Kushtimi i Krishtit nė Tempull


(Lk 2,22-40)

Kur, sipas Ligjit tė Moisiut, u mbushėn ditėt e pastrimit tė tyre, e ēuan nė Jerusalem, pėr t’ia kushtuar Zotit, 23 siē shkruan nė Ligjin e Zotit: ‘Ēdo i parėlindur mashkull le t’i kushtohet Zotit’ 24 dhe pėr tė dhėnė flinė siē thuhet nė Ligjin e Zotit; “njė palė turtuj ose dy zogj pėllumbash”.
Nė Jerusalem asohere jetonte njė njeri, qė quhej Simon. Ishte njeri i drejtė dhe i pėrshpirtshėm.
Priste Ngushėllimin e Izraelit e nė tė ishte Shpirti Shenjt. Shpirti Shenjt ia kishte zbuluar se s’do tė vdiste pa e parė Mesinė e Zotit. I nxitur prej Shpirtit Shenjt erdhi nė Temull. Kur prindėrit e sollėn Jezusin Foshnjė pėr tė kryer rregulloren e Ligjit mbi tė, Simoni e mori para duarsh, falėnderoi Hyjin e tha:
“Tani, o Zot, mund tė lejosh tė vdesė shėrbėtori yt nė paqe siē the ti vetė, sepse me sytė e mi e pashė shėlbimin qė ti e bėre gati nė sy tė tė gjithė popujve: Dritėn qė bėn tė tė njohin Ty paganėt e qė i jep nder popullit tėnd, Izraelit”.
Prindėrit e tij ēuditeshin pėr sa thuhej pėr tė.
Atėherė Simoni i bekoi dhe i tha Marisė, nėnės sė tij: “Shih! Hyji e caktoi kėtė Fėmijė tė shkaktojė rrėnim e ngritje pėr shumėkėnd nė Izrael. Do tė jetė edhe shenjė tė cilės njerėzit do t’i kundėrshtojnė. (edhe ty vetė njė shpatė do ta tejshkojė shpirtin) qė tė zbulohen shestimet e zemrės sė shumėkujt.”
Ishte asohere edhe Ana profeteshė, bija e Fanuelit, prej fisit tė Aserit, shumė e vjetėr. Pas vajzėrisė sė vet jetoi nė martesė gjithsej shtatė vjet kurse, si grua e vejė, arriti deri nė tetėdhjetekatėr vjet. Ajo nuk e lėshonte Tempullin. I shėrbente Hyjit ditė e natė me agjėrim e me lutje. Pikėrisht nė atė moment arriti edhe ajo dhe filloi tė lėvdojė Hyjin dhe t’u tregojė pėr kėtė foshnjė tė gjithė atyre qė prisnin shpėrblimin e Jerusalemit.

Kthimi nė Nazaret

Pasi kryen gjithēka duhej bėrė sipas Ligjit tė Zotit, u kthyen nė Galile, nė qytetin e vet, Nazaret.
Fėmija rritej, forcohej e merrte fuqi pėrplot me urti dhe hiri i Hyjit ishte nė tė.