Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 46
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    ODA IV. O Kathimenos En Dhoksi.

    Irmosi.

    Ti qė rri midis lavdisė, pėrmbi fronin e hyjėshmė, nga njė re e lehtė, ardhe o Jisu i pėrjetėshėm, dhe na shpėtove me dorėn jetėdhėnėse, tė thėrresim pra: Nder dhe lavdi gjithėnjė mbi ty.

    Troparet


    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Me kėndime dhe me besė, tė thėrresim Hyjlindėse, lum' ti mal i Shenjtė, qė u hijesove prej Shpirtit Shenjt, lum' ti kandil edhe shtamė manaprurėse, qė i ėmbėlson, ndjenjat e gjithė besnikėve.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Mėshironjėse e botės, Virgjėreshė Hyjlindėse, lum' ti shkall e shenjtė, qė nga dheu shpie nė qell me hir, lum' ti o urė qė prier lavdėronjėsit, qė prej varreve, lart nė Parajsėn e engjėjve.

    Troparet.


    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Mė e lartė prej ēdo qelli, Shpėtimtarin e njerėzve, ti nė gjin' e shenjtė, e ke mbajtur Zonjė Hyjlindėse, lum' ti qė ngjeve me gjakun robėn ndritėse, dhe shkėlqenjėse, tė Komandantit tė Forcave.

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė.

    Ligjėvėnėsin ke lindur, Virgjėreshė Hyjlindėse, qė paligjėsitė, ua fal tė gjithėve darovisht; o lartėsi pa kufi o thellėsi pa fund, ndėrmjetonjėse, ti na ke ngritur nė qiellin.

    Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Ty qė mplekse pėr njerinė, njė kurorė tė qiellshme, ty tė pėrhimnojmė, lum' ti Virgjėreshė Hyjlindėse, lum' ti fortesė dhe mbrojtje e tė gjithėve, o pėrkrahėse, streh' e pėrikj' e besnikėve.

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    ODA V. Eksesti Ta Simbanta

    Irmosi.

    Tė gjith' i habite ti, me njė ēudi dhe njė lavdi: Ti o Virgjėresh' e pamartuar, Zotin e botės qė mbretėron lart nė qell, si njė bir e mbajte nė pėqi, dhe shpėtim qė lartazi, u dhurove besnikėve.

    Troparet.


    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    O Zonjė Hyjlindėse, qė linde udhėheqėsin, ti na ke shpėtuar nga pėrmbytja, ne mėkatarėt dhe tė pavyerit, Nus' e Perėndisė Shėn Mari, lum' ti o Hyjpritėse, Nėn' e Zotit tė gjithave.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Kėshtjella e njerėzve, gėzohu o Hyjlindėse, vėnd' i shenjtėrimit dhe lavdisė, vdekja e Ferrit o Nus' e ndritėshme, o gėzim i engjėjve nė qell, lum' ti o pėrkrahėse, e tė gjithė besnikėve.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    O fron qė shkėlqen dhe ndrit, me Fjalėn e pėrjetėshme, lum, ti o Parajsė shpirtėrore, qė ke nė qendėr Zotin e jetėve, qė i ėmbėlson edhe i ngjall, gjithė tė gėzuarit, me kungatėn e qellėshme.

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė.

    Prej teje forcohemi, thėrresim pra me zė tė madh: Lum' ti o qytet i Mbretit tonė, e lavdėruar prej gjithė brezave, dhe prej gjithė kishave kudo, mal i lartė gjer nė qell, det pa fund edhe pa kufi.

    Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Pallat i djamanteve, tė ēmuar o Hyjlindėse, ti qė na dhuron margaritarin, Fjalėn e Atit dhe Shpėtimtarin ton' Krisht, ti me Perėndinė i pajton, gjithė lumėronjėsit, qė tė lusin besnikėrisht.

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    ODA VI. Tin Thian Taftin.

    Irmosi.

    Kėtė tė kremte e lusim sot, pėr Zonjėn edhe Nėnėn Hyjlindėse, gjithė hyjmėndėsit; ejani trokisni pra duartė, dhe lavdėroni Zotin qė lindi prej asaj. (2 herė)

    Troparet.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Banes' e Fjalės e ndritėshme, gėzohu shenjtėrim i tė gjithėve, Zonjė Hyjlindėse, mburrur prej gjithė Profetėve dhe prej tė gjith' Apostujve dhe Shenjtorėve.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Na prure vesėn e qiellshme, qė shojti tėrė zjarrin pagan tė keq: Ty tė thėrresim pra: Lum' ti o leshi i vesėve, qė Gjedeoni e pa, Zonjė Hyjlindėse.

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė.

    Gėzohu Zonjė Hyjlindėse, liman u bėj pėr ne lundėronjėsit, ku tė pėrmblidhemi, brenda nė detin e helmeve, dhe tė pėrballim sulmet e tė paudhėve.

    Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Gėzona Zonjė gėzonjėse, mendimet qė tė themi me zė tė madh: Lum' ti Hyjlindėse, re edhe ferrė e ndritėshme, qė ne besnikėt na mbron dhe na mbulon gjithnjė.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    ODA VII. Uk Elatrefsan.

    Irmosi.

    Nuk u faleshin, krijesave hyjmėndėsit, po Kryetarit lart, dhe kėrcėnimin me zjarr, e shkelėn me trimėri, psalnin me brohori: Zot lavdi mė ty, o Perėndi i Etėrve, ti je vetėm i bekuar.

    Troparet.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    O Hyjlindėse, gėzohu fron i shpirtėshmė, o vreshtė plot hardhi, ngarkuar me rrush tė kuq, zambak i pafishkur krejt, qė lulėzon o Zonj', pra gėzohu ti, qė shpirtet e besnikėve, i gėzon me gjak tė Krishtit.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Ti qė linde mjek, shėronjės tė besnikėve, Mari Hyjlindėse, o shkop i shenjtė mistik, qė lulen e qiellshme, ti lulėzon tani, Zonj' e ndritėshme, me gaz prej teje mbushemi, edhe jetė trashėgojmė.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Asnjė gjuhė s'mund, tė lavdėrojė vlerėsisht, ty o Hyjlindėse; nga Serafimet mė lart, u ngrite kur linde ti, Mbretin Jisu Shpėtimtar; pra ati iu lut, tė na shpėtojė gjithėnjė, sa tė lusim plot me besė.

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė.

    Prej gjith' anėve, tė lumėrojm' Hyjlindėse, me thirrje gjithėnjė. Gėzohu o Shėn Mari, qė mban nė pėqirin tėnd, Fjalėn dhe Zotin Krisht; pra ati iu lut, nė librin e tė gjallėve, tė na shkruajė o Zonjė.

    Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Ty tė lutemi, tė gjithė dhe pėrgjunjemi, me gjithė zemėr' e shpirt; dėgjona pra Shėn Mari, shpėtona prej helmeve, se po pėrmbysemi, edhe ruaje, qytetin tėnd Hyjlindėse, prej armiqve tė pabesė.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    ODA VIII. Pedhas Evagjis En Ti Kamino.

    Irmosi.

    Djemat e dėnuar pėr tė djegur, prej zjarrit i ka shpėtuar lindj' e Zotit Krisht, si simbol nė vjetėri, dhe si njė veprim tani, dhe tėrė botėn po e mbledh pėr kėng' e lavdėrim: Himnojeni ju veprat e Zotit, dhe e lartėsoni pėrmbi tė gjithė jetėt.

    Troparet.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Fjalėn Jisu Krisht nė krah' e prite, atė qė mban gjithėsinė ti e mban nė gji, ti me qumėsht e ushqen, Zotin dhe ushqenjėsin, e dheut dhe tė qiellit dhe tė kėndonjėsve: Himnojeni ju veprat e Zotit, dhe e lartėsoni pėrmbi tė gjithė jetėt.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Ferrėn e nxoniti Moisiu, dhe lindjen e Virgjėreshės na e mori vesh. Shėmbėlla e djemave, na e shfaqi qartazi: Nė mes tė zjarrit hidheshin edhe nuk digjeshin, Hyjlindėse Mari Virgjėreshė; ty pra tė himnojmė pėrherė dhe pėr jetė.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Grackat e demonėve na zhveshėn, po ti pėrsėri stolin e re na veshe ne, kur na linde Zotin Krisht, edhe tė verbuarit, nga hija e mėkateve e panė Diellin, Hyjlindėse banesa e dritės, ty pra tė himnojmė pėrherė dhe pėr jetė.

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė.

    Ngjallen dhe tė vdekurit prej teje, se jetėn dhe jetėdhėnėsin e linde ti, flasin gjuhėlidhurit, shohin tė verbuarit, shėrohen tė lebrozurit dhe tė lėnguarit, dhe zhduken krejt nga drita demonėt, Zonjė Virgjėreshė shpėtim i njerėzisė.

    Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Ti qė na dhurove Shpėtimtarin, dhe ti qė na lartėsove gjer nė qiellin, lum' ti o Hyjlindėse, rojtėse shpėtonjėse, se ti i mbron dhe i bekon gjithė kėndonjėsit: Himnojeni ju veprat e Zotit, dhe e lartėsoni pėrherė dhe pėr jetė.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    ODA IX. Apas Gjigjenis.

    Irmosi.

    Gjithė njerėzit, kėrcenin me ngazėllim, tek drit' e Shpirtit Shenjt, ejani lavdėrojeni, engjėj nė qiell ejani kremtojeni, kėtė tė shenjtė panair tė Kryezonjės Mari, dhe thėrrisni: Ti je mė e lumura, Virgjėresh' e kulluar Hyjlindėse.

    Troparet.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Ēdo besnik thėrret: Gėzohu Hyjlindėse, se gjithėnjė na jep, gaz qė fare nuk mbaron, ti pra shpėtona prej gjithė ngasjeve, nga sulmet e barbarėve dhe gjithė plagėve, qė na vijnė, nga shumic' e fajeve, dhe mėkateve tona tė tmerrėshme.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Ardhe pėr ndriēim, pėr mbrojtje dhe pėr shpėtim, pra tė thėrresim sot: Lum' o yll pa perėndim, qė sjell nė botė Jisunė diellin; lum' o hapėse e mbretėrisė, kollon' e zjarrt' shum' e fort', qė u shpie njerėzve njė jet' tė re, qiellore e qė kurrė nuk ka mbarim.

    E pėrmbishenjtė Hyjlindėse shpėtona.

    Ejani besėrisht, nė Kishėn e Zotit Krisht, dhe pėrshėndosheni, Nėnėn dhe Hyjlindėsen: O Virgjėreshė Zonj' e tė gjithėve, lum' ti mė e bekuara nė mes tė grave mbi dhė, lum' ti lule, myrrėn e pėrbotėshme, ti e prite nė gjirin dhe na e dhe.

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit tė Shenjtė.

    Lum' ti o pėllumb, se ti mėshironjėsin, na prure pėrmbi dhe, mburrj' e Oshėnarėve, edhe kurora e Athloforėve, dhe e Dėshmorėve dhe e Shenjtorėve, zbukurimi i gjith' tė krishterėve, dhe shpėtimi i gjithė besnikėve.

    Tani e pėrherė e nė jetė tė jetėve. Amin.

    Zot dhe Perėndi, kurse trashėgimin tėnd, falu besnikėve, ndjesėn e mėkateve, dėgjoja lutjet Nėnės Hyjlindėse, dhe ndėrmjetimet pa pushim pėr gjithė njerėzit, dhe shpėtoji, sipas pėrdėllimit tėnd, edhe falna Parajsėn e qiellit.

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Tingull T. IV. E vetėzėshme.

    Ti Ipermako.

    Pėrlufteshės gjenerale kėngėt mundėse, si pėrhirim qė e shpėtove prej tmerreve, qyteti yt po tė pėrshkruan, o Virgjėreshė. Po sikurse ke fuqi tė paluftuarshme, prej ēfarėdo rreziku shpėtomė, se po tė thėrres: Gėzohu, o Nuse e panusėruar.


    Gjatė katėr tė premteve tė para tė Kreshmės sė Madhe, lexohet nga njė stancė e "Pėrshėndetjeve", ndėrsa tė premten e pestė lexohen tė gjitha.

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    STANCA E PARĖ

    Engjėlli kryetar u dėrgua nga qielli t'i thotė Hyjlindėses: Gėzohu (3 herė); dhe duke tė parė tė trupėzohesh, o Zot, bashkė me zėrin engjėllor, ēuditej e qėndronte duke i thirrur asaj kėshtu:

    Gėzohu ti, me anėn e sė cilės do tė shkėlqejė gazi; gėzohu ti, me anėn e sė cilės do tė humbasė mallkimi.

    Gėzohu, o rithirrje e Adamit tė rėnė; gėzohu, o shpėrblim i lotėve tė Evės.

    Gėzohu, o lartėsi, ku mendjet njerėzore nuk arrijnė tė ngjiten dot; gėzohu, o thellėsi, ku dhe sytė engjėllorė e kanė tė vėshtirė tė shikojnė.

    Gėzohu, se Ti je froni i Mbretit; gėzohu, se Ti mban atė qė i mban tė gjitha.

    Gėzohu, o yll, qė tregon diellin; gėzohu, o bark qė trupėzon hyjninė.

    Gėzohu Ti, me anėn e sė cilės pėrtėrihet krijesa; gėzohu Ti, me anėn e sė cilės foshnjėzohet Krijuesi.

    Gėzohu, u Nuse e panusėruar.

    Duke parė e Shenjta veten e saj tė kulluar, i thotė Gavrilit me guxim: Lajmi i ēuditshėm i duket shpirtit tim i pabesueshėm; se, si flet pėr shtatėzani nga njė ngjizje e pafarshme? Edhe thėrret:

    Aliluia.

    Duke dashur tė njohė tė panjohurėn, Virgjėresha i thirri meshtarit: Si mund tė lindet njė bir prej gjiri tė kulluar? Thuamė. Dhe ai i tha asaj me frikė, duke thirrur kėshtu:

    Gėzohu, o njohėse e misterit tė vullnetit tė fshehtė; gėzohu, o besim i heshtjes sė atyre qė falen.

    Gėzohu, o preludi i mrekullive tė Krishtit; gėzohu, o kreu i doktrinave tė tij.

    Gėzohu, o shkallė qiellore, me anėn e sė cilės zbriti Perėndia; gėzohu, o urė qė ēon njerėzit nga toka nė qiell.

    Gėzohu, o ēudi e famshme e engjėjve; gėzohu o plagė e shumėvajtueshme e demonėve.

    Gėzohu Ti, qė nė mėnyrė tė patreguar linde dritėn; gėzohu Ti, qė nuk i the askujt se si.

    Gėzohu Ti, qė kapėrcen dijen e tė urtėve; gėzohu Ti, qė ndriēon mendjet e besimtarėve.

    Gėzohu, o Nuse e panusėruar.

    Fuqia e tė Shumėlartit e hijesoi atėherė tė Pamartuarėn qė tė ngjizet dhe barkun e saj tė frytshėm, si arė ua tregoi tė gjithė atyre qė duan tė korrin shpėtim, duke psalur kėshtu:

    Aliluia.

    Duke patur mitrėn hyjpritėse, Virgjėresha nxitoi tek Elisabeta; dhe foshnja e saj, duke kuptuar menjėherė pėrshėndetjen e saj, gėzohej; dhe me kėrcime, si me kėngė, i thėrriste Hyjlindėses:

    Gėzohu, o hardhi prej lastari qė nuk fishket; gėzohu, o arė fruti tė pėrjetshėm.

    Gėzohu Ti, qė kultivon bujkun njeridashės; gėzohu Ti, qė mbin mbjellėsin e jetės sonė.

    Gėzohu, o arė, qė nxjerr pjellori mėshirash; gėzohu, o tryezė, qė mban bollėk dhembshurish.

    Gėzohu, se lulėzon livadhin e dėfrimit; gėzohu, se pėrgatit limanin e shpirtrave.

    Gėzohu, o temjam i mirėpritur ndėrmjetimi; gėzohu, o ndjesė e gjithė Botės.

    Gėzohu, o mirėdashje e Perėndisė pėr njerėzit; gėzohu, o guxim i njerėzve pėrpara Perėndisė.

    Gėzohu, o Nuse e panusėruar.

    Duke patur pėrbrenda turbullim mendimesh tė dyshimta, Josifi i urtė u shqetėsua duke tė parė tė pamartuar e duke tė kujtuar martesė-vjedhėse, o e Paqortueshme; po kur mėsoi pėr ngjizjen tėnde nga Shpirti i Shenjtė, tha:

    Aliluia.

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    STANCA E DYTĖ

    Barinjtė dėgjuan engjėjt qė himnonin ardhjen trupėsore tė Krishtit, dhe, duke rendur si tek njė bari, e panė si qengj tė panjollė, tė kullotur nė barkun e Marisė, tė cilės, duke himnuar i thanė:

    Gėzohu o Nėnė qengji dhe bariu; gėzohu, o oborr dhensh tė arsyeshėm.

    Gėzohu, o mbrojtėse kundėr armiqsh tė padukshėm; gėzohu, o hapėse e dyerve tė Parajsės.

    Gėzohu, se qielloret gėzohen bashkė me tokėn; gėzohu, se tokėsoret vallėzojnė bashkė me qiejt.

    Gėzohu, o gojė e paheshtur e Apostujve; gėzohu, o guxim i pamposhtur i Athloforėve.

    Gėzohu, o mbėshtetje e fortė e besimit; gėzohu, o njohėse e shkėlqyer e hirit.

    Gėzohu Ti, me anėn e sė cilės u zhvesh Ferri; gėzohu Ti, me anėn e sė cilės u veshėm me lavdi.

    Gėzohu o Nuse e panusėruar.

    Duke parė Yllin Hyjrendės, Magėt i ranė pas dritės sė tij; dhe duke e mbajtur si kandil, kėrkonin me tė mbretin e fortė; dhe duke e arritur tė paarritshmin, u gėzuan, duke i thirrur:

    Aliluia.

    Bijtė e Kaldejve panė nė duart e Virgjėreshės atė qė gatoi me dorė njerėzit; dhe duke e njohur pėr Zot, megjithėse mori formė shėrbėtori, vrapuan ta adhurojnė nėpėrmjet dhuratave, e t'i thėrrasin tė Bekuarės:

    Gėzohu, o nėnė ylli tė paperėndueshėm; gėzohu, o agim dite mistike.

    Gėzohu Ti, qė shove furrėn e gėnjeshtrės; gėzohu Ti, qė ndriēon ata qė hyjnė nė tė fshehtat e Trinisė.

    Gėzohu Ti, qė nxorre nga fuqia tiranin ēnjerėzor; gėzohu Ti, qė tregove Krishtin, Zot njeridashės.

    Gėzohu Ti, qė shpėrblen nga feja barbarė; gėzohu Ti, qė shpėton nga balta e veprave.

    Gėzohu Ti, qė pushove adhurimin e zjarrit; gėzohu Ti, qė ēliron nga zjarri i pasioneve.

    Gėzohu, o udhėheqėse e urtėsisė sė besimtarėve; gėzohu, o dėfrim i gjithė brezave.

    Gėzohu, o Nuse e panusėruar.

    Magėt, duke u bėrė predikues hyjprurės, u kthyen nė Babilonė, duke kryer profecinė tėnde e duke tė predikuar ty, Krishtin, tek tė gjithė, duke lėnė si tė marrė Irodhin qė s'dinte tė kėndojė:

    Aliluia.

    Duke ndritur nė Egjipt ndriēim tė vėrtetė, dėbove errėsirėn e gėnjeshtrės; se idhujt e saj, o Shpėtimtar, ranė ngaqė nuk duruan fuqinė tėnde;dhe ata qė shpėtuan prej tyre, i thėrritnin Hyjlindėses:

    Gėzohu, o ringritje e njerėzve; gėzohu, o rėnie e demonėve.

    Gėzohu Ti, qė shkele mashtrimin e gėnjeshtrės; gėzohu Ti, qė demaskove dinakėrin e idhujve.

    Gėzohu, o det, qė pėrmbyte Faraonin mendor; gėzohu, o shkėmb, qė ujite tė eturit pėr jetė.

    Gėzohu, o shtyllė e zjarrtė, qė udhėheq ata qė ndodhen nė errėsirė; gėzohu, o strehė e botės, mė e gjerė se njė re.

    Gėzohu, o ushqim, pasardhės i mannės; gėzohu, o shėrbyese dėfrimi tė shenjtė.

    Gezohu, o toka e premtimit; gėzohu Ti, prej sė cilės rrjedh mjaltė dhe qumėsht.

    Gėzohu, o Nuse e panusėruar.

    Kur Simeoni do tė ikte nga jeta e tanishme mashtruese, iu dhe nė duar si foshnjė, por u njohe prej tij si Perėndi i pėrkryer; prandaj u ēudit pėr urtėsinė tėnde tė pashprehur, duke i thirrur:

    Aliluia.

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    STANCA E TRETĖ

    Krijesė tė re na tregoi Krijuesi, ne qė u krijuam prej tij; duke lindur prej barku tė pafarė dhe duke e raajtur ashtu siē ishte tė pacėnuar; qė, duke parė ēudinė, ta himnojmė, duke thirrur:

    Gėzohu, o lule e paprishjes; gėzohu, o kurorė e vetėpėrmbajtjes.

    Gėzohu Ti, qė shkėlqen tipin e ngjalljes; gėzohu Ti, qė tregon jetėn e Engjėjve.

    Gėzohu, o pemė me frut tė shkėlqyera, prej sė cilės ushqehen besimtarėt; gėzohu, o dru me gjethe qė bėjnė hije tė mirė, nėn tė cilėn shumė vetė strehohen.

    Gėzohu Ti, qė linde udhėheqės pėr tė humburit; gėzohu Ti, qė linde shpėrblyes pėr robėrit.

    Gėzohu, o zbutja e gjykatėsit tė drejtė; gėzohu, o falja e shumė fajtorėve.

    Gėzohu, o veshje nga guximi i tė zhveshurve; gėzohu, o dashuri qė tejkalon ēdo mall.

    Gėzohu, o Nuse e panusėruar.

    Duke parė lindje tė ēuditshme, le tė bėhemi tė huaj pėr botėn, duke transferuar mendjen nė qiell; se prandaj Perėndia i Lartė u shfaq mbi tokė si njeri i pėrulėt duke dashur tė tėrheqė tek lartėsia ata qė i thėrrasin:

    Aliluia.

    I tėri ishte nė tė poshtmet, dhe nga tė sipėrmet s'u largua fare Fjala e papėrshkrueshme; sepse u bė denjim hyjnor dhe jo lėvizje vendore; dhe lindje me Shpirt Perėndie prej Virgjėreshe, e cila dėgjon kėto:

    Gėzohu, o vend i Perėndisė sė panxėnshėm; gėzohu, o derė misteri tė nderuar.

    Gėzohu, o dėgjim i dyshimtė pėr tė pabesėt; gėzohu, o mburrje e padyshimtė pėr besimtarėt.

    Gėzohu, o qerre e tėrėshenjtė e atij qė rri mbi Keruvimet; gėzohu, o shtėpi e mirė shumė e atij qė rri mbi Serafimet.

    Gėzohu ti, qė i bashkove nė njė tė kundėrtat; gėzohu ti, qė lidhe virgjėri dhe lehoni.

    Gėzohu ti, me anėn e sė cilės u zgjidh shkelja; gėzohu ti, me anėn e sė cilės u hap Parajsa.

    Gėzohu, o ēelės i mbretėrisė sė Krishtit; gėzohu, o shpresė e tė mirave tė pėrjetshme.

    Gėzohu, o Nuse e panusėruar.

    Tėrė natyra e engjėjve u ēudit pėr veprėn e madhe tė njerėzimit tėnd; se shikonte tė paafrueshmin Perėndi si njeri tė afrueshėm pėr tė gjithė, qė rronte bashkė me ne dhe qė dėgjon prej tė gjithėve kėshtu:

    Aliluia.

    Oratorė shumėfolės i shohim si peshq tė heshtur mbi Ty, o Hyjlindėse; se nuk dinė tė thonė se si edhe Virgjėreshė mbetesh, edhe tė lindėsh munde; por ne, duke admiruar misterin, me besim thėrrasim:

    Gėzohu, o enė e urtėsisė sė Perėndisė; gėzohu, o arkė e providencės sė Tij.

    Gėzohu Ti, qė i tregon filozofėt tė paditur; gėzohu Ti, qė demaskon mjeshtėrit e fjalės tė paarsyeshėm.

    Gėzohu, se u marrosėn biseduesit e fortė; gėzohu, se u fishkėn autorėt e miteve.

    Gėzohu Ti, qė thyen thurjet e athinianėve; gėzohu Ti, qė mbush rrjetat e peshkatarėve.

    Gėzohu Ti, qė nxjerr nga thellėsia e padijes; gėzohu Ti, qė ndriēon shumė vetė nė dije.

    Gėzohu, o anije e atyre qė duan tė shpėtojnė; gėzohu, o liman i atyre qė lundrojnė nė jetė.

    Gėzohu, o Nuse e panusėruar.

    Duke dashur tė shpėtojė botėn, Bėrėsi i gjithēkaje erdhi tek ajo i vetėftuar; dhe duke qenė bari si Perėndia, pėr ne u shfaq njeri sipas nesh; se duke ftuar i ngjashmi tė ngjashmin, dėgjon si Perėndi:

    Aliluia.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •