(A Virginia Woolf inspiration)
Every power poured its treasures on his head, and his hand lay there on the back of the sofa, as he had seen his hand lie when he was bathing, floating, on the top of the waves, while far away on shore he heard dogs barking and barking far away... Mrs. Dalloway - Virginia Woolf
hum, hum
um um um um um
uuf, uuf, uuf
kam, kam kam
gam, gam, gam
kiuu, kiuu, kiuu
grrrr, grrrr, grrrr
-More Tori, cbehet keshtu bre byrazer?
-Qente Ēome qente.
-Lalke, me shkoqur se s'te marr vesh.
-Ore, jeton me kohen ti apo si? Ate kengen e ke degjuar?
-Cilen kenge bre?
-Hajde Ēome hajde, te dija edhe te modes pale. Ate mo "Who let's the dogs out? Who? Who? Who let's the dogs out? Who? Who?"
-Oho, po ti fole bre byrazer. Eh ameriqi, ameriqi, edhe qenve u ngrite kenge, le me pastaj neve.
-Shyqyr. Po tjeter c'ke degjuar?
-Qe qenishtja eshte bere gjuhe par excellence.
-Ehe...
- dhe qe eshte e para gjuhe qe studjohet neper skoli. Me te degjuare e kam se une s'jam i kenduare.
-Ah te kripsha trute te kripsha! Qenishtja ka qene dhe eshte gjuha e filozofeve.
-Mos more?! Vertet e ke ti apo tallesh?
-Tallem une? me Qenishten? Ore, je ne tokat ti apo ke pjerdhur?
-E mo nje pyetje te bera une, edhe ti cpaske qene.
-Mire mire, mos ma ver re se keshtu nxehem une me gjerat qe i kam per zemer. Ahhh gjermanet! E njeh Shopenhauerin ti Ēome?
-Kush eshte ky mo, ai qe ka shkruare liqenin e mjellmave?
-Jopo ay qe ka bere rosen e eger. Shopenhaueri ishte filozof kalibri! Vere vath ne vesh kete! E di c'thoshte ai per qente? Qente jane kafsha me besnike, me e sofistikuar, me e larte e dheut. Te gjitha aspiratat njerezore perqendrohen ne kete drejtimte qenit qenkjo eshte e verteta ultimate. ...prandaj dhe ai vete ngordhi si qen. Ehhh, gjermanet!
-Uau, dmth, edhe sikur ta hedhesh perjashta me shkelma ai prape te dera mbetet duke angullitur eh?
-Tamam! Thyeja kockat me hu po deshe; prape nen kembe te plaset. [ duke marre nje pamje serioze] Kesaj i them besnikeri une, ketij i them dinjitet! Qeni kurre s'te braktis, Qeni kurre s'te kafshon...po te jesh njeri.
-Po zagaret?
-Ēome, dale te mbarroj me qente nje here, pastaj te nis me zagaret, se keta jane ceshtje me vete.
-Ēudi o Tor, se kisha menduar ndonjehere qe qente qenkan qenie me te larta se njerzit.
-Mos u cudit. Te qenit qen i kapercen te gjithe kufijte e percaktimit. Eshte nje koncept transhendencial. Te qenit njeri eshte forma imperfekte e qenesise. (fjala qenie rrjedh nga fjala qen, dmth vetem te qenit qen eshte). Shnderrimi nga njeri ne qen perben nje nga misteret me te medha qe mendimi eshte perballur ndonjehere. Vetem kur shnderrohet ne qen njeriu ka kapercyer kufijte e kohes dhe hapesires dhe eshte bere, si te them, njesh me perjetesine.
-Uau, prandaj dhe e degjoj ngahera kur thone "bishti i qenit."
-Tamam, tamam.
-Sot per sot, njeriu eshte bisht qeni.
-Dhe do te arrije perfeksionin kur te behet qen.
-Tamam. Vetem atehere ka hyre ne mbreterine e įpeiron.
-Shqip me llafos se s'di gerqisht une.
-E di e di. Po greket kane qene qen bij qensh, dem babadem. Prandaj te them, mos ju tremb te lehurave, perkundrazi, kushtoju vemendje te vecante. Jane perpjekja e njerezimit per te arritur perfeksionin, ose sic thone budistet, nirvanen. Ja, mbaj vesh:
.................
hum, hum
um um um um um
uuf, uuf, uuf
kam, kam kam
gam, gam, gam
kiuu, kiuu, kiuu
grrrr, grrrr, grrrr
..........................
Nuk leh kushdo or Ēome. Merr nje derr, merr nje gomar, merr nje mace; keta s'lehin dot. Leh vetem njeriu Ēome, njeriu!
-Sa gabim kam qene o Tor, me hape syte me gjithe mend. Une thashe se beja jete qeni por paskam qene aristokrat. Ē'menxyrre, c'injorance! c'mekat! Sipas ketyre qe the, shprehja "qen i m'utit" eshte salutim si me qene "ser" apo "monsieu."
-Toidhjo keshtu! Edhe "te dhjefshin qente" eshte bekim.
-S'di si te te falenderoj o Tor, lopka lopka ma bere; mjeshter i qenishtes je!
-Mos me falendero mua, por te qenit.....[ Ēomja ben te shkoje] Na more, ku vete?
-Ne qenishte.
-Po s'u pershendoshme mor qen bir qeni.
-Ah, e kam humbur fare o tor, falme. Te dhjefshin qente or mik.
-Edhe ty ishalla.
-ham...
-ham, ham...
-ham...
-ha...
-a...
-...
Krijoni Kontakt