Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 99
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ilirjan Beqiri,

    kandidat për ministër i Kulturës

    Ilirjan Beqiri, kandidat për Ministër i Kulturës, është i lindur më 5 mars të vitit 1968 në Tetovë. Ka diplomuar në Fakultetin e Artit, dega pikturë në Universitetin e Tetovës në vitin 1998, ndërsa ka magjistruar në vitin 2002 në Universitetin e Prishtinës.
    Në vitet 1998-2002 ishte asistent në Fakultetin e Artit, ndërsa nga viti 2002-2005 edhe profesor në fakultetin e njëjtë.
    Beqiri ka realizuar më shumë ekspozita individuale dhe në grupe në Maqedoni dhe në fqinjësi, ndërsa ka marrë pjesë edhe në disa koloni të artit.
    Beqiri flet serbisht, turqisht dhe anglisht.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Imer Aliu,

    kandidat për ministër i Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror

    Imer Aliu, kandidati për ministër i Mejdisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror, ka lindur më 26 mars 1977 në fshatin Sllatinë.
    Ka diplomuar në Fakultetin Jurudik pranë Universitetit të Evropës Juglindore të Tetovës.
    Në vitin 2004 dhe 2005 ishte koordinator i Qendrës informative në komunën Tearcë.
    Nga viti 2005 është zëdhënës i PDSH-së dhe anëtar i Kryesisë qendrore të partisë.
    Aliu flet anglishten
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #23
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ymer Selmani,

    kandidat për zëvendkryeministër dhe ministër i Shëndetësisë

    Ymer Selmani, Ymer Selmani, kandidat për zëvendëskryeministër dhe ministër i Shëndetësisë, është i lindur në Shkup më 20 shkurt të vitit 1968. Jeton në fshatin Shishevë.
    Selmani nga viti 2003 është nënkryetar i PDSH-së. Në këtë vend vije pasi që nga në vitet 2001-2003 ishte kryetar i degës partiake për Sarajin.
    Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit Shën Cirili dhe Metodi në Shkup.
    Selmani nga viti 1993 merret me biznes me vaj motorash dhe autopjesë. Në vitin 2000 u zgjodh kryetar i Komunës së Sarajit, ndërsa në zgjedhjet vendore në vitin 2005 është rizgjedhur në këtë pozicion.
    Selmani nga viti 2002 deri në vitin 2005 ishte nënkryetar i Bashkësisë së Njësiteve të Pushtetit Vendor.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #24
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kush janë mandatari dhe ministrat në kabinetin e ri?



    Biografia e mandatarit Nikolla Gruevski

    Mandatari Nikolla Gruevski ka lindur më 31 gusht të vitit 1970 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetitn ekonomik - Prilep pranë Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" të Manastirit në vitin 1994.
    Kryetar i VMRO-DPMNE-së është zgjedhur në maj të vitit 2003, nga funksioni nënëkryetar i partisë. Ishte deputet në Parlamentin e Maqedonisë në përbërjen paraprake nga shtatori i vitit 2002 deri në gusht të vitit 2006.
    Në periudhën dhjetor 1999 - shtator 2002 Gruevski ishte ministër i Financave në Qeverinë e Lubço Georgievskit. Paraprakisht nga viti 1998-1999, ishte ministër pa protofol dhe ministër i Tregtisë, si dhe guvernator i Maqedonisë në Bankën Botërore dhe në Bankën Evropiane për Përtëritje dhe Zhvillim. Kryetar i Komisionit shtetëror të letrave me vlerë ishte nga vitit 2000 deri në vitin 2002.
    Flet anglisht, ndërsa njohuri ka edhe të gjuhëve frënge dhe gjermane.
    Në periudhën kur ishte ministër i Financave i RM-së ka lidhur marrëveshje tregtare dhe marrëveshje për tregti të lirë me mbi 30 shtete. Në vitin 2003 u angazhua si këshilltar i ministrit të Finacave të Serbisë përmes projektit të USAID-it për forcimin e kapacitetit të Ministrisë serbe të Financave dhe bartjen e përvojave të vendeve në tranzicion në Serbi. Nga viti 2005 është nënkryetar i Këshillit euroatlantik të Maqedonisë.





    Zoran Stavrevski,
    kandidat për ministër pa resor për çështje ekonomike

    Zoran Stavrevski në qeverinë e re është propozuar për ministër pa resor për çështje Ekonomike.
    Ka diplomuar në Fakultetin ekonomik në Shkup në vitin 1987, ndërsa ka magjistruar në vitin 1997 me temë "Zgjedhja e strategjisë optimale monetare dhe instrumente - rasti i RM-së", në Universitetin e Shkupit.
    Në qeverinë e re vjen nga Banka Botërore, ku prej shkurtit të vitit 2006 është ekonomist udhëheqës për politika zhvillimore në sektorin e Politikave operative dhe shërbime për vendet anëtare.



    Gabriella Konevska-Trajkovska,
    kandidate për ministre pa resor, e ngarkuar për eurointegrimet

    Gabriella Konevska-Trajkovska, kandidate për ministre pa resor, e ngarkuar për eurointegrimet, është e lindur më 29 maj të vitit 1971 në Shkup.
    Ka diplomuar drejtësinë në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup, pranë Universitetit Shën Cirili dhe Metodi, ku edhe i ka përfunduar studimet postdiplomike. Ka specializuar drejtësinë e Bashkimit Evropian, si dhe drejtësinë ndërkombëtare të KB-së.
    Konevska-Trajkovska flet anglisht, frëngjisht dhe rumunisht, ndërsa ka njohuri edhe të gjermanishtes dhe greqishtes.
    Në kabinetin e ri qeveritar vije nga organizata joqeveritare për luftë kundër korrupsionit Transparenca Maqedoni. Paraprakish ka punuar si këshilltar personal i koordiantorit special të Paktit të Stabiltetit dhe koordinator i Nismës SEKI, Erhard Busek. Konevska ishte ligjëruese në Universitetin "Nju-Jork" në Shkup në fushën e drejtësisë së BE-së, si dhe shefe e misionit ndërkombëtar në Bukuresht, pranë Paktit të Stabilitetit - Sekretariati për luftë kundër krimit të organizuar, si dhe drejtoreshë e qendrës rajonale për luftë kundër krimit të organizuar në Bukuresht, pranë nismës SEKI.
    Është e martuar dhe ka një fëmijë.




    Zhivko Jankullovski,
    kandidat për ministër pa resor, i ngarkuar për bujqësi dhe arsim

    Zhivko Jankullovski është kandidat për ministër pa resor, i ngarkuar për bujqësi dhe arsim.
    Ka lindur në vitin 1956 në Aldanci të Krushevës. është doktor për shkencat bujqësore. Ka diplomuar në Fakultetin e bujqësisë pranë Universitetit Shën Cirili dhe Metodi në Shkup. Ka specializuar në fushën e bujqësisë në Francë dhe SHBA.
    Ka punuar si afarist në më shumë vende të punës, ndërsa ishte edhe deputet në Kuvendin e RM-së në vitet 1994-1998.




    Llazar Elenovski,

    kandidat për ministër i Mbrojtjes

    Llazar Elenovski, kandidat për ministër i Mbrojtjes, është i lindur më 19 mars të vitit 1971 në Shkup. Ka Diplomuar në Fakultetin ekonomik në Shkup, pranë Universitett Shën Cirili dhe Metodi, ku edhe është në studime postdiplomike nga fusha e Zhvillimit ekonomik dhe financave ndërkombëtare.
    Nga marsi i vitit 2001 deri në dhjetor të vitit 2005 e ka ushtruar funksionin sekretar i përgjithshëm i Klubit euroatlantik të Maqedonisë, ndërsa në dhjetor të vitit të njëjtë është zgjedhur kryetar i Këshillit euroatlantik të Maqedonisë, anëtar i Asociacionit Atlantik.
    Është themelues i OJQ-së Europjanët e rinj për siguri - Maqedoni në vitin 1995.
    Flet shqip, anglisht, serbisht dhe kroatisht. Është i martuar dhe baba i një fëmije.




    Gordana Jankullovska,
    kandidate për ministre e Punëve të Brendshme

    Gordana Jankullovska, kandidate për ministre e Punëve të Brendshme, është e lindur në Ohër, më 12 tetor të vitit 1975.
    Ka diplomuar në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi në fakultetin juridik në Shkup në vitin 1999, ndërsa ka magjistruar në vitin 2003 në University of Kent, Canerbury, Britani të Madhe në drejtimin e Drejta ndërkombëtare komeraciale me temë Rreziqet normative dhe investimet e huaja në Kent Law School.
    Në qershor të vitit 2004 Fakulteti juridik pranë Universitetit në Kent ia ndau çmimin për arritje të posaçme në fushën e drejtësissë.
    Në periudhën prej 1999 deri në vitin 2000 punon si juriste në sektorin privat, ndërsa nga viti 2000-2002 si këshilltare shtetërore në Ministrinë e Financave, ku në periudhën e njëjtë ishte edhe shefe e kabinetit të ministrit.
    Jankullovska ishte sekretare shtetërore e VMRO-DPMNE-së nga shtatori i vitit 2004 deri në propozimin e saj ministre e Punëve të Brendshme.
    Jankullovska flet anglishten.




    Mihajllo Manevski,
    kandidat për ministër i Drejtësisë

    Mihajllo Manevski, kanadidat për ministër i Drejtësisë, ka lindur më 26 dhjetor në vitin 1937 në fshatin Bashino, komuna e Velesit.
    Ka diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup në vitin 1960. Në Prokurorinë publike të Republikës së Maqedonisë punon 28 vite. Ka qenë zëvendësprokurori publik i Rrethit të Shtipit, prokuror publik në Prokurorinë Themelore publike në Veles, ndërsa prej vitit 1966 deri në vitin 1976 ka qenë zëvendës i Prokurorit publik i Qarkut në Shkup. Prej vitit 1976 deri në vitin 1984 ka punuar si zëvendës i prokurorit publik i Republikës së Maqedonisë. Prej vitit 1984 deri në vitin 1986 ka qenë kryetar i Gjykatës së Qarkut në Shkup.
    Në vitin 1986 është zgjedhur për anëtar në Këshillin Ekzekutiv i Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Jurisprudencës dhe Drejtorisë. Funksionin e ka kryer deri në vitin 1991.
    Prej vitit 1994 deri në vitin 2000 ka qenë këshilltar në Qeveri, ndërsa në vitin 2000 është emëruar për zëvendës të prokurorit publik i Maqedonisë. Në vitin 2002 është zgjedhur për anëtar në Komisionin Shtetëror për pengimin e korrupsionit, ndërsa në dhjetor të vitit 2005 është zgjedhur edhe për kryetar të tij.
    Manevski ka punuar në përgaditjen e një numri të madh të akteve ligjore dhe nënligjore nga fusha e legjislaturës, të drejtës ndëshkuese, krimit financiar dhe korrupsionit dhe në trupa punuese për përgaditjen e amandamenteve të përcaktimeve kushtetuese. Ka marrë pjesë në disa konferenca ndërkombëtare lidhur me çështjen e krimit të organizuar, veçanërisht të krimit financiar dhe korrupsionit.




    Antonio Milloshovski,
    kandidat për ministër i Punëve të Jashtme

    Kandidati për shef i diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshovski ka lindur më 29 janar të vitit 1976 në Tetovë. Anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE.
    Ka dipmomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup në vitin 1999. Në vitin 2002 ka përfunduar sitdimet pasuniversitare për eurointegrim pranë Universitetit Fridrih Uilhelm në Bon, Gjermani.
    Nga prilli i vitit 2005 deri në gusht të 2006 ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në Institutin e shkencave politike pranë Universitit Gerhard Merkator në Duisburg, Gjermani, ku momentalish mbron doktoratën për shkenca politike.
    Në vitin 1999 dhe vitin 2000 ka qenë shef i Kabinetit të nënkryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ndërsa në periudhën maj 2000 shtator 2001 zëdhënës i Qeverisë. Nga viti 1997-1998 ishte edhe nënkryetar i Unionit të forcave rinore të VMRO-DPMNE-së.
    Në kuadër të aktivireteve shopërore një periudhë të caktuar ishte kolumnist në Dnevnik dhe Utrinski vesnik. Ka marrë pjesë në disa trajnime të organizuara nga institucione ndërkombëtare arsimore. Është themelues i Shoqatës së qytetarëve Forumi euratlantik rinor me seli në Shkup.
    Është i martuar. Milloshovski flet anglisht dhe gjermanisht.





    Lupço Meshkov,
    kandidat për ministër i Punës dhe Politikës Sociale

    Lupço Meshkov, kandidat për ministër i Punës dhe Politikës Sociale, është i lindur në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin juridik në Universitetin Shën Cirili dhe Metodi, në Shkup.
    Karrierën profesionale e ka realizuar në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë-Shkup, ku është i punësuar nga viti 1973 dhe ka kryer më shumë funksione udhëheqëse dhe këshilldhënëse, ndërsa në periudhën 2000-2002 ishte edhe drejtor i përgjithshëm i Fondit.
    Deputet nga radhët e Partisë Liberale të Maqedonisë ishte në përbërjen parlamebntare në vitet 1994-1998, në 2002-2006 dhe në manditin e fituar në zgjedhjet e fundit.
    Meshkov është anëtar i kryesisë së Shoqatës së sportistvëve "Vardar".
    Flet anglishten. Është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.




    Trajko Slaveski,
    kandidat për ministër i Financave

    Trajko Slaveski, kandidat për ministër i Financave, ka lindur në Ohër në vitin 1960. Prej muajit maj të vitit 2003 është anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ndërsa prej muajit maj të vitit 2005 është zgjedhur për nënkryetar të partisë.
    Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit Shën Cirili dhe Metodi në Shkup në vitin 1983, si student më i mirë i gjeneratës. Në fakultetin e njëjtë ka magjistruar dhe doktoruar në vitin 1988 dhe 1997, ndërsa sot është profesor dhe ligjëron "makroekonomi" dhe "rregullacion shtetëror". Studimet pasdiplomike i ka vazhduar edhe në Universitetin shtetëror të Kalifornisë në Çiko, SHBA (1986/87) dhe në Universitetin Harvard (1989/90).
    Është autor ose bashkëautor i pesë librave dhe të një numri të madh të shkrimeve, të publikuara në vend dhe në vendet e huaja, në fushën e privatizimit, ristruktuimit ekonomik, rritjes ekonomike dhe zhvillimit, funksioneve ekonomike dhe sociale të shtetit, etj.
    Është i martuar dhe është baba i dy fëmijëve, flet anglisht, ndërsa i përdor edhe gjuhët që fliten në vendet fqinje.





    Vera Rafajllovska,
    kandidat për ministre e Ekonomisë

    Vera Rafajllovska, kandidate për ministre e Ekonomisë, e lindur më 25 shkurt të vitit 1947. Ka diplomuar në fakultetin ekonomik pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" në Manastir.
    Ekspert për tatime, kontabilitet, financa dhe revizion. Ajo është drejtoreshë-partnere, revizore dhe vlerësuese e autorizuar në "Rafajlovski konsalting" SHPK - Shkup, ku është edhe kryeredaktore në "Reprezent dhe praktikum tatimor", revistë për kontabilitet, financa, revizion dhe tatime.
    Në karierën e saj profesionale ka qenë zëvendësdrejtoreshë në Qendrën ekonomike në Shkup dhe këshilltare për çështje ekonomike e drejtorit të përgjithshëm të NP "Komunalec".





    Aco Spasenovski,

    kandidat për ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

    Aco Spasenovski, kandidat për ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, është i lindur më 31 mars të vitit 1969 në Kërçovë.
    Ka diplomuar në Fakultetin e bujqësisë në Shkup, në vitin 1994, në degën e blegtorisë. Pas diplomimit deri në vitin 1996 ka poseduar qumshtore. ka punuar në kompani dhe në disa projekte si konsultant për fermeri dhe bujqësi, ndërsa nga viti 2002 është drejtor i ndërmarrjes "Garnti Fond".
    Spasenoski nga viti 2001 është nënkryetar i OJQ Qendra për Nxitjen e Zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.
    Spasenoski është i martuar dhe është baba i tre fëmijëve. Flet shqip dhe anglisht.

    Mile Janakievski,
    kandidat për ministër i Transportit dhe Lidhjeve

    Kandidati për ministër i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski është lindur më 18 shtator të vitit 1978.
    Ka diplomuar menaxhment dhe biznes-administratë në Kolexhin amerikan në Selanik në vitin 2001.
    Janakievski është drejtor i përgjithshëm i NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup prej gushtit të vitit 2005.
    Prej gjuhëve të huaja flet gjuhën greke dhe angleze.





    Zoran Konjanovski,
    kandidat për ministër i Pushtetit Vendor

    Zoran Konjanovski, kandidat për ministër i Pushtetit Vendor, ka lindur më 3 mars të vitit 1967 në Manastir. Aktivist i VMRO-DPMNE-së është nga vitit 1993. Ka kryer më shumë funksione në Komitetin komunal partiak të Manastirit,ndërsa nga vitit 2005 është edhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së.
    Ka diplomuar në Fakultetin makinerik pranë Universitetit Shën Klimenti i Ohrit në Manastir në vitin 1992.
    Nga qershori i vitit 1999 është punësuar në NP "Strezhevo"-Manastir si inxhinjer përgjes për mirëmbajtjen e pajisjes hidromekanike.
    Konjanovski kryetar i Këshillit të Komunës së Manastirit është zgjedhur në vitin 2005.



    Gligor Tashkoviq,
    kandidat për ministër pa resor për tërheqjen e investimeve të huaja

    Gligor Tashkoviq në qeverinë e re është propozuar për kandidat për ministër pa resor, i ngarkuar për tërheqjen e investimeve të huaja.
    Ka përvojë ndërkombëtare afariste mbi 15 vjeçare në më shumë se dhjetë degë industriale në 20 shtete. Ka diplomuar Drejtësinë, Shoqërinë dhe Informatikën në Universitetin Kornel, të SHBA-së, në vitin 1987, ku në vitin 1991 edhe magjistroi - menaxhimin në Fakultetin e menaxhmentit.
    Nga viti 1994 deri më sot është dejtor dhe nënkryetar ekzekutiv i AMBOS-s për marrëdhënie me qeveritë, financuesit, kompanitë e naftës dhe me mediumet, për Uashingonin, Brukselin, Shkupin, Tiranën dhe Sofjen, lidhur me zhvillimin dhe financimin e naftësjellësit transbllkanik, me vlerë prej 1,5 miliardë dollarë amerikanë.
    Ishte konsultant i projekteve dhe në funksione udhëheqëse për strategji korporative dhe zhvillim, si dhe për mbulim medial në sektorin e shërbimeve financiare, telekomunikimeve, aviacionit, sigurimit, shpedicionit, patundshmërive, industisë së naftës dhe pajisjes medicinale.
    Nga gjuhët e huaja flet anglishten, frëngjishten, ndërsa ka njohuri të japonishtes, spanjishtes dhe bullgarishtes.




    Vele Samak,
    kandidat për ministër pa resor për tërheqjen e investimeve të huaja

    Vele Samak, kandidat për ministër pa resor, i obliguar për tërheqjen e investime të huaja.
    Ka diplomuar ekonomi në Universitetin në Çikago. Ka magjistrual në fushën e biznes administratës në shkollën Varton pranë Universitetit të Pensilvanisë.
    Në kabinetin e ri qeveritar vjen nga Korporata Majkrosoft. Paraprakisht ka punuar si nënkryetar në Global Quantitative Research Group (GQR), grupacion me të ardhura prej mbi 120 milionë dollarë amerikanë, ku përdor hulumtime dhe teknologji me qëllim që të mundësojë zgjidhje për investime strategjike të investitorëve.
    Është sekretar i Shoqatës maqedono-amerikane. Flet anglisht, serbisht, kroatisht dhe gjermanisht.



    Adnan Qahil,
    kandidar për ministër pa resor

    Adnan Qahil në qeverinë e re është propozuar për ministër pa resor.
    I lindur në vitin 1960 në Shkup. Ka diplomuar në Fakultetin kimik pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" dhe është para mbrojtjes së disertimin doktorik pranë FNM - Shkup.
    Ka punuar si arsimtar i fizikës në SHF "Tefejuz" - Shkup, inxhinier kryesor në OHIS, profesor i kimisë në gjimnazin Josip Broz Tito, profesor në Fakultetin Pedagogjik në Shkup. Prej vitit 1998 deri në vitin 2000 ka qenë ministër pa resor në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së, ndërsa prej vitit 2000-2002 ka qenë këshilltar i kryetarit të Qeverisë.
    Flet turqisht, maqedonisht, anglisht dhe shqip.
    Është kryetar i Partisë për Lëvizjen e turqve në Maqedoni.
    Lobi
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara
    Kjo eshte tallje me ne Shqiptaret, po te ishin partite tona ashtu si duhet te ishin ne me 29 Deputete do loznim nga ndonje vend ne bregdetin e bukur Shqiptar me Gruevskin si te donim, do ti paraqitnim programe dhe kerkesa te sakta ne radhe te pare kerkesat do te ishin Kombetare pra Realizim total i Marveshjes se Ohrit, edhe do te kerkonim Ministrite qe na duhen si psh. Min e Finansave se nga kjo min. behet punesimi i Shqiptareve, Transportin, Ekonomine, Banke Shqiptare Urgjent se shume Lek qe vine nga Mergimtaret tane perfundojne ne xhepat e Shkaut), pra eshte e domosdoshme UNITETI brenda Shqiptare, Ne patjeter e kemi te bashkohemi se perndryshe nuk mundet tia arijme qellimit te percare, keshtu te percare do luajn me ne, pse ta lejojme kete ne, a aq naiva jemi, ku ngeli Krenaria jone si Popull?


    Cudi sa lot krokodili po derdhen.Nuk e kam te qarte vetem nje gje.Pse gjate kohes se BDI-se kur kjo parti kishte pushtet absolut ne nivel lokal dhe vendor dhe ishte parti e dale nga lufta clirimtare nuk erdhi deri te implementimi i ketyre gjerave qe thua.Pse kjo parti nuk e shfrytezoi voten e forte qe e kishte dhe mandatin qe ja dha populli shqiptar per ti kry punet.Tani flasim "momente kyqe historike" e askush nuk mendohet mire cka ndodhi me 2002-2006.Sa i perket "kontrabandisteve" te PDSH-se ne cdo shoqeri normale lihen se paku 100 dite qe njerezit te tregohen.Madje edhe opozita socialiste ne Shqiperi ja dha kete hapesire Sali Berishes.Durim pak dhe gjerat do te shihen shume shpejte.

  6. #26
    Shkupi ne shkrimin tim nuk dershet asnje pike loti per BDI-ne por per Shqiptaret e percare .
    Ne secilen periudhe eshte dashur te jene unik Shqiptaret per interesa madhore, pa llogaritur se cila parti ka qene ne pushtet .
    Si duket hendeku sa me shume shkon duke u hapur e jo duke u afruar, gati u vrame Shqiptar me Shqiptar , kete s'ma kapen mendja .

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    tigrimelara.Ne periudhen 2002-2006 ishte BDI ajo e cila e kishte pushtetin absolut brendashqiptar prandaj relativizime te tipit "shqiptare te percare" ne kohen kur kjo parti nuk arriti te hyje ne pushtet me duket me shume patetike sesa nje realitet.Shqiptaret e Maqedonise nuk jane te percare prej 2006 por qe moti sepse lezetin e vllades tashme shume prej tyre e kane shijuar posacerisht kuadrot dinake te PPD-se qe si kameleona i ndryshonin ngjyrat. Kur nje parti e luftes e idealit kombetar arriti te gjunjezohet para shkaut cka prej prej tjereve.Une e dij se prej porsches ne fiqe nuk shkon por kjo duhet disi te kaperdihet sepse kur e kishin porschen nuk ja futnin askujt e tani vajtojne per te.

  8. #28
    Shkupi ti flasish per gjera te vogla , interesa dhe interesxhi , ke te drejte , por une aspak nuk e kam fjalen aty , por eshte e drejta jote te mendosh ashtu si mendon .
    Do te te tregoje nje gje , ne kohen e Ldhjes se Prizrenit kane mare pjese 300 delegate dhe ne votime per Autonomine e Shqiperise nen Perendorine Osmane kane votuar 130 delegate kurse tjeret kane votuar per mbetjen e Shqiperise nen Perendorine Osmoane , une ne vitete 94 - 96 beja nje krahasim te mes PPD se se atehershme dhe PPDSH se dhe e dija pse Abdyl Frasheri me shoke vendosi te kape armet , shume here edhe ne biseda theksoja se ja Fara e Tradhetarve akoma egziston , me vone me pjesmarjen e PPDSH se ne zgjedhje lokale ku ndarja teritorjale e atehershme per pamje nga sot eshte qesharake dhe e pa besueshme dhe me vone me hapat e ndermare me hyrjen ne Qeveri ne 89- ashtu sy hyri , edhe me vone nese shohim ne kohe si duhet sindromin e percarjes nder Shqiptaret ne Maqedoni e solli PDSH ja , sindromin e sharjeve dhe fyerjeve ne politike e solli PDSH , sindromin e Anarkise dhe sjelljes Banditeske te njerezve fudull e solli po ashtu PDSH ja , po ashtu PDSH ja vazhdon qe me INATE dhe Sharje fyerje te beje fushate elektorale edhe perkunder mentalitetit te Shqiptarve ne Maqedoni te njohur si me te butet nder Shqiptare , dhe nje gje e dije shume mire se PDSH ja gjithmone ka vjedhur vota se kete e kam bere une per ate , edhe ne zgjedhjet e fundit kete e ka bere qe ariti 11 deputete se perndryshe nuk do kishte me shume se 9 . Njoh mire Organizimin dhe aftesite Organizative te PDSH
    se se kam qene pjese e atij organizimi , njoh mire sindromin e Larjes se TRURIT qe perdore Menduh Thaci pasi qe edhe une kam qene pjese e atij Truri .

    Une jame larguar nga PDSHja fill pas fitores se zgjedhjeve Lokale 96 / 97 (Janar) pasi konstatova se aty nuk ka asnje lloj Patriotizmi , une i perkraha ata duke menduar se ata do ta Bojkotojne Shtetin Maqedon, ata do na dergojne drejt Lirise e Bashkimit Popullin Shqiptare .
    Tani a eshte Lufta e 2001 Tradheti , kur lufta as qe u zhvillua pasi qe ajo u ndalua nga Nderkombetaret ne momentin qe kishte filluar dhe i detyruan palet te bejne Kancenzus , gje qe eshte i pa Pranushem dhe qe nuk e rendit Shqiptarin e BARABARTE . Une them se Lufta ne 2001 ishte vetem nje DEMO VERSION i asaj se cfare mund te ndodhe , edhe ndoshta mund te ndodhe pasi qe si duket Maqedonasit se kane kuptuar lojen .

    Nuk di cka me shtyri te shkruaj kete
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tigrimelara : 30-08-2006 më 16:54

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758
    Se cka ndodhi me 2001 akoma nuk kemi pergjigje.Degjova se kallashat mbreme kishin bere kerdi ne carshine e Shkupit. Sindromi "kallash" erdhi fill pas "clirimit" te vitit 2001.Qe nga ajo kohe e deri tani ne "liri" vetem ne Shkup jane vrare mbi 200 shqiptar.Sindromin "komandant i logjistikes" ne fakt eshte e arritur e luftes clirimtare dhe lirise qe na e solli z.Ali. Ai tani ne opozite e ka edhe me veshtire ta zgjedh kete problem prandaj ofron vazhdimin e dhunes (luftes per liri lexo karrige) nepermjet reparteve te pakontrolluara te komandanteve te rruges.Qysh na e solli dhunen ai duhet edhe ta pastroje ate nese deshiron te njihet nga historia si njeri i madh perndryshe mbetet asgje me shume vetem se nje personazh epizodik dhe negativ i historise sone te dhimbshme dhe plot me komandanta te logjistikes e patriota te castit.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    [QUOTE=Shkupi]Se cka ndodhi me 2001 akoma nuk kemi pergjigje.Degjova se kallashat mbreme kishin bere kerdi ne carshine e Shkupit. Sindromi "kallash" erdhi fill pas "clirimit" te vitit 2001.Qe nga ajo kohe e deri tani ne "liri" vetem ne Shkup jane vrare mbi 200 shqiptar.Sindromin "komandant i logjistikes" ne fakt eshte e arritur e luftes clirimtare dhe lirise qe na e solli z.Ali.QUOTE]

    Nuk e dine ngase nuk je pjesemarres, nuk e dine ngase nuk e ke shpirtin e perveluar, nuk e dine ngase je shqipfoles.

    Se cka ndodhi ne 2001 po ta them une:

    1. Gjenerata qe perjetoi 2001 eshte gjenerata me fatlume ne Iliride, Dardani dhe ..., Jemi me te nderuar se Jusuf Gervalla, Kadri Zeka, Nuhi Berisha, Rexhe Malaj, Bardhoshi, mesues Metushi, ... sepse keta emra dhe shume te tjere si ta kete dite vetem e enderuan, kurse dora e armikut e shoqeruar dhe ndihmuar edhe nga shqiptare i vrane ne Gjermani. OK. Na u dha rasti qe neve si shqiptare ku do qe jemi dhe kudo qe jetojme me 2001 e enderuam, e inicuam, e organizuam, e filluam, e shoqeruam, u rreshtuam, e perfunduam dhe deshi Zoti edhe e manifestuam ngase luftes nuk i dihet, ka pase mundesi e kthehemi edhe te turperuar.
    Merite e UÇK-se eshte pershpejtimi dhe finalizimi i statusit te Kosoves, miqesia me Amerikanet dhe intereset e perbashketa ne "lojrat ballkanike", ndryshimi i kushtetutes dhe deklarata e prizrenit e perkrahur nga: Ali Ahmeti, Imer Imeri dhe Arben Xhaferi.
    Ajo qe ndodhi ne 2001 nuk eshte vetem merite e UÇK-se, por eshte sukses dhe merite e mbare kombit.
    Me mire me takon te them: pergjigjen e vertet e dine Zoti dhe ua leme historianeve ta thone te veten.

    Deshmoret nuk vdesin - por i vdekur eshte ai qe haron deshmoret
    LAVDI
    urtësia

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Frika nga deshtimi, ministrat e Berishes, ne krye te listes
    Nga ai_shoku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 18:22
  2. PDSH promovon ministrat e rinj në qeverinë e Maqedonisë
    Nga babadimri në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 09:14
  3. Ministrat e financave të Shqipërisë
    Nga CEZARND në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-08-2005, 23:31
  4. Ministrat e Drejtesise se Ballkanit mblidhen ne Tirane
    Nga StormAngel në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2004, 20:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •