“Tė besosh nė Zotin ėshtė gjė e bukur:
katolicizmi nuk ėshtė grumbullim ndalimesh
por gėzimi i zbulimit tė fytyrės njerėzore tė Zotit nė Jezu Krishtin”
kėshtu pohon Papa nė njė intervist dhėnė tre TV gjermane
e Radio Vatikanit mė 5 gushtin e kaluar e transmetur nė mbrėmjen e 13 gushtit
Ja njė pjesė nga Intervista e Papės Benedikti XVI dhėnė Bayerischer Rundfunk (ARD), ZDF, Deutsche Welle dhe Radio Vatikanit nė Castel Gandolfo mė 5.8.2006:
Pyetje: Ati i Shenjtė, nė shtator Ju do tė vizitoni Gjermaninė, apo mė saktė, natyrisht Bavarinė. "Papa ka mall pėr atdheun e tij", kėshtu lajmėruan bashkėpunėtorėt tuaj gjatė pėrgatitjeve. Cilat tema do tė prekni gjatė vizitės suaj, dhe koncepti i Atdheut a bėn pjesė te vlerat qė ju doni tė propozoni nė mėnyrė tė veēantė?
Benedikti XVI: Sigurisht, shkaku i vizitės ishte pikėrisht se unė doja tė shikoja edhe njė herė vendet, njerėzit pranė tė cilėve u rrita, qė kanė lėnė gjurmė dhe kanė formuar jetėn time. Dhe natyrisht edhe tė shpreh njė mesazh qė shkon mė tej sesa toka ime, nė pėrputhje me ministerin tim. Temat m'i kanė dėftuar shumė lehtėsisht ngjarjet liturgjike. Tema themelore ėshtė se ne duhet tė rizbulojmė Zotin dhe jo njė Zot dosido, por Zotin me fytyrė njerėzore, sepse kur shohim Jezu Krishtin shohim Zotin. Dhe duke u nisur nga kjo, duhet tė gjejmė rrugėt pėr t'u takuar te familja, ndėrmjet breznive e pastaj edhe ndėrmjet kulturave dhe popujve, dhe rrugėt pėr pajtimin dhe bashkėjetesėn paqėsore nė kėtė botė, dhe rrugėt qė tė ēojnė drejt sė ardhmes. Dhe kėto rrugė drejt sė ardhmes nuk i gjejmė nėse nuk marrim dritė nga lart. Nuk kam zgjedhur pra, tema shumė tė veēanta, por pėr t'i rėnė shkurt ėshtė liturgjia ajo qė mė udhėheq pėr tė shprehur mesazhin themelor tė besimit, qė natyrisht ndėrthuret me aktualitetin, nė tė cilėn para sė gjithash duam tė kėrkojmė bashkėpunimin e popujve dhe rrugėt e mundshme drejt pajtimit dhe paqes.
Krijoni Kontakt