STANCA E KATĖRT
Kėshtjellė e virgjėreshave je, o Hyjlindėse Virgjėreshė, dhe e gjithė atyre qė pėrikin tek Ti; se Ai qė bėri qiellin dhe tokėn tė bėri, o e Kulluar, duke banuar nė mitrėn tėnde dhe duke i mėsuar tė gjithė tė tė thėrrasin:
Gėzohu, o shtyllė e virgjėrisė; gėzohu, o portė e shpėtimit.
Gėzohu, o kryetare e rigatimit mendor; gėzohu, o dhėnėse e mirėsisė hyjnore.
Gėzohu, se Ti rilinde ata qė u ngjizėn turpėrisht; gėzohu, se Ti urtėsove tė plaēkiturit nė mendjen.
Gėzohu Ti, qė shfuqizove prishėsin e mendjeve; gėzohu Ti, qė linde mbjellėsin e dėlirėsisė.
Gėzohu, o thalam nusėrimi tė pafarshėm; gėzohu Ti, qė lidh besimtarėt me Zotin.
Gėzohu, o rritėse e mirė e virgjėreshave; gėzohu, o nusestolisėse e shpirtrave tė shenjta.
Gėzohu, o Nuse e panusėruar.
Ēdo himn mposhtet kur pėrpiqet tė zgjerohet sipas shumicės sė mėshirave tė tua tė shumta; se, edhe nė tė blatofshim kėngė aq sa rėrė, o Mbret i shenjtė, nuk bėjmė asgjė tė barazvlefshme pėr sa na ke dhėnė neve qė tė thėrrasim:
Aliluia.
Llambadhe dritėpritėse, qė u shfaq pėr ata qė ndodhen nė errėsirė, e shohim Virgjėreshėn e shenjtė; se, duke ndezur dritėn e palėndshme, i udhėheq tė gjithė nė dijen hyjnore, duke ndriēuar mendjen me agim dhe duke u nderuar me thirrje si kėto:
Gėzohu, o rreze e Diellit mendor; gėzohu, o shigjetė e dritės sė paperėndueshme.
Gėzohu, o vetėtimė qė shkėlqen shpirtrat; gėzohu Ti, qė ēudit armiqtė si gjėmim.
Gėzohu, se lind ndriēimin e shumėdritshėm; gėzohu, se buron lumin e shumėvalshėm.
Gėzohu Ti, qė pikturon tipin e kolivithrės; gėzohu Ti, qė heq njollėn e mėkatit.
Gėzohu, vaskė qė shplan ndėrgjegjen; gėzohu, o krater qė qeras ngazėllim.
Gėzohu, o aromė e erės sė mirė tė Krishtit; gėzohu, o jetė dėfrimi mistik.
Gėzohu, o Nuse e panusėruar.
Detyrimet e vjetra duke dashur tė falė, borxh-shlyesi i gjithė njerėzve, erdhi me anėn e vetes sė tij tek ata qė u larguan nga hiri i tij; dhe duke grisur dorėshkrimin, dėgjon prej tė gjithėve kėshtu:
Aliluia.
Duke kėnduar lindjen tėnde, tė pėrhimnojmė tė gjithė si tempull i shpirtshėm, o Hyjlindėse; se duke banuar nė barkun tėnd Zoti qė i mban tė gjitha nė dorė, shenjtėroi, lavdėroi, dhe i mėsoi tė gjithė tė tė thėrrasin:
Gėzohu, o tendė e Perėndisė dhe e Fjalės; gėzohu, o e Shenjtė, mė e madhe se shenjtorėt.
Gėzohu, o arkė e larė me ar prej Shpirtit; gėzohu, o thesar i pashpenzuar i jetės.
Gėzohu, o kurorė e ēmueshme e mbretėrve shpresėtarė; gėzohu, o mburrje e nderuar e priftėrinjve tė devotshėm.
Gėzohu, o fortesė e patundur e Kishės; gėzohu, o kėshtjellė e papushtueshme e mbretėrisė.
Gėzohu Ti, me anėn e sė cilės ngrihen trofera; gėzohu Ti, me anėn e sė cilės rrėzohen armiqtė.
Gėzohu, o shėrim i lėkurės sime; gėzohu, o shpėtim i shpirtit tim.
Gėzohu, o Nuse e panusėruar.
O Nėnė e tėrėhimnuar, qė linde Fjalėn, mė tė shenjtė se gjithė shenjtorėt (3 herė); duke pritur blatėn e tanishme, shpėtoi tė gjithė nga ēdo fatkeqėsi dhe shpėrblei prej Skėterrės sė ardhshme ata qė thėrrasin bashkė:
Aliluia.
Krijoni Kontakt