Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 37
  1. #11
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga DardanG
    Uhaaaa!Tani fajtor për këtë është Berisha! se mos Nano nuk i cakërroj gotat me të?! Se mos socialistët të tjerë e kanë "armik" atë?! Jo, more jo!
    Sipas teje, se e bëri Nano, "trokitjen" e gotave me të, duhet edhe Berisha ta bëjë??!!
    Po ecëm me këtë muto-llogjikë, jo grekë që do kemi në shpinë, po dhe nga Zambia do vinë të bëjnë propagandë... shtëpi HAN u kthye Shqipëria... se e bëri Nano duhet ta bëjë dhe ky M_U_T_I tjetër.
    Lanet për mendjen që kemi.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anëtarësuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Me mire do ishte njehere ta pastrosh fjalorin Humdinger! E nese do te ndodh diqka pozitive ne Shqiperi atehere ajo do te behet per shkak se Berisha eshte ne pushtet.Mos mendo qe jam nga Shqiperia dhe jam me demokratet,jam nga Kosova por e flas realitetin! Ate dite qe ka dale Nano dhe partia e tij socialiste(Komuniste)nje bande kriminelesh.mafiozesh,kontrabandistesh me pak! Nuk mund te kuptoj pse kete nuk e marrin vesh gjithe Shqiperia dhe te festoni per ikjen e tyre,por njerez te pamend ende vrapojne pas zerit te tyre !!!!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    OJ RABIJE
    ktu jena tuj fol per himaren dhe shqiperin e jugut qe greku po e ben prone te veten dita dites

    cdo te mendoje ti nese lideri yt i preferuar ne kosov te bente mareveshje me serbet ne menyre qe nje zone elektorale me mire ta fitonte serbi sesa partia kundershtare shqiptare...

    po nese ky lider nuk do te reagonte fare ne moment qe nje kriminel serb te vinte ne mitrovicen e jugut e te bente politika antishqiptare..

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Sipas teje, se e bëri Nano, "trokitjen" e gotave me të, duhet edhe Berisha ta bëjë??!!
    Po ecëm me këtë muto-llogjikë, jo grekë që do kemi në shpinë, po dhe nga Zambia do vinë të bëjnë propagandë... shtëpi HAN u kthye Shqipëria... se e bëri Nano duhet ta bëjë dhe ky M_U_T_I tjetër.
    Lanet për mendjen që kemi.
    Asgjë nuk është "aleanca" e Berishës me grekët e Jugut të Shqipërisë krahasuar me alencën e vërtetë të socialistëve me 1997! Një aleancë e tillë, sigurisht qe ekziston edhe sot për ta shëmbur edhe njëherë për dhe Shqipërinë, ndërsa vizita e tashme e Geixhit në Shqipëri është vetëm një pjesë e këtij skenari! Këtë mund ta shohësh edhe ti po të duash, porse me gjasë sytë të janë mbushur urrejtje ndaj Berishës! Pastaj, i zoti i shtëpisë, sic thotë populli, nuk është Berisha, por Mosiu dhe do të ishte mirë që se pari t´i drejtoheni atij e pastaj pse jo edhe Berishës së urrejtur!
    Nanon, Gjinushin, Metën dhe soj e sorollop duhet ti lëmë anash dhe mos t´i pëngojmë në hartimin dhe realizimin e skenarëve ogurzezë për Shqipërinë! U "lumtë"atyre për të bërat dhe të pabërat! Të lumtë edhe ty për urrejtjen që ke! I lumtë edhe Berishës për përgjegjësinë që e ka!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anëtarësuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Nuk di njemik me te thane te drejten si mund ta quash urrejtjen e politikaneve tane!Per ta mposhtur kundershtarin bejne qmos edhe ate ne dem te popullit dhe Atdheut!Nuk e mohoj qe kjo eshte evidente edhe ne kosove por ama ne Shqiperi eshte kulmi i gjithe atyre marifetlleqeve qe bejne kunder njeri tjetrit pa menduar qka behet pas vendimit te tyre,kryesorja eshte shfryrja e urrejtjes qe tanime e kane mbjelle edhe ne popull!Ndersa ku mbetet detyra e tyre,harrojne fare qfare perfaqesojne......

  6. #16
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga DardanG
    Asgjë nuk është "aleanca" e Berishës me grekët e Jugut të Shqipërisë krahasuar me alencën e vërtetë të socialistëve me 1997! !
    Për aleancën islamike të Berishës, çfarë mund të na detajosh??!!
    Përparim i madh lidhja me aleancën islamike, jo shaka... goxha veprim i zgjuar politik, apo jo??!!

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-03-2006
    Postime
    48
    Berisha ben akoma luften brenda llojit
    Lufta qe ben ndaj socialisteve mua me duket si ajo lufta e klaneve qe behej brenda partis komuniste

    edhe enveri me mposht kundershtaret e shiti Kosoven ishte gati me ja shit edhe shqiperine Serbit

    berisha po mjaftohet me i shit jugun grekut
    e ce don jugun berisha
    i mjafton nje shqiperi nga shkumbini e lart se keshtu siguron qeverisjen deri sa me vdek
    ku ku per ne dhe per te cmendurit pa vizion qe na udheheqin
    po mir na e bejne

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Për aleancën islamike të Berishës, çfarë mund të na detajosh??!!
    Përparim i madh lidhja me aleancën islamike, jo shaka... goxha veprim i zgjuar politik, apo jo??!!
    Aleanca islamike është doemosdoshme për Shqipërinë, mendoj unë, jo për shkak të religjionit por thjeshtë nëse në këtë fushë Shqipëria do të mund të përfitonte ekonomikisht apo financiarisht. Do të ishte zgjuarësi nëse Shqipëria do të mund të përfitonte, natyrisht duke mos i dëmtuar interesat e shtetit dhe autoritetin e shtetit, duke arritur që njëkohësisht Shqipërinë ta shmangë nga cfarëdo ndikimi i padeshirueshëm që do ta mund ta komprimitonte Shqipërinë dhe kombin shqiptarë. Jamë i vetëdijshëm se edhe të "marrësh edhe të mos jepësh" nuk është lehtë, porse duhet provuar me zgjuarësi! Ndoshta ju nuk e dini, porse pikërisht ish Jugosllavia ka përfituar shumë para, madje para gratis, pa llogaritur naftën gratis, pa llogaritur privilegjet tregtare dhe ekonomike që i kishte në vendet islamike, sidomos në ato arabe, vetem për shkak se në ish Jugosllavi kishte sish që besonin në islam. Unë nuk them që Shqipëria për pak para, apo ndihma të importoj edhe "fundamentalizëm", apo terrorizëm! Kjo do të ishte e rrezikshme, por megjithatë pse mos të provohet me zgjuarësi !
    Shqipëria ka mundësi të thithë ndihma, nëse mund ta shfrytëzoj këtë, "pra mishi të piqet e helli të mos digjet", edhe me shtetet katolike, por edhe me ato orthodokse! Këtu nuk shoh ndonjë të keqe, nëse të mirave ua hap dyert dhe të këqijave, sigurisht se duhet bërë përpjekje jo vetëm t´i mbyllën dyert, por edhe dritaret, madje edhe vetë vrimat e oxhakun!
    Ndoshta nuk kamë të drejtë por kështu mendoj unë!

  9. #19
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga rabija
    Nuk di njemik me te thane te drejten si mund ta quash urrejtjen e politikaneve tane!Per ta mposhtur kundershtarin bejne qmos edhe ate ne dem te popullit dhe Atdheut!Nuk e mohoj qe kjo eshte evidente edhe ne kosove por ama ne Shqiperi eshte kulmi i gjithe atyre marifetlleqeve qe bejne kunder njeri tjetrit pa menduar qka behet pas vendimit te tyre,kryesorja eshte shfryrja e urrejtjes qe tanime e kane mbjelle edhe ne popull!Ndersa ku mbetet detyra e tyre,harrojne fare qfare perfaqesojne......
    Ti Rabije me mire merru me ato gjera qe di, Pa te ofenduar po te keshilloj qe te mos japesh mend per politiken shqiptare se nuk e di, se nuk ke si ta dish.
    Eshte shume e komplikuar per nje kosovar politika e Tiranes. Me fal qe te them por shoh qe flet me paragjykime. Une jam kunder socialisteve dhe prape nuk e ve doren ne zjarr per demokratet se i kam pare nga afer. Ti nga i di kaqe mire keto gjera?
    Rabije! Shiko me mire ato politikat e Kosoves dhe te te degjojme me vemendje dhe mos na jep mend per keto te Shqiperise qe as vete ne nuk i ckoqisim dot.
    DP
    sereno

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e rabija
    Anëtarësuar
    02-08-2006
    Postime
    126
    Mos me keqkuptoni se nuk ka qene qellimi im qe te merrem me politiken e Shqiperise por s me ate te Kosoves!Dhe me beso i nderuar se te dyja vendet me dhimben njesoj kur ato i godet diqka e keqe,qofte nga qeverisja e dobet,nga varferia,diqka natyrore apo ku te di une!Po flas nga ajo qfare shoh e degjoj permes mediave se nuk jam simpatizuese e asnje liderit tuaj as tonit LARG QOFTE se asnje nuk jane per tu simpatizuar!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Minoriteti grek në Himarë falënderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Nicolas Gage: Nje person i padeshiruar viziton Tiranen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •