Pėr pėrkthimin (anglisht-shqip dhe anasjelltas) e termeve ekonomike, unė e rekomandoj fjalorin e Dr. Nexhmi Rexhės “Fjalor i terminologjisė se biznesit” shqip-anglisht dhe anglisht-shqip. Besoj se ky fjalor mund t’iu ndihmojė tė gjithė atyre, qė studiojnė ekonominė dhe/ose biznesin. Njė tjetėr fjalor, qe unė pėrdori ėshtė nga Gjergji Butka “Gjuha e biznesit”, qe pėrshkruan veprimin apo procesin, qe nėnkupton termi i caktuar. P.sh:
bill of sight
n. (tregti ndėrkombėtare) dokument qė paraqitet nė doganė nga njė importues, i cili nuk mund te japė pėrshkrimet e hollėsishme te mallrave, derisa ato te mos shkarkohen apo inspektohen. Kur nga importuesi janė ofruar informacione me mangėsi, kjo njihet si perfeksionim i shikimit.
Sa e di unė “Shoqata e Kontabilisteve te Certifikuar dhe Auditorėve te Kosovės” ka pasur ne plan te punoje ne njė fjalor terminologjie anglisht-shqip pėr ekonomi/biznes, mirėpo nuk e di se sa ėshtė punuar ne kėtė drejtim. Sa pėr info website i tyre ėshtė www.scaak-ks.org. (Ndoshta edhe Instituti RIINVEST mund te ofroje ndonjė kėshille lidhur me kėtė http://www.riinvestinstitute.org).
Pėr fjalėt me larte unė mendoj se ėshtė shume gabim nėse risk assessment pėrkthehet asesimi i rrezikut, ngaqė ne shqip asesim nuk thotė asgjė, nuk ka asnjė kuptim. Risk assessment kryesisht pėrkthehet si “Vlerėsimi i rrezikut”.
Ėshtė e vėrtetė qe “evaluation” mund te pėrkthehet “vlerėsim”, mirėpo unė sa kam mundur te vėrej “Evaluation” po pėrkthehet me teper si “Ēmuarje” (te paktėn ne disa programe qe kane dale nga MASHT [Ministria e Arsimit]).
Me poshtė janė sqarimet nga Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe pėr foljen “Ēmoj” dhe nga Oxford Advanced Dictionary per “Evaluate”, qe jane shume te pėrafėrta.
evaluate – to form an opinion of the amount, value or quality of sth after thinking about it carefully. (sinonim e ka foljen assess).
ēmoj (ka me tepėr se njė pėrkufizim, por mjafton vetėm ky) – peshoj rėndėsinė, vlerėn, karakterin etj. tė diēkaje a tė dikujt pėr tė dhėnė njė gjykim mbi tė, e shqyrtoj dhe jap vlerėsimin pėr dikė apo diēka.
Nuk e di tash sa ėshtė e pėrshtatshme, ama ky ėshtė vetėm njė propozim.
HULUMTIM, ~I – m.sh. ~E, ~ET 1. Veprimi sipas kuptimeve tė foljeve HULUMTOJ, HULUMTOHET.Hulumtime shkencore. Hulumtimet arkeologjike (gjuhėsore, etnografike). Hulumtimet e studiuesve shqiptarė. Hulumtimi i krijimtarisė gojore. Bėn hulumtime.Kete fjalen Hulumtime eshte hera e pare qe e degjoj, dhe se si me duket, si ndonje fjale e huaj pa kuptim lol.
2. kryes.sh. Vepėr e shkruar, nė tė cilėn ėshtė shqyrtuar njė ēėshtje a paraqiten tė dhėnat, qė janė mbledhur nga kėrkimet pėr njė ēėshtje; gjurmime; gjetje ose arritje shkencore. Hulumtime tė rėndėsishme (me vlerė).
(nga FJALOR I GJUHĖS SĖ SOTME SHQIPE, botuar nė Tiranė me 1980 dhe ribotuar nė Prishtinė me 1981).
Tung
Krijoni Kontakt