Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    ALb@SouL NetWo®K Maska e [A-SHKODRANI]
    Anëtarësuar
    12-08-2003
    Vendndodhja
    EUROPE
    Postime
    245

    Kalon rezoluta për ndalimin e konflikt në Liban

    Data e Publikimit: 12/08/2006

    Autori i Lajmit:
    BBC
    Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar unanimisht një rezolutë për t'i dhënë fund konfliktit në Liban.
    Rezoluta bën thirrje për ndalim të plotë të armiqësive dhe dislokimin e ushtrisë libaneze dhe një force të zgjeruar të OKB-së prej 15 mijë trupash në Libanin e jugut.

    Forcat izraelite do të tërhiqen me futjen e forcave ndërkombëtare dhe milicisë Hezbollah do t'i kërkohet të kalojë në veri të lumit Litani.

    Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, tha se ai ishte shumë i zhgënjyer që Këshillit të Sigurimit iu desh kaq shumë kohë për të kërkuar që t'i jepet fund dhunës.

    Ai tha se mosveprimi më shpejt kishte tronditur besimin e njerëzve në autoritetin e OKB-së.

    Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, tha se rezoluta do të ndihmonte për të hapur rrugën për një paqe të qëndrueshme dhe për një Liban të ri dhe më të fortë.

    Izraeli e Libani në favor


    Izraeli është i gatshëm të reagojë ndaj thirrjeve të këtij këshilli dhe t'i japë një mundësi tjetër qeverisë në Liban dhe bashkësisë ndërkombëtare për të krijuar një realitet të ri në terren.


    Dan Gillerman, ambasadori izraelit në OKB

    Zoti Annan pritet që këtë fundjavë të kontaktojë me qeveritë libaneze dhe izraelite për të mundësuar ndërprerjen e luftimeve.

    Si Izraeli ashtu edhe Libani kanë lënë të kuptohet se do ta pranojnë rezolutën.

    Por zyrtarët izraelitë thanë se ofensiva ushtarake në Liban do të vazhdojë deri kur të paktën kjo marrëveshje të jetë aprovuar nga kabineti izraelit të dielën.

    Ambasadori izraelit në OKB, Dan Gillerman, tha se Izraeli do ta pranonte kushtet e rezolutës.

    "Izraeli është i gatshëm të reagojë ndaj thirrjeve të këtij këshilli dhe t'i japë një mundësi tjetër qeverisë në Liban dhe bashkësisë ndërkombëtare për të krijuar një realitet të ri në terren," tha përfaqësuesi izraelit në OKB.

    Por ai paralajmëroi se moszbatimi me vendosmëri i rezolutës do t'i trimërojë më shumë guerrilasit e Hezbollahut dhe ata mund të vijnë përsëri "në këtë tryezë nëse jo brenda një jave, brenda një muaji apo një viti, të përballur me një tragjedi edhe më të madhe."


    Asnjë më shumë se Libani nuk dëshiron të garantojë që ne të mos kthehemi këtu përsëri në gjashtë javë, gjashtë muaj apo gjashtë vjet.


    Tarek Mitri, përfaqësuesi libanez

    "Sepse atëhere, terroristët, pa dyshim të furnizuar me më shumë armë vrasëse nga Irani, do të bëhen më trima nga një demonstrim tjetër i mungesës sonë të angazhimit dhe vullnetit."

    I ngarkuari me detyrën e ministrit të jashtëm libanez, Tarek Mitri, tha se shpresonte që rezoluta të sillte një fund të përhershëm të konfliktit.

    "Libani ka kërkuar me urgjencë një armëpushim që ka mundësi të zbatohet që të gjitha armiqësitë të ndalojnë menjëherë dhe përgjithnjë," tha zoti mitri.

    "Asnjë më shumë se Libani nuk dëshiron të garantojë që ne të mos kthehemi këtu përsëri në gjashtë javë, gjashtë muaj apo gjashtë vjet," tha përfaqësuesi libanez.

    Ofensiva vazhdon

    Ushtria izraelite ka filluar të zgjerojë ofensivën tokësore në Libanin e jugut, megjithë miratimin e rezolutës që kërkon ndalimin e armiqësive.

    Njoftimet nga veriu i Izraelit thonë se kolona të gjata tankesh dhe trupash kaluan kufirin nën mbulesën e errësirës.

    Në të gjithë Libanin ka pasur gjithashtu sulme të tjera ajrore, përfshirë disa sulme mbi qytetin-port jugor të Sidonit.

    Zyrtarë izraelitë thonë se përparësi ushtarake tani është goditja e Hezbollahut së më shumë që të jetë e mundur para se në Libanin e jugut të dislokohet një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. PE: Miratohet rezoluta për Kosovën
    Nga Sabriu në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 13:54
  2. Majko: Ndarja e Kosovës, konflikt i armatosur në Ballkan
    Nga Faik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-11-2008, 19:58
  3. Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve: Armando Duka në konflikt interesi
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 22:33
  4. Rexhepi: Konflikt i armatosur, nëse nuk caktohet statusi
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-07-2004, 21:21
  5. MAQEDONI, Halimi i PD, paralajmëron për konflikt të ri të mundshëm
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2002, 19:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •