Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Paraklisi i vogël i së Tërëshenjtës

    Botohet me bekimin dhe miratimin e Fortlumturisë
    së Tij +Anastasit, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
    dhe i gjithë Shqipërisë.







    PARAKLISI I VOGËL i SË TËRËSHENJTËS







    Botim i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë
    Tiranë, 2003
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    PARAKLISI I VOGËL I SË TËRËSHENJTËS

    Prifti: I bekuar është Perëndia ynë, gjithnjë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

    Psaltët: Amin.

    Psalmi 142

    O Zot, dëgjo faljen time, vëri veshin lutjes sime sipas së vërtetës sate, dëgjomë sipas drejtësisë sate.
    Dhe mos hyr në gjyq me shërbëtorin tënd, se asnjë i gjallë nuk do të dalë i drejtë përpara teje.
    Se armiku ma ndoqi shpirtin, dhe ma rrëzoi jetën përdhe.
    Më vuri në vende të errëta, si të vdekurit prej kohe, shpirti m'u trishtua dhe zemra m'u trondit.
    Kujtova ditët e lashta, mendova gjithë veprat e tua, sillja ndër mend punët e duarve të tua.
    I shtriva duart drejt teje; shpirti im ka etje për ty si toka e thatë.
    Dëgjomë shpejt, o Zot, m'u zu fryma, mos e kthe mënjanë fytyrën tënde prej meje, që të mos bëhem si ata që zbritën në varr.
    Bëj që të dëgjoj përdëllimin tënd në mëngjes se më ty shpresova.
    Tregomë, o Zot udhën ku duhet të eci, se më ty e kam varur shpirtin:
    Shpëtomë prej armiqve të mi, o Zot, se tek Ti kërkova strehë.
    Mësomë të bëj dëshirën tënde se ti je Perëndia im.
    Fryma jote e mirë, do të më udhëheqë në vend të drejtë. Për emrin tënd, o Zot, gjallëromë.
    Sipas drejtësisë sate nxirr shpirtin tim nga trishtimi, dhe sipas mëshirës sate shfarosi armiqtë e mi, dhe shkatërroi të gjithë ata që hidhërojnë shpirtin tim se unë jam shërbëtori yt.

    Psaltët: Perëndia është Zoti dhe u shfaq ndër ne, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit (katër herë)

    Ejani le t'i rendim pranë Hyjlindëses, dhe të përunjur le t'i biem gjunjazi, dhe me pendim të thellë le t'i themi me shpirt: Zonjë mëshironjëse, ndërmjeto dhe shpëtona, eja se u mbytëm krejt nga mëkatet e shumta; mos na largo ne besnikët e tu, se s'kemi tjetër shpresë dhe ndihmëse.

    Lavdi Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve. Amin.

    Do t'i lëçitim kudo, o Virgjëreshë, çuditë e tua ne të pavyerit, se po të mos na kishe dalë mbrojtëse, si do të shpëtonim vallë prej kaq rreziqesh, dhe kush do të na ruante gjer më tani të lirë? Prej teje pra s'largohemi aspak, se besnikët po i shpëton gjithnjë nga çdo vrer.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Psalmi 50

    Përdëllemë, o Perëndi, sipas përdëllimit tënd të madh dhe sipas dhembshurive të tua të shumta shuaje paudhësinë time.
    Lamë krejt prej paudhësisë sime dhe pastromë prej mëkatit tim.
    Se unë e njoh paudhësinë time dhe mëkati im është përpara meje kurdoherë.
    Te ti vetëm mëkatova dhe të keqen e bëra përpara teje, kështu që ti je i drejtë në fjalët e tua dhe i kthjellët në gjykimin tënd.
    Se ja tek u zura në paudhësi, dhe në mëkate më lindi nëna ime.
    Se ja tek deshe të vërtetën, të patreguarat dhe të fshehtat e urtësisë sate m'i tregove.
    Spërkatmë me hisop, dhe do të pastrohem, lamë dhe do të bëhem më i bardhë se dëbora.
    Bëmë të dëgjoj gëzim e ngazëllim, dhe do më gëzohen eshtrat e dobësuara.
    Ktheje fytyrën tënde nga mëkatet e mi, dhe shuaji gjithë paudhësitë e mia.
    Krijo zemër të pastër tek unë, o Perëndi, dhe përtërit frymë të drejtë në thellësitë e zemrës sime.
    Mos më hidh larg fytyrës sate, dhe mos e hiq prej meje Shpirtin tënd të Shenjtë.
    Jepma prapë ngazëllimin e shpëtimit tënd dhe forcomë me frymë sunduese.
    Do t'u mësoj të paligjve udhët e tua, dhe të pabesët do të kthehen tek ti.
    Shpëtomë prej gjakrash, o Perëndi, Perëndia i shpëtimit tim, gjuha do të lavdërojë me gëzim drejtësinë tënde.
    O Zot, çel buzët e mia, dhe goja ime do të lëçitë lavdinë tënde.
    Se po të kishe dashur therore do të kisha prurë, por Ty s'të pëlqejnë therore me djegie të plotë.
    Therore ndaj Perëndisë është shpirti i dërrmuar; zemrën e dërrmuar dhe të përulur Perëndia nuk do ta përbuzë. Bëji të mirë, o Zot Sionit, sipas mirëdashjes sate; dhe le të ndërtohen muret e Jerusalemit.
    Atëherë do të të pëlqejnë therore drejtësie, dhurata dhe therore me djegie të plotë.
    Atëherë do të sjellin viça mbi altarin tënd dhe mëshiromë, o Perëndi.

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Pastaj psalet kanoni në Tingullin e katërt
    Igran Dhiodhefsas

    Kënga e parë

    Irmosi

    U hodh nëpër detin si në stere, shpëtoi nga tirani, dhe armiku egjiptian, populli i mjerë dhe thërriste: Lavdi më Ty Shpëtimtar Perëndi dhe Zot.

    Troparet

    I mbytur prej ngasjeve si në det, më ty po përikij, dhe prej teje kërkoj shpëtim, o Nënë dhe Zonjë Virgjëreshë, prej çdo rreziku dhe zie shpëtomë ti.

    Pësimet më mbushën me turbullim, dhe shpirtin ma mbytën me mërzitje dhe dëshpërim, po ti qetësomë, Virgjëreshë, me ngushëllimin dhe paqen e Birit tënd.

    Të lutem, o Zonjë, o Shën Mari, që linde Jisuin, ti shpëtomë nga çdo rrezik, më ty po përikij dhe të lutem, me tërë forcën e zemrës dhe shpirtit tim.

    Se shpirti dhe trupi keq m'u sëmur, pra ti mëshiromë, edhe syrin mbi mua hidh, kujdesu për mua Virgjëreshë, e mirë vetë dhe Nën' e të mirit Bir.

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Kënga e tretë

    Irmosi

    Kryemjeshtër i qiellit, o Perëndi edhe Zot, që ndërtove Kishën e Shenjtë, ti pra më siguro, se ti na do dhe na ndih, ti i dëgjon mëkatarët, ti besnikët përgjithmon' mbron, njeridashësi.

    Troparet

    Si përkrahje dhe mbrojtje të jetës sime të kam, ty o Virgjëresh' e kulluar, ti pra më qeveris, dhe në liman të më çosh, se ti na fal çdo të mirë, ti besnikët përgjithmon' i mbron, Hyjlindëse.

    Po të lutem, o Zonjë, ma qetëso shpirtin tim, dhe pushoma shqotën e zemrës, se më bie zali, se ti o Zonjë Mari, ke lindur Mbretin e Paqes, Shpëtimtarin Zotin Krisht, ti, o Hyjlindëse.

    Mirëbërësin linde, që bëri çdo mirësi, pasurisht të gjitha të mirat, jepna të gjithëve, se ti në dorë e ke, se ti ke lindur të fortin, Shpëtimtarin Zotin Krisht, ti o Hyjlindëse.

    Me sëmundje të liga dhe çfarëdo pasion, dergjem un' i mjeri, o Zonjë, eja shëromë ti, se s'të mungon asnjë gjë, i ke të gjitha të mirat, je thesar për çdo shërim, ti o Hyjlindëse.

    Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të përgjunjemi, se ti je fortesë që dot nuk tundesh.

    Shikomë ti me mirësi, o Hyjlindëse Virgjëreshë, trupi m'u sëmur dhe m'u shkatërrua si mos më keq, dhe ti më shëro çdo plagë të shpirtit.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Pastaj prifti kujton ata për të cilët bëhet lutja:

    Prifti: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate të madhe, të lutemi, dëgjo e mëshiro.

    Psaltët: Mëshiro, o Zot (tri herë).

    Prifti: Lutemi dhe për Kryepiskopin tonë (ose Episkopin) (Aksh) edhe për tërë vëllazërinë tonë më Krishtin.

    Psaltët: Mëshiro, o Zot (tri herë).

    Prifti: Lutemi dhe për mëshirë, jetë, paqe, shëndet, shpëtim, vështrim, ndjesë dhe falje të mëkateve të shërbëtorëve të Perëndisë (Aksh), gjithë të krishterëve shpresëtarë dhe orthodhoksë, që banojnë dhe ndodhen në këtë qytet (ose manastir), dhe enoritëve, epitropëve dhe ndihmëtarëve të kësaj shtëpie (ose manastiri) të shenjtë.

    Psaltët: Mëshiro, o Zot (tri herë).

    Prifti: Se ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës dhe ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

    Psaltët: Amin.

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Pastaj psalet:
    Ndenjësorja.
    Tingulli i dytë Ta ano

    Ti je ndërmjetim, fortesë që tronditje s'di, buron përdëllim, o mbrojtje e besnikëve, të thërresim pra me mall: Virgjëreshë Zonjë Hyjlindëse, shpëtona nga çdo helm e çdo rrezik, se ti je e vetmja përkrahëse.

    Pastaj vazhdon Kanoni:

    Kënga e katërt

    Irmosi

    Kam dëgjuar o Zoti Krisht, si e rregullove këtë mister të madh, dhe kuptova veprimin tënd, dhe e lavdërova Hyjninë tënde.

    Troparet

    Shën Mari, o Hyjlindëse, ti që linde Zotin, kapedanin ton', zbute shqotën e pësimeve, qetësoi valët e mëkateve.

    Ne të gjithë të lutemi, dhembshurinë tënde tregona pa vones', ti që linde njeridashësin, Krishtin Shpëtimtarin e besnikëve.

    Për shumicën e dhuratave, të falënderojmë ne mirënjohësit, me këndime lavdëruese, Nënë Virgjëreshë dhe Hyjlindëse.

    Ty të kemi përkrahëse, dhe fortesë të patundur dhe mbrojtëse, Virgjëreshë dhe Hyjlindëse, na shpëto përherë prej rreziqeve.

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Kënga e pestë

    Irmosi


    Dritë na dhuro, dhe tregona udhën Ti, o Zot me porositë dhe me krahun tënd, dhe paqen tënde dhurona o mik i njerëzve.

    Troparet

    Zemrën na e çel, me gëzim dhe ngazëllim o Zonj', falna gazin e pasosur tani, sepse ke lindur ti shkaktarin e gëzimeve.

    Zonjë na shpëto, Virgjëreshë dhe Hyjlindëse, prej helmeve si dhe rreziqeve, se ti ke lindur Shpëtimtarin paqeprurësin.

    Mjegullën largo, të mëkateve Hyjlindëse, me dritën tënde jetëdhënëse, sepse ke lindur ti diellin e parajetshëm.

    Zonjë na shëro, nga pësimet e sëmundjeve, na mëshiro edhe na vizito, edhe shëndetin na dhuro me ndërmjetimin tënd.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Kënga e gjashtë

    Irmosi


    Të falurit Perëndisë do t'ia shtroj, dhe atij do t'ia tregoj hidhërimet, se plot me vrer, shpirti im është mbushur, dhe jeta ime ka zbritur përposh në ferr, dhe lutem si Jonaj në det: Prej greminës më nxirr Perëndi dhe Zot.

    Troparet


    Atij iu lut se prej vdekjes na shpëtoi, si u dha nën thonjt' e vdekjes dhe vetë, prapë tani, shpirtin tim ta shpëtojë, nga shkatërrimi i vdekjes dërrmonjëse, dhe nga armiku zemërlig, Biri yt, Zoti yt, o Hyjlindëse.

    Si mbrojtëse ty të di dhe rojtëse, të sigurt' o Virgjëreshë për jetën, ti i shpërndan, gjithë ngasjet e liga, edhe veprime demonësh na i dëbon, pra ty të lutem si gjithnjë: Ti shpëtomë prej gjithë pësimeve.

    Fortes' e mur ty të kemi Zonja jon', dhe shpëtim për shpirtrat tanë të plotë, dhe ngushëllim në mjerimet, o Zonjë, dhe n'errësirën me dritë na ngazëllon. Pra ti,o Zonjë dhe tani, nga pësimet, rreziqet ti na shpëto.

    Në shtrat tani i sëmurë shtrirë jam, dhe për trupin tim shërim dot nuk gjendet, vetëm pra ti, që ke lindur për botën, një Shpëtimtar dhe një Mjek të sëmundjeve, pra ty të lutem dhe tani: Ti më ngri nga lëngatat Hyjlindëse.

    Shpëtona ti prej çdo rreziku Hyjlindëse Virgjëreshë, se të gjithë pas Perëndisë ty të përgjunjemi, se ti je fortesë që dot nuk tundesh.

    Hyjlindëse, ti që në ditët e fundme tani ke lindur, Shpëtimtarin Zotin Jisu dhe Fjalën çuditërisht, për ne iu lut me guximin e Nënës.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Pastaj prifti kujton ata, për të cilët bëhet lutja:

    Prifti: Mëshirona, o Perëndi, sipas mëshirës sate të madhe, të lutemi, dëgjo e mëshiro.

    Psaltët: Mëshiro, o Zot (tri herë).

    Prifti: Lutemi dhe për Kxyepiskopin tonë ose Episkopin (Aksh) edhe për tërë vëllazërinë tonë më Krishtin.

    Psaltët: Mëshiro, o Zot (tri herë).

    Prifti: Lutemi dhe për mëshirë, jetë, paqe, shëndet, shpëtim, vështrim, ndjesë dhe falje të mëkateve të shërbëtorëve të Perëndisë (Aksh), gjithë të krishterëve shpresëtarë dhe orthodhoksë, që banojnë dhe ndodhen në këtë qytet (ose manastir), dhe enoritëve, epitropëve dhe ndihmëtarëve të kësaj shtëpie (ose Manastiri) të shenjtë.

    Psaltët: Mëshiro, o Zot (tri herë).

    Prifti: Se Ti je Perëndi mëshirues dhe njeridashës dhe Ty ta drejtojmë lavdinë, Atit e Birit edhe Shpirtit të Shenjtë, tani e përherë e në jetë të jetëve.

    Psaltët: Amin.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Informacion per Mitropoline e Korces
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 31-01-2009, 06:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •