
Postuar më parë nga
Labeati
Nji gja nuk mora vesht mire. A asht konference per albanologjine apo per Qosen e kadarene?
Ne se asht per Albanologjine, nuk me duket se Qosja e as kadare jane specialista ne at fushe.
Ne se asht per vepren e Kadarese e Qoses ne 70 vjetorin e lindjes atehere kisha me thane se:
1) Kadareja e meriton te diskutohet vepra e tij me te mirat e te metat, sepse duem apo s'duem asht nji nder shqiptaret ma me ndikim ne 50 vjet e fundit mbrenda e jashte, i perkthyem ne shume gjuhe te botes. Pra shkrimtari shqiptar ma i lexuem ne letersine botnore. Per kete ka edhe randesi efektet qe ka dhane vepra e tij mbrende e jashte ne relacion me popullin shqiptar dje e sot.
2) Qosja nuk meriton te studiohet si ngjarje e vecante, mbasi nuk me duket se ka pase ate influence si Kadare e as botime nderkombetare.
Plus qe Qosja asht zhvleftesue moralisht e politikisht ne Kosove e Shqipni qysh mbas 1990, si enverist e socialist pra shume i anshem.
Ai e quajti Revolucion Demokratik, kaosin e vitit 1997 ku u vrane me mija shqiptare, e u vonua gati 1 dekade zhvillimi i vendit.
Per ma shume flet puna ne Kosove ku nuk mori as 1% te votave te popullit.
Ky pompimi i Qoses dhe debati me Kadarene asht thjesht interesi i tij qe mbasi u zhveftesue politikisht (nuk ja varte kush) u perpoq te kapet me Kadarene qe te riciklohetr edhe njihere ne temat e dites, prej harreses.
Kjo me kujton at shprehjen:
Populli e nxori (Qosen) prej deres jashte... Ai prape i futet prej dritares...
Shume e drejte qe Kadare e injoron, nuk ka pse i shton audiencen Qoses, ata jane te kundert ne interesa, koncepte e ne menyren e jetes, lejeni Qosen ti baje qejfin vetes dhe gjys-analfabeteve injoranta qe e adhurojn.
Krijoni Kontakt