Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Thumbs up "Te besosh ne Zotin eshte gje e bukur" (interviste)

    “Tė besosh nė Zotin ėshtė gjė e bukur:
    katolicizmi nuk ėshtė grumbullim ndalimesh
    por gėzimi i zbulimit tė fytyrės njerėzore tė Zotit nė Jezu Krishtin”


    kėshtu pohon Papa nė njė intervist dhėnė tre TV gjermane
    e Radio Vatikanit mė 5 gushtin e kaluar e transmetur nė mbrėmjen e 13 gushtit




    Ja njė pjesė nga Intervista e Papės Benedikti XVI dhėnė Bayerischer Rundfunk (ARD), ZDF, Deutsche Welle dhe Radio Vatikanit nė Castel Gandolfo mė 5.8.2006:

    Pyetje: Ati i Shenjtė, nė shtator Ju do tė vizitoni Gjermaninė, apo mė saktė, natyrisht Bavarinė. "Papa ka mall pėr atdheun e tij", kėshtu lajmėruan bashkėpunėtorėt tuaj gjatė pėrgatitjeve. Cilat tema do tė prekni gjatė vizitės suaj, dhe koncepti i Atdheut a bėn pjesė te vlerat qė ju doni tė propozoni nė mėnyrė tė veēantė?

    Benedikti XVI: Sigurisht, shkaku i vizitės ishte pikėrisht se unė doja tė shikoja edhe njė herė vendet, njerėzit pranė tė cilėve u rrita, qė kanė lėnė gjurmė dhe kanė formuar jetėn time. Dhe natyrisht edhe tė shpreh njė mesazh qė shkon mė tej sesa toka ime, nė pėrputhje me ministerin tim. Temat m'i kanė dėftuar shumė lehtėsisht ngjarjet liturgjike. Tema themelore ėshtė se ne duhet tė rizbulojmė Zotin dhe jo njė Zot dosido, por Zotin me fytyrė njerėzore, sepse kur shohim Jezu Krishtin shohim Zotin. Dhe duke u nisur nga kjo, duhet tė gjejmė rrugėt pėr t'u takuar te familja, ndėrmjet breznive e pastaj edhe ndėrmjet kulturave dhe popujve, dhe rrugėt pėr pajtimin dhe bashkėjetesėn paqėsore nė kėtė botė, dhe rrugėt qė tė ēojnė drejt sė ardhmes. Dhe kėto rrugė drejt sė ardhmes nuk i gjejmė nėse nuk marrim dritė nga lart. Nuk kam zgjedhur pra, tema shumė tė veēanta, por pėr t'i rėnė shkurt ėshtė liturgjia ajo qė mė udhėheq pėr tė shprehur mesazhin themelor tė besimit, qė natyrisht ndėrthuret me aktualitetin, nė tė cilėn para sė gjithash duam tė kėrkojmė bashkėpunimin e popujve dhe rrugėt e mundshme drejt pajtimit dhe paqes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 15-08-2006 mė 17:29

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    [ Pjesa e dytė ]


    Intervista e Papės ėshtė marrė e ri-transmetuar nė mbarė botėn. Roli i gruas nė Kishė, ēėshtja e Sides dhe sfida e modernitetit, janė ndėr argumentet qė Ati i Shenjtė ka trajtuan nė intervistėn e tij tė gjatė. Sot duam tė ju ofrojmė pjesėn e dytė tė intervistės e pikėrisht pjesėn mbi dialogun ekumenik dhe elementin fetar nė shoqėri.

    2) Pyetje: Si Papė Ju jeni pėrgjegjės pėr Kishėn nė mbarė botėn. Por sigurisht vizita Juaj bėn qė vemendja tė drejtohet edhe nga situata e katolikėve nė Gjermani. Tani, tė gjithė vėzhguesit janė tė njė mendjeje se atmosfera ėshtė e mirė, edhe falė zgjedhjes suaj si Papė. Por natyrisht problemet e vjetra kanė mbetur, vetėm sa pėr tė dhėnė disa shembuj: ka gjithnjė e mė pak qė praktikojnė besimin, gjithnjė e mė pak pagėzime, e mbi tė gjitha gjithmonė e mė pak ndikim nė jetėn shoqėrore. Si e shihni Ju gjendjen aktuale tė Kishės katolike nė Gjermani?

    Benedikti XVI: Unė do tė thosha se Gjermania i pėrket Perėndimit, edhe pse me njė ngjyrim karakteristik, dhe nė botėn perėndimore sot pėrjetojmė njė valė tė njė iluminizmi apo laiciteti, tė ri e rrėnjėsor, quaje si tė duash.
    Tė besosh ėshtė bėrė e vėshtirė, sepse bota nė tė cilėn jetojmė ėshtė e pėrbėrė vetėm nga ne, dhe nė tė, Zoti, si tė thuash, nuk shfaqet drejtėpėrsėdrejti. Nuk pijmė ujė fill nga burimi por nga shtamba qė na jepet e mbushur e kėshtu me radhė. Njerėzit kanė ndėrtuar njė botė tė tyren, dhe tė gjesh Atė (Zotin pra) nė kėtė botė ėshtė gjithmonė e mė e vėshtirė. Kjo nuk vlen vetėm pėr Gjermaninė, por ėshtė diēka qė vėrehet nė gjithė botėn, nė veēanti nė atė perėndimore. Nga ana tjetėr Perėndimi sot ndeshet edhe me kultura tė tjera, nė tė cilat elementi fetar i paprekur ėshtė shumė i fortė, dhe qė janė tė tmerruara nga ftohtėsia, qė takojnė nė Perėndim kundrejt Zotit. Dhe kjo prani e sė Shenjtės nė kulturat e tjera, edhe pse e mbuluar nė shumė mėnyra, e prek sėrish botėn perėndimore, na prek ne, qė gjendemi nė udhėkryqin e shumė kulturave. Dhe edhe nga thellėsia e njeriut nė Perėndim dhe nė Gjermani del nė krye pėrsėri pyejtja e "diēkaje mė tė madhe". Shohim se te rinia kemi kėrkimin e asaj "mė tepėr", shohim se nė njė farė mėnyre dukuria e fesė - siē thuhet - kthehet, ani pse bėhet fjalė pėr njė lėvizje kėrkimi shpesh tė papėrcaktuar. Por megjithėkėtė Kisha ėshtė pėrsėri e pranishme, feja ofrohet si pėrgjigje. Dhe unė mendoj se pikėrisht kjo vizitė, sikurse edhe ajo nė Kėln, ėshtė njė mundėsi qė tė vėrehet se tė besosh ėshtė diēka e bukur, se gėzimi i njė bashkėsie tė madhe universale zotėron njė forcė tėrheqėse, se pas saj ka njė diēka tė rėndėsishme dhe se sė bashku me lėvizjet e reja kėrkimtare ka edhe rrugė qė tė ēojnė te besimi, qė na ēojnė njė palė drejt palės tjetėr dhe qė janė edhe pozitive pėr shoqėrinė nė tėrėsinė e vet.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Papa Benedikti: “Lufta, zgjidhja mė e keqe”

    I pyetur mbi luftėn nė Lindjen e Afėrme,
    Papa kujtoi se Froni i Shenjtė nuk ka mundėsi veprimi politik


    Njė javė mė parė Papa Benedikti i XVI
    priti gazetarė gjermanė nė Kėshtjellėn verore Gandolfo






    Ishte njė premierė botėrore: pėr herė tė parė njė papė u jep gazetarėve gjermanė njė intervistė tė hollėsishme pėr televizion. Tė shtunėn e kaluar, mė 5 gusht, Papa Benedikti i XVI priti pėrfaqėsues tė medieve nga Gjermania nė rezidencėn e tij verore nė Kėshtjellėn Gandolfo. Televizioni i Dojce Vele, kanali i parė dhe i dytė gjerman ARD dhe ZDF si dhe Radio Vatikani i drejtuan Papės, sė bashku bėn pyetje mbi zhvillimet aktuale nė politikė, fe dhe shoqėri. Rreth 35 minuta zgjati biseda e cila qėllimisht ishte caktuar pak javė pėrpara vizitės sė papės nė Gjermani. Kėtė tė djelė ajo u transemtua nė Televizionin Publik Gjerman dhe kanalin televiziv tė Dojce Veles nė kohėn me shikueshmėrinė mė tė lartė

    Arsyeja e vėrtetė e vizitės nė Gjermani ėshtė tė shohė edhe njėherė vende dhe njerėz qė kanė lėnė gjurmė tek ai, pranon 79-vjeēari. Por, natyrisht njė papė e sheh udhėtimin gjithnjė edhe si njė detyrė misionare. Papa Benedikti XVI konsideron si mesazhin kryesor tė besimit tė krishterė nė rradhė tė parė bashkėpunimin e popujve, kėrkimin bashkarisht tė mundėsive pėr pajtim dhe paqe. Njė besim qė nė Gjermani dhe nė gjithė Evropėn Perėndimore qė po largohen vazhdimisht nga krishtėrimi, thuajse nuk kuptohet fare. Arsyen pėr kėtė zhvillim Papa e shpjegon kėshtu:
    “Nė botėn perėndimore sot pėrjetojmė njė valė tė re sqarimi apo laiciteti, quajeni si tė doni. Besimi ėshtė bėrė i vėshtirė pasi bota me tė cilėn ndeshemi ėshtė krijuar krejtėsisht prej nesh dhe si tė thuash Zoti nuk ndeshet mė direkt nė tė. Njerėzit e kanė rindėrtuar vetė botėn dhe ėshtė bėrė e vėshtirė tė gjesh Zotin nė kėtė botė.” Nė tė njėjtėn kohė Papa konstaton nė njė farė mėnyre njė tendencė tė kundėrt: fe - po, besim – jo, faleminderit. Kėshtu tė paktėn e percepton Papa Benedikt moton nė perėndim. Si arsye pėr kėtė, ai pėrmend takimin intensiv tė kulturave tė ndryshme qė sot ėshtė shumė mė i lehtė dhe qė kanė tipare tė forta fetare. Ka tė ngjarė qė Papa Benedikt tė ketė kėtu parasysh si komunitetet e krishtera nė kontinentin afrikan dhe atė aziatik ashtu edhe botėn islamike: “Nga ana tjetėr, Perėndimi preket shumė fort nga kultura tė tjera nė tė cilat elementi origjinal fetar ėshtė shumė i fortė dhe tė cilat madje tremben nga ftohtėsia ndaj Zotit qė ndeshin nė Perėndim. Dhe anasjelltas, prania e elementit tė shenjtė nė kultura tė tjera prek botėn perėndimore, na prek ne qė qėndrojmė nė udhėkryqin e kaq shumė kulturave. Pastaj nga vetė njeriu nė Perėndim dhe nė Gjermani ngrihet vazhdimisht pyetja pėr diēka mė tė madhe.”
    E ardhmja e kishės dhe kėtu ekspertėt janė tė njė mendjeje, nuk ndodhet nė Evropė, por nė kontinente tė tjera. Benedikti XVI pėrpiqet tė vėrė nė pah anėt pozitive tė kėtij zhvillimi: kisha do tė ketė kėshtu mė shumė zėra. Por Evropa duhet edhe mė tej t’u pėrcjellė kontinenteve tė tjera pėrvojat e saj.
    Kisha nė Perėndim nga pjesa mė e madhe e njerėzve perceptohet si njė zė paralajmėrues apo frenues. Nė ēėshtje tė rėndėsishme si p.sh. vendime etike perėndimi nuk orientohet thuajse fare nga vlerat e krishtera. Kėtu Papa Benedikti XVI e sheh kishėn pėrpara njė sfide tė re: ajo duhet tė bėjė mė tė qarta synimet e saj. Ato duhet t’i vėrė para sė gjithash nė pah nė bashkėjetesėn e kulturave dhe feve.

    Nga ana tjetėr Papa Benedikti kėrkon edhe nga bota laike qė nė dialogun me kulturat e tjera tė mos e konsiderojė besimin e krishterė si pengesė por si urė: “Nuk duhet menduar se kultura e pastėr racionale pėr shkak tė tolerancės qė e karakterizon e ka mė tė lehtė tė afrohet me fetė e tjera. Asaj i mungon organi fetar, pra pika bazė e referimit pėr kėto fe. Kėshtu ne duhet dhe mund tė tregojmė se mjedisi i ndėrsjelltė kulturor nė tė cilin jetojmė, racionaliteti i pastėr i shkėputur nga Zoti nuk mjafton. I nevojshėm ėshtė njė racionalitet mė i gjerė i cili e sheh Zotin tė bashkuar me arsyen.” Kėtu Papa Benedikti XVI formulon njė nga interesat e tij kryesorė: besimi dhe arsyeja pajtohen me njėri-tjetrin. Pėrveē kėsaj, kisha duhet t’i bėjė qėndresė me fantazi frymės sė kohės. Politika aktuale u prek vetėm shkarazi nė rezidencėn verore Castel Gandolfo. I pyetur mbi situatėn nė Lindjen e Afėrme, Papa Benedikt kujtoi se Froni i Shenjtė nuk ka asnjė mundėsi veprimi politik dhe mundet vetėm tė apelojė: “Lufta ėshtė pėr tė gjithė zgjidhja mė e keqe. Ajo nuk sjell pėr askėnd diēka, as pėr gjoja fitimtarėt. Kėtė, ne nė Evropė e dimė shumė mirė qė prej dy luftėrave botėrore. Ajo pėr ēfarė kemi nevojė tė gjithė ėshtė paqja.”


    [ Marre nga Shekulli dhe PeshkuPaUje ]

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    "Te besosh ne Zotin eshte gje e bukur"



    Besoi ne ate qe shof ngjoje dhe ndjeje

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-08-2006
    Postime
    20
    besoj se me kan then te besoj po jo se e ndjej per te besuar

  6. #6
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anėtarėsuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Besimi ne Zot eshte nje nga gjerat me te bukura ne kete jete.
    me mire vone sesa kurre....

  7. #7
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Papa Benedikti XVI ka te drejte qe e quan luften nje zgjidhje te keqe, pasi ai vete ka qene ne kampet e Hitlerit, sic tha edhe disa dite me perpara shkrimtari gjerman Günter Grass, i cili kishte qene me papen, atehere jo pape, thjesht Jozef Ratzinger. Sa per Castel Gandolfo, kam pase fatin vjet kur isha ne Rome, te shkoja te haja nje darke madheshtore jo shume larg saj, dhe qe aty mund te hidhje syte mbi Castel Gandolfo. Edhe rruga per atje (rezidencen verore papale) eshte nje mrekulli, leri te tjerat pastaj. Mgjt, mire e ka ai: Lufta eshte me te vertete e keqe.

  8. #8
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    [ Pjesa Trete ]


    Sot ju propozoj pėrgjigjen e Atit tė Shenjtė Racinger
    dha mbi Lindjen e Mesme dhe Vatikanin e rininė.




    Sot (17 gusht) ju propzojmė pėrgjigjen qė Ati i Shenjtė Racinger dha mbi situatėn nė Lindje tė Mesme e pėr botėn e rinisė.

    3) Pyetje: Ati i Shenjtė, pikėrisht para njė viti Ju ishit nė Kėln me tė rinjtė dhe besoj se Ju e keni provuar vetė se rinia ėshtė jashtėzakonisht e gatshme pėr tė mirėpritur, dhe se Ju personalisht jeni pritur shumė mirė. Nė kėtė udhėtim tė ri ju a keni edhe njė mesazh tė veēantė pėr tė rinjtė?

    Benedikti XVI: Unė do tė thosha para sė gjithash se: Jam shumė i lumtur qė ka tė rinjė qė duan tė rrijnė sė bashku nė fé, dhe qė duan tė bėjnė diēka tė mirė. Gatishmėria pėr tė bėrė mirė, ėshtė shumė e forte te rinia, mjaft tė mendosh pėr tė gjitha ato forma tė vullnetariatit. Angazhimi pėr tė ofruar kontribut personalisht pėrballė nevojave tė kėsaj bote, ėshtė diēka e madhe. Njė shtytje e parė mund tė jetė edhe kjo, t'u japim zemėr: Shkoni pėrpara! Kėrkoni mėnyrat pėr tė bėrė mirė! dhe pastaj ndoshta njė fjalė e veēantė do tė ishte edhe kjo: guxim pėrballė zgjedhjeve pėrfundimtare"! Te rinia ka shumė humanizėm, por pėrballė rrezikut tė angazhimit pėr tė gjithė jetėn, qoftė nė martesė, qoftė nė jetė meshtarake, ka frikė. Bota ėshtė nė lėvizje nė njė mėnyrė dramatike: tash, unė e kam nė dorė jetėn time nė mėnyrė tė plotė me gjithė ngjarjet e veta tė paparashikueshme nė tė ardhmen: me njė vendim pėrfundimtar a nuk e lidhi unė vetė lirinė time dhe a nuk privohem unė vetė nga liria ime e lėvizjes? Tė rizgjosh guximin pėr vendime pėrfundimtare, qė nė tė vėrtetė janė tė vetmet qė mundėsojnė rritjen, mundėsojnė ecjen pėrpara dhe arritjen e diēkaje tė madhe nė jetė, tė vetmet qė nuk e dhunojnė lirinė, por qė i ofrojnė asaj drejtimin e saktė nė hapėsirė. Tė rrezikosh pėr kėtė, pėr kėtė hap pėrpara, - si tė thuash - pėrfundimisht dhe me kėtė tė pėrqafosh pėrfundimisht jetėn, kjo ėshtė ajo ēka do tė kem gėzimin tė kumtoj.

    4) Pyetje: Atė i Shenjtė, njė pyetje mbi situatėn e politikės sė jashtme.
    Shpresa pėr paqen nė Lindje tė Mesme javėve qė shkuan u zvogėlua pėrsėri.
    Ēfarė mundėsish shihni ju pėr Selinė e Shenjtė nė lidhje me situatėn e
    tanishme? Ē'ndikim pozitiv mund tė ushtroni Ju mbi kėtė gjendje, mbi
    zhvillimet nė Lindje tė Mesme?


    Benedikti XVI: Natyrisht nuk kemi asnjė mundėsi politike dhe nuk duam asnjė fuqi politike. Por ne duam t'u bėjmė thirrje tė krishterėve dhe tė gjithė atyre qė ndihen tė thirrur nga fjala e Selisė Shenjte, qė tė mobilizojnė tė gjitha forcat dhe ta pranojnė se lufta ėshtė zgjidhja mė e keqe nga tė gjitha. Nuk sjell asgjė tė mirė pėr asnjėrin as pėr ata, qė nė pamje tė parė janė fitimtarėt. Ne nė Evropė e dimė shumė mirė kėtė pas dy luftrave botėrore. Ajo pėr ēka tė gjithė kanė nevojė ėshtė paqja. Dhe ka njė bashkėsi tė fortė tė krishterėsh nė Liban, ka tė krishterė ndėr arabėt, ka tė krishterė edhe nė Izrael dhe tė krishterėt e tė gjithė botės tė angazhohen pėr kėto vende aq tė dashura pėr tė gjithė ne. Ka forca morale qė janė tė gatshme tė bėjnė qė tė kuptohet se se zgjidhja e vetme ėshtė se duhet tė jetojmė sė bashku. Kėto forca duam tė mobilizojmė ne: politikanėt duhet tė gjejnė rrugėt qė kjo tė bėhet sa mė shpejt tė jetė e mundur dhe mbi tė gjitha nė mėnyrė tė qėndrueshme.

  9. #9
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    [ Pjesa Katert ]


    Sot marrėdhėniet ndėrmjet Selisė Romake tė Pjetrit
    e ipeshkėvijve tė Kishave tė veēanta, kolegjialiteti e marrėdhėniet ekumenike.




    Vazhdojmė me propozimin pjesė-pjesė tė intervistės, trasmetuar tė dielėn e kaluar, qė Papa Benedikti XVI i dha mė 5 gushtin e kaluar disa televizioneve gjermane e Radio Vatikanit.

    Argumentet e pjesės sė 4-tė qė sot ju propozojmė, janė nga fusha kishtare qė Ati i Shenjtė Racinger ka trajtuar me gazetarėt duke u nisur nga detyra specifike e Papės nė situatėn e sotme. Marrėdhėniet ndėrmjet Selisė Romake tė Pjetrit e ipeshkėvijve tė Kishave tė veēanta, Kishave vendore; ēėshtja e kolegjialitetit tė Ipeshkėvijve nė qeverisjen e Kishės dhe marrėdhėniet ekumenike.

    Papa Benedikti XVI me njė thjeshtėsi e thellėsi pėrvijon figurėn e Kishės sė cilės ėshtė duke i kushtuar tėrė jetėn e vet. Para syve tanė Papa na lėnė afresket qė lindin (burojnė) nga njeriu qė nuk ka as frikė e as nuk ndjehet i shqetėsuar. Ekziston njė cilėsi nė tė folurit e tij: cilėsi qė buron nga njė njeri i bindur, i qartė, i vendosur. Sensi i hapjes, i gatishmėrisė qė vėrehet nė ēdo hap (qoftė kur flitet pėr rolin e kishave lokale apo vendore, qoftė kur flitet pėr rolin e grave nė jetėn e Kishės) nuk vijnė nga mirėsia apo begenisja e njeirut qė ka postin e lartė. Por nga vetėdija e atij qė ėshtė i bindur se ai personalisht ėshtė, shėrbėtori i parė i jetės sė Kishės. Njė jetė, pra, afresku i sė cilės ndryshon nė besnikėrinė ndaj subjektit tė dashur. Qė ėshtė, sikur tha nė fillim,”jo njė Zot cilido, por Zoti me fytyrė njerėzore, sepse kur e shohim Jezu Krishtin, ne e shohim Zotin”. Po t’i kthehemi argumenteve qė pėrmendem mė parė e ta dėgjojmė Atin e Shenjtė, Recinger.


    5) Pyetje: Si ipeshkėv i Romės Ju jeni pasardhėsi i Pjetrit. Si mund tė tregohet nė mėnyrė tė pėrshtatshme Ministeri i Pjetrit sot pėr sot. Dhe si e shihni Ju raportin ndėrmjet parėsisė sė Papės nga njėra anė dhe kolegjialitetin e ipeshkvijve nga ana tjetėr?

    Benedikti XVI: Ka natyrisht njė raport nderjeje dhe drejtėpeshimi, dhe ne themi se duhet tė jetė. Shumllojshmėria dhe bashkimi duhet gjithnjė tė gjejnė njė raport tė ndėrsjelltė dhe ky raport duhet tė futet nė njė mėnyrė gjithmonė tė re nė situatat e paqėndrueshme nėpėr botė. Sot kemi njė polifoni tė re kulturash, nė tė cilėn Evropa nuk ėshtė mė faktori i vetėm pėrcaktues, por bashkėsitė e krishtera tė kontinenteve tė ndryshme po fitojnė peshėn e tyre tė vėrtetė, po fitojnė ngjyrėn e tyre tė vėrtetė.
    Duhet tė mėsojmė gjithmonė pėrsėri kėtė shkrirje tė kėtyre pėrbėrsave tė ndryshėm. Pėr kėtė duhet tė zhvillojmė mjete tė ndryshme; tė ashtuquajturat vizita "ad limina" tė ipeshkvijve, qė kanė qenė gjithmonė, tani po pėrdoren shumė mė tepėr, pėr tė folur pernjimend me tė gjitha instancat e Selisė Shenjte si edhe me mua. Unė flas personalisht me ēdo ipeshkėv. Kam folur tashmė pothuajse me tė gjithė ipeshkvijtė e Afrikės. Tani vijnė ata tė Evropės Qendrore, Gjermanisė, Zvicrės, dhe nė kėto takime ku, pra, qendra dhe periferia piqen sė bashku, nė njė shkėmbim tė sinqertė, unė mendoj se raporti i drejtė i ndėrsjelltė rritet nė kėtė nderje tė drejtėpeshuar. Kemi edhe mjete tė tjera si Sinodi, Koncistori, qė unė tani do tė mbaj rregullisht dhe qė do tė doja tė zhvilloja, nė tė cilat edhe pse pa njė rend tė madh dite, tė mund tė diskutohen sė bashku problemet aktuale, tė kėrkohen zgjidhjet. E dijmė se Papa nuk ėshtė mbret absolut, nga njėra anė, por duhet - si tė thuash - tė personifikojė tėrėsinė qė vihet sė bashku nė dėgjim tė Krishtit. Por vetėdija se duhet njė instancė bashkuese, qė tė garantojė edhe pavarėsinė nga forcat politike dhe qė "krishterėrimet" tė mos identifikohen tepėr me kombėsitė, pikėrisht kjo vetėdije pra, qė ka nevojė pėr njė instancė tė tillė tė epėrme dhe mė tė gjerė, qė krijon bashkim nė integrimin dinamik tė gjithēkaje, ėshtė shumė e fortė. Prandaj besoj se ka me tė vėrtetė njė bashkim tė ngushtė me ministerin e Pjetrit, gjė qė shprehet nė vullnetin pėr ta zhvilluar mė tej, nė mėnyrė qė t'i pergjigjet qoftė edhe vullnetit tė Krishtit Zot, qoftė nevojave tė kohėve.

    6) Pyetje : Gjermania si tokė e Reformės ėshtė natyrisht e shenjuar nė mėnyrė tė veēantė nga raportet ndėrmjet bashkėsive tė ndryshme. Marrėdhėniet ekumenike janė njė realitet i prekshėm, qė deshet gjithmonė nė vėshtirėsi tė reja. Ēfarė mundėsish vėreni pėr pėrmirėsimin e raportit me Kishėn evangjelike, apo ēfarė vėshtirėsish shihni nė kėtė rrugė?

    Benedikti XVI: mbase ėshtė e rėndėsishme tė thuhet para sė gjithash Kisha evangjelike ka njė shumllojshmėri tė dukshme. Nė Gjermani kemi, nėse nuk gabohem tri bashkėsi tė mėdha: Luteranėt, tė Reformuarit, dhe Bashkimi Prusian. Pėr mė tepėr sot themelohen edhe kisha tė tjera tė shumta tė lira (Freikirchen) dhe nė gjirin e Kishave klasike, lėvizje si "Kisha Rrėfyestare" dhe kėshtu me radhė. Bėhet fjalė pra edhe pėr njė kor shumė zėrash me tė cilėt duhet tė hyjmė nė dialog nė kėrkim tė bashkimit duke respektuar shumėllojshmėrinė e zėrave, e me tė cilėt duam tė bashkėpunojmė.
    Besoj se gjėja e parė qė duhet bėrė ėshtė qė nė kėtė shoqėri tė gjithė tė shqetėsohemi bashkarisht pėr tė qartėsuar, pėr tė gjetur, e pėr tė zbatuar nė praktikė udhėzimet e mėdha etike, dhe tė garantojmė kėshtu qėndrueshmėrinė etike tė shoqėrisė, pa tė cilėn ajo nuk mund tė realizojė synimin e politikės, qė ėshtė drejtėsia pėr tė gjithė, bashkjetesa nė paqe. Nė kėtė vėshtrim besoj se po bėhet diēka qė tani, qė ne gjendemi me tė vėrtetė sė bashku nė bazat e krishtera tė pėrbashkėta pėr sfidat e mėdha morale. Natyrisht pastaj bėhet fjalė edhe pėr dėshmimin e Zotit nė njė botė, qė ka vėshtirėsi nė gjetjen e Tij, sikurse thamė, dhe ta bėjė Zotin tė dukshėm nė fytyrėn njerėzore tė Jezu Krishtit, dhe t'u ofrojė njerėzve mundėsinė tė shkojnė nė ato burime, pa tė cilat morali shterpėzohet dhe humbet tė pikat e referimit, si edhe pėr tė dhuruar gėzim, sepse nuk jemi tė izoluar nė kėtė botė. Vetėm kėshtu lind gėzimi pėrballė madhėshtisė sė njeriut, qė nuk ėshtė kurrė njė prodhim i arrirė i evolucionit, por shėmbėlltyrė e Zotit. Duhet tė lėvizim nė kėto dy plane, - si tė thuash - nė atė tė referimeve etike dhe atė qė dėfton - duke filluar nga brenda dhe duke u drejtuar drejt tyre - praninė e Zotit, tė njė Zoti konkret. Nėse e bėjmė, dhe mbi tė gjitha nėse nė tė gjitha grupimet tona tė veēanta pėrpiqemi tė mos ta jetojmė fenė nė mėnyrė sektare, por duke u nisėr gjithnjė nga themelet e saja mė tė thella, atėherė mbase nuk do tė arrijmė aq shpejt nė manifestime tė jashtme tė bashkimit, por do tė piqemi drejt njė bashkimi tė brendshėm, e qė nė dashtė Zoti, njė ditė do tė na ēojė edhe nė forma tė jashtme tė bashkimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga NoName : 17-08-2006 mė 09:12

  10. #10
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    [ Pjesa Peste ]


    Familja, vlerė e jashtėzakonshme pėr Kishėn dhe shoqėrinė,
    ėshtė tema e pjesės sė sotme tė intervistės qė Benedikti XVI
    i dha mė 5 gusht disa televizioneve gjermane e Radio Vatikanit



    Pyetje: Tema familja. Rreth njė muaj mė parė Ju ishit nė Valencia pėr Takimin Botėror tė familjeve. Kush ka dėgjuar me vėmendje vuri re se Ju nuk e pėrmendėt kurrė fjalėn "martesė homoseksuale", nuk folėt kurrė mbi abortin dhe as pėr kundėrceptimin. Vėzhguesit e vėmendshėm thanė: "Interesante! Duket qartė se qėllimi i Tij ėshtė shpallja e fesė dhe jo tė tė sillet nėpėr botė si "apostull i moralit". A mund tė na e komentoni pak kėtė pikė?

    Benedikti XVI: Natyrisht qė po. Para sė gjithash duhet thėnė se unė kisha gjithėsejt dy herė nga njėzet minuta nė dispozicion pėr tė folur. E kur ke kaq pak kohė nuk mund t'i dalėsh mbanė duke thėnė JO. Duhet tė dimė para sė gjithash se ēfarė duam me tė vėrtetė, apo jo? Dhe krishtėrimi, katolicizmi nuk ėshtė njė grumbull ndalimesh, por njė zgjedhje pozitive. Dhe ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė shihet pėrsėri, mbasi kjo vetėdije sot ėshtė zhdukur pothuajse. Kemi dėgjuar shumė tė flitet pėr atė ēka ėshtė e ndaluar, por tani duhet thėnė: Po ne, a kemi njė ide pozitive pėr ta propozuar, qė mashkulli dhe femra janė bėrė pėr njėri-tjetrin, se shkalla - le ta quajmė kėshtu - seksualitet, eros, agape tregon pėrmasat e dashurisė dhe se nė kėtė rrugė rritet nė fillim martesa, si takim i burrit dhe gruas tė mbushur me lumturi dhe bekim, dhe pastaj familja qė garanton vazhdimėsinė e breznive, nė tė cilin breznitė pajtojen me njėra-tjetrėn dhe nė tė cilėn mund tė takohen edhe kulturat. Para sė gjithash pra ėshtė e rėndėsishme tė vihet nė dukje atė qė duam. Pastaj, nė rend tė dytė mund edhe tė shohim se pse ne nuk i duam disa gjėra. E unė besoj se duhet kohė pėr tė parė dhe refletuar, sepse nuk ėshtė njė shpikje katolike qė njeriu dhe gruaja janė bėrė pėr njėri-tjetrin nė mėnyrė qė njerėzimi tė vazhdojė tė jetojė. Kėtė e dinė tė gjitha kulturat. Pėr sa i pėrket abortit, nuk hyn nė Urdhėrimin e Gjashtė por nė tė Pestin: "Mos vrit!" dhe kėtė duhet ta presupozojmė si tė natyrshme dhe duhet ta ripohojmė gjithnjė: qenia njerėzore fillon nė gjirin amtar dhe mbetet qenie njerėzore deri nė frymėmarrjen e fundit. Njeriu duhet tė respektohet si njeri. Por kjo bėhet mė e qartė nėse mė parė ėshtė thėnė pozitivja.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Intervistė
    Nga sabit idrizi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:14
  2. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  3. Intervistė me zėdhėnėsin e NATO-s gjatė bombardimeve nė Kosovė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:06
  4. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2004, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •