Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Ku po shkon basketbolli shqiptar!?

    Arben Fagu, zyrtarizohet nė krye tė kombėtares


    Zgjidhet dhe enigma e trajnerit tė ekipit kombėtar nė basketboll pėr meshkuj. Tani e tutje nė krye tė stolit kuq e zi do tė jetė Arben Fagu, aktualisht trajneri i skuadrės sė Studentit, nė kampionatin shqiptar nė basketboll pėr meshkuj. Njė zgjidhje e tillė ėshtė bėrė pas mbledhjes sė kryesisė tė kėsaj federate, tė zhvilluar nė orėt e vona tė ditės sė hėnė. Kandidatura e trajnerit tė skuadrės sė Studentit, Arben Fagu, u konsiderua e pėrshtatshme pėr tė drejtuar skuadrėn pėrfaqėsuese tė Shqipėrisė nė basketboll pėr meshkuj, pas rezultateve pozitive tė tij nė drejtimin e ekipit "Studenti". Me kėtė ekip ai arriti nė pėrfundim tė kampionatit tė kaluar, ku u rendit nė vėndin e tretė, pas Valbonės dhe Vllaznisė. Pėr shumė vite me rradhė trajneri i ri i skuadrės kombėtare, Arben Fagu, ka qenė dhe basketbollist me skuadrėn e Partizanit. Trajneri Fagu zėvendėsoi Korab Llazanin, i cili dha dorėheqjen menjėherė pas pėrfundimit tė turneut tė promocionit, i cili u zhvillua nė qytetin e Durrėsit, ku skuadra jonė u pozicionua nė vėndin e dytė, pas skuadrės pėrfaqėsuese tė Azerbajxhanit. Nė mbledhjen e kryesisė janė diskutuar dhe disa ēėshtje tė tjera qė kanė tė bėjnė me karakterin e organizmit tė skuadrės pėrfaqėsuese, e cila ėshtė nė prag tė ndeshjeve pėr kampionatin Europian, ndeshje tė cilat do tė startojnė nė muajin shtator kundėr Bjellorusisė. Ndėrkohė, brenda njė afati prej 3-5 ditėsh, do tė bėhet dhe nėnshkrimi i kontratės me trajnerin e ri. Kontrata qė do t'i afrohet trajnerit tė ri tė stolit kuq e zi, do tė jetė pėr njė afat dyvjeēar (2006 -2008).

    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 14-08-2006 mė 15:20

  2. #2
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Arben Fagu: Kjo ėshtė kombėtarja ime


    Kur sapo ka marrė detyrėn e trajnerit tė skuadrės sė pėrfaqėsueses nė basketboll pėr meshkuj, Arben Fagu, ėshtė i mendimit se basketbolli shqiptar ėshtė nė momentet mė tė vėshtira. Dhe kjo deklaratė bėhet pikėrisht pėrpara njė evenimenti tepėr tė rėndėsishėm ndėrkombėtar, siē ėshtė kampionati europian i basketbollit, ndeshjet eliminatore tė tė cilit startojnė nė fillim tė muajit shtator.
    Njė gjė tė tillė numri njė i bankinės kuqezi e bazon edhe tek niveli aspak i mirė, ku ndodhet basketbolli sot.
    Gjithsesi, trajneri i sapoemėruar nė krye tė kombėtares, tashmė ka njė plan nė kokė pėr kombėtaren e tij, qė performancėn e saj tė parė me nė krye Fagun do ta ketė pikėrisht pas mė pak se njė muaji nė ndeshjet eliminatore tė europianit. Nė kėtė turne,ku merr pjesė edhe Shqipėria, e cila, ashtu si nė edicionin e fundit, ndodhet nė Divizionin B,kombėtarja shqiptare ra nė grupin B, sė bashku me Sllovakinė, Holandėn, Bjellorusinė dhe Anglinė. Njė short qė e vendos kombėtaren kuqezi nė njė grup me 5 ekipe, ndeshjet e para eliminatore tė tė cilit do tė luhen nė muajin shtator tė kėtij viti dhe ato tė kthimit nė muajin shtator tė vitit 2007. Me pėrjashtim tė kombėtares bjelloruse, shtetet e tjera janė tė panjohura pėr ekipin tonė kuqezi, ku Holanda, Sllovakia dhe Anglia mbeten pėr t'u parė dhe u ndjekur me kujdes nga trajneri Fagu. Shqipėria do tė nisė aventurėn europiane mė datėn 6 shtator nė Tiranė,ku pėrballė saj do tė jetė rivalja mė e fortė nė grup,Bjellorusia. Duke i bėrė njė prognozė grupit ku ndodhet Shqipėria, Fagu komenton se tė gjitha ndeshjet do tė jenė tė vėshtira dhe qė synimi kryesor ėshtė qė tė fitohen tė gjitha ato qė do tė zhvillohen nė fushėn tonė. Por pėrfaqėsimi i ekipit tonė nė kėto ndeshje argumentohet nga trajneri i lidhur dhe me situatėn nė tė cilėn ndodhet basketbolli. Sipas tij, njė pjesė e mirė e basketbollistėve vijnė pas njė periudhe tė gjatė pushimesh dhe koha pėr t'u pėrgatitur pėr kėtė eveniment ėshtė shumė e shkurtėr. I pyetur se tek cilėt lojtarė do tė mbėshtetet ai, trajneri Fagu do tė pėrgjigjej: "Loja e skuadrės nė kėtė europian do tė mbėshtetet tek tė njėjtėt lojtarė, me tė cilėt u pėrfaqėsuam nė Kupėn e Promocionit. Megjithatė, do tė dėshiroja qė nė skuadrėn kombėtare tė ishin dhe lojtarė tė tjerė, si: Ndoi qė luan nė Itali, Kotrri (Zvicėr) apo Luca (Kosovė). Janė basketbollistė cilėsorė, tė cilėt mund ngrenė dukshėm nivelin e skuadrės kombėtare". Por qė tė arrihet kjo, trajneri i sapoemėruar nė krye tė kombėtares kėrkon dhe mbėshtetje tė fuqishme nga federata e basketbollit. "Nga ana e Federatės kėrkoj sigurimin e tė gjitha kushteve tė ekipit kombėtar gjatė procesit stėrvitor qė do tė zhvillojmė nė ditėt e ardhshme. Ky do tė ishte njė hap i parė mjaft pozitiv"- pėrfundon trajneri i kombėtares shqiptare nė basketboll pėr meshkuj, Arben Fagu.


    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 14-08-2006 mė 15:19

  3. #3
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Me 13 gusht, kombėtarja nė Pogradec

    Skuadra kombėtare nė basketboll pėr meshkuj do tė niset me datė 13 gusht, nė qytetin e Pogradecit, ku do tė qėndrojė deri me datė 20 gusht pėr tė kryer fazėn e fundit pėrgatitore. Mė pas, kuqezinjtė, tė drejtuar nga trajneri i sapoemėruar, Arben Fagu, do tė akomodohet nė qytetin e Durrėsit deri nė ditėn e ndeshjes kundėr pėrfaqėsueses tė Bjellorusisė, e cila do tė zhvillohet me datėn 6 shtator, nė pallatin e sportit "Ramazan Njala", tė qytetit tė Durrėsit. Ditėt e qėndrimit nė qytetin e Pogradecit, skuadra kuqezi do tė zhvillojė disa ditė pėrgatitje, qė do tė shoqėrohen dhe me zhvillimin e njė ndeshje miqėsore me njė ekip maqedonas nė prag tė ndeshjeve tė vlefshme pėr Kampionatin Europian. Ndėrkohė, kėto ditė do tė zyrtarizohet edhe stafi i zgjedhur nga trajneri i kombėtares, Arben Fagu.


    Sporti Shqiptar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Davius : 14-08-2006 mė 15:20

  4. #4
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Basketbollistėt, bojkot kombėtare

    Basketbollistėt e grumbulluar tė ekipit kombėtar kanė refuzuar tė zhvillojnė seancat stėrvitore tė ditės sė djeshme. Sipas vetė trajnerit tė ekipit kombėtar nė basketboll pėr meshkuj, Arben Fagu, nė seancėn e paradites sė djeshme, kanė marrė pjesė vetėm gjashtė basketbollistė, ndėrkohė qė 14 prej tyre luajnė nė kampionatin shqiptar; kėta nuk janė paraqitur nė stėrvitje nė shenjė proteste ndaj Federatės sė Basketbollit, e cila ende nuk i ka shpėrblyer pėr pėrfaqėsimin e tyre nė Kupėn e Promocionit. Numri 1 i stolit kuqezi, Arben Fagu, duke folur pėr gazetėn Sporti shqiptar, komenton vendimin e djeshėm tė basketbollistėve tė thirrur prej tij.
    "Njė pjesė e basketbollistėve kanė refuzuar tė marrin pjesė nė seancat e djeshme stėrvitore. Njė nga arsyet qė i ka shtyrė drejt kėtij vendimi ėshtė, qė federata nuk i ka shpėrblyer pėr pjesėmarrjen nė ndeshjet e Kupės sė Promocionit, e cila u zhvillua nė muajin qershor nė qytetin e Durrėsit. Kjo protestė e tyre mund tė pėrshkallėzohet edhe nė ditėt nė vazhdim, deri sa federata tė vendosė pėr shpėrblimin e tyre."-thotė Fagu. Janė 14 basketbollistė qė aktivizohen me ekipet e kampionatit shqiptar, tė cilėt sė bashku kanė marrė vendimin pėr tė bojkotuar ekipin kombėtar qė po pėrgatitet pėr ndeshjet eliminatore tė Kampionatit Europian tė Basketbollit. Qė nė ditėn e parė tė grumbullimit tė ekipit kombėtar, basketbollistėt kanė kėrcėnuar me bojkot, nėse federata nuk do tė merrte vendimin pėr shpėrblimin e tyre. Por, duket se indiferenca e federatės, e justifikuar nė kėtė rast me faktin qė drejtuesit kryesorė tė saj janė mė pushime, i ka revoltuar sė tepėrmi ata, deri nė marrjen e kėtij vendimi, qė pėr vetė momentin e papėrshtatshėm, nė tė cilin merret, mund tė quhet "ekstrem".
    Vetė basketbollistėt shprehen se janė revoltuar pėr faktin se nga vetė federata kishin marrė premtimin qė shpėrblimet e tyre do tė jepeshin qė javėn e shkuar, por me sa duket, ata nuk kanė mundur tė suportojnė situatėn e krijuar, ndaj dhe vendimi pėr tė bojkotuar seancėn stėrvitore ka qenė i pashmangshėm njė ditė pas pėrfundimit tė afatit tė fundit. Asnjė nga basketbollistėt nuk ka pranuar tė prononcohet publikisht pėr situatėn e krijuar, duke lėnė tė kuptohet se njė gjendje e tillė do tė vazhdojė dhe nė ditėt nė vijim. Aktualisht, kombėtarja e basketbollit nuk ėshtė nė aktivitet, deri sa tė kthehen nga pushimet drejtuesit e Federatės sė Basketbollit pėr t'i dhėnė zgjidhje kėtij problemi.
    Spiro Leka: Nuk kam nėnshkruar pėr ekipin kombėtar"
    Njė nga bashkėpunėtorėt mė tė afėrt tė trajnerit tė ekipit kombėtar, Spiro Leka, konfirmoi dje paradite, se ende nuk ka firmosur kontratėn me Federatėn e Basketbollit pėr postin e zv.trajnerit tė ekipit kombėtar. Ish-basketbollisti i skuadrės sė Partizanit, rreth viteve '85, i ėshtė bashkuar ekipit kombėtar tė dielėn nė mbrėmje. "Ende nuk kam vendosur, nėse do tė jem nė rolin e zv.trajnerit tė ekipit kombėtar. Pėr njė gjė tė tillė do tė vendos me datėn 18 gusht, kur tė zhvilloj dhe njė takim me presidentin e federatės sė basketbollit, Dritan Ēela. Nė kėtė takim do tė vendos nėse do tė nėnshkruaj apo jo kontratėn. Problemi nuk shtrohet qė tė firmos vetėm pėr kėto ndeshje, por kontrata, nėse do tė nėnshkruhet duhet tė jetė afatgjatė." Ish-basketbollisti i njohur, qė ėshtė nė prag tė nėnshkrimit tė kontratės, pėr tė qenė asistent me njė nga skuadrat italiane tė kampionatit superior A1 Lotomatica, shprehet se skuadra kombėtare duhej tė ishte grumbulluar mė shpejt, nė mėnyrė qė nė ndeshjet eliminatore tė arrinte formėn optimale.

    Asnjė miqėsore pėr ekipin kombėtar tė basketbollit
    Asnjė nga federatat homologe tė Greqisė, Turqisė dhe Maqedonisė nuk ka konfirmuar zhvillimin e njė miqėsoreje me ekipin tonė kombėtar qė po pėrgatitet pėr eliminatoret e Kampionatit Europian. Vetėm pak javė nga ndeshja e parė, e vlefshme pėr europianin e basketbollit, ekipi ynė kombėtar nuk do tė ketė asnjė mundėsi tė testojė veten. Pėr kėtė qėllim ka dėshtuar dhe udhėtimi i tyre drejt qytetit tė Pogradecit, i cili siē pat deklaruar dhe vetė trajneri Fagu, do tė bėhej vetėm nė rast se federata siguron njė ndeshje miqėsore. Sipas trajnerit tė skuadrės kombėtare, Arben Fagu, javėn e ardhshme, ekipi kombėtar mund tė niset nė qytetin e Durrėsit, aty ku do tė zhvillohet dhe ndeshja e parė e vlefshme pėr eliminatoret e europianit

    Sporti Shqiptar

  5. #5
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Kombėtarja, nis java e tė vėrtetave

    Pasi 2 javėsh pėrgatitje, ekipi kombėtar i basketbollit do tė pėrballet kėto ditė me mjaft dilema rreth sė ardhmes sė tij. E para ka tė bėjė me bojkotin e basketbollistėve, tė cilėt kanė caktuar 23 gushtin datėn e fundit tė pėrgjigjes nga ana e kryesisė sė plotėsimit tė kėrkesave tė tyre. Fillimisht, disa nga anėtarėt bėnė 1 ditė bojkot, por mė pas ata takuan presidentin e FSHB-sė, Dritan Ēelaj, i cili premtoi se do tė bėnte maksimumin qė tė plotėsoheshin kėrkesat e tyre. Kjo riktheu qetėsinė te kombėtarja dhe vazhdimin normal tė punės nga ana e stafit drejtues. Po kėtė javė pritet dhe pėrgjigjja pėrfundimtare e mbėrritjes apo jo nė ekipin kombėtar e basketbollistėve kosovarė, tė cilėt priten dita-ditės e qė ende nuk i janė bashkuar grupit ekzistues. Edmond Azemi mund tė jetė i pari qė tė vijė nė Tiranė (ndoshta qė sot), ndėrsa pjesa tjetėr mund t'i bashkohet ekipit nė Kosovė, nė turneun qė kombėtarja do tė zhvillojė atje nė fund tė kėsaj jave. Njė tjetėr dilemė do tė jetė paraqitja e ekipit tonė kombėtar nė ndeshjen miqėsore qė do tė zhvillojė mė 24 gusht nė Strugė, ku do tė luajė ndaj kombėtares maqedonase. Aty do tė shihet nga afėr puna e kryer gjatė kėtyre dy javėve si dhe do tė riparohen gabimet e vėrejtura.
    Pra, njė javė e ngjeshur pėr ekipin tonė kombėtar, qė pėrgatitet pėr tė pėrfaqėsim sa mė tė mirė nė eliminatoret e Kampionatit Europian "Spanjė 2007". Siē dihet, Shqipėria ndodhet nė grupin A tė divizionit B, ku rivalė tė kombėtares sė drejtuar nga trajneri Arben Fagu janė Bjellorusia, Sllovakia, Anglia dhe Holanda. Aktualisht, nėn drejtimit tė stafit tė kombėtares (Fagu-Leka-Shehu) janė 13 basketbollistė: Gerti Shima, Afrim Bilali, Sokol Kasmi, Dritan Mema, Vildan Mitku, Ardian Domi, Reinaldo Kacori, Erkand Karaj, Andrea Gjinaj, Erin Hasani, Orion Garo dhe Endrit Hysenagolli.

    Sporti Shqiptar

  6. #6
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Fagu: Tė pretendojmė pėr fitore nė fushėn tonė

    Kanė kaluar disa ditė nga starti i fazės pėrgatitore tė ekipit kombėtar nė basketboll pėr meshkuj, qė nė shtator do tė marrė pjesė nė eliminatoret e kampionatit europian, Divizioni B. Sė bashku me kuqezinjtė, nė grupin A janė edhe Bjellorusia (do tė luajmė nė Durrės mė 6 shtator), Sllovakia (do tė luajmė jashtė fushe mė 9 shtator). Anglia (do tė luajmė nė Durrės mė 13 shtator) dhe Holanda (do tė luajmė jashtė fushe mė 16 shtator). Trajneri i ekipit kombėtar, Arben Fagu, tashmė ka pėrcaktuar edhe stafin e tij, ku pranė kombėtares ndodhen edhe Bujar Shehu nė rolin e drejtorit teknik dhe Pirro Leka nė rolin e ndihmėstrajnerit. Ndėrsa nė stėrvitje aktualisht ndodhen 12 basketbollistė qė aktivizohen nė kampionatin tonė, por qė pritet t'u shtohen edhe lojtarėt qė aktivizohen nė Kosovė. Pėr "Sportin shqiptar", trajneri Arben Fagu jep detajet e punės sė kryer dhe objektivat pėr europianin.
    - Ka pėrfunduar java e parė e pėrgatitjes sė ekipit kombėtar. Ēfarė gjendjeje gjetėt te skuadra dhe si duket ajo tashmė, pas punės sė kryer gjatė kėsaj periudhe?
    - Pas njė pushimi 2-mujor tė lojtarėve tė kombėtares gjendja e tyre linte pėr tė dėshiruar, ku vetėm dy lojtarė morėn notėn mjaftueshėm. Kjo ėshtė njė pikė e dobėt e ekipit kombėtar e mosplanifikimit tė njė pune gjithėvjetore apo disavjeēare. Ne do tė pėrpiqemi gjatė kėsaj periudhe qė gjėrat t'i vėmė nė vendin e duhur, nė mėnyrė qė ekipi kombėtar tė jetė njė institucion i rėndėsishėm i federatės, ku ne tė vijmė dhe tė pėrfaqėsojmė ngjyrat e ekipit tonė dhe mbi tė gjitha tė rritim nivelin e basketbollit shqiptar. Problemi i gjendjes ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe ne jemi pėrpjekur tė mirorganizojmė punėn qė tė zhvillojmė njė fazė pėrgatitore sa mė efikase, pasi koha ėshtė e pamjaftueshme. Ndėrkohė qė duhet punuar edhe pėr problemet tekniko-taktike, qė janė shumė tė rėndėsishme, tė harmonizojmė veprimet nė grup dhe tė arrijmė nivelin mė tė mirė fizik tė mundshėm. Pėr kėtė periudhė qė ne flasim jam i kėnaqur nga impenjimi i djemve, ndonėse kushtet dhe organizimi nga ana e FSHB-sė ka pasur probleme.
    - Pėrbėrja e kombėtares ende nuk ėshtė e plotė, ku mungojnė lojtarėt kosovarė. Sa ka ndikuar kjo nė pėrgatitjen e ekipit?
    - Mungesa e tyre ka ndikuar shumė, pasi ata janė pėrfshirė edhe nė planifikimin qė ne si staf drejtues kemi bėrė pėr kombėtaren. Ata janė lojtarė qė luajnė rol tė rėndėsishėm nė aktivitetin e ekipit kombėtar, ndaj ne jemi pėrpjekur tė vonohemi pak nė veprimtarinė sulmuese, ku gjėrat duhet tė konkretizohen dhe tė kuptohen mirė nga tė gjithė. Ne jemi pėrpjekur qė tė paktėn kėta lojtarė qė ndodhen aktualisht tė jenė nė gjendje qė tė kuptojnė filizofinė e lojės qė duam tė ndėrtojmė. Natyrisht, hap pas hapi edhe strategjinė e lojės qė do tė pėrdorim nė eliminatoret e europianit.
    - Pas njė mungese 2-vjeēare rikthehet nė kombėtare Dritan Mema. Njė lojtar me pėrvojė dhe me grintė si dhe njė lider. Mos ndoshta kėto gjėra kanė munguar dhe ekipi ka nevojė pėr njė lojtar tė tillė?
    - Duhet tė vlerėsojmė faktin qė Mema ėshtė njė nga lojtarėt kryesorė tė kampionatit shqiptar dhe gėzon personalitetin e tij. Unė mendoj se ai vazhdon tė jetė i rėndėsishėm pėr ekipin kombėtar dhe dėshira e kėmbėngulja e tij ėshtė vėrtet pėr t'u admiruar, ky ėshtė njė shembull edhe pėr kėta lojtarė tė rinj. Gjithashtu, unė mendoj se ai ėshtė i rėndėsishėm jo vetėm nė planin tekniko-taktik, por edhe atė psikologjik, ndaj prania e tij ėshtė e rėndėsishme.
    - Ende asnjė ndeshje miqėsore e zhvilluar. Sa e shqetėson ky fakt trajnerin e njė kombėtareje?
    - Nė fakt, kishim planifikuar qė mė 16 gusht (dje) tė bėnim njė miqėsore tė parė, pėr tė parė nga afėr dobėsitė qė kemi, ēfarė mund tė rregullojmė nė periudhėn e mbetur. Por grumbullimi nisi me tė papritura, nė pėrgatitjen e lojtarėve, organizimin e punės, caktimin e trajnerit, thirrjen e lojtarėve me vonesė etj. Janė disa probleme qė po pėrpiqemi t'i anashkalojmė, jo sepse nuk janė tė rėndėsishme, pėrkundrazi. Por ne i kemi vėnė objektiv vetes qė tė bėjmė mė tė mirėn e mundshme nė kėto ndeshje e mė pas tė ulemi dhe tė bisedojmė.
    - Rivalja e parė ėshtė Bjellorusia, me tė cilėn kemi humbur 2 herė nė edicionin e fundit. Ēfarė masash do tė merren ndaj kėtij ekipi si dhe ndaj kundėrshtarėve tė tjerė?
    - Kemi zhvilluar dy ndeshje me Bjellorusinė, nė tė parėn humbėm me 7 pikė nė minutat e fundit nė Tiranė, ndėrsa tjetra qe njė humbje e thellė me 58 pikė jashtė fushės sonė, ku ka brenda dhe problematikat e udhėtimit. Mendoj se skuadra nė ndeshjet nė fushėn tonė duhet tė ketė pretendime, tė pėrpiqemi qė jo vetėm tė japim maksimumin tonė, por edhe tė pretendojmė. Sporti ėshtė i tillė qė, nėse pėrpiqesh tė bėsh mė tė mirėn tėnde, edhe mund t'ia arrish qėllimit qė tė fitosh. Njė humbje e thellė si ajo ndaj Bjellorusisė ėshtė demoralizuese, por unė kam besim te dėshira e skuadrės, gatishmėria e saj. Ne kemi lojtarė me karakter, qė mund tė arrijnė tė krijojnė kushtet pėr tė fituar.
    - Stėrvitja ka pasur edhe njė ngėrē gjatė kėsaj jave, bojkotin e lojtarėve pėr probleme tė mbartura. Si do ta vlerėsonit kėtė fakt?
    - Ėshtė e vėrtetė qė kėto ditė ekipi ka pasur disa shqetėsime tė mbartura qė nga Kupa e Promocionit. Natyrisht, ēdo lojtar i ekipit kombėtar duhet tė fitojė statusin e tij, ku tė ketė tė drejtat dhe detyrimet qė i takojnė. Kjo do tė sillte njė seriozitet edhe mė tė madh nė ekip dhe nė kėrkesat qė do tė ketė edhe federata ndaj ekipit. Gjithashtu duhet parė edhe statusi i ekipit kombėtar, pėr detyrimet reciproke mes palėve pjesėmarrėse, tė federatės, klubeve, shtetit, lojtarėve, pasi bėhet fjalė pėr ekipin kombėtar.

    Kombėtarja, miqėsore me Maqedoninė mė 24 gusht
    Pas shumė pėrpjekjesh ėshtė arritur qė mė datėn 24 gusht kombėtarja e basketbollit tė zhvillojė njė ndeshje miqėsore me pėrfaqėsuesen e Maqedonisė. Ky takim do tė zhvillohet nė Strugė mė 24 gusht, por pritet qė kjo pėrballje tė pasohet edhe me ndonjė ndeshje tjetėr me ndonjė ekip maqedonas. Gjithashtu, nė projektet e kombėtares mund tė hyjė edhe njė turne 3-4 ditor nė Kosovė dhe ndonjė ndeshje e mundshme me ekipet kryesore tė kėtij kampionati. Kėto janė ende nė kuadrin e planifikimeve dhe e vetmja gjė e sigurt pėr momentin ėshtė miqėsorja e 24 gushtit ndaj kombėtares maqedonase. Ky ėshtė testi i parė i kuqezinjve nė prag tė eliminatoreve tė europianit 2007.

    Sporti Shqiptar

  7. #7
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Java II Kalendari dhe rezultatet

    7 Tetor DJE

    Meshkuj

    Studenti Elbasani 78 72

    Femra

    Studenti Elbasani 92 57

    SOT

    Meshkuj

    Valbona Teuta ora 11:00

    Gjyqtare: Hasnjoku, Shqevi

    Dinamo Skenderbeu ora 15:00

    Gjyqtare: Bardhi, Gokaj

    Pogradeci Tirana ora 13:00

    Gjyqtare: Greva, Alimehmeti

    Shkodra B Vllaznia ora 17:00

    Gjyqtare: Shundi, Dumba

    Apolonia Flamurtari ora 11:00

    Gjyqtare: Cici, Shaqiri

    Femra

    Tirana Apolonia ora 17:00

    Gjyqtare: Koci, Hoxhaj

    Permeti Flamurtari ora 12:00

    Gjyqtare: O.Kasmi, Shaqiri

    Mati Luftetari ora 11:00

    Gjyqtare: A.Kasmi,Lazimi

    Skenderbeu DHL ora 12:00

    Gjyqtare: Bekteshi,Hallaraj

  8. #8
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Valbona “mbyt” dinamovitet
    15 Tetor Valbona Dinamo 82 67


    (25 13, 26 18, 17 19, 14 17)

    Valbona: Bilali, Stevovic, Berisha, Pejic, Mitku/ Skonja, Gjonaj, E.Ismeti, Llazani, Ivezaj, Tr. A.Muhametaj

    Dinamo: Serbo, Domi, Adhamidhi, Profka, Ndoja/Saliaga, Cane, Jakova, Ceni, Gjini, Tr. E. Carcani

    Gjyqtare: A.Greva, D.Bardhi

    Kur ka perfunduar takimi mes dy rivaleve te basketit shqiptar te ketij sezoni, Valbona e Dinamo, nga kampionet listen e pikeshenueve me te mire e kryesonte Afrim Bilali me 29 pike, i ndjekur nga Stevovic e Pejic, perkatesisht me 14 dhe 13 pike secili. Nderkohe nga ekipi dinamovit kryesonte Cane me 18 pike dhe pas tij vinin Ndoja me 14 pike e Domi me 11 pike. Megjithate, edhe pse pritej qe te kishte shume rivalitet ne kete takim dhe parashikohej te ishte ndeshja me e forte e javes se trete te kampionatit kombetar, nuk ka ndodhur keshtu. Valbona e ka arritur fitoren pa u ngjitur deri ne shkallen maksimale te harxhimit te energjive. Ne peseshen e pare me te cilen kampionet e nisen lojen, kishin tre lojtare te huaj, dy malazezet Stevovic e Berisha dhe boshnjaku organizator Pejic, nderkohe qe shqiptare ishin kapiteni Afrim Bilali e Vildan Mitku, i cili, per arsye demtimi gjate periodes se dyte, u detyrua te ulej ne stol. E ne dhjete minutat e para, pas “perurimit” te bere nga Bilali me nje gjuajtje per dy pike, kampionet shenuan 25 pike, duke u dhene mundesi dinamoviteve te arrinin deri te pika 13. Me te njejtin ritem u zhvilluan edhe dhjete minutat e dyta, kur serish blute, edhe pse kerkonin te rivalizonin, nuk e arrinin dot atje ku duhej. Keshtu ne fund te pjeses se pare ne tabele ishin shifrat 51 31 ne favor te kampioneve. Gjithsesi, edhe pse ne minutat e pjeses se dyte pati “luhatje”, fati i lojes nuk ndryshoi dhe fitorja perfundimisht i takoi Valbones, 82 67.

  9. #9
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Teuta Partizani 96 104

    15 Tetor (17 25, 27 25, 29 30, 23 24)

    Teuta: Abrazhda, Aliaj, Imaj, Berberi, Dauti/ Fortuzi, Goxhi, Gjika, Cubaj, Luca, Tr. A.Terihati

    Partizani: Hysenagolli, Mema, Sota, Kuqo, Topi/ Daci, Isaku,Taleli, Xheka, Hysa, Tr. A.Fagu

    Gjyqtare: A.Kasmi, T.Hasnjoku

    Teuta kerkonte te sfidonte Partizanin ne fushen e saj, ndersa Partizani kerkonte te riparonte humbjen ndaj Tiranes. Perioda e pare nisi e shpejte dhe vendasit kryesuan deri ne 7 2. Me pas dy barazime 7 7, 11 11 dhe pas 5' Partizani mori kryesimin, duke mbyllur perioden e pare ne favor te tij 25 17. Ne te dyten rezistenca e durrsakeve rritet dhe ata e fitojne ate 27 25, duke e cuar rezultatin e pergjithshem te pjeses se pare, 50 44 per Partizanin. Ne fillim te periodes se trete Teuta shenon 6 pike, duke vene ne balance te plote lojen. Shtatlarti Hyesenagolli udhehoqi sulmin partizanas duke i dhene ekipit te tij nje avantazh prej 8 pikesh. Por Aliaj, Berberi, Goxhi, Dauti dhe Cubaj ishin ne nje dite te mire. Partizani kerkoi te mbaje inisiativen, nderkohe qe Teuta reagon duke shpresuar per kthimin e lojes ne favor te saj. Megjithate, te dy ekipet u dalluan per saktesi te larte ne gjuajtjet per tri pike. Ekipi udhetues kishte epersi ne shtatlartesi, element qe e shfrytezoi me sukses. Edhe perioda e katert ngjasoi me te tjerat. Partizani, duke e fituar ate 24 23, mbylli krejt takimin me shifrat 104 96. Duhet thene se takimi ishte i bukur dhe e ruajti interesin e te pranishmeve deri ne fund, por te dyja skuadrat dje bene nje paraqitje me te mire se ne sezonin e kaluar. Bujar Qesja

  10. #10
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Djemte e Avramit “dorepaprishur”
    14 Tetor Tirana Apolonia 107 67


    (31 15, 27 11, 29 20, 20 21)

    Tirana: Kasmi, Karaj, Begaj, Hasani, Fl.Ismeti/ Shehu, Vogli, Pashaj, Jani, Disha, Tr. R.Avrami

    Apolonia: Profka, Naci, Prifti, Qorraj, Gjylameti/ Furxhiu, Robaj, Stoja, Sauli, Kola, Tr. A.Kasa

    Gjyqtare: T.Hasnjoku, J.Gokaj

    Takimi i meshkujve Tirana Apolonia dje ne oren 17:00 ne sallen e lojrave “F.Hoti” ne kryeqytet ka hapur serine e ndeshjeve te javes se trete te kampionatit kombetar te basketbollit. Bardheblute ne kete ndeshje vinin pas dy fitoreve, ndersa fieraket pas nje humbjeje dhe nje fitoreje. Skuadra e Apolonise nuk mund te pretendonte te dyfishonte suksesin ndaj nje ekipi si Tirana, qe kete sezon duket se do te jete nder pretendentet kryesore per fitimin e trofeve, se bashku me kampionet dhe dinamovitet. Por takimi qe ka celur javen e trete eshte fituar lehtesisht nga lojtaret e trajnerit Roland Avrami. Qe ne minutat e para tekniku bardheblu ka aktivizuar me te miret e tij per te krijuar diferencen e nevojshme ne shenimin e pikeve dhe per te aktivizuar me tej edhe lojtaret e rinj. Keshtu titullaret: Kasmi, Erkand Karaj, Begaj, Hasani e Florian Ismeti kane ndjekur me perpikmeri udhezimet e teknikut duke justifikuar plotesisht besimin e tij. Nga ana tjeter tekniku i ri fierak, pasionanti Artur Kasa ka kerkuar te debutoje me dinjitet perballe nje skuadre me pervoje dhe elitare ne basketbollin shqiptar si Tirana. Peseshja ne perberje te se ciles fillimisht ishin: Profka, Naci, Prifti, Qorraj e Gjylameti dhane maksimumin, me deshiren per te arritur te paraqiteshin ne fushe si te barabarte. Loja e tyre pati nje ngritje niveli ne minutat e pjeses se dyte, sidomos ne dhjete minutat e periodes se katert, kur nga ana e bardhebluve u aktivizuan edhe lojtaret e stolit. Perfundimisht, kur gjyqtaret e takimit, Hasnjoku e Gokaj sinjalizuan fundin e ndeshjes, lojtaret e Tiranes kishin fiksuar ne tabele numrin e pikeve me tri shifra 107, tri pike me shume se ne ndeshjen e javes se dyte ne Pogradec, nderkohe qe fieraket kishin mbetur te distancuar me 40 pike.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23
  3. Kadare - "Kombi shqiptar nė prag tė mijevjeēarit tė tretė"
    Nga Eni nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-01-2004, 04:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •