BB: Shqiptarėve u ka “ikur truri”
20/12/2010
Ard Kola
Gazeta Shqip
Raporti: Nė 20 vjet emigruan mbi 40 % e stafit tė universiteteve tė vendit
Zhvillimi ekonomik i njė vendi nuk mund tė realizohet i plotė nė rast se mungon aftėsia profesionale e stafeve nė universitete publike apo private. Nė disa raporte ndėrkombėtare pranohet fakti se Shqipėria nuk mund tė ecė pėrpara vetėm pėrmes politikave nxitėse tė investimeve dhe uljes sė taksave, por duke i kushtuar vėmendje edhe arsimit. Njė raport tronditės i Bankės Botėrore, referuar sondazheve tė kryera nė vitin 2008, tregon qartė se mungesa e kushteve ekonomike, indiferenca e treguar nga shteti dhe mosplotėsimi si duhet i nevojave pėr tė pasur njė ambient tė pėrshtatshėm arsimi dhe kėrkimi shkencor, kanė detyruar stafet e universiteteve tė emigrojnė nė vende tė ndryshme. E thėnė ndryshe, mbi 40% e stafeve nė universitete ose “truri” i njė kombi, ka emigruar pėr kushte mė tė mira. BB-ja vė nė dukje disa mangėsi tė sistemit arsimor, qė nxitėn arsimtarėt tė largohen nga vendi i tyre, ndėrsa sugjeron marrjen e masave. “Gjatė periudhės midis viteve 1990 dhe 2008, rreth 40.6% e stafit tė universiteteve publike dhe institucioneve kėrkimore emigroi jashtė Shqipėrisė. Madhėsia dhe intensiteti i kėtij fenomeni ėshtė kaq i lartė, saqė ekspertėt e huaj e pėrcaktojnė Shqipėrinė si njė nga vendet me ‘nivelin mė tė lartė tė emigrimit tė trurit nė botė’”, - thuhet nė raportin e fundit tė publikuar nga BB-ja. Nė shumė institucione shqiptare, emigrimi preku pjesėn mė dinamike dhe elitare tė stafeve akademike dhe kėrkimore tė Shqipėrisė. Tė dhėnat tregojnė se universiteti shtetėror dhe institucionet kėrkimore tė Tiranės, sidomos ato qė lidhen me shkencat natyrore, inxhinierinė, fizikėn bėrthamore dhe artet, ishin mė tė prekurat. “Shumica e emigrantėve nga kėto institucione ishin tė gjinisė mashkullore ((59.4%), nė moshė relativisht tė re (35 vjeē) dhe, nė dallim me modelet e emigrimit nė masė, ata emigruan pėrmes rrugėve tė ligjshme dhe me familjet e tyre”, - thuhet nė raport. Gjithashtu, tė larguarit kishin mesatarisht 8 vite eksperiencė pune nė institucionet kėrkimore/universitetet, dhe 43% e tyre kishin pėrfunduar specializime jashtė shtetit. Sipas Bankės, problemi nuk ėshtė thjesht humbja e kapitalit njerėzor, por edhe dobėsimi i kapacitetit pėr trajnimin e brezave tė rinj.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Edvin83 : 20-12-2010 mė 09:54
Jam dakord me Edvinin, ata qe kane dicka ne dore, jane mire keshtu, nuk i duhen gjembat kembes, shkopinjte rrotave, etj![]()
Cdo gje eshte relative...
25 PRI 2011
Pal, ėshtė kohė e maskarenjve kjo!
Nga Mentor Kikia
Marrė nga Gazeta Shqip
Nė dhjetėra tryeza ku diskutohet e ardhmja e vendit, i kemi dėgjuar politikanėt tanė, nė pushtet e apo jashtė tij, ti ftojnė tė rinjtė qė kanė studiuar e jetuar jashtė, qė tė kthehen nė Shqipėri, tė punojnė kėtu, tė japin pėrvojėn e tyre dhe tė kontribuojnė nė ndėrtimin e atdheut tonė tė pėrbashkėt. Kėto ftesa mund ti kenė joshur shumė persona tė mendojnė realisht se mund tė japin ndihmėn e tyre nė vendin e tyre dhe realisht ne besojmė se vetėm tė gjithė bashkė e me pėrkushtim, ne mund ta ēojmė vendin tonė mė pėrpara.
Por, pas katėr vitesh, Pal Ēoku nuk mendon mė kėshtu. Pasi jetoi dhjetė vjet nė Firence, ai u kthye nė fshatin e tij, nė Ulzė. Kishte ide tė mira dhe i kėrkoi Partisė Demokratike ta kandidonte pėr kryetar tė komunės, ku edhe fitoi. E kam njohur Palin, ndėrsa vinte pranė televizionit Top Channel dhe na tregonte njė tufė me harta.
-Ky ėshtė plani i rregullimit tė territorit tė komunės. Kemi pėrcaktuar tė gjithė zonėn ku duhet tė ndėrtohet, ēfarė mund tė ndėrtohet dhe si do tė ndėrtohet.
Pali kėrkonte ndihmė pėr realizimin e projekteve, ajo qė nė gjuhėn politike quhet lobim. Ndėrkohė qė qytetet e mėdha, pėrfshirė edhe vetė kryeqytetin, ishin shndėrruar nė xhungla tė mbjella me pallate monstruoze dhe ku shesheve publike u ishte shpallur luftė, njė komunė kishte arritur tė bėnte njė plan rregullues.
Ulza ėshtė sot njė komunė qė ia vlen tė vizitohet, ėshtė njė pikė turistike e mrekullueshme. Njė fshat i kėndshėm, i shtrirė buzė liqenit tė hidrocentralit tė Ulzės. Ėshtė njė fshat qė ka rrugė tė shtruara, ka njė qendėr urbane, me kalldrėme, trotuare, vendparkim pėr makinat, ka shatėrvan (ėshtė e vetmja qendėr nė Shqipėri ku ka njė shatėrvan qė funksionon), ka stola, lulishte dhe disa ndėrtesa publike vėrtet tė mrekullueshme. Ulza ėshtė sot e vetmja, ose tė paktėn ndėr tė vetmet njėsi vendore qė ujėrat e zeza i filtron para se ti hedhė nė liqen, ėshtė komuna e vetme ku uji i pijshėm faturohet me aparat matės nė ēdo shtėpi dhe paguhet rregullisht. Ulza ėshtė e vetmja komunė qė i ka ndarė pyjet pėr ēdo familje dhe ka hartuar kontrata me banorėt, tė cilėve u ndalohet prerja, por u jepet pėr mirėmbajtje.
Kryetari i ri i komunės, veprimin e parė qė bėri ishte tė pastronte qendrėn e fshatit nga derrat qė bashkėjetonin me njerėzit. Mė pas ai u gjend nė njė mbledhje tė Fondit Shqiptar tė Zhvillimit me tė gjithė kryetarėt e komunave. Kur u pyetėn se ēfarė kėrkonin, shumica prej tyre thanė nė kor: Para, duam para. Ndėrsa Pali kėrkoi njė plan rregullimi. Pastaj mbi atė plan ai kėrkoi mbėshtetjen e projekteve. 230 mijė dollarė iu dhanė pėr ujėrat e zeza e tė bardha, pastaj 530 mijė dollarė pėr rehabilitimin e sė gjithė qendrės sė komunės. Kėto investime nuk u bėnė me fondin e komunės, as fondet e qeverisė, por me paratė e donatorėve, duke aplikuar dhe fituar projekte.
Ai rindėrtoi edhe njė kishė, ose me saktė e ndėrtoi atė. Njerėzit e fshatit u ftuan dhe pranuan tė punojnė nė mėnyrė vullnetare dhe e ndėrtuan kishėn e shkatėrruar. Sot aty murgeshat u mėsojnė vajzave si tė gatuajnė, tė qepin rroba e tė bėhen tė zonjat e vetes.
Nė katėr vjet, njė djalė qė erdhi nga jashtė, njė fshat qė qelbej erė e bėri njė vend plot hijeshi. Por ēfarė ndodhi tani? Atė nuk e kandiduan mė. Sot nė garėn elektorale janė futur qindra kandidatė komunash e bashkish nė tėrė vendin dhe shumė prej tyre janė duke kėrkuar mandatet e treta, tė katėrta e madje edhe tė pestat. Shumė kanė qenė me PD-nė, pastaj u bėnė me PS-nė, pastaj me LSI-nė dhe sėrish me PD-nė, vetėm e vetėm qė tė sigurojnė rikandidimin. Dhe janė mes tyre edhe ata qė janė tėrėsisht pėrgjegjės pėr shkatėrrimin total tė zonave qė drejtojnė. Nga bregdeti nė mal, komunat po kėrkojnė tė riqeverisnin njerėz qė kanė futur nė tapitė e tyre toka pafund dhe i shesin si tua kishte lėnė babai. Kryetarė komunash qė kanė shkatėrruar infrastrukturėn (komunat qė rrethojnė Tiranėn janė njė shembull i kėsaj maskarade) kėrkojnė sėrish votat dhe prezantohen sot nga kryetarėt e partive si shembuj tė suksesit. Nuk ka aty as plan rregullues, as kanalizime ujėrash tė zeza, pa pretenduar filtrimin e tyre. Nė Ersekė e komunat e saj, rikandidojnė ata njerėz qė janė pėrgjegjės pėr shkatėrrimin e parqeve kombėtare, ata qė kanė nėn administrim pyjet dhe nėn pronėsi sharrat qė po i masakrojnė kėto pyje. Pushteti vendor ėshtė mbushur me tregtarė tokash e trojesh, biznesmenė, sekserė e matrapazė qė paguajnė pėr tė marrė kandidimin e paguajnė sėrish pėr tė marrė votat.
Unė personalisht e kam parė atė vend dhe jam mrekulluar nga dėshira dhe idetė e njė njeriu pėr tė punuar. Do tė doja tė kishte shumė si Pali, tė kishte shumė komuna si Ulza. Por pėrse nuk e rikandidoi Partia Demokratike Palin dhe pėrse Partia Socialiste nuk ia ofroi vendin, sikurse veproi me disa matrapazė tė tjerė qė nė ēdo mandat ndryshojnė parti?
E telefonova dhe e pyeta se ēfarė mendonte ai pėr kėtė spostim.
-E para, unė prita nė zyrėn time Edi Ramėn kur ai vizitoi komunėn tonė njė vit mė parė dhe kjo nuk u mirėprit fare nga partia ime. Dhe e dyta, unė kundėrshtova me forcė, derisa nuk e lejova tė hapej njė gurore nė komunė, e cila do tė shkatėrronte njė zonė pyjore. Prapa kėtij biznesi mendoj qė janė njerėz tė partisė sime.
Dy arsye shumė madhore pėr ti dhėnė fund karrierės nė njė vend si Shqipėria jonė. Qė tė jesh kryetar komune duhet tė jesh njė militant deri nė verbėri, i gatshėm tė paguash para pėr ta mbajtur vendin dhe po kaq i gatshėm tė marrėsh edhe armėn pėr partinė. Qė tė jesh kryetar komune duhet tė shesėsh interesat e njerėzve qė tė votojnė pėr hir tė interesave tė atyre qė vendosin pėr politikėn e madhe dhe fatin e vetė kryetarit. Duhet tu nėnshtrohesh interesave tė kompanive tė deputetėve e ministrave, tė cilėt nuk pyesin as pėr kosto komunitare, as pėr kosto mjedisore e as pėr kosto njerėzore.
Pal, ti e ndėrtove fshatin tėnd dhe e bėre piktoresk. Jam i bindur se do tė bėje edhe mė shumė, pa pritur kacidhet e qeverisė dhe pa i shpėrdoruar paratė e donatorėve tė huaj pėr ndėrtimin e shtėpive tė tua, siē ndodh nė qytetet tona tė mėdha. Por ti dhe tė tjerė si ti, jeni tė parakohshėm kėtu. Ėshtė kohė e dinozaurėve kjo, ėshtė kohė e maskarenjve.
Duan tė largohen nga Shqipėria
YLLKA LEZO | 25/04/2011 |Shekulli
Njė nga 6 mijė shqiptarėt qė pritet tė largohen kėtė vjeshtė pėr tė ndjekur studimet jashtė vendin ėshtė edhe Jona. Ajo ėshtė 18 vjeē, dhe pas tri muaj pėrfundon Maturėn Shtetėrore. Ashtu si mijėra maturantė tė tjerė ka vendosur tė ndjeke studimet nė Itali. Pėrse? "Sepse atje universitete janė mė tė mira dhe do tė kem mė shumė mundėsi studimi", - pėrgjigjet ajo.
Tė njėjtin argument japin edhe maturantė tė tjerė qė kanė zgjedhur njė universitet tė huaj pėr formimin e tyre. Pas mundėsive tė pakta tė punėsimit ne Shqipėri qėndron edhe njė tjetėr arsye ekonomia gjithmonė nė rėnie e vendit tonė dhe pamundėsia pėr tė bėrė njė jetė normale. Ėshtė e habitshme se si kėta 18 vjeēar gjykojnė me njė mendje tė ftohtė pėr tė ardhmen e tyre. Pėr kėtė vit akademik janė mė shumė se pesė mijė studentė qė do braktisin Shqipėrinė pėr tė ndėrtuar tė ardhmen e tyre nė njė vend tjetėr.
Dhe asnjė brain gain apo projekt tjetėr i qeverisė nuk do tė jetė nė gjendje qė ti rikthejė tė gjithė. "Kjo sepse njė kamerier nė Itali paguhet mė shumė se njė doktor nė Shqipėri" thotė Juliani, student nė vitin e fundit tė stomatologjisė nė universitetin e Genovas.
Eksperimenti
Mė 2004 ku u eksperimentua pėr herė tė parė me formulėn "Karta e Bolonjės", studentėve shqiptarė ju premtua se me kėtė diplomė do tė ishin tė favorizuar nė tregun evropian tė punės. Sot pas gati shtatė viteve pėrvojė dhe tre brezave tė diplomuar, ky premtim mbetet ende i paplotėsuar. Studentėt e Bolonjės shqiptare nuk po arrijnė tė ēajnė nė tregun e huaj, e pėr fat tė keq, as nė vendin e tyre nuk po u vlerėsohet diploma.
Thuajse njė herė nė vit MASH, nxjerr udhėzime e vendime pėr kualifikime tė mėtejshme qė duhen kryer pėr tė arritur standardet evropiane e sė fundmi nw listw wshtw shtuar edhe diploma e gjuhės anglezė nė programin e Masterit. E ndėrkohė qeveria vazhdon me tė njėjtin premtim tė para shtatė viteve . "Diploma Bachelor", ju hap dyert e botės. Ka njė pjesė tė mirė tė shqiptarėve qė nuk e kanė besuar asnjėherė kėtė "ėndėrr" dhe kanė preferuar njė universitet tė huaj, nė vend tė njė vendasi.
Ata prindėr qė kanė njė gjende ekonomike tė mirė, i dėrgojnė fėmijėt e tyre nė universitete prestigjioze, nė Francė, Angli e madje edhe pėrtej oqeanit, nė Amerikė. Me qėllimin e vetėm qė fėmijėt e tyre tė marrin edukimin e duhur e pėr tė pasur njė jetė mė tė mirė. E shpesh me shpresėn se fėmijėt e tyre do tė arrijnė tė integrohen nė vendin ku studiojnė.
Edukimi i huaj
Gjeografikisht kemi fatin tė jemi pranė njė prej vendeve me njė traditė tė vjetėr universitare, me Italinė. Ėshtė pikėrisht ky vendi qė ēdo vit merr rreth njė tė pestėn e maturantėve shqiptarė. Universitete Italiane, ashtu sikundėr ato Britanike apo Franceze, nuk kanė njė kuotė tė caktuar pėr pranimet e studentėve shqiptarė.
Kushdo mund tė aplikojė, e nė raste se plotėson kriteret mund tė fitojė tė drejtėn e studimit sė bashku me pėrfitimet qė vijnė prej saj. Gjatė dekadės sė fundit ėshtė rritur sė tepėrmi numri i studentėve shqiptarė qė preferojnė njė universitete tė huaj, dhe mė shumė akoma numri i atyre qė preferojnė universitete italiane.
Kėtė fenomen e ka pohuar edhe vetė kreu u diplomacisė italiane, Franko Fratini, i cili gjatė vizitės sė tij nė Shqipėri deklaroi se numri i studentėve shqiptarė nė Itali ishte rreth 20 mijė. Pėrse studentėt shqiptarė zgjedhin nw masw Italinė pėr tė studiuar? Arsyeja kryesore mbetet mbėshtetja qė ky vend u jep studentėve tė huaj.
Politikat qė universitete Italiane ndjekin kundrejt studentėve tė huaj (kėtu pėrfshihen edhe shqiptarėt) janė shumė lehtėsues. Kėtu pėrfshihen bursat tė cilat mbulojnė shpenzimet mujore dhe konviktet. Njė mbėshtetje qė nė Shqipėri nuk ekziston pasi kėtu konvikti duhet paguar me tė ardhurat personale, tarifa e shkollės e tė gjitha shpenzimet e tjera gjithashtu mbulohen po nga familja.
Eksodi
Ēdo vit nė tre konsullatat italiane nė Shqipėri, Tiranė, Vlorė e Shkodėr aplikojnė pėr tė ndjekur studimet nė Itali rreth pesė mijė maturantė. Njė numėr ky, jo i vogėl kur nė shkollat tona ēdo vit pėrfundojnė maturėn rreth 40 mijė maturantė. Gati 20 pėrqind e tyre i drejtohen universiteteve italiane, njė pjesė mė e vogėl rreth 4 pėr qind shpėrndahen nė universitete e tjera.
Ndėrsa pjesa tjetėr garon pėr nė universitete shqiptare, ku vetėm gjysma e tyre arrijnė tė fitojnė tė drejtėn e studimit. Ndonėse edhe universitet francez, angleze, gjermane, suedeze e tė gjithė vendeve tė tjera kanė programe tė caktuara pėr studentė e huaj, pėrsėri vendi mė i preferuar mbetet Italia. Sipas maturantėve tė pyetur nga "Shekulli", arsyeja kryesore ėshtė gjuha italiane.
Pothuajse tė gjithė janė familjarizuar me kėtė gjuhė qė nė fėmijėri dhe e kanė mė te lehtė pėr tė kuptuar dhe shkruar nė kėtė gjuhė, sesa nė tė tė tjera. Kėsaj i shtohet edhe afėrsia qė Italia ka me vendin tonė.
Janė mė tė pakėt nė numėr ata qė preferojnė tė ndjekin studimet nė Britani. Kėshtu sipas tė dhėnave tė ambasadės britanike nė tiranė, ēdo vit aplikojnė mesatarisht 150 kandidatė shqiptarė pėr programet e studimit dhe bursat qė ofron ky vend. Mė i vogėl ėshtė numri i aplikantėve nė Ambasadėn Franceze (rreth 100), kjo pėr shkak tė njė marrėdhėnie jo tė mirė qė kanė shqiptarėt me gjuhėn franceze.
Nė shifra edhe mė tė vogla numėrohen studentėt qė zgjedhin vende tė tjera, si Hollandė, Gjermania, Rumani e Suedi, rreth 300 nė total.
Bursat pasuniversitare qė do largojnė kėtė vit shqiptarėt
Greqi 2 bursa studimi
Itali 111 bursa studimi
Japoni 2 bursa doktorature
Bullgari 2 bursa studimi
Rusi 25 bursa studimi
Turqi 14 bursa studimi
Francė Stazh Mjekėsie numėr i pacaktuar
Malajzi 2 bursa studimi
Hungari numri i papėrcaktuar
Egjipt 20 bursa studimi
Un, Pavias Itali 3 bursa studimi
Shėnimet e redaktorit
Nė dhjetė vjet 20 mijė shqiptarė kanė preferuar universitetet Italiane pėr edukimin e tyre
Ēdo vit pranė konsullatave Italiane ne Shqipėri aplikojnė mesatarisht 5 mijė maturantė
Maturantėt zgjedhin universitete Italiane pėr shkak tė mundėsive mė tė mira ekonomike qė ofron vendi fqinj
Arber Zaimi
Gazeta Shqip
Eksportojmė trupa, importojmė tru
Nė terma njerėzorė, ne eksportojmė produktin mė tė lirė, trupin e papėrpunuar dhe importojmė produktin mė tė shtrenjtė, mendjen edhe dijen.
Qėllon shpesh qė shqiptarėt e rinj, shumica e atyre qė po jetojnė dekadėn e dytė a tė tretė tė jetės sė tyre e gjejnė veten para njė dileme shumė tė madhe: Tė shkojnė jashtė shtetit qė tė zhvillojnė potencialin e tyre fizik e shpirtėror, qė tė ndjekin talentet e vokacionet e tyre e qė tė mbėrrijnė njė mirėqenie ekonomike; apo tė rrinė nė atdhe, pranė njerėzve qė duan, pranė familjes sė tyre, pranė qytetit, apo shoqėrisė. Dilemė e dhimbshme kjo, pėr tė ardhmen individuale tė sakrifikosh tė ardhmen shoqėrore. Dilemė qė jo rrallė rezulton nė vendimin pėr tė braktisur qytetarinė si njė projekt i pėrbashkėt, e tė shkosh nė emigracion pėr tu pėrballur me procese tė integrimit individual, apo siē do tė quhej nė gjuhė sociologjike, procese tė tėhuajėsimit.
Shumė prej tė rinjve, thuajse tė gjithė ata qė e kanė mundėsinė financiare a familjare kanė zgjedhur tė ndjekin pikėrisht ndėrtimin e sė ardhmes individuale jashtė vendit, duke sakrifikuar tė ardhmen e pėrbashkėt kėtu.
Liria pėr tu larguar nga vendi fizikisht edhe si trup sot paraqitet nė fakt si kusht i domosdoshėm pėr sukses individual, pėr tu shquar shkruan Hysamedin Feraj te libri i tij E pafilozofuara. I njėjti autor rrėfen njė tė vėrtetė qė bie nė sy lehtė pėr kė ka sy: sukseset e shumicės sė shqiptarėve tė shquar, me tė cilėt ne mburremi, janė suksese tė kėtij lloji, suksese tė emigrantėve, suksese trupash tė eksportuar prej atdheut tė cilėt janė zhvilluar diku tjetėr, ia kanė shtuar vlerėn vetes nė struktura shtetėrore tė vendeve tė tjera, nė ushtri tė huaja, nė akademi tė huaja, nė industri tė huaja, nė ekipe sportive tė huaja apo nė skena tė huaja tė artit. Ne tė gjithė e njohim listėn me perandorė ilirė a shqiptarė tė perandorive romake e bizantine, tė gjithė i njohim aftėsitė administrative tė vezirėve e pashallarėve nė perandorinė osmane, tė gjithė e njohim aftėsinė luftarake tė shqiptarėve mercenarė nė ushtritė e erėndimit e tė Lindjes, ashtu siē njohim sot me dhjetėra shkencėtarė, sportistė, artistė, apo individė tė shquar nė fusha tė ndryshme. Thuajse tė gjithė janė shquar gjetiu, e jo nė atdheun e tyre qė i ka eksportuar nėse mund ta bėjmė kėtė metaforė i ka eksportuar si trupa, nė vlerėn e tyre minimale, i ka eksportuar si potencial tė pazhvilluar, duke i detyruar tė ikin qė tė zhvillohen diku tjetėr.
Sot Shqipėria e Kosova kanė qindra mijėra (ndoshta mbi njė milion) shtetas tė tyre (jo ish-shtetas, se numri rritet edhe mė shumė) qė jetojnė nė diasporė, apo nė emigracion. Jo tė gjithė janė individė tė shquar, shumica dėrrmuese e tyre janė eksportuar si krah pune. Punėtorė ndėrtimi, punėtorė transporti, punėtorė teknikė, nėpėr fabrika, nėpėr supermarkete tė Perėndimit. Gjithė kjo energji qė ėshtė duke kontribuar nė ndėrtimin e mirėqenies sė tyre individuale, nė tė njėjtėn kohė, madje mė shumė, kontribuon edhe nė mirėqenien kolektive tė vendeve ku janė. Natyrisht, pėr eksportimin e kėtyre trupave tė pazhvilluar, Kosova e merr njė ēmim, e ato janė remitancat. Pėr pasurinė mė tė madhe marrim ēmimin mė tė ulėt. Remitancat janė ēmimi mė i ulėt qė mund tė merrej pėr njė aset kaq tė rėndėsishėm saē janė njerėzit, pasuria mė e rėndėsishme qė kemi, siē thonė politikanėt.
Ndėrkohė qė ne eksportojmė studentė e punėtorė pėr shkak tė pamundėsisė strukturore, pėr shkak tė mungesės sė sistemeve arsimore, akademike, sportive, kulturore, artistike struktura tė domosdoshme qė njė organizim shoqėror tė quhet shtet ēfarė importojmė?
Importi kryesor i Shqipėrisė dhe i Kosovės, ēprej imponimit tė praktikave neoliberale, pra ēprej sundimit tė shtetit privat dhe bjerrjes sė shtetit publik, ka qenė truri. Ky ėshtė importi kryesor edhe nėse flasim konceptualisht, po edhe nėse shkojmė te shifrat faktike truri, dija e teknikat. Qindra miliona euro prej buxhetit tė Kosovės por edhe prej parave qė ndėrkombėtarėt i konsiderojnė ndihma pėr kėtė vend, shpenzohen pėr tė sjellė nė Kosovė grimca tė njohurisė administrative, menaxhuese, arsimore e kulturore. Nė Shqipėri, ku rroga mesatare ėshtė 330 euro, njė copė tru qė ėshtė drejtori i CEZ paguhej 66000 euro. Pra 200 herė mė shumė kushton copa e trurit tė importit, se sa krahu i punės qė po eksportojmė. Kėto grimca tė trurit tė importuar janė tė pamjaftueshme, tė pakontrolluara (ato mė tepėr kontrollojnė e dominojnė), e aspak ndihmuese pėr tė zhvilluar njė projekt tonin publik, njė shtet a njė akademi tonėn - e gjithsesi kushtojnė tepėr shtrenjtė.
Nė terma njerėzorė, ne eksportojmė produktin mė tė lirė, trupin e papėrpunuar dhe importojmė produktin mė tė shtrenjtė, mendjen edhe dijen. Natyrisht qė tė parin e eksportojmė me shumicė, e tė dytin smund ta blejmė veē me pakicė, e jo tė ndonjė cilėsie tė lartė.
Ju ftoj tė shtrojmė sė bashku pyetjen, pse ndodh vallė kjo? Pse shqiptarėt edhe sot, nė shekullin XXI gjenden pėrballė detyrimit pėr tė marrė rrugėt e kurbetit? Pse para nesh vendoset detyrimi pėr tė bėrė njė zgjedhje false dhe e padrejtė, tė ardhmen individuale diku tjetėr, apo atė shoqėrore nė vendin tonė? E drejtė do tė kish qenė qė tė dyja mundėsitė tė na i ofronte vendi ku kemi lindur e ku duam tė jetojmė, shoqėria nė tė cilėn bėjmė pjesė.
Ka disa pėrgjigje tė mundshme pėr kėtė. Pėr shembull mund tė thuhet se jemi njė vend i vogėl: mirėpo kjo pėrgjigje nuk ėshtė racionale. Vende mė tė vogla se ne sot gjenden nė situatė shumė mė tė mirė. Dikush tjetėr e sheh problemin te historia, fakti qė ne kemi pasur njė histori tė dhimbshme plot shtypje e okupime, mirėpo dhe kjo pėrgjigje ėshtė e pamjaftueshme. Pse pikėrisht ne e kemi pasur kėtė histori kaq fatkeqe e jo vende tė tjera qė kanė ndarė kondita tė ngjashme me tonat? E gjithsesi ka plot shembuj vendesh e popujsh qė gjatė historisė kanė pėrjetuar situata mė tė kėqija, e prapė ia kanė dalė mbanė qė tė rimėkėmben e tė jenė sot nė kushte shumė mė tė mira se tonat.
Njė pėrgjigje tjetėr qė mė vjen ndėrmend ėshtė ajo e fushatės sė Bill Clinton nė fillimvitet e 90, e famshmja its the economy stupid. Nė fakt shumė prej jush mund tė thonė se aktualiteti i mjerė qė ne pėrjetojmė ėshtė rezultat i mungesės sė ekonomisė. Mirėpo kjo pėrgjigje ėshtė sot po aq e pjesshme dhe e pamjaftueshme pėr situatėn tonė, sa ēka qenė e pjesshme dhe e pamjaftueshme pėr situatėn nė SHBA-nė sė cilės i fliste presidenti Clinton.
Pse ėshtė e pamjaftueshme?
Le tė shohim me imtėsi kuptimin e ekonomisė, ēfarė do tė thotė kjo fjalė. Dihet se termi ekonomi vjen prej greqishtes sė lashtė, Oikos + Nomia = Rregullat e Shtėpisė. Qė tė kesh rregulla tė shtėpisė, natyrisht qė duhet tė kesh nė fillim njė shtėpi, njė strukturė qė nuk ngrihet nga hiēi. E dimė se qė tė ngrihet njė shtėpi nė radhė tė parė duhet njė plan konkret, prej arkitektėve, e sė dyti duhet njė angazhim real i inxhinierėve dhe punėtorėve. Shtėpia ėshtė struktura qė lejon mbarėvajtjen e jetės sė atyre qė e banojnė natyrisht edhe pėrmes rregullave tė brendshme. Dikush mund tė thotė se neve nuk na mungojnė shtėpitė. Kjo ėshtė e vėrtetė, secili nga ne e ka njė shtėpi, njė shtėpi private, ku jeton me familjen e vet. Shumė prej nesh e kemi edhe njė punė private apo njė biznes privat. Ajo ēfarė na mungon ėshtė diēka tjetėr. Ne na mungon njė shtėpi e pėrbashkėt, na mungon puna e pėrbashkėt e na mungon biznesi i pėrbashkėt.
Puna e pėrbashkėt e biznesi i pėrbashkėt janė pikėrisht ato struktura tė zhvillimit tė shkencės, arsimit, kulturės, sportit, artit dhe akademisė, ato struktura qė e lejojnė dhe e nxisin zhvillimin e potencialit shpirtėror dhe fizik tė individit kėtu, nė vendin e tij, pa e detyruar tė largohet nė emigracion. Shtėpia e pėrbashkėt ėshtė shteti. Kjo ėshtė ajo qė sot na mungon. E duke na munguar kjo shtėpi e pėrbashkėt, natyrisht qė na mungojnė edhe rregullat e shtėpisė sė pėrbashkėt. Ekonominė private e kemi, po kjo ėshtė e pamjaftueshme, e si e tillė ka prodhuar edhe shtetin privat e politikėn private, fenomen mbizotėrues nė historinė tonė. Ajo qė na mungon ėshtė shteti dhe ekonomia e pėrbashkėt, koncepti dhe konkretėsia e saj.
E megjithatė shumė pushtetarė po thonė qė kemi shtet. Ata vazhdojnė ti thurin lavde shtetit tė Kosovės e shtetit tė Shqipėrisė, kėtyre projekteve private qė kalojnė nga dora nė dorė, nga pushtetari nė pushtetar, pa e marrė kurrė natyrėn publike. Nė kėtė lloj shteti situata ėshtė e mjerė dhe e pashpresė, duke i shtyrė njerėzit drejt emigracionit siē e shpjeguam mė sipėr. Fjalėt e kėtyre pushtetarėve qė thonė se ne kemi shtet, kur nė fakt kėtu nuk funksionon asnjė institucion qė e bėn shtetin-shtet tė tė gjithėve, tė kujtojnė fjalėt e poetit disident rus, Osip Mandelshtam Gjithēka baltė, prapė sa bukur kur brohorit Oh Rusi, Lethe, Lorelei. Mandelstami flet pėr bash pėr ata pushtetarė patetikė qė gojėn e kanė plot elozhe pėr shtetėsi. Ata lėvdojnė shtetin e tyre personal, po nuk e vėnė re baltėn qė mbulon rrugėt tona, shkollat tona, akademitė tona, ekonominė tonė dhe shtetin e pėrbashkėt.
Ne, siē thamė eksportojmė trupa dhe importojmė tru, situatė mė tė pėrbaltur e mė tė mjerė nuk mundet tė ketė pėr njė komb-politik. Megjithatė mjerimi, le tė mos harrojmė, ėshtė premisė e rėndėsishme pėr ēdo ndryshim qė pritet. Do tė doja tė citoja fjalėt e njė tjetėr poeti, italianit Fabrizio de Andre qė shkruan Prej baltės ēelin trėndafilat. E citoj kėtė poet qė i kėndonte varfėrisė individuale dhe mjerimit tė pėrbashkėt, sepse edhe unė besoj qė prej mjerimit tonė ka pėr tė ēelur njė e ardhme ndryshe. Por jo me patetizmin e atyre qė flasin pėr shtetin, duke shkatėrruar shtetin, flasin pėr drejtėsinė duke dhunuar, flasin pėr ekonominė duke vjedhur.
Si bėhet shteti?
Pėrgjigjja ėshtė e lehtė pėr ata qė kanė studiuar pak filozofi politike. Shteti ndėrtohet prej njė filozofie konkrete, njė plani arkitektonik le tė themi, qė merr parasysh tė pėrbashkėtėn. Mirėpo, pėr tu thirrur nė fjalėt e njė filozofi tė rėndėsishėm perėndimor, Herbert Marcuses, nuk ka filozofi konkrete pas sė cilės nuk qėndron akti publik. Pra nuk mjafton plani arkitektonik pėr tė ndėrtuar shtėpinė e pėrbashkėt, shtetin e institucionet e tij. Qė kjo shtėpi tė jetė funksionale e tė mos i detyrojė banorėt tė shkojnė nė kurbet, ėshtė e nevojshme qė tė angazhohen tė gjithė, punėtorė e banorė. Akti publik pas kėsaj filozofie konkrete ėshtė pikėrisht angazhimi popullor, angazhimi qytetar i cili ėshtė nė bazė tė ēdo shtetformimi tė suksesshėm modern, nė bazė tė ēdo institucioni funksional.
Ata qė flasin pėr shtetin e pėr ekonominė, por janė kundėr angazhimit masiv publik, qytetar e shoqėror, gėnjejnė e bėjnė demagogji. Ata janė pėrfituesit e ekuacionit tonė tė sotėm, ata na detyrojnė tė eksportojmė trupa e tė importojmė tru.
Opinion|15/01/2012 07:30
Patriotėt e mospėrputhshėm me sistemin
Nga Koloreto Cukali
Pak ditė mė parė tek respublica.al njė djalė me emrin Orgest, i shkolluar dhe banues nė Amerikė, bėri publike njė letėr qė ia kishte dėrguar kryetarit tė opozitės, z. Edi Rama. Thelbi i letrės ishte oferta e Orgestit pėr tė vėnė nė dispozicion dijet e aftėsitė personale tė tij (dhe tė tjerėve si ai) nė zhvillimin e Shqipėrisė, nė ngritjen e shoqėrisė shqiptare nė standarde mė tė larta dhe nė dhėnien fund tė tranzicionit.
Letra e Orgestit ėshtė sa e sinqertė, aq edhe naive.
Letra e tij na sjell nė dritė njė mospėrputhje tė fortė mes realitetit konkret shqiptar dhe atij ideo-emocional tė shumė prej njerėzve tanė jashtė shtetit, qė pavarėsisht se janė nė Amerikė, Suedi a Zelandė, sytė i mbajnė nga Shqipėria.
Meqenėse Rama nuk ka pasur kohė ose mundėsi ti pėrgjigjet, po pėrpiqem ti kthej unė njė pėrgjigje.
Ata qė erdhėn njėherė
Orgesti ndoshta nuk e ka ndjerė atje ku ėshtė, por, ne kemi pasur e vazhdojmė tė kemi ardhje djemsh e vajzash tė arsimuar nė Perėndim. Ardhjet shpeshtohen me raste zgjedhjesh, kur shpresat a shanset pėr tė pėrmbysur njė grup qeverisės e pėr ta zėvendėsuar me tė rinj, ėshtė e madhe.
Jo pėr cinizėm, po pėr lehtėsi termash e mė tepėr me njė dashamirėsi tė butė, po i quaj patriotėt.
Njė grup i tillė i madh ėshtė dhe ai qė unė kam votuar plot shpresė nė 2005-n, e qė mė zhgėnjeu personalisht shumė. Nga ai grup plot energji e ide, disa ikėn, u spostuan ose u eliminuan me ligjin e mė servilit, ndėrsa tė tjerėt u futėn nė sistem.
Jo rrallė, lexojmė nė media tė pėrfliten pėr korrupsion emra patriotėsh, nga ata tė shkolluarit jashtė, nga ata qė u kthyen pėr tė kontribuar pėr vendin e tyre. Me sa duket, shkolla, dijet, standardet qė sillnin nga jashtė nuk i rezistojnė dot korrozionit tė sistemit. Kėtu te ne, siē mė thoshte njė mik, kushdo blihet. Madje, nuk shtrohet mė as pyetja pėr sa?. Sot, edhe ata vetė besoj e kanė harruar se ēfarė kanė qenė. Sot, ata e kanė harruar qė dikur shkruanin letra si tė Orgestit.
Ne vazhdojmė tė kemi ardhje patriotėsh. Rrugėt para tyre, njėsoj si nė 2005-n, njėsoj si nė 98-n a 2000-n, janė dy. Ose tė ingranohen nė sistemin e korruptuar, ose tė kthehen andej nga ishin.
Ēfarė duhet tė bėjnė pėr tė hyrė nė sistem?
Pėr tu ingranuar nė sistem, kushti ėshtė njė: bėhu pjesė e sistemit. Sistemi menaxherial qė ne kemi ngritur ėshtė njė sistem neo-kooperativist. Nė zyrat e shtetit punon vetėm njė, dhe paguhen 8. Profesionistėt heshtin para arrogancės sė atyre qė drejtojnė ēdo zyrė, tė futur nė punė me partishmėri, me miqėsi ose me forcėn e parasė.
E jo vetėm shteti, por dhe shumė sipėrmarrje private funksionojnė me metodat e menaxhimit komunist. Drejtimi me familjarė tė paaftė ose me miq e shokė, ka bėrė qė siē mė tregonte njė mik, ēdo ndėrmarrje private me mbi 10 vetė, kthehet nė kooperativė.
Brigadieri i di tė tėra. Brigadieri, ėshtė i biri/miku i filanit. Brigadieri, ka shumė frikė nga ata qė dinė mė shumė. Brigadieri tė bėn gjėmėn, tė heq ditėn e punės! Duhet fjetur me Brigadierin. Sa shtėpi tė bukur kishte Brigadieri!
E pra, patriotėt do tė duhet tė vijnė e tė konkurrojnė nė kėtė sistem vlerash! Diplomat e tyre tė perėndimit do ti vėnė pėrballė kartonėve tona tė bakallit, shkollimin e tyre rigoroz pėrballė rrjetės sonė rigoroze tė miqve, integritetin e tyre pėrballė shkeljes me kėmbė e lėnies pa rrogė.
Ata qė nuk pranojnė ta shesin integritetin e tė konformohen nė sistem, ikin mbrapsht. Tė tjerėt janė akoma kėtu, nė sistem, madje nė majat mė tė larta. Vetėm se nuk mund ti quaj mė patriotė. Janė shndėrruar nė tjetėr gjė. Tek ne uji ėshtė mė i ndotur afėr burimit.
Partizanė, nė vend tė patriotėve
Edhe nė i thirrshin pėr tė drejtuar kėtė vend, i thėrrasin pėr ti shėrbyer kauzės sė Partisė, jo vendit. Dhe partitė tona dihen, NJĖRI i di tė gjitha, tė tjerėt duhet tė rrinė nė rresht e tė bėrtasin urra ose para partizanė.
Prandaj nuk i thėrret njeri. Vendet e luftės, janė zėnė. Rreshtat janė plot me partizanė. Kujt i duhet njė partizan me shkollė? Pėr mė tepėr, njė partizan me ndjeshmėri perėndimore!
Nė kėtė pikė, patriotėt pyesin veten, pse nuk po i thėrret njeri? Pse kėtu ka kaq shumė nevojė pėr specialistė e menaxherė tė aftė e me vizione, dhe vazhdojnė tė punėsojnė njerėz me diploma false?
A mos nuk duhet tė presin nga tė tjerėt?
Do tė mė pėlqente tė besoja, se ata duhet ti dalin vetė zot vetes. Tė vijnė kėtu e ta gjejnė vendin e tyre! Tė bėjnė diēka. DikuSh do tu sugjeronte tė futen nė degėt lokale tė ndonjė partie e tė luftojė sistemin qė aty.
Nė fakt, patriotėt nuk duan tė vijnė tė luftojnė. Lufta, na pėrket neve kėtu. Ata, duan vetėm tė punojnė, tė ndėrtojnė. Por tranzicioni ynė ėshtė luftė, ndaj nuk mbaron dot me njerėz qė ndėrtojnė. Tranzicioni ynė mbahet gjallė pėrmes luftės. Luftė pėr ekzistencė, luftė pėr territor, luftė pėr pasuritė e nėntokės e mbitokės, luftė pėr tė shtėnė nė dorė gjithēka trashėguam, luftė pėr tė zėnė njė vend pune e mė pas pėr ta mbajtur, luftė pėr vota, luftė pėr tė mos dorėzuar pushtetin, luftė pėr tė mos hyrė nė burg. Pra, vend pėr ndėrtues nuk ka. Para partizanė!
A na duhen vėrtet kėta njerėz?
Sistemi nuk i krijon njerėzit, nuk i krijon as aftėsitė dhe tiparet e tyre. Sistemi vetėm i shfrytėzon dhe i favorizon ato aftėsi, ndjenja dhe interesa, tė cilat janė tė domosdoshme pėr funksionimin e tij. Secili tipar tjetėr, shikuar nga pozita dhe nevojat e tij, ėshtė i tepėrt dhe i dėmshėm i referohet Karel Kosikut, nė njė shkrim tė vetin Ibrahim Berisha.
E thėnė me fjalėt e Artan Lames, sistemi u thotė kėtyre tė rinjve Ikni se na prishni punė.
Unė do tė doja tė thosha qė ata nuk janė kompatibėl, d.m.th., tė pėrputhshėm, me sistemin. Nėse njerėz tė aftė e profesionalė, tė ndershėm e me integritet, do tė ingranoheshin nė sistem, ata do ta prishnin sistemin. Druri i drejtė, e prish stivėn e drurėve tė shtrembėr.
Prandaj, as Rama nuk mund ti kthejė pėrgjigje Orgestit. Nuk ka ēfarė ti thotė. Ai e di qė sistemi nuk e pranon gjakun e ri. Sistemi ynė pranon vetėm njė lloj grupi gjaku, atė tė korruptueshmin. E kotė ti sjellim kėtu kur nuk i pėrdorim dot. Do tė ishte gjak i shkuar dėm. Nuk kemi pra, ētu ofrojmė patriotėve, ata NUK janė tė pėrputhshėm me sistemin. Dhe, ndoshta mė mirė. Do tė ishte njė ftesė pėr nė ferr.
Duku njė herė nesėr!
Mund tė duket sikur po u them patriotėve tė presin sa tė vdesė sistemi, e pastaj tė shohim. Ti mbajmė pėrkohėsisht me shpresėn tipike shqiptare duku iherė nesėr.
Nė fakt, ky sistem, sado i dobėt e i paqėndrueshėm, nuk bie vetė.
Duke gjykuar sesi demokracia tek ne ka marrė forma tribale e bajrakėsh, kam frikė se rruga mė e afėrt e zgjidhjes do tė ishte ajo pėrmes atij qė njė historian yni e quan sovran i ndriēuar.
Gjithēka fillon duke ringritur njė sistem konkurrence, qė fillon qė tek diplomat, vendet e punės, e pėrfundon te konkurrenca e ndershme ekonomike. Kėtė mund ta bėjė njė njeri me vizion, frymėzues e me aftėsi menaxheriale nė gjendje ta transformojė sistemin nga lart-poshtė.
Kur ta gjejmė njė njeri qė tė pėrcjellė kėtė standard nga maja e Piramidės sė pushtetit tonė, do tju njoftojmė. Por, siē duken bathėt duke vėzhguar projektet politike, stafet njerėzore, apo frymėn e lidershipit vendas, e mira do tė qe tė mos rrinit me veshin te dera.
Krijoni Kontakt