falė tolerancės sė vet, mund t’u afrohet feve tė tjera mė lehtėsisht. Asaj i mungon kryesisht “organi fetar” e me tė edhe pika ndėrlidhėse duke u nisur nga e cila dhe me tė cilėn tė tjerėt duan tė hyjnė nė kontakt e nė marrėdhėnie. Prandaj duhet, e mund tė dėshmojnė se pikėrisht pėr shkak tė ndėrkulturalitetit nė tė cilin jetojmė, racionaliteti i pastėr, i shkėputur nga Zoti nuk ėshtė i mjaftueshėm, por nevojitet njė racionalitet mė i gjerė, qė e sheh Zotin nė harmoni me arsyen, duhet tė tregojmė se feja e krishterė qė ėshtė zhvilluar nė Evropė, ėshtė edhe njė mjet pėr tė bėrė tė bashkėderdhen e shkrihen arsyeja dhe kultura e pėr t’i mbajtur sė bashku nė njė unitet qė pėrfshinė edhe veprimin. Nė kėtė kuptim besoj se kemi njė detyrė tė madhe, tė tregojmė, pra se kjo Fjalė, qė ne posedojmė, nuk i pėrket — si tė themi — rrangallave tė historisė, por ėshtė e nevojshme pikėrisht sot.
11) Pyetje :Atė i Shenjtė, tė flasim pėr udhėtimet e Juaja. Ju jeni nė Vatikan. Mbase ju kushton tė qenit larg nga njerėzit dhe ndarja nga bota, edhe kėtu nė mjediset shumė tė bukura tė Castel Gandolfos. Por Ju pas pak dotė mbushni 80 vjetėt. Ju mendoni, me ndihmė tė Zotit se do tė mund tė bėni pėrsėri shumė udhėtime? A keni njė ide se ē’udhėtime dotė donit tė bėni. Nė Tokė Shenjte, nė Brazil? E dini qysh tani?
Benedikti XVI: Tė them tė vėrtetėn nuk jam aq vetėm. Natyrisht janė muret – si tė thuash – qė e bėjnė tė vėshtirė hyrjen, por ka njė “familje papnore”, ēdo ditė ka shumė vizita, veēanėrisht kur jamė nė Romė. Vijnė ipeshkvijtė, njerėz tė tjerė, ka vizita shtetėrore, personalitetesh, qė duan tė flasin me mue edhe personalisht e jo vetėm pėr ēėshtje politike. Nė kėtė kuptim ka njė shumėllojshėmėri takimesh dhe falė Zotit kėto mė dhurohen vazhdimisht. Ėshtė e rėndėsishme qė selia e Pasardhėsit tė Pjetrit tė jetė njė vend takimesh — apo nuk ėshtė kėshtu? Qė nga koha e Gjonit XXIII, pastaj, lavjerrėsi ėshtė spostuar edhe nė kahun tjetėr: janė Papėt ata qė kanė filluar tė bėjnė vizita. Duhet tė them qė unė nuk ndihem aq i fortė sa tė planifikoj nė axhendėn time shumė udhėtime tė tjera tė mėdha, por ku kėto mė lejojnė tė drejtohem me njė mesazh, ku i pėrgjigjen njė dėshire tė vėrtetė, atje do tė doja tė shkoja, nė atė “masė” qė mundem. Diēka ėshtė parashikuar. Nė Brazil vitin e ardhshėm zhvillohet takimi i CELAM-it (Kėshilli Ipeshkvnor Latino-Amerikan) dhe mendoj se atje prania e ime do tė jetė njė hap i rėndėsishėm, kini parasysh, nga njėra anė situatėn dramatike qė Amerika e Jugut po pėrjeton dhe, nga ana tjetėr krejt forcėn e shpresės qė vepron nė tė njėjtnė kohė, nė atė zonė. Do tė doja pastaj tė shkoja nė Tokė Shenjte, dhe shpresoj tė mund ta vizitoj nė kohė paqeje, pėr tė tjerat tė shohim se ēka rezervon Provanija Hyjnore.
[ Pjesa Nėntė ]
Roli i grave nė Kishės, ėshtė argumenti pėr tė cilin flet Benedikti XVI
nė pjesėn e sotme tė intervistė sė tij dhėnė disa televizioneve gjermane mė 5 gusht
Pyetje: Atė i Shenjtė, gratė janė shumė aktive nė funksione tė ndryshme nė Kishėn Katolike.
Sipas jush, Kontributi i tyre a nuk duhet bėrė mė i dukshėm, edhe nė vende me pėrgjegjėsi mė tė lartė nė Kishė?
Benedikti XVI: Mbi kėtė temė natyrisht reflektohet shumė. Siē e dini edhe Ju, ne mendojmė se feja jonė, kushtetuta e Kolegjit tė Apostujve na angazhon e nuk na lejojnė t’u japim shugurimin meshtarak grave. Por nuk duhet as tė mendohet se nė Kishė e vetmja mundėsi pėr tė pasur ndonjė rol tė rėndėsishėm ėshtė tė jesh meshtar. Nė historinė e Kishės ka shumė funksione e detyra. Duke filluar nga motrat e Etėrve tė Kishės, pėr kaluar nė mesjetė, kur gra tė mėdha luajtėn njė rol vendimtar e shumė domethėnės, e kėtė deri edhe nė epokėn moderne. Tė mendojmė Ildegarde e Bingenit, qė protestonte fuqishėm ndaj Ipeshkėvijve dhe Papės; ta kujtojmė Katerinen e Sienės dhe Brigjiden e Suedisė. Kėshtu, edhe nė kohėn moderne gratė duhet — dhe ne bashkė me to — tė kėrkojnė gjithmonė e pėrsėri vendin e tyre tė saktė. Sot, ato janė tė pranishme nė shumė Dikastere tė Selisė Shenjtė. Por ka njė problem juridik: ai i juridiksionit, domethėnė fakti qė sipas sė Drejtės Kanonike tė Kishės, pushteti i vendimarrjes ėshtė i lidhur juridikisht me tė Urdhėrin e shenjtė (tė meshtarisė). Nga kjo pikėpamje ka disa kufizime. Por unė besoj se vetė gratė, me vrullin e tyre dhe me forcėn e tyre me atė — si tė thuash — epėrsinė e tyre, me atė “forcė shpirtėrore” do tė dijnė t’i krijojnė vetes hapėsira e vende. Dhe ne do tė pėrpiqemi tė vihemi nė dėgjim tė Zotit, qė pastaj tė mos i kundėrvihemi, por pėrkundrazi tė gėzohemi qė elementi femėror tė fitojė nė Kishė atė vend vemprimtarie qė i takon, duke filluar nga shembulli i Nėnės sė Zotit dhe Marisė Magdalenė.
Kuptohet qe te besosh te jep nje shtyse ne momentet me te veshtira atehere kur shpresat ne rruge te tjera te kane lene. Pra besimi duhet kjo nuk mund te mohohet. Por pyetja qe bej une eshte "A eshte i vertet miti i Zotit drejt te cilit drejtohet ky besim?
Krijoni Kontakt