Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 37 prej 37
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga dp17ego
    Nga DaradanG
    Ke shume mendime te drejta dhe ke edhe mendime qe jane te padrejta...duket sikur opinionet i ke krijuar jo ne rrugen normale-librat shkencore akademike.
    Me fal per qendrimin e eger, por duket sikur njohurite i ke grumbulluar me te degjuar.
    Sa per iliret gjate Romes...Dua te te citoj nje thenje te nje historiani bashkekohes:"Roma fshiu(kjo shprehje perdoret)nga trojet ilire rreth 60 qytete te begata" E gjithe popullsia u vra ose u morr skllave. Pra demi me i madh ne iliri eshte bere nga romaket...60 qytete ne nuk i kemi as tani.

    Dhe me vone ne hapesiren e mbetur me ca banore te rralle u dynden sllavet. Sllavet s'kishin si te vinin ne nje treve me njerez. Sllavet ju vune emrat e tyre vendeve, fshatrave etj. Nuk do te kishin mundesi ta benin kete ne nje vend te populluar.

    Turqit bene ate qe bene, por ne ja beme vetes demin me te madh me Ali Pashane dhe te tjere qeverritare renegate qe e shkaterruan kete vend, vetem per te shtuar pasurite dhe pushtetin(lexo harremin) nen Baba Sulltanin.

    Sa per ndihmat islamike, mos u bej naiv. Macoku i botes vjen vetem per te kobitur dhe jo per te ndihmuar.
    Dhe nje keshille: Per te shtuar njohurite, lexo librat e mirefillta historike profesioniste dhe jo amatoriale apo ato qe shkruan dikush neper forume andej-ketej.[/QUOTE]

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga dp17ego
    Nga DaradanG
    Ke shume mendime te drejta dhe ke edhe mendime qe jane te padrejta...duket sikur opinionet i ke krijuar jo ne rrugen normale-librat shkencore akademike.
    Me fal per qendrimin e eger, por duket sikur njohurite i ke grumbulluar me te degjuar.
    Sa per iliret gjate Romes...Dua te te citoj nje thenje te nje historiani bashkekohes:"Roma fshiu(kjo shprehje perdoret)nga trojet ilire rreth 60 qytete te begata" E gjithe popullsia u vra ose u morr skllave. Pra demi me i madh ne iliri eshte bere nga romaket...60 qytete ne nuk i kemi as tani.

    Dhe me vone ne hapesiren e mbetur me ca banore te rralle u dynden sllavet. Sllavet s'kishin si te vinin ne nje treve me njerez. Sllavet ju vune emrat e tyre vendeve, fshatrave etj. Nuk do te kishin mundesi ta benin kete ne nje vend te populluar.

    Turqit bene ate qe bene, por ne ja beme vetes demin me te madh me Ali Pashane dhe te tjere qeverritare renegate qe e shkaterruan kete vend, vetem per te shtuar pasurite dhe pushtetin(lexo harremin) nen Baba Sulltanin.

    Sa per ndihmat islamike, mos u bej naiv. Macoku i botes vjen vetem per te kobitur dhe jo per te ndihmuar.
    Dhe nje keshille: Per te shtuar njohurite, lexo librat e mirefillta historike profesioniste dhe jo amatoriale apo ato qe shkruan dikush neper forume andej-ketej.[/QUOTE]

    Nuk më zemëroi postimi i yt i fundit, me gjithë keqëardhjen që shpreh për egërsinë tënde ndaj meje! Ju falënderoj në këshillat për të lexuar histori shkencore e jo për të grumbulluar njohuri me të dëgjuar! Cdo këshillë për mua është e mirëseardhur, madje shumë e mirëseardhur dhe u jamë, sinqerisht shumë mirënjohës atyre që më jepin këshilla!
    Por, do të bëjë përpjekje të përgjigjem një nga një!
    Së pari ti thua se unë kamë shumë mendime të drejta dhe se kam edhe mendime që janë të padrejta! Ma gjëjë more zotëri një njeri që në kokën e tij vlojnë vetëm mendime të drejta dhe asnjë i padrejtë! Nëse e gjënë atë menjëherë do e shpallim shënjetorë! Nuk besoj që ka njëri të vdekshëm me mendime gjithmonë të drejta! Unë nuk bëjë asnjë përjashtim, madje do të isha shumë i lumtur që disa nga mendimet e mia të jenë të drejta! Do të isha shumë i lumtur që mendimet e tua të jenë krejtësisht të drejta, porse ama nuk janë dhe as që mund të jenë. Pra, para se t´i vlwerësoni të tjerët për gjykime, vlerësojeni dhe gjykojeni vetën dhe shihni sa të (pa)drejta janë gjykimet e tua!
    ...duket sikur opinionet i ke krijuar jo në rrugën normale, pa lexuar libra shkencore dhe akademike, por duket se njohuritë i ke grumbulluar me të dëgjuar!
    Unë së pari nuk jamë historian, porse një adhurues i historisë dhe për ngjarje historike, të reja dhe të mocme, kamë mësuar me të dëgjuar, por edhe me të lexuar. Se mos njerëzitë nuk mësojnë edhe me të dëgjuar! Bibla u shkrua nga gojëdhënat, nga fjalët e dëgjuara, pra nga mitet dhe rrëfimet, por që kush është sot më e lexuar se Bibla?! Janë 1001 net, përralla arabe, që u mblodhën nga goja e popullit, por që është një thesar arti dhe kulture botërore! Mitet dhe legjendat indase..., u morën nga gojëdhënat, pra me të dëgjuar dhe u botuan dhe janë ato që janë sot. Por edhe vepra e Homerit mendohet se u dëgjua njëherë, pastaj u mblodh dhe u bë një vepër e famshme për të gjitha kohët...! Pastaj, i kemi mitet dhe lëgjandat tona, e kemi eposin tonë, i cili i përballoj shekujve dhe nga ai mësuan gjenerata të tëra, mësuan dhe e trashëguan brez pas brezi, e ruajtën me aq xheloxi atë thesar. Vonë shumë vonë u botua eposi i ynë. A nuk u mësua, a nuk mund të mësohet nga baladat tona?! A nuk mund të mësohet nga Gergj Elez Alia, nga këngët e kreshnikëve edhe po ti dëgjosh nga goja e lahutarit...Pra jo që e pranoj, porse e them se nuk më vie fare turp që kamë mësuar edhe me të dëgjuar!
    Dhe për të dëshmuar se vetëm ti, madje vetëm ti merrë erë nga historia, të tjerët, vecenarisht unë, nuk marrë erë, nuk dij fare, më jepni mësim kështu:"Sa për ilirët gjatë Romës...Dua të citoj një thënje të një historiani bashkëkohës(nuk e thua kush është ai, apo mos je ti ai "historian")"Roma fshiu(kjo shprehje përdoret) nga trojet ilire rreth 60 qytete të begata". Gjithë popullsia u vra ose u mor skllave. Pra dëmi më i madh në Iliri është bërë nga romakët...60 qytete më nuk i kemi as tani...
    E unë do të plotësoja për këtë ngjarje, për këtë hakmarrje të Romës ndaj ilirëve, përkatësisht ndaj Epirit, krahinat e të cilit i udhëhiqnin ca princër të vegjël, apo mbretër të vegjël, por që kishin bërë aleancë me Perseun e Maqedonisë kundër Romës... Emil Pauli, gjeneral Romak, i emëruar nga Senati Romak, me trupat e tij mundi ( në Betejën e Pindës, besohet me 168 para erës së re) maqedonasit dhe ilirët) dhe si ndëshkim shkatërroi, dogji dhe plackiti qytete dhe fshatra, krahina të tëra. 70 qytete të Epirit u shkatërruan, shumica ishin qytete të fisit të molosve dhe u shitën si skllëvër 150.000 banorë, shumica e të cilëve në Itali...Edhe pas një shekulli, sic shkruante Straboni, Epiri dhe Iliria, dikur e populluar, kishte mbetur e shkretuar, ndërsa zonat fshatare në rrënoja...!
    Por luftërat afro 200 vjecare iliro_romake, derisa u nënshtruan fiset ilire në tërësi, janë një pjesë tragjike, por jo e tëra, sepse janë edhe 7-8 shekuj të tjerë nën sundimin romak, ku ilirët jepnin dhe merrnin! A nuk dhanë ilirët për Romën shumë perandaor, ndër të cilët edhe Dioklecionin e madh, Konstandinin dhe Justinianin, Jeronimin, përkthyesin e Vulgatës, ndonjë papë për Romën, madje mendohet se krishtenizmin romakët e morën nga ilirët më parë të krishëzuar! Në këto jamë bazuar unë në postimin e mëparshëm dhe mua me notoni me notë të keqe dhe me vërejtje! Ndoshta ke të "drejtë"?! Mendon se vetëm ti di histori dhe të tjerët jo! Mendon se vetëm ti lexon histori shkencore dhe të tjerët i kanë futur veshët në lesh, apo dëgjojnë ndionjë "histori" kafëneve!
    Ju, pastaj, të gjitha fajet ia hidhni Ali Pashait ( nuk thuani cili ishte ai, pasi që ishin dy, një në Janinë e tjetri në Egjypt, të dy të mëdhenjë, të dy shqiptarë, të dy të lavdishëm dhe të lavdëruar nga politikanët, gjeneralët dhe njerzë të dijshëm të kohës kur jetuan, mjerisht të sharë nga shqiptarët sikur ti)! Por, nuk i shani pashallarët e sotëm komunist që hapin rrugën ekspansionit grek, ekspansionit politik, ekonomik, ekspansionit të Janullatosit dhe përpiqeni ta fshihni Kalin e Trojës, edhe pse ai pa pikë frike, pa u fshehur fare, në pikë të ditës, endet në tokat shqiptare, me qëllime që të gjithë i dijnë, me qëllime të pafshehura, për ta bërë gjysmën e Shqipërisë greke! Asnjë fjalë për këtë nuk e thua, por jep mësim nga historia! Dhe i akuzoni të tjerët, duke kërkuar "ndjesë" për egërsinë që jeni detyruar ta përdorni! Nuk është egërsi ajo ( fundja kjo nga një sikur ti edhe pritet)por është pafyturësi e llojit të vet, pafytyrësi e sojit tënd!
    Unë e jep edhe një mendim timin të padrejtë, porse kam të drejtë të flasë dhe të jepë mendime edhe të padrejta! Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk u vie rreziku nga fundamentalizmi islamik dhe nga Ibn Ladeni i mallkaur gati nga e gjithë bota, sepse si kundërshtar e kanë gjithë botën( por edhe shqiptarët, mjafton të përmendet prania e trupåave shqiptare në Irak dhe Afganistan), ndërsa ai farë Ibn Ladeni është në shpellat afgane, pra në birë të minit! Por rreziku i Shqipërisë vie nga Serbia dhe Greqia, vie nga tre gishtërinjtë e Vlorës, të cilët po bëhen gati sërisht tia futin flakën Shqipërisë. Dhe, ju duket se jeni ithtar e një flake të tillë!
    Nëse është kështu,të "lumtë"!

  3. #33
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Kishe gje me Vloren ti me siper? Jo per gje, por ne 97 e vume kufirin ne Novosele, te mos "digjnim" dhe reston e Shqiperise, po na doni aq shume e s'beni dot pa ne, prandaj s'na late te jemi qeveri me vete (ashtu sic jemi realisht .)

    Ok, po bej shaka, per te ulur tonin e "rende" qe ka mare biseda. Keto postimet e fundit as e permendin ate "zoterine" e titullit. Merremi me romaket dhe dyndjet sllave (qe u dynden jo vetem ne Ballkan, por ne gjithe Europen.) Per Konferencen Islamike eshte nje teme tjeter e hapur, bejme sherr atje lol.

    Ndonje gje per Nikolaqin keni per te thene?

  4. #34
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Replike satirike (Marre nga Korrieri)

    Meqe s'po llafoseni me ju, ka thene nja dy fjale ky Artani, cike si me spec. Nuk e di ne do i djegi Nikos .


    Z. Gazojani, Kryetar...

    ...Mireseerdhet perseri ne Epir!

    Nga Artan BORICI

    Ne Ballkanasit jemi mitologe. Keshtu pra, shqiptaret “jane” pellazge, ilire, epirote dhe maqedonas, pasues te Teutes, Pirros, Lekes se Madh. Serbet “jane” kosovare, sepse shqiptaret luftuan deri ne fund me ne krye Gjon Muzaken ne Fushe Kosove. Me ne fund, greket “jane” Epirote, sepse sepse keta te fundit “jane” Toske...

    Dhe ky qenka mjedisi ne te cilin ne do te jetojme ne harmoni! Mesa duket...!

    Evropa nuk mund te perjashtoje Ballkanin nga ballkanizimi. Kur luajne Gjermania me Hollanden, apo Shqiperia me Greqine emocionet jane nga me te fortat ne te dy anet e kufirit. “English Channel” apo “La Manche”, buxhet pa ose me subvencione bujqesore, kjo eshte Evropa! Dy luftra boterore, nje Plan Marshall dhe dyndje emigracioni jo te krishtere jane PATI prej te cilit nuk mund te dilet.

    Nese ne kafenete e tifozerise shqiptaret “jane” kriminele, italianet mafioze, gjermanet naziste, hollandezet kerrnace e ruset sarahoshe (!?), kjo nuk i pengon ata te jetojne ne paqe e harmoni. Evropianet e dine fort mire se nami i keq nuk te pengon te jetosh i lire edhe ne degjenerate. Ndersa, ballknasit qe kane bere me shume luftra se Evropa mendojne ende se nami i keq mund te lere pa nam e pa nishan kombe e shtete fqinje. Kjo nuk eshte cudi, kur degjon perversitete “artistike” nga goja e z. Nikolla

    Gazojani, kryetarit te sapozgjedhur te Shoqates se “Diaspores Epirote”.

    “Kam rregulluar punen me Berishen”, thote ai, “sepse ma la shkollen greke ne Himare”. Perversitet emblematik Epirot apo xhelozi Amerikane per pak perversitet Evropian!? Eshte e vertete qe Epirotet kane nxjerre perversitete edhe me te shquara. Nuk dua te jap emra, sepse kryetari mund te behet xheloz e i lakmon per vete, por rekordi me i madh i perversitetit eshte kerkesa qe Himara te shpallet qytet minoritar grek! Edhe mund te behet, sepse ai eshte shkrimtar fort i degjuar dhe ka respektin e politikes.

    Aha!

    Merreni Kanunin e Leke Dukagjinit e vendoseni ne Himare, perkthejeni ne greqisht dhe rezultati...Ilirizimi i Epirit! Nuk e di se cfare kryetari jeni ju, o Nikolle, qe me doren tuaj doni te kolonizoni Epirin me Ilire, ose e thene ndryshe, Gegerizimin e Toskerise. Apo meqe Tosket, te vendit apo te “diaspores” qofshin, jane te shtrire prej Shkumbinit e deri tek Gjiri i Artes, ose me tej deri ne Athine, juve ju vjen keq per Geget?

    Jo, ky eshte gabim. Geget, te vendit apo te “diaspores” qofshin, prej Shkumbinit e lart, deri ne Tivar, Shkup, Presheve e Mitrovice nuk jane me pak. Sidoqofte, si kryetar i Toskeve, apo Epiroteve, sepse tingellon me bukur, ju duhet te mendoni me shume per ta!

    Por qe te kaperceni cdo rekord, o Nikolle, ju do te duhet te benit me shume: te kerkoni qe te ruhet mjedisi ne Vlore dhe qe te mos kaloje as AMBO dhe as te ndertohet “Petroliferia”, por ne ta marrim gazin nga mbrapa...si i thone. Ne se arrihet kjo, ju do te jeni me patriot se Skenderbeu, qe mburrej si trashegimtar i Pirros dhe, si pasoje, ju do te jeni edhe me famoz se sa Pirro. Nuk e di nga ju erdhi kjo ide, por flitet qe mishi ne hell, qe keni ngrene ne Llogara, e me pamje nga Vlora, ju ka bere aq shume pershtypje, aq sa argatet dhe hyzmeqaret e fushes se Libohoves desh u bene therror per ju!

    Sidoqe te veje historia dhe karriera juaj, une ju uroj sinqerisht te beni te pamunduren ne shpetimin e Epirit! Vec dua t’i kujtoj kryetarit, qe pasaporta e Epirotit nuk te ben Epirot, paragjykim Toske ky, i mesuar prej Geges, e perfolur kafeneve me dhe pa ngjyre te tifozerive te Evropes!

    Merreni si te doni z. Gazojani, replike alegorike, pamflet apo satire!

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    Kishe gje me Vloren ti me siper? Jo per gje, por ne 97 e vume kufirin ne Novosele, te mos "digjnim" dhe reston e Shqiperise, po na doni aq shume e s'beni dot pa ne, prandaj s'na late te jemi qeveri me vete (ashtu sic jemi realisht .)

    Ok, po bej shaka, per te ulur tonin e "rende" qe ka mare biseda. Keto postimet e fundit as e permendin ate "zoterine" e titullit. Merremi me romaket dhe dyndjet sllave (qe u dynden jo vetem ne Ballkan, por ne gjithe Europen.) Per Konferencen Islamike eshte nje teme tjeter e hapur, bejme sherr atje lol.

    Ndonje gje per Nikolaqin keni per te thene?
    Po kështu është kur duan të përhupin punë, pra tema të marrë kahje tjetër! Nuk duan jo të fajësohet dhe as të përmendet emëri i Geixhit, që zbarkoi në "Trojë" me kalin e tij të "drurit"në pikë të ditës dhe u prit dhe u mirëpritt...! Dhe në vend të tij akuzohet Ali Pashai, të cilit s´mund tia bashkosh kafkën me eshtra të trupit!

  6. #36
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga DardanG
    Po kështu është kur duan të përhupin punë, pra tema të marrë kahje tjetër! Nuk duan jo të fajësohet dhe as të përmendet emëri i Geixhit, që zbarkoi në "Trojë" me kalin e tij të "drurit"në pikë të ditës dhe u prit dhe u mirëpritt...! Dhe në vend të tij akuzohet Ali Pashai, të cilit s´mund tia bashkosh kafkën me eshtra të trupit!
    Mua me vjen mire qe ka njerez qe u dhimbet Shqiperia, me vjen vertet mire. Dhe nga ana tjeter me vjen keq qe jo te gjithe shqiptaret kane konceptime jo te drejta te aksit te historise.

    Duket sikur shqiptaret kane mesuar ne dy shkolla te ndryshme qe i trajtojne problemet nga prioritete religioze.

    Ore vella i dashur, historia eshte nje dhe nje do te mbetet, ngado qe ta kapesh.
    Roma para 2000 vjetesh shkaterroi Ilirine.
    Ne shekullin e VI dyndjet sllave duke gjetur teren te lire demtuan rende tribet ballkanike, jo vetem shqiptare por edhe me gjere,
    Perseri ne shekullin XII dyndjet e reja sllave(serbe, bullgare)
    Me vone vjen Turqia per rreth 500 vjet dhe ne mbetemi kombi me i demuar nga historia ne shekuj.

    C'lidhje kane religjionet ketu, apo te tjera hstorira qe shtjellon ti me siper?

    Vjen edhe Sala dhe na fut ne nje Konference Islamike. Ky fenomen ka dy ane:
    - A duhej pyetur populli me nje referendum, apo duhej vepruar sic veproi Saliu?
    Une them qe duhej pyetur populli. Jam i sigurt qe Saliut i ra nder mend qe ka edhe referendume, por ai qellimisht nuk e kerkoi nje te tille se kishte frike nga humbja.
    -A duhet te jemi akoma ne Konferencen Islamike?
    Une them qe e ardhmja jone nuk eshte lindja por perendimi.

    Pse te dukem kaq i eger , realiteti eshte i eger. Nuk jam une i eger por faktet.
    Pse duhet te diskutosh per Janullatosin kur flitet per konferencen Islamike. Ai eshte pjese e komunitetit ortodoks, leri ata qe te merren me ate( sa per dijeni, une nuk merren me tema qe nuk me perkasin); kurse rasti i dyte eshte panshqiptar dhe do te merremi te gjithe.
    C'lidhje ka kjo me temen? Apo sa here qe flitet per arabine duhet te shahet Greqia per ballance. Kjo eshte per te qeshur!

    Historikisht Greqia nuk na ka pushtuar, por na ka demtuar me rruge te tjera sepse ka pasur qellime adneksimi te jugut te Shqiperise. Une i di keto me mire se ty sepse jam nga jugu dhe i kam pasur ne kurrizin tim apo te familjes sime.
    Une e di mire sa krime kane bere greket ne fshatrat kufitare te Shqiperise. E di si kane helmuar mesuesit e shqipes, i kane vrare patriotet tane etj etj, si jane perpjekur te ndrrojne sensin patriot te shqiptareve
    Por, ne kete rast diskutohet Konferenca Islamike dhe jo Ortodokse Greke Katolike apo cdo lloi qofte.

    Sa per Vloren ju duhet ti ngriheni me kembe ketij qyteti qe ne cdo kohe i eshte bere barriere se keqes. Vlora eshte heroike, vlla, por ti nuk e ndjen dot se ke qene ne anen tjeter te henes. Kur flet per Vloren duhet t'i therrasesh mire mendjes. Une nuk jam nga Vlora por....
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 17-08-2006 më 18:45
    sereno

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Te lexosh gazetat shqiptare apo ju me lart kur filloni e shkruani per Nicholas Gage, nje njeriu qe e degjon per here te pare si emer, i krijohet pershtypja ne mendja se eshte duke folur per nje njeri te plotfuqishem, nje perandor te koheve moderne, nje burre shteti te nderuar ne mbare boten. Harrojne qe Nicholas Gage eshte nje shtetas amerikan me origjine greke pensionist, njeri i letrave, publicist, dhe i shtyn ditet e pensionit te tij duke u marre me dicka.

    Gage eshte i mirepritur ne Shqiperi pasi ishte gabim i qeverise Berisha ne vitet 90 qe e ktheu ate ne person te padeshiruar ne Shqiperi, nje gabim qe e rriti imazhin e Gage ne syte e te gjithe nacionalisteve te rruges greke si nje "armik i madh i Berishes" dhe nje mik i madh i vendlindjes se tij, Epirit. Cdo artikull gazete, cdo fjale qe ju shkruani per te, ia rrit atij vlerat ne syte e nacionalisteve greke.

    Mirepo kohet kane ndryshuar. Gage erdhi ne Tirane dhe i shtrengoi edhe doren "armikut te pamposhtur" te tij, Dr. Berishes. Vizitat e tij te shpeshta ne Shqiperi dhe politika integruese e qeverise Berisha ndaj minoritetit grek ne Shqiperi qe sot e gjen veten te perfaqesuar ne nivel ministror edhe ne qeveri, kane bere qe Gage dhe ata nacionalistet e rruges greke te marrin nje mesim te mire dhe shume te madh: qe shqiptaret nuk jane ujqer e mbeturina turke, jane nje popull mikeprites e me tradita qe nuk ndryshojne shume nga ato te vete grekerve.

    Nese ne vitet 90 Gage sorollatej poshte e larte se si te krijojne nje imazh te keq te qeverise Berisha ne Washington, sot ai mban kontakte te vazhdueshme me minoritetin grek ne jug te vendit dhe krijon mundesi investimesh per kete komunitet.

    Nuk eshte Gage qe i dikton maredheniet shqiptaro-greke, ashtu si nuk jane as nacionalistet e rruges; ato maredhenie i diktojne vetem burrat e shtetit te Shqiperise dhe Greqise. Prandaj kushtojini me pak vemendje Gage e kompani, e kushtojini me shume vemendje kryeministrit Berisha dhe atij Karamanlis.

    Albo

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Minoriteti grek në Himarë falënderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Nicolas Gage: Nje person i padeshiruar viziton Tiranen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •