Close

Rezultati i Sondazhit: Shqiperia sipas mendimit tuaj ca feje ka historikisht?

Votues
57. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Katolike

    23 40.35%
  • Ortodokse

    0 0%
  • Muslimane

    24 42.11%
  • Ateiste

    10 17.54%
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 41
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Citim Postuar më parë nga [A-SHKODRANI]
    Ceshte ky diskriminim qe po i behet islamit kudo ne bote?
    Ke te drejte! Qeverite i kane lene vendin njera-tjetres dhe shume pak eshte bere per popullin, saqe edhe injoranca eshte ne shkallen me banale te mundshme!

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga La_Lune
    Nuk e di sesa musliman mund te quhesh kur nuk ja ke haberin fese qe ti ke pranuar por di te them qe merr e lexo me teper, se sa budallalleqe ke shkruar me lart rreth rendesise qe hoxha sheh fatin ti e di.Mund te te shkruaja shume per kete por slodh veten me diskutime pa interes edhe seshte tema ketu.Sme pelqejne shume supozimet.
    Nuk thashe qe hoxha sheh fatin, por qe njerezit shkojne tek hoxha per te pare fatin, dhe sa per info nuk quhem mysliman, do ishte ofendim teper i madh.
    Haberin ja kam shume fese qe pranova dikur, por qe doli te ishte vetem nje nga shume genjeshtrat e rradhes ne historine e njerezimit,ashtu si krishterimi e judaizmi.
    Islami ka te verteta, por jane pak ne krahasim me genjeshtrat, duhet te pranoj se ka shume informacione interesante.

  3. #23
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Shqiperia eshte nje, fete ndryshojne.
    Feja qe i shkon per shtat Shqiperise eshte dashuria per njeriun, paqja,durimi,zemergjeresia dhe puna ,qe femijet tane te vazhdojne te quhen shqipetare e mos te nderrojne identitetin ne rastin me te pare.
    Mos te harrojme ''ne jemi kalimtare ,veprat ngelen "
    Ne shqipetaret jemi origjinale dhe jemi te detyruar te investojme per te mbrojtur kete. Kush ben te kunderten le te shkoje nga erdhi.


    Feja e shqipetarit eshte shqipetaria......
    A.Kote

  4. #24
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Eshte tema me e bukur qe kam lexuar ne forume.

    Se saka influence feja tek politika e ka shpjeguar shume mire A-Shkodrani (Patrioti im) po un po ju jap nje shembull shume evident.

    Dihet historikisht se Shkodranet jan Demokrate dhe se shkodranet per PD lene koken dhe PS nuk e votojne.
    Por eshte e cuditshme se edhe PD ne nje kandidature per kryetare bashkie(96-97 mos u gabofsha) nuk ka fituar ne shkoder.
    Arsyeja eshte e qarte. Ai quhej DAVID. Dhe shkodranet nuk e votuan serish PS, po prap votuan nje te djathte musliman. Bahri Boricin e ballit kombetare. E njejta gje ndodhi dhe ne zgjedhjet bashkiake te fundit., po ashtu , edhe deputet pesuan kete histori.
    Ky eshte fakt...

    Bye
    Ndryshuar për herë të fundit nga DEN_Bossi : 21-08-2006 më 07:03

  5. #25
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anëtarësuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869

    Me ka pelqyer shume tema jote.

    Aleks ke hapur nje teme shum te bukur dhe i pershtatet kohes sotme, me shume shkruajta ne kete teme sepse une vete nga feja jom musliman por dallime nuk boj dhe skam ber asnjeher por ju qe lexoni ketu ne fillim duhet te arsyetoni pastaj te shkruani realitetin dhe zenka ne forum .
    Une Aleksin e njofe personalisht dhe eshte nje nder cunat me te respektuar te stafit Albasoul,gjithashtu per mua eshte si vella ,ja u thashe kete qe qe mos te beni dallime por te kuptoni sa me shume neper temat si kjo,sepse shum nga ju jeni te rije dhe pak mund ti kuptoni.

    Aleks respektet e mia vella
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  6. #26
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    E qa kishte lidhje me temen kjo tesh. Sherri qe sherre ban per sherr, e ka shku mendja per sherr ma ba nji sherr...... ja futa kot po hajt.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga DEN_Bossi
    Se saka influence feja tek politika e ka shpjeguar shume mire A-Shkodrani (Patrioti im) po un po ju jap nje shembull shume evident.

    Dihet historikisht se Shkodranet jan Demokrate dhe se shkodranet per PD lene koken dhe PS nuk e votojne.
    Por eshte e cuditshme se edhe PD ne nje kandidature per kryetare bashkie(96-97 mos u gabofsha) nuk ka fituar ne shkoder.
    Arsyeja eshte e qarte. Ai quhej DAVID. Dhe shkodranet nuk e votuan serish PS, po prap votuan nje te djathte musliman. Bahri Boricin e ballit kombetare. E njejta gje ndodhi dhe ne zgjedhjet bashkiake te fundit., po ashtu , edhe deputet pesuan kete histori.
    Ky eshte fakt...

    Bye
    Shembulli qe na dhe ti ketu ka nevoje per disa saktesime per hire te se vertetes.

    Kandidati i PD se doli ne balotazh me ate te se Djathtes.
    Kandidati i PD nuk quhej DAVID, ai quhej ARTUR, dhe ishte me babe katolik (David Luka) dhe nane muslimane (Hajrije).

    Megjithate ke te drejte qe u perceptua si katolik prej anes muslimane.
    Mirepo ky shembull qe na prune ti nuk na kallxon se muslimanet e Shkodres jane demokrate per kundrazi (simbas teje gjithmone).

    Kjo tregon se jane fanatike fetare, qe te majte e te djathte kalojne ne plan te dyte kur asht puna me veprue kunder katolikeve.
    Ne kete rast votuan per te djathtin se ishte musliman 24 karatesh, dhe ishte i vetmi variant "musliman".

    Ne raundin e pare Arturi (PD) mori shumicen relative rreth 42%, te tjerat i ndane PS dhe e Djathta. Mirepo ne balotazh kur mbeten vetem Bahri vs. Artur, gjithe e majta (qe tradicionalisht ne qytetin e Shkodres perbahet 90% muslimane) kaloi ne bllok per te te djathten dmth Bahrine, ndonese ky nuk ishte vecse nji i pa-afte qe kishte kene mesues i femijeve handikapate, ndersa Arturi ishte pedagog Universiteti.

    Kjo gja nese ndodh edhe per deputetet, difton te njajten gja. Qe per nji kategori tuejen ne Shkoder, pak randesi ka I Majti apo i Djathti randesi ka me mbajte pushtetin, e mundesisht mos me i lane "kryqat" me ece perpara. E njajta kategori keni pase te gjitha postet ne kohen e komunizmit, tash ju duket hata e madhe me i nda ne kohen e demokracise.

    Ndersa pjesa katolike eqytetit ne pergjithese i ka ndeje besnike PD, qofte per kandidatet muslimane qofte katolike, edhe kur asht votue per O.Rusin apo A.Haxhin i kane marre te gjitha votat e katolikeve njisoj, jo si ju ne rastin e Arturit.

    PD ne qender asht perpjeke me mbajte nji balance delikate ne pushtetin vendor ne Shkoder, dhe jo te gjithe muslimanet e Shkodres jane si puna jote, po nje numer i konsiderueshem vijojne me u udhheqe prej fanatizmit dhe jo aesyes.

    "Tarikati" juej jane nji gjyle e lidhun kambeve te qytetit te Shkodres qe nuk e lajne me ece perpara.

  8. #28
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Shiko.

    Ne disa gjana ke te drejte, ne disa aspak. Nuk eshte tema nese eshte mire apo keq qe muslimanet votojne per muslimanet, apo katoliket per katoliket. Qeshtja eshte shtruar se sa ndikon feja tek politika, per te cilin dhame nje shembull.

    Tani, i kthehemi pjses tjeter qe po thua ti.
    Asaje pjese qe i takon te votohet nga njerezit , kjo gjithnje ka qene e muslimaneve, por ama ne cdo moment barazpesha ne funksione ka qene e barabarte. Kurse sot , nuk eshte ashtu, dhe ja fut krejt kot nese mendon shtu. Sot bashkia asht mush me disa dugaxhinas qe nuk din as me lexu , vetem e vetem se jane katolik sepse sot fuqine e ka Jozefina. Kan hy gjathfarlloj malokut ne prefekture, e qytetareve gadi nuk ju ka mete asnje vend.

    Tani, ti mendon se, meqe shumica 90% jane musliman , shkodra duhet me u drejtu prej ktolikeve. Asht absurditet, sepse duke dite se feja asht me primare se politika shkodranet i kan ndejt shume besnik fese. Politika shkon e vjen, besimi metet. Mandej, votat e kuj morri gjergj liqejza ne shkoder, te muslimaneve!!!!!!!!!!??????? Ja sa jane demokrat "kryqat"

    Ndersa sa i perket, ecjes perpara te ktij qyteti korkoji llogari Janollatusit Greko-Serb si edhe vatikanit, se nuk ta kan fajin shkodranet,cfardo fejet qe te jene.

    Bye Mr. Nothing
    Ndryshuar për herë të fundit nga DEN_Bossi : 21-08-2006 më 13:04

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga DEN_Bossi
    .... Nuk eshte tema nese eshte mire apo keq qe muslimanet votojne per muslimanet, apo katoliket per katoliket. Qeshtja eshte shtruar se sa ndikon feja tek politika, per te cilin dhame nje shembull.
    Edhe une sqarova shembullin tand...


    Tani, i kthehemi pjses tjeter qe po thua ti.
    Asaje pjese qe i takon te votohet nga njerezit , kjo gjithnje ka qene e muslimaneve, por ama ne cdo moment barazpesha ne funksione ka qene e barabarte. Kurse sot , nuk eshte ashtu, dhe ja fut krejt kot nese mendon shtu. Sot bashkia asht mush me disa dugaxhinas qe nuk din as me lexu , vetem e vetem se jane katolik sepse sot fuqine e ka Jozefina. Kan hy gjathfarlloj malokut ne prefekture, e qytetareve gadi nuk ju ka mete asnje vend.
    Nuk e di cka quen ti "pjese qe i takon te votohet nga njerezit", une shkurt due me te thane se pjesa katolike e Shkodres, ka votue njisoj kjofte musliman a katolik vazhdimisht per kandidatet e PD. E te thashe se kandidatet per bashkine, kjofte O.Rusi ose A.Haxhi i kane marre thuejse te plota votat ne lagjet me shumice katolike.

    Ndersa e anasjellta nuk asht provue. perkundrazi. "Pjese qe i takon te votohet prej popullit" ishte Artur Luka, pedagog dhe djale i ri, me gjuhe te hueja e specializime, ndersa "pjese qe nuk i takonte" ishte Bahrija ne prag te pensionit, qe kishte qene mesues handikapatesh e mbasdite mbillte zarzavate ne bahcen e shtepise.
    Megjithate per hire te fese ekurrfare arsyeje tjeter, "komunista", "socialista" e "te djathte", muslimane u bane "Grusht-bashkum rreth Partise - Fese" qe te mos fitonte nji katolik (edhe ky gjyse se nanen e kishte muslimane puro).

    Tashti, puna e dukagjinasve ne Bashki asht me ja fute kot, se n/kryetari i Bashkise asht familje e vjeter shkodrane, e ne pergjithesi aty jane tane qytetare.
    Ndersa n/kryetar te K.Bashkiak keni Xhemal Shkjaun prej Puket qe sillte me vedi ne mbledhje nipin e vet me e i cili bertet ne mes te mbledhjes:
    "Daje (Xhemalit).. ca me te ba ty,, se ketyne te tjereva ja u kisha q.... r.... me alltomatik".

    Ndersa ne Prefekture, do te kete edhe malcore edhe katundare, se prefektura mbulon tane rrethin jo vetem qytetin.
    Fuqine nuk e ka Jozefina, per shkak se nuk asht ne qeveri e nuk ka as fonde e as pare me shpernda, as tendera me ju dhane.
    Bashkine e keni tash 12 vjet, ju bile ne kohen e Ormirit edhe me kryetar edhe me n/kryetar.


    Tani, ti mendon se, meqe shumica 90% jane musliman , shkodra duhet me u drejtu prej ktolikeve.
    Nuk e di ku rrin ti, a je prej Shkodret a je largue i vogel fort e kushedi te kane rrejte, se Shkodra nuk ka qene kurr ne ket shumice musliman.
    Ose na difto ku i ke marre keto statistika. Ndoshta Komunen e Postrribes.

    Shkodra mund te jete diku ne raportin 40:60, por nuk mund te nap siguri.
    E edhe sikur te jete ma pak, per hire te demokracise duhet te kete rrotacion qe asnji pale te mos ndihet e neperkambun.

    Edhe ortodokse nuk jane ma shume se 20% por ose presidenti ose k/min kane qene te tille per hire te balancave.


    Asht absurditet, sepse duke dite se feja asht me primare se politika shkodranet i kan ndejt shume besnik fese. Politika shkon e vjen, besimi metet. Mandej, votat e kuj morri gjergj liqejza ne shkoder, te muslimaneve!!!!!!!!!!???????
    Kjo pra provon ate cka thashe per llojin tand. Per ju nuk ka integritet, nuk ka randesi a komunizem a fashizem a demokraci, mjafton qe te jeni ne pushtet e te keni sahanin perpara.

    Gjergj Liqejza nuk ka fitue ne Shkoder, ka fitue Jozefina Topalli, ato vota qe mund te kete marre mund te kene kene tuejat, se lagjet jane te perzieme ne Shkoder.
    Ju nuk ju pelqen me pase ne krye njerez te zote, por matrapaza.


    Ndersa sa i perket, ecjes perpara te ktij qyteti korkoji llogari Janollatusit Greko-Serb si edhe vatikanit, se nuk ta kan fajin shkodranet,cfardo fejet qe te jene.
    Bye Mr. Nothing
    Perpara se me shkue te Janullatosi e Vatikani qe kane vetem 15 vjet ne Shqipni, mendoj se duhet me i kerkue llogari atij qe na ka sundue 500+50 vjet, se ka ma shume pergjegjesi, mendoj un.

    Take care...

  10. #30
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450

    Cool

    Ok. Tesh po kuptoj qe ke koh qe je larguar nga shkodra, ose nga shqiperia. Une po te jap nji shembull tjeter.
    Z. Qarshif Hoxha asht nje nder personalitetet e PD ne shkoder, asht nje nder themelusit e PD ne shkoder, eshte ai qe bani thujse pjesen me te medhe te fushates ne zgjedhjet e fundit. Po kur erdhi puna per me u da muhabeti, Jozi mezi ka pranu per me i dhan edhe nji post, e ka shku ne sherbimin e transportit rrugore. Dhe ky person, ishte tu u diskutu gjate fushates qe te behej Prefekt por qe kete shans nuk e kishte sepse ky eshte djali i ish-myftise. Kete fat e kane pesuar thuajse te gjith demokratet mysliman por kur vjen puna PD nuk e lajn dhe se kan lane kurr.
    Kurse per sa i perket faktit se pjesa me e madhe e "komunisto-socjalisto-matrapaz" jane muslimanet, sje aspak ne rregull. Sepse per kete nuk ke anje fakt po ja kput kot, sepse PS gjithmone dhe gjithnje zgjedh kandidatura "kaurra" sepse ka si synim per me thithe votat e katolikeve. Dhe ska asei qe te synoje votat e muslimaneve me kandidaura katolike.

    Analizo pak me thelle. Apo e ke ujin e turbullt

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Projekti i zhdukjes së shqiptarëve - Ivo Andriq
    Nga Dita në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 26-02-2005, 18:46
  5. Me Titizmin kunder Enverizmit
    Nga Albanino në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-09-2002, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •