Po ju paraqesim shkurtimisht biografitė e secilit prej kėtyre martirėve:
At Thomas Richard Heath, Domenikan, i lindur nė SH.B.A, 85 vjeē, qė prej 13 vjetėsh nė Kenya pasi qė kishte kaluar 10 tė tjera nė Afrikėn e Jugut dhe Lesotho, vdiq me 13 janar 2005 pas vuajtjesh tė mėdha qė i sollėn plagėt e marrura nga plagosja qė iu bė nė njė tentativė vjedhjeje nė shtėpinė e tij nė Kisumu me 4 janar. Predikatar dhe mėsues shumė i vlefshėm, duke formuar brezni tė tėra meshtarėsh nė Kenya. Nė bashkėsinė e tij ishte i vlerėsuar si shembull i besnikėrisė ndaj jetės rregulltare, gjithmonė i kujdesshėm ndaj nevojave tė tė tjerėve.
Dom Thomas Harsidiyono, indonezian, i gjetur i vrarė mėngjesin e 14 janarit 2005 nė Purworejo (Java Qendrore), nga tė panjohur tė cilėt kishin hyrė nė banesėn e tij ndoshta thjesht me qėllimin pėr tė vjedhur. Nga dėshmitė e mbledhura nuk rezulton tė ketė pasur ndonjė armik tė paralajmėruar.
Dom Jan Hermanovsky, 70 vjeē, i vrarė me 20 janar nga dy tė rinj nė famullinė e Brjansk (Rusi). Dom Jan ėshtė dalluar gjithmonė pėr angazhimin e tij nė favor tė bashkimit tė tė krishterėve si dhe pėr kujdesin ndaj tė varfėrve dhe emigrantėve. U shpėrndante vetė ushqimin tė varfėrve pėrgjatė rrugėve, dhe gjithēka kishte ua jepte atyre qė kishin nevojė. Kishte studiuar nė Itali, ku dhe u shugurua dhe zhvilloi punėn e tij baritore deri nė 1995, kur edhe u kthye nė atdhe. Nė 1998 u transferua ne Federatėn Ruse, pasi bashkėsitė katolike atje po rindėrtoheshin dhe kishte njė nevojė tė madhe pėr meshtarė.
At Manuel Delgado, OFM, 42 vjeē, u gjet i vdekur me 6 shkurt 2005, pas sinjalit tė dhėnė nga disa tė panjohur nė qytetin e Bufalo, nė Ciudad Jiménez nė shtetin meksikan tė Chihuahua. I zhdukur qė njė ditė mė parė. Trupi i tij ishte plot me plagė, duke lėnė kėshtu tė kuptohen torturat e mėdha qė i janė bėrė. Ishte vikar i Tempullit tė Santo Cristos nė Burgos.
Motėr Dorothy Stang, 73 vjeēe, e lindur nė SH.B.A dhe e natyralizuar Brasiliane, e Kongregatės sė Notre Dame, u vra mėngjesin e 12 shkurtit me gjashtė plumba nė shtetin Parą (Brazil). Qė prej njėzet vitesh ajo ishte e angazhuar nė Komisionin Baritor pėr tokėn (CPT) duke shoqėruar me pasion dhe vullnet jetėn e punėtorėve tė tokave. Pėr shkak tė denoncimeve tė bėra nga ana e saj kundėr fazendeiros e grileiros, motėr Dorothy qė prej vitit 1999 kishte qenė kėrcėnuar me vdekje. Edhe njė javė para se tė vritej, mė 9 shkurt, kishte paraqitur njė denoncim publik pėr kėrcėnimet qė i ishin bėrė. Si mirėnjohje pėr punėn e bėrė nė mbrojtje tė tė varfėrve, nė vitin 2004 i kishin dhėnė titullin qytetare e Parą, dhe po nė 2004 i kishin dhėnė titullin José Carlos Castro tė Urdhėrit tė Avokatėve tė Brazilit, pėr angazhimin e saj nė mbrojtje tė tė drejtave njerėzore.
Dom Mathew Uzhuthal, Vikar i Arqidioqezės nė Patna, nė shtetin indian tė Bihar, vdiq me 1 maj 2005 nga pasojat qė pėsoi nė sulmin ndaj tij mė 11 prill. At Mathew u ther me thika me 11 prill nė zyrėn e tij famullitare, duke marrur plagė tė rėnda nė kraharor dhe fyt nga njė i ri keqbėrės. Pas 19 ditėsh shtrimi nė spitalin Nazareth tė qytetit Patna, shėndeti i tij u keqėsua dhe zemra i pushoi sė rrahuri. At Mathew Uzhuthal kujtohet si njė misionar i vyer. I lindur nė Kerala, ishte vendosur nė dioqezėn e Patna nė 1953 dhe u shugurua meshtar nga Papa Pali i VI-tė gjatė Kongresit Eukaristik tė mbajtur nė Mumbai nė 1964. Gjatė 40 viteve tė shėrbesės baritore ka shėrbyer nė shumė famulli, ka ndihmuar shumė familje nė nevojė si dhe ka dhėnė Katekizėm pranė Qendrės Katekistike Dioqezane.
At René de Haes, 72 vjeē, jezuit belg, ėshtė vrarė nė mbrėmje vonė mė 7 maj 2005 me armė zjarri nga dy njerėz, nė lagjen e Kimwnza, nė zonėn nė veri tė Kinshasa (Republika Demokratike e Kongos), ndėrsa po hynte nė shtėpinė e tij. Nė Afrikė qė prej vitit 1959, rregulltari ishte shumė i njohur pėr aktivitetin e tij si mėsues si dhe pėr shkrimet e shumta teologjike, nė mėnyrė tė veēantė mbi religjionin nė Afrikė dhe sektet. Ishte shumė aktiv edhe nė fushėn sociale.
Dom Robert De Leener, 54 vjeē, lindur nė Ixeles-Belgjikė, ėshtė vrarė nė natėn mes 4 dhe 5 qershorit 2005 nga njė emigrant nė pritje tė lejes sė qėndrimit, tė cilin meshtari e mbante nė shtėpinė e tij. Meshtari ishte famullitar i famullisė sė Santa Croce nė Ėatermael-Boitsfort (Bruxel). Emigranti ishte larguar nga shtėpia e tij njė ditė mė parė pėr sjelljen e tij agresive, por fatkeqėsisht atė natė u kthye dhe njė herė tė fundit duke e therur me thikė meshtarin para syve tė nėnės sė tij plakė. Sipas banorėve tė famullisė, meshtari ka qenė viktimė e mirėsisė sė tij: nė fakt kushdo qė trokiste nė derėn e tij ishte i sigurt sė do tė mirėpritej dhe ndihmohej. Shkėlqesia e Tij Imzot Luigi Locati, Vikar Apostolik i Isolo, nė veri perėndim tė Kenya, ėshtė vrarė mbrėmjen e 14 korrikut 205 pėrpara njė Qėndre baritore tė Vikariatit. Imzot Locatti, 77 vjeē, kishte lindur nė Dioqezėn e Vercelli-t nė Itali dhe qė prej 40 vjetėsh shėrbente nė Kenya, ku kishte shkuar si prift fidei donum dhe po pėrgatitej tė linte detyrėn e tij pėr arsye tė moshės. Jetonte nė njė ambient shumė tė varfėr dhe tė thjeshtė, edhe kur u bė ipeshkėv ai e ruajti kėtė stili jetese. Ishte i njohur si njė person i drejtė dhe i ndershėm dhe gjithmonė ka mbrojtur drejtėsinė, dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme kishte marrur kėrcėnime pėr jetėn. Imzot Luis Enrique Rojas, 76 vjeē, i lindur nė Andes (Antioquia-Colombia) dhe famullitar i katedrales sė Shėn Martės (Barranquilla-Kolombi) ka vdekur me 21 korrik 2005 pas tre javėsh vuajtjeje si pasojė e plagėve tė marrura nga njė sulm tė cilin ia bėnė tre tė rinj tė cilėt hynė nė banesėn e ti duke kryer aktin e dhunshėm dhe duke mos marrur asgjė me vlerė nga shtėpia e tij. Nė 25 vitet e shėrbimit tė tij nė atė Katedrale, Imzot Rojas ishte dalluar pėr mbėshtetjen e tij ndaj personave mė tė pėrēmuar tė shoqėrisė sė atjeshme, si dhe kishte pėsuar edhe njė sulm tjetėr me 8 dhjetor 2004, kuptohet me pasoja mė pak tė dhimbshme.
Dom Paulo Henrique Machado, 36 vjeē, brazilian, ėshtė vrarė me 25 korrik 2005 nga njė komando e armatosur. Trupi i tij u gjet nė makinėn e tij nė periferi tė Rio de Janeiro, pa orėn e tij tė dorė, pa celular dhe portofol. Ai ishte bėrė i padurueshėm pėr bandat lokale si pasojė e aktivitetit tė tij tė madh nė mbrojtje tė tė drejtave njerėzore. Meshtari kujtohet si njė njeri i qeshur, i gėzueshėm, karakteristika kėto qė i shprehte nė zonėn ku ai punonte. Nė mėnyrė tė veēantė ai ndihmonte familjet e viktimave tė masakrės sė ndodhur nė lagjen Nova Iguacu, njė nga lagjet mė tė dhunshme tė periferisė.
Dom Godwin Okwesili, 42 vjeē, nigerian, ėshtė vrarė me 2 gusht 2005 nė St. Dominic Catholik Chruch tė Yaba, nė Lago-Nigeri. Nė pasdite tre djem tė rinj janė paraqitur nė banesėn e tij, dhe gjoja donin tė dorėzonin njė pako njėrit prej meshtarėve qė banonin aty. Ndėrsa po bisedonin me derėtarin kanė ngritur shumė zėrin. Ndėrkohė meshtari ka dėgjuar zėrat e lartė dhe ka dalur tek dera, dhe nė ēast ėshtė qėlluar me armė duke mbetur i vdekur ne vend.
Dom Jesus Adrian Sanchez, 32 vjeē, meshtar kolumbian i dioqezės sė Espinal (Tolima), Famullitar El Limon, u vra me 18 gusht 2005 ndėrsa po kthehej nga mėsimdhėnia e besimit fetar nė Institutin Camacho Angarita, nė zonėn rurale tė Chaparral tė Tolima-s. Rreth orės 10 tė mėngjesit, njė njeri i armatosur ka hyrė nė klasė dhe e ka detyruar meshtarin tė dalė jashtė, dhe menjėherė e ka vrarė. Meshtari ishte i angazhuar nė mėnyrė aktive nė kujdesin ndaj tė rinjve, duke kėrkuar qė ti bindte qė tė mos linin mėsimin pėr tu bashkuar me luftėtarėt e bandave. Presidenti i Konferencės Ipeshkvnore Kolumbiane nė njė komunikatė tė tijėn e ka dėnuar aktin tė dhunshėm dhe sakrilegj, duke u lutur pėr kthimin e autorėve tė kėtij krimi tė shėmtuar dhe duke qortuar popullin kolumbian qė ti kėrkojė Zotit ndihmėn e nevojshme pėr ta tejkaluar kėtė kulturė dhune dhe vdekjeje qė nuk respekton as jetėn e atyre qė janė ndėrtues tė Paqes dhe dėshmitarė tė sė vėrtetės dhe jetės.
[vazhdon]
Krijoni Kontakt