Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 99
  1. #71
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi Muhammedin a.s dhe Pasuesit e Tij!

    Citim Postuar më parë nga kimi_te
    Mos paskeni dashur që udhheqësit e luftës të çesin pushkë hahahah,,mos sipas Jush edhe Xhorxh Bushi, Bin Ladeni....... qenkan në front
    I nderuar si menduat ju?

    Sipas kesaj qe thoni ju i bije qe Adem Jashari i cili ishte organizatori kryesore i luftes ne Kosove nuk esht dashur te luftoj dhe te sakrifikoj madje 60 antar te familjes edhe ate i pari??? Mendoni se ka be gabim? Mendoj se kur ka filluar lufta ne Tanushe ne vend te komandant Hoxhes pushken e par duhet ta kriste Ali Ahmeti ose hajde Ali Ahmeti perfaqsues politik ateher le te ishte Gezim Ostreni si nje perfaquses luftarak, por nuk ndodhi keshtu, ne kala ne vend te komandant Sokolit pushken e pare esht desht ta krise njeri nga ata qe sot kercnohet ne emer te UCK-se, ne Sllupçan ne vend te molla jakupit esht dasht te krise pushk Fazlia, Musa, Nazmia, Sadullai qe me at krisje e banen veten ministra, prej traktorit te ngarkum me kasht prej fushe kcyn e u ulen ne fotele ministri. Pse gjith kjo dredhi, pse gjith ky kontrast? Ata qe u desht me kris pushk nuk krisen po u futen neper ministri, kurse ata qe u desht te ulen neper vende te ministrive sepse e kishin merituar me djers lufte ata u lan ne fund te pusit.

    Mendoni se sot Ali Ahmeti mund te shitet dhe te fryhet sikur te ishte Adem Jashar? Mendoni se Ali Ahmeti meriton te rrespektohet si nje Profet?

    Jo i nderuar ju mund ti lani e ti pini ujin e rrjedhur neper kembet e tij per 100 euro por mendoj se mendja dhe logjika e shendoshe ndryshe duhet menduar e vepruar. Dakort qe i merni ato 100 euro po te pakten mos i mashtroni njerezit e pafajshem me ato iluzionet e juaja qe ua bejn Aliun Profet!

  2. #72
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi Muhammedin a.s dhe Pasuesit e Tij!

    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    Veton,

    Kete a duhet ta kuptoj se "teatralizmi neper rruget e Shkupit" (mjekrra,fustane, njerez me shkopinj ne dore sikur te ishin ne mes te sahares, dhune --o je me neve o je me armikun-- kaseta te all kaides ne bit pazar,flamure te all akses qe shiten neper tregje) eshte nje ideologji e pranuar nga ty dhe per te cilen ti po perpiqesh? Ketu rruget tona ndahen dhe une e luftoj kete mbrapshtesi deri ne pike te fundit. Populli shqiptar i takon kultures perendimore dhe per kete do te perpiqem deri ne fund. Ata qe vehten e shohim me afer Iranit dhe Afganistanit jane armiq te kombit dhe punojne per shkaterrimin e tij. Shkupin e ka mberthyer katrahura e mjekrrave tani e kane ne dore edhe komunen e Cairit dhe jane insitutcionalizuar por besoj se shpejti kjo gjendje do te ndryshoje pikerisht nga mijera si une qe tani jane ne defanzive sepse dhuna e komandanteve te logjistikes se BDI-se gjate ketyre 4-5 viteve ne fakt ua ka mbyllur gojen. Nuk mund te presim me e te shohim se si Shkupi po shendrrohet ne Xhalalabad ne mes te Evropes.Kjo eshte thike ne shpine per Kosoven dhe per Shqiperine dhe fitues jane vetem sllavet.
    I Nderuar,

    Do te doja qe fillimisht te kritikonit trafikun e madh te droges, prostitucionit dhe shferceve tjera qe behen ne Shkup pasi qe aq shum kujdeseni per te e pastaj nese ju mbetet kohe mund te merreni me ato probleme te cilat besoj se jan shum te vogla afer dukurive tjera negative qe i ka Shkupi.

    Shpresoj qe te jeni me i realt dhe i perpikt ne shkrimet tuaja te ardhshme dhe nuk do te krahasoni me shitjen e kasetave ne bit pazar ose leshimin e mjekrres nga dikush sepse ajo nuk ka ndonje rendesi te madhe.

    Sidomos juve si patriot nuk ju ka hije te flisni per mjekrrat e njerezve kur dini qe Heronjet me te medhenj ton kombetar kishin mjekrra si Skenderbeu e Adem Jashari.

    E shoh qe nuk e njihni Islamin aspak dhe ju keshilloj qe te lexoni me shum per Islam e te mos shpreheni prap ne ate menyre dhe te gaboni aq shum e mos lejoni vehten te mashtroheni me manipulime te kota qe i bejne shtetet e krishterizmit kunder Islamit.

    Ato qe ndegjoni nga te tjeret jan shpifje ju dhe tegjith ju te tjeret, eshte e njejte kur i thone terrorista atyre muxhahidave sikurse shkijet na thonin terrorista neve te UCK-se, eshte njejte te thoni se muxhahidat jan njerez pa ndjenja ashtu sikurse sllavet thonin se UCK-ja dhunonte femra shqiptare neper fshatrat e likoves dhe mbante me dhun popullaten aty kur dihet mire se popullata ka ndejt vullnetarisht dhe nuk esht be asnje dhunim perkundrazi UCK-ja u perkujdes per popullaten ne menyren me te ndershme dhe per qdo lavdate. Shpifjet jan be gjithmon neper luftra dhe do te behen, dhe mjer ata qe lejojn vehten te mashtrohen dhe nuk jan ne gjendje te shohin vet realitetin dhe te verteten.

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e kimi_te
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Postime
    100
    Z.Omari ju pyeta se a e dalloni Ju udhëheqsin e luftës nga luftari...mos e përzini një luftarë që për të gjith shqiptarët ka qen, është dhe do të mbetet legjendë...nuk marë njëqind euro se nuk shitem me para...meqë the në komentin drejtuar Shkupit "shkijet na thonin terrorista neve te UCK-se," qenkeni njeri i luftë pse kto patriota të PDSH-së nuk të emëronkan në ndonjë post, pse Lekës nuk i sigurojnë që të shkon në parlament a sjan këto dhe ty persona të dalur nga lufta? keni gjetur vendin e gabuar në qoftë se jeni PDSH..nga se ata janë personat që e nënvlerësojnë luftën njejtë sikur disa gjeneral maqedon që këtyre ditëve botuan librin "Lufta e vitit 2001"
    Bashkohen popuj të ndryshëm !Pse mos bashkohemi edhe ne kur jemi një Komb

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e mr.Hoti
    Anëtarësuar
    08-09-2006
    Vendndodhja
    Ilirid
    Postime
    43
    Ne maqedoni nuk ka persona apo aktivist te PDSH-s sepse ata nuk festuan fitoren e PDSH-s se PDSH nuk kishte fituar por ata festuan fitoren e VMROs dhe se disa ish-epror te UCK-es se bashku me shum komandant dhe ushtar te tjer i ngriten perpjet ata flamuj te cilet ne vitin 2001 u bartshin nga njesitet speciale te po kesaj qeverie dhe gjuajshin mbi ne me armatim te lloillojshem ku dhe na vran shoket tan vran familje civile si dhe plagosen shum te tjer keshtu qe sot keta trima thiren se jan kan ne luft ne vitin 2001 po tkishe qen ne luft nuk do ta bgrishe perpjet nje flamur i cili te vrau te plagosi arrestoi te beri 1001 te zez keshtu qe per fund ju pershendes te gjithve juve te VMRO Shqiptarskes.
    Shkau i ri e shkau i vjeter,
    Ska ma marveshje tjeter.

  5. #75
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    Per here te pare e ke sqaruar me detaje poziten tende.Tani pasiqe u deklarove publikisht mund te konsideroj mike ne debat ne lidhje me mjekrrat(qofshin wahab apo mahab)
    Jo bash… po nejse. Vetëm një koment shtesë për wahabistat shqiptar, që mos ta devijoj temën plotësisht… mendoj se janë komplet out of place & out of time!! Normalisht se të gjithë muslimanët janë vëllezër dhe duhet të përkujdesen për njëri tjetrin, qofshin kombe e fise të ndryshme, por asnjëherë të mos vejnë intereseat e një kombi tjetër musliman para atij të vetit, sepse fundja edhe ne jemi muslimanë. Muslimani fillimisht ka obligime ndaj vetes, familjes vet, far e fisit, popullit të vet, rrethi dhe shoqëria ku ai jeton… pastaj vijnë të tjerët!

    Logjikisht, nëse kontributi për një popull, vëllezër nga feja, dëmton dhe vështirëson gjendjen e popullit tone, që jemi të gjakut e të fesë, atëherë nuk është idrejtë! Në rastin tone, çdo “kontribut” për vëllezërit arab, në emër të islamit, do të na sjell neve në një situatë më të vështirë se të palestinezëve, sepse hijenat me të cilat kufizohemi nga të gjitha anët, mezi presin ta shkelim vijën e kuqe... Ku është e mira këtu???
    P.sh. e kuptojmë se shumë padrejtësi u bëhen palestinezëve, irakienëve, çtë them për Afganistanin dhe Çeçeninë, që për besë më vjen të qaj sa here që shikoj ndonjë imazh nga këto vende, por interesat e këtyre popujve nuk duhet vënë para interesave të popullit tone. Si guxon të rrezikohet gjendja e popullit tone, për të cilin askujt asnjëherë nuk i hanger palla? Pandaj nuk e aprovoj aspak naivitetin e disa bashkëkombasve tanë që mendojnë se kanë vizione largpamse, por nuk e shofin therrën që po u futet në sy!

    Sa i përket pozitës time, ashtu siç ka fillu të degjeneroj soji njerëzor dhe ashtu siç po shifen indikacionet e qarta sikur gjatë krizave para luftërave botërore, bota definitivisht është duke u ndarë në mysliman- jomysliman! Nëse vjen deri tek ajo pikë që duhet marrë anë, të siguroj se asnjëherë nuk do të jem në anën e qafirëve! Jeta ime, feja ime... janë të shenjta dhe nuk i përbuzi për asgjë në këtë botë! E shef çfarë deklarate kish bërë ai papush p*deri i vatikanit? Ai meriton me ja vu kryet n’cung!

    Ne anen tjeter sa i perket qendrimeve tona politike po shoh nje ndryshim/afrim.Deri tani jam marre me deshtimet e BDI-se dhe reperkusionet qe ka sjell "fotelashka politika" e ketij subjekti i dale nga "lufta clirimtare".Nuk do te hezitoj ta bej te njejten gje pas 100 diteve te qeverise se "djathte" edhe pse kam disa shkendija qe me thone futja qe tani,por te presim.
    Gjithsesi, afrim edhe atë çfarë se... tash kemi një emërues të përbashkët: rrenat e PDSH-së! Gjithsesi, take your time, por druaj se kjo pritja do të rezulton me një deja vu, si ajo e thënies “prit magar se mbin bar”, që e kemi përjetuar sa herë deri tani? sepse supozohet se PDSH-ja nuk ishte marr vesh as për arë e as për farë...

    Unë kam ngjit një kalendar të vogël këtu në shtëpizën e kompjuterit tim dhe po numëroj: 1, 2, 3, 4... çdo dite që ik do ti vej nga një x, deri te e 60-ta! Këtu të pres... dita kur kalorësi yt “simpatiku Thaçi” na ka premtuar Hënën dhe yjet në pëllëmbë! Jo se besoj se vërtet do të na ofroj diçka nga llapa-llapat e fushatës zgjedhore, po thjeshtë, dua ta shof deri ku mund të arrin hipokrizia njerëzore, megjithëse nuk dyshoj në pafytyrësinë e këtij njeriu- bishë! Dhe ha-ha, tjetra... “shpirti i opozitarit”, ta shof si “ndizet” ndaj rrenave të PDSH-së!! Ti mund të mos ndalesh fare tek e 60-ta dhe të fshehes pas 100 ditëshit, por siç thash dhe më herët, jo 100, as 100 000 nuk bëjnë derman, se vet e kemi hangër m.....

    Rrota po sillet, gjithashtu edhe akrepat...
    Selamet

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Feja eshte zgjedhje personale dhe kur ajo ngritet per qellime politike atehere e humb cdo arsye te saj sepse politika eshte e poshter dhe lavire e feja eshte fisnike/hyjnore dhe e cilter. Nuk eshte hera e pare qe cdo here kur atakohen keto "mjekrra" spejgimi del se po preket feja. Keto mjekrra shume kollaj e kane te luajne me ndjenjat e njerezve sepse kane marre si mburoje(shtit) ate qe me se paku duhet te jete--feja. Mjekrrat nuk jane islam mu ashtu si Ali Ahmeti nuk eshte UCK. Edhe Aliu luajti me simbolet me fisnike kombetare per perfitime fotelashe. Keto mjekrra e bejne te njejten pune por ata luajne me fene(dhe marrin nga 500 dollare amerikane te qafirit) dhe paramendo te dyte e perdorin simboliken kombi-feja.Hajde ti tash ngritu kunder tyre, o shpallesh tradhetar o qafir.

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Bota islame eshte ne krize te thelle dhe problemet nuk mund te zgjidhen nga jashte por nga brenda.Kjo krize po thellohet sepse ekziston nje konflikt i zjarrte por i heshtur mes qendrimeve liberale dhe atyreve te mbrapshta qe duan ta kthejne rroten kur ne vend te veturave kane ecur devat.Ky cunami ka arritur edhe tek ne dhe kjo tani po stimolohet ne cdo menyre sepse qendra e ketyre mbrapshtive nuk eshte diku ne arabi por ne Moske.Si eshte e mundur qe populli arab prej nje populli me te ngritur nder shekuj te bie ne nje situate aq te rende?Nuk mund te kete konflikt i boterave sic po thua ti por nese keshtu vazhdojne muslimanet do tia hane kryt njeri tjetrit.Vetem per nje nate ne Bagdad jane vrare mbi 140 persona.Muslimani e vret muslimanin kjo eshte ajo dhune,ajo "bote e re e paster" qe e predikojne keto mjekrra te mrapshta.

  8. #78
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Or shoç... le që nuk ja ke haberin situatës politike në hamisferën lindore, por as nuk e shef se me çfarë shpejtësie është nisur "treni" nga hemisfera perëndimore... 300 na sat!

    Si eshte e mundur qe populli arab prej nje populli me te ngritur nder shekuj te bie ne nje situate aq te rende?Nuk mund te kete konflikt i boterave sic po thua ti
    ???
    Hë de, si? Nuk ka konflikt civilizimesh, po KONFLIKT INTERESASH!!! Perëndimi i ka interesat e veta atje dhe po ua ha kokën muslimanëve.

    Vetem per nje nate ne Bagdad jane vrare mbi 140 persona.Muslimani e vret muslimanin kjo eshte ajo dhune,ajo "bote e re e paster" qe e predikojne keto mjekrra te mrapshta

    Nejse... u çlirua iraku! Ku preki bota e civilizuar perëndimore, çelën lulet... mos u bazo vetëm në lajmet shabllon, se ke me vdek injorant! Ku e di ti se kush po vret atje e kush është i vrari? Lol, thundra perëndimore shkatrron çfarëso që i del përpara, po qofshin edhe fëmijë e gra.

    Qysh fa jut kot he daj...

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    shoqja jone.Une fare mire e di se vriten musliman nga musliman.U mbush bota islame me misionar te vertete te islamit saqe domosdo duhet ti heqin qafen njeri tjetrit per te mbijetuar ai "i verteti".Vec mos me thuaj se kete e ben perendimi sepse nese eshte keshtu atehere keso "dhen" as ne kohen e gurit nuk kane ekzistuar. Natyrisht interesi per te mbijetuar i "verteti "vjen nga interesi ekonomik e tere kjo e ka krijuar kete mishmash.Fundja si dhe vet mua me dhimbsen por me se shumti me dhimbset populli im prandaj ne si shqiptar duhet te jemi vigjilent e te mos shkelim ne derrase te kalbur.Nese zgjedhja e tyre eshte vllavrasja atehere problemi i tyre e jo i imi.Une si shqiptar jetoj ne Evrope dhe duhet it pershtatem rrethit dhe interesit tim.

    Edhe nje gje.Veshtire se mund ti shikoj gjerat shabllon sepse koheve te fundit kemi mundesi ta percjellim edhe Al Jazzeiren ne gjuhen angleze.Ne te gjithe e kuptojme fare mire ku po rrin lepuri por ceshtja eshte nese duam ta pranojme apo jo.Dikush nga ne ka fuqi te brendshme ta thote troq ate, e dikush frigohet nga mburoja se mos valle po hyn ne hak fese, e dikush e ka mision te mos e pranoje realitetin sepse ky realitet eshte synimi i tij/saj.

    Sa i perket Irakut atje e di fare mire se Sadami ka vra musliman me ton.Ka helmuar qytete te tera por lirine qe ua sollen perendimoret ngeci diku ne kete mishmash interesash sektare.E njejta edhe me Avganistanin.Ne rastin tone(Kosoves)lirine qe na e sollen amerikanet ne ditem ta mbajme dhe te kemi konsiderate prandaj miku mund te jete edhe i fese tjeter e armiku i fese tende dhe krejt kjo puna e "paprekshmerise dhe solidaritetit islam" me duket "gola voda".
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shkupi : 18-09-2006 më 10:24

  10. #80
    In God I trust Maska e fjollat
    Anëtarësuar
    15-02-2005
    Vendndodhja
    Para shfaqjes së hitlerit
    Postime
    1,085
    Citim Postuar më parë nga Shkupi
    shoqja jone.Une fare mire e di se vriten musliman nga musliman.U mbush bota islame me misionar te vertete te islamit saqe domosdo duhet ti heqin qafen njeri tjetrit per te mbijetuar ai "i verteti".Vec mos me thuaj se kete e ben perendimi sepse nese eshte keshtu atehere keso "dhen" as ne kohen e gurit nuk kane ekzistuar. Natyrisht interesi per te mbijetuar i "verteti "vjen nga interesi ekonomik e tere kjo e ka krijuar kete mishmash.Fundja si dhe vet mua me dhimbsen por me se shumti me dhimbset populli im prandaj ne si shqiptar duhet te jemi vigjilent e te mos shkelim ne derrase te kalbur.Nese zgjedhja e tyre eshte vllavrasja atehere problemi i tyre e jo i imi.Une si shqiptar jetoj ne Evrope dhe duhet it pershtatem rrethit dhe interesit tim.

    Edhe nje gje.Veshtire se mund ti shikoj gjerat shabllon sepse koheve te fundit kemi mundesi ta percjellim edhe Al Jazzeiren ne gjuhen angleze.Ne te gjithe e kuptojme fare mire ku po rrin lepuri por ceshtja eshte nese duam ta pranojme apo jo.Dikush nga ne ka fuqi te brendshme ta thote troq ate, e dikush frigohet nga mburoja se mos valle po hyn ne hak fese, e dikush e ka mision te mos e pranoje realitetin sepse ky realitet eshte synimi i tij/saj.

    Sa i perket Irakut atje e di fare mire se Sadami ka vra musliman me ton.Ka helmuar qytete te tera por lirine qe ua sollen perendimoret ngeci diku ne kete mishmash interesash sektare.E njejta edhe me Avganistanin.Ne rastin tone(Kosoves)lirine qe na e sollen amerikanet ne ditem ta mbajme dhe te kemi konsiderate prandaj miku mund te jete edhe i fese tjeter e armiku i fese tende dhe krejt kjo puna e "paprekshmerise dhe solidaritetit islam" me duket "gola voda".
    Shok i jem. Pa u thellu më në këtë devijim të temës, një mendim, thjeshtë nga një këndvështrim i imi: para disa ditëve (maksimum një javë), në Al jazeera kishin emituar një inçizim 45 minutsh të Al kaidës, ku bin ladeni kishte dhënë info rreth përgatitjes dhe eksekutimit të sulmit 11 shtatorit! A të shkon në mend ndonjë ide se pse? A thua bin ladeni duhet ti bën alibi bushit, kur tashmë ka shumë e shumë spekulime se vetë shtëpia e bardhë e ka përgatitur atë sulm se i nevoiteshin pretekste për ti bërë rrëmujat që i bëri? Jo kushtimisht duhet të jetë i drejtë mendimi im, por për të besuar në budallëqet e bushit, duhet me qenë budall.

    Vetëm një pytje, pse u fut amerika në irak? Jo për gjë, po nganjëherë më le përshtypjen se je më katolik se papa.

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Frika nga deshtimi, ministrat e Berishes, ne krye te listes
    Nga ai_shoku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 18:22
  2. PDSH promovon ministrat e rinj në qeverinë e Maqedonisë
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 09:14
  3. Ministrat e financave të Shqipërisë
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 23:31
  4. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •