KTHIMI I SAULIT
(Vap 9,1-19)
Ndėrkaq Sauli, qė smerrte frymė pėr tjetėr veēse pėr tu kėrcėnuar e pėr vrasje kundėr nxėnėsve tė Zotėrisė, erdhi te kryeprifti e kėrkoi prej tij letrat pėr sinagogat e Damaskut, nė mėnyrė qė, nėse do tė gjejė ndokėnd tė kėsaj Udhe, burra e gra, tė mund ti sjellė tė lidhur nė Jerusalem.
Kur, duke udhėtuar, iu afrua Damaskut, papritmas e shndriti njė dritė prej qiellit. U rrėzua pėr tokė dhe dėgjoi njė zė qė i tha:
Saul, Saul, pse po mė salvon?
Ai pyeti: Kush je ti, Zotėri?
E Ai: Unė jam Jezusi qė ti e salvon! Mė mirė ngrihu e hyr nė qytet dhe atje do tė tė tregohet se ēka duhet tė bėsh!
Bashkudhėtarėt e tij, tė habitur, zunė vend pa folur asnjė fjalė, sepse vėrtet e dėgjuan zėrin, por nuk panė askėnd. Sauli u ngrit nga toka, por edhe pse i kishte hapur sytė, nuk shihte asgjė. E shtinė nė Damask duke e marrė pėr dore, dhe pėr tri ditė as nuk pa as nuk hėngri as nuk piu.
Nė Damask ishte njė nxėnės qė quhej Anani. Kėtij Zoti i tha nė vegim:
O Anani!
Urdhėro, o Zot u pėrgjigj ai.
Ēohu i tha Zoti dhe shko nė rrugėn qė quhet: E drejtė e nė shtėpinė e Judės lype njeriun prej Tarsit qė quhet Saul. Ai tani po lutet, dhe e pa [nė vegim] njė njeri qė quhet Anani duke hyrė tek ai dhe duke i vėnė duart pėr tia rikthyer dritėn e syve.
O Zot iu pėrgjigj Anania prej shumėkujt kam dėgjuar pėr atė njeri sa shumė tė kėqija u ka bėrė shenjtėrve tė tu nė Jerusalem. Ai ka edhe fuqizimin prej kryepriftėrinjve pėr tė lidhur nė hekura tė gjithė ata qė e thėrrasin Emrin tėnd.
Shko iu pėrgjigj Zoti sepse ai ėshtė vegla ime, qė unė e kam zgjedhur pėr ta bėrė tė njohur Emrin tim para popujve paganė, para mbretėrve dhe para bijve tė Izraelit. Jo po, unė vetė do ti tregoj se sa shumė do ti duhet tė pėsojė pėr shkak tė Emrit tim!
Anania shkoi, hyri nė shtėpi e, duke ia vėnė duart, i tha: Vėlla Saul, Zotėria Jezus, qė tu dėftua nė udhė kur ishe duke ardhur kėtu, mė dėrgoi qė ta rifitosh dritėn e syve e tė mbushesh me Shpirtin Shenjt.
Dhe aty pėr aty i ra diēka prej syve si pare peshku dhe menjėherė iu kthye drita e syve, u ngrit dhe qe pagėzuar, hėngri dhe u pėrtėri nė fuqi.
Krijoni Kontakt