Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 22 prej 22
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ku po shkon basketbolli shqiptar!?

    Dihet tashmė niveli i sportit shqiptar, i cili nė krahasim me sportin nėpėr vendet e tjera europiane apo botėrore, ėshtė nė njė vivel shumė herė mė tė ulėt. Gjithsesi, ka pasur dhe vazhdon tė ketė shumė raste tė disiplinave tė ndryshme sportive qė kanė arritur deri nė majat e kompeticioneve ndėrkombėtare, duke i dhėnė njė lloj kėnaqėsie sportdashėsve shqiptarė. Edhe futbolli me ekipin kombėtar ka arritur qė nė shumė raste tė dhurojė rezultate surprizė dhe fitore tė mėdha, por njė gjė tė tillė nuk e ka bėrė ende basketbolli i viteve tė fundit.Sporti i koshit, megjithėse ėshtė i dytė mė i ndjekur pas futbollit, gjatė kėtyre viteve tė fundit e ka humbur shkėlqimin e tij duke rėnė nė nivele shumė tė ulta. Mė mirė se kushdo, kėtė e tregojnė fare qartė faktet. Ekipi ynė kombėtar nė basketboll pėr meshkuj, ditėn e mėrkurė zhvilloi takimin e fundit pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 2009, duke pėsuar humbjen e tetė nė po kaq takime tė luajtura nė kėtė edicion eliminatoresh. Njė turp pėr basketbollin kuqezi qė nė vitet e arta tė tij, jo vetėm arrinte fitore ndaj ekipeve tė ndryshme europiane, por zhvillonte edhe njė lojė tė bukur dhe spektakolare. Por, sporti i koshit gjatė viteve tė fundit, e ka humbur plotėsisht shkėlqimin e tij. Nė tetė takimet eliminatore qė zhvilloi ekipi ynė kombėtar, pėsoi po kaq humbje duke treguar se ėshtė shumė larg arritjes sadopak tė nivelit tė skuadrave europiane. Kėmbanat kanė rėnė tashmė, dhe vetėm “shurdhėt” nuk mund t’i kenė dėgjuar, ato paralajmėronė dhe thonė se basketbolli shqiptar duhet rikonstruktuar plotėsisht, pasi kėshtu nuk mund tė ecet mė tej. Pėrqėndrimin e vėmendjes, dhe mėnyrėn e organizimin tė ri tė basketbollit nė vendin tonė, e ka shprehur edhe vetė trajneri i kuqezinjve, Arben Fagu. Pas pėrfundimit tė takimit tė fundit tė kombėtares shqiptare, atė kundėr Holandės, tekniku i kuqezinjve u shpreh: “Duam nuk duam, ky ėshtė rezultati pėrfundimtar pėr tė cilin dua tė them se nuk ėshtė as rastėsi dhe as ndonjė ēudi. Ne duam tė bėjmė ekip me vetėm 1 muaj e gjysėm pėrgatitje, ndėrkohė qė tė tjerėt mendojnė pėrgjatė tė gjithė vitit pėr kėto ndeshje. Nuk dua tė them se kaq janė limitet tona, por dua tė them se urgjentisht duhet menduar pėr mėnyrėn e organizimit tė basketbollit, sepse kėshtu si po veprohet, ne shumė shpejt nuk do tė kemi edhe njė ekip si ky qė dua tė them bėri pėrpjekjet maksimale, por kaq qenė mundėsitė.” Nė tė njėjtin mendim me trajnerin e kombėtares sė basketbollit, ėshtė edhe kapiteni kuqezi dhe njėkohėsisht njė prej lojtarėve mė tė mirė nė vendin tonė, Afrim Bilali. “Kėto ndeshje janė fytyra e vėrtetė e kampionatit tonė tė basketbollit ku zakonisht luajnė dy skuadra rivalizuese pėr titullin kampion, Tirana dhe Valbona. Ndryshe ndodh nė vendet e tjera, ku tė 12 skuadrat rivalizojnė me njėra tjetrėn dhe nxjerrin ndeshje tė forta duke forcuar nė kėtė mėnyrė edhe lojtarėt e kombėtares. Nuk mendoj se ky ėshtė limiti i mundėsive tona, por po e pėrsėris, derisa tė luftojnė dy skuadra tė vetme pėr njė titull, ne nė kėto rezultate do tė ngelemi.” Rezultatet flasin, trajneri vetė, gjithashtu edhe kapiteni shprehen se duhen bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė ngritur njė ekip kombėtar tė denjė pėr tė fituar tė paktėn njė ndeshje nė kompeticionet europiane, dhe jo qė kuqezinjtė tė largohen nga ky edicion eliminatoresh nė kėtė mėnyrė. Nėse nuk do tė merren masat e nevojshme, atėherė lind pyetja, se ku mė poshtė do tė shkojė basketbolli shqiptar?

    GAZETA SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    Nuk eshte e thene qe te gjitha sportet te kene nje nivel te larte, sepse ketu ndikojne shume faktore e nje nder to eshte dhe tradita.
    Shqiperia nuk ka nje tradite ne basketboll dhe se po te shikosh rezultatet e ekipit kombetar do te veresh se thuajse asnjehere nuk ka patur rezultate.
    Perjashtim ben vetem ekipi i Partizanit, i cili ishte i vetmi perfaqesues i denje ne parket brenda dhe jashte vendit.
    Vec kesaj, historikisht moshat e reja jane dhene pas futbollit sepse ai luhej kudo, ndersa pak eshte luajtur basketbolli sepse nuk ka patur dhe vazhdon te mos kete kushte per zhvillimin e tij.
    Ne vend mungon infrastruktura normale (nuk po themi moderne) dhe ata qe duan te luajne duhet te kerkojne neper ndonje oborr shkolle qe te gjejne nje vend per ushtruar.

    Nese vertete do te duhej zhvilluar ky sport fantastik, atehere duhet nisur gjithcka nga fillimi.
    Pika me e dobet eshte administrimi i federates dhe se ne te qarkullojne vazhdimisht te njejtit emra.
    Nuk kam idene se a ka ekipe te moshave neper qytete, a praktikohet neper shkolla?
    A ndiqet ky sport nga shikuesit si perpara apo tashme as qe behet fjale per kete?
    Ne tv kam pare ndonje ndeshje, por ndonese ndesheshin Valbona dhe Tirana, ne pallat shiheshin shume pak tifoze!?
    Valbona te pakten ka sponsor te forte dhe ka arritur te jete kampione qe disa vite rresht, ndersa ekipet e tjera (me pak perjashtime)vetem sa marrin pjese ne kampionat per force zakoni.
    Dhe ajo qe vlen eshte qe te afrohen trajnere te huaj, vecanerisht ata nga ish-shkolla jugosllave e basketbollit, nje shkolle me nje tradite shume te njohur dhe te mos mbeten perhere te njejtet emra.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •