Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 37
  1. #21
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga rabija
    Mos me keqkuptoni se nuk ka qene qellimi im qe te merrem me politiken e Shqiperise por s me ate te Kosoves!Dhe me beso i nderuar se te dyja vendet me dhimben njesoj kur ato i godet diqka e keqe,qofte nga qeverisja e dobet,nga varferia,diqka natyrore apo ku te di une!Po flas nga ajo qfare shoh e degjoj permes mediave se nuk jam simpatizuese e asnje liderit tuaj as tonit LARG QOFTE se asnje nuk jane per tu simpatizuar!
    Sa bukur!
    Larg qofte, vertet.
    Edhe une keshtu them
    Sa per dashurine qe ke pr te dy vendet as qe e ve ne dyshim, kjo eshte dicka tjeter.
    sereno

  2. #22
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga DardanG
    Aleanca islamike është doemosdoshme për Shqipërinë, mendoj unë, jo për shkak të religjionit por thjeshtë nëse në këtë fushë Shqipëria do të mund të përfitonte ekonomikisht apo financiarisht.
    Sepse futi Shqipërinë në atë aleancë Sala, u rrokullis me gjithë karrike në '97 duke na dalë deputetët e PD-së në TV dhe në parlament e duke na folur për CIA-n amerikane, asfalinë greke dhe italianët.
    Ju kujtohet Blerim (gjelbërim) Çela në parlament me atë raportin kundër spiunazhit dhe agjenturave të huaja që ndihmuan në rrëzimin nga froni të bej-aga Berishës??!!
    Tamam fije për pe, raport për në pleniumet e K.Qëndror.
    Sepse hodhi gafa të tilla ndaj USA, Berisha, e hëngri qafën e patës për... trangull.
    E ardhmja jonë është Europa... nëse dikush akoma shikon nga shallvaret e arabëve apo çitjanet e hanëmeve le të verë çallmë në kokë dhe HË o burra në arabistan me kuç e me maç.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Humdinger

    Më duket se isha shumë i qartë në postimin tim më lartë. Nuk thash të veshim shallvare arabistani, por thash se aleanca është e doemosdoshme vetëm për interesa ekonomike dhe Shqipëria ka nevojë për ndihma ekonomike financiare, jo vetëm nga vendet islamike, por edhe nga ato amerikane, evropiane, aziatike, ngado që ato të vijnë dhe ngado që mund ti përfitoj ato. Nuk e vura në pyetje aspak identitetin evropian të shqiptarëve dhe nuk jam unë ai që dua izolimin e Shqipërisë nga Evropa! As Sali Berisha nuk e do këtë, përkundrazi ai ka bërë më së shumti në këtë drejtim, pra për ta evropianizuar Shqipërinë, por me gjasë pikërisht kjo ju pengon ju! Ju nuk e dini, apo nuk doni ta dini, apo jeni ithtarë i atyre që e izoluan Shqipërinë nga Evropa për dekada të tëra?! Ju nuk e dini apo nuk do ta dini se Sali Berisha nuk ishte ai që e solli një peshkop grek, i cili ka kohë që luan si maca me miun me Shqipërinë, por ishte Ramiz Alia dhe komiteti qendror i tij. Më sa e dij unë, Sala vetëm vazhdojë rrugën e trasuar më parë nga ish pushteti i mëparshëm për ta anëtarësuar Shqipërtinë në grupin e shteteve islamike(jamë thellësisht i bindur vetëm me qëllim të përfitimeve ekonomike dhe financiare dhe për asgjë tjetër). Por, nëse e bëri këtë Berisha atëherë përse Shqipëria nuk u tërhoq nga Aleanca islamike në qeverisjen e socialstëve për vite të tëra?! Sigurisht se kjo nuk ishte në interes të shtetit shqiptar dhe mendoj se, nëse ka dicka pozitive në udhëheqjet e shtetit shqiptarë, pozitive është se në fushën e politikës së jashtme nuk ka ndryshime të mëdha, nuk ka shmangje të mëdha mes qeverive që vijnë dhe shkojnë. Dhe kështu edhe duhet të ishte.
    Pastaj more zotëri, nuk e dij a e di, apo nuk e di, apo edhe s´do ta dish, se janë ata amerikanët që kanë marrëdhënje të shkëlqyeshme më Arabinë Saudite, me Kuvajtin, Omanin, Katarin, Egjyptin...Dhe jo vetëm amerikanët, por edhe anglezët, frencezët, gjermanët sllavët dhe këtyre askush nuk ua zë për të madhe për marrëdhenjët e shkëlqyera që i kanë, madje u lakmohet atyre, sepse janë shtete të pasura ma naftë, janë shtete të pasura financiarisht dhe është një treg i madh....! Ato nuk ndihen fajtore, as që akuzohen si fajtore për marrëdhenje të mira me shtete arbe, përkundrazi janë të privilegjuara ekonomikisht dhe financiarisht! Përse Shqipëria duhet të përmbahet dhe të mos mbajë marrëdhenje të mira. Greku dhe Serbi kanë marrëdhenje të mira me këto shtete dhe këto marrëdhenje u duken të pamjaftueshme, ndërsa Shqipëria u dashka të jetë fajtore nëse hidhet në këtë konkurrencë politike e diplomatike që kanë si syninm parësorë përfitimet ekonomike dhe asgjë tjetër.
    E sa për shallvare arabistani, ato nuk janë të përshtatshme dhe nuk mbrojnë mirë në kushtet e ashpëra klimatike në këtë pjesë të Evropës, pra ku jetojnë shqiptarët. Tirqit dhe fustanella dhe plisi i bardhë duhet të vazhdojë të mbretëroj në këtë anë, sepse ai është treguar më rezistenti ndaj dimërave të ashpër dhe klimës së ashpër në këtë pjesë të Evropës.

  4. #24
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    E sa për shallvare arabistani, ato nuk janë të përshtatshme dhe nuk mbrojnë mirë në kushtet e ashpëra klimatike në këtë pjesë të Evropës,
    Kjo eshte vertet nje arsye e forte dhe e mjaftueshme per te mos veshur shallvare!!!!!!
    Bir Selman i nenes....
    Shallvaret ne nuk duhet t'i veshim, jo per kushte klimakterike, or mik. Jo aspak! Dhe ai dardhari me siper ta kishte ne menyre alegorike dhe jo ashtu sic e kthen ti.
    Ne nnuk duhet te veshim ne trute tane shallvaret e orientit, te mos mendojme ne menyre orientale, por oksidentale. Perendimi eshte e ardhmje dhe shpetimi i Shqiperise.

    Tirqit dhe fustanella dhe plisi i bardhë duhet të vazhdojë të mbretëroj në këtë anë, sepse ai është treguar më rezistenti ndaj dimërave të ashpër dhe klimës së ashpër në këtë pjesë të Evropës
    Sa per kete punen e tirqeve dhe fustanellave...mos ke fjetur permbys dhe enderrit 1920-ten me Cercizin ne prite?
    Zgjohu dhe shiko se ku ka shkuar bota, dhe kjo vlen jo vetem per ty, por p[er te gjithe ata qe akoma kan mbetur me Baba Dovletin dhe nuk shohin se Sqiperia, ngadale por ne menyre te pashmangshme po behet perendimore.

    Sa per ate te perfitimit nga vendet islamike...e pame. Nje investim i vogel duhet te shoqerohet me ngritjen e 100 xhamive dhe jo si ato qe kemi ne ne tradite, por xhami me cdo element arkitektonik arabistanik.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 15-08-2006 më 14:25
    sereno

  5. #25
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga DardanG
    Ju nuk e dini apo nuk do ta dini se Sali Berisha nuk ishte ai që e solli një peshkop grek, i cili ka kohë që luan si maca me miun me Shqipërinë, por ishte Ramiz Alia dhe komiteti qendror i tij.
    Ç'është ky XHEVAHIR që na the Dardan??!!
    Ja kërko pak dhe shiko kohën kur peshkopi Anastas erdhi në Shqipëri dhe se kush ishte president dhe cila qeveri ishte në atë kohë??!!
    Ramiz Alia me Janullatosin... pupupupupupupupupupu

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anëtarësuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Keta militantet e PD o hudminger jane komuniste te pandreqshem dhe shume me te rezikshem se militantet e PS. militantet e Ps gjithmon kane dyshuar per lideret e tyre ndersa keta te PD jane turme fare. mjer ne thuaj.

  7. #27
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga njemik
    Keta militantet e PD o hudminger jane komuniste te pandreqshem dhe shume me te rezikshem se militantet e PS. militantet e Ps gjithmon kane dyshuar per lideret e tyre ndersa keta te PD jane turme fare. mjer ne thuaj.
    Mor po di se cthote ai di. Mjafton te bjere ere orient dhe eshte i kenaqur.
    sereno

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    [QUOTE=dp17ego]
    Kjo eshte vertet nje arsye e forte dhe e mjaftueshme per te mos veshur shallvare!!!!!!
    Bir Selman i nenes....
    Shallvaret ne nuk duhet t'i veshim, jo per kushte klimakterike, or mik. Jo aspak! Dhe ai dardhari me siper ta kishte ne menyre alegorike dhe jo ashtu sic e kthen ti.
    Ne nnuk duhet te veshim ne trute tane shallvaret e orientit, te mos mendojme ne menyre orientale, por oksidentale. Perendimi eshte e ardhmje dhe shpetimi i Shqiperise.

    Sa per kete punen e tirqeve dhe fustanellave...mos ke fjetur permbys dhe enderrit 1920-ten me Cercizin ne prite?
    Ja nuk kupton, ja shtihesh që nuk kupton, por më duket se nuk do të kuptosh dhe kështu lë shteg për të sulmuar pa të drejtë! Tirqit dhe fustanellën i mendova figurativisht, pra që tradita shqiptare na duhet dhe ajo na mbronë nga orientalizmi dhe na jep pamjen evfropiane, cfarë edhe e patëm në shekuj. Nuk mund të jesh kurrë ti më antiorientalist se sa unë dhe po që se do të bindësh mund t´i shfletosh ca postime të mia të mëparshme!
    Unë e kamë thënë edhe herave të tjera se po të mos ishte pushtimi turk i trojeve tona dhe ajo që ndodhi gjatë okupimit turk, sot Shqipëria nuk do të ishte ajo që ishte, e katandisur vetëm në një pjesë të territorit që e kishte, në një pjesë të vogël, ndërsa pjesët e mëdha dergjen dhe shkrihen si territore të shteteve fqinje, të krijuara para pavarsisë së Shqipërisë, apo edhe pas , shumë pas pavarsisë së Shqipërisë! E kam thënë dhe e thëmë prapë, po të mos ndodhte ajo që ndodhi në laramani fetare në trojet shqiptare, Shqipëria, shumë më e madhe se sot, do të krijohej para Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi... Por... Ndoshta nuk kamë të drejtë, porse bindja e ime është ilirët nën åpushtimin romak jepnin dhe merrnin, nën okupimin sllav u bë përpjekje që shqiptarët të "shortohen" dhe asimilohen disi, me dhunë apo me metoda të tjera, ndërsa nën pushtimin turk ndodhi hataja për shqiptarët, shqiptarëve iu këputën rrënjët dhe mbeti trungu pa rrënjë!
    Megjithatë, në kohën e sotme, e kamë thënë edhe më lartë, Shqipëria mund të përfitoj nga Liga Islamike, financiarisht dhe ekonomikisht, por asesi këto ndihma nuk duhet të pranohen të kushtëzuara me "mallë" që nuk e do askush!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga Humdinger
    Ç'është ky XHEVAHIR që na the Dardan??!!
    Ja kërko pak dhe shiko kohën kur peshkopi Anastas erdhi në Shqipëri dhe se kush ishte president dhe cila qeveri ishte në atë kohë??!!
    Ramiz Alia me Janullatosin... pupupupupupupupupupu
    Ndoshta edhe mund të gaboj, porse pëlqimin (nënshkrimin)për të ardhur Janullatosi në Shqipëri e ka bërë Muhamet Kapllani, ish ministër i jashtëm. Ky nuk ishte ministër i asnjë qeverie të Berishës! Kështu kam lexuar, ndoshta edhe mund të gabohem, nëse ka gabuar ai autori i atij shkrimi publicistik që kam lexuar unë.

  10. #30
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Nga DaradanG
    Unë e kamë thënë edhe herave të tjera se po të mos ishte pushtimi turk i trojeve tona dhe ajo që ndodhi gjatë okupimit turk, sot Shqipëria nuk do të ishte ajo që ishte, e katandisur vetëm në një pjesë të territorit që e kishte, në një pjesë të vogël, ndërsa pjesët e mëdha dergjen dhe shkrihen si territore të shteteve fqinje, të krijuara para pavarsisë së Shqipërisë, apo edhe pas , shumë pas pavarsisë së Shqipërisë! E kam thënë dhe e thëmë prapë, po të mos ndodhte ajo që ndodhi në laramani fetare në trojet shqiptare, Shqipëria, shumë më e madhe se sot, do të krijohej para Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi... Por... Ndoshta nuk kamë të drejtë, porse bindja e ime është ilirët nën åpushtimin romak jepnin dhe merrnin, nën okupimin sllav u bë përpjekje që shqiptarët të "shortohen" dhe asimilohen disi, me dhunë apo me metoda të tjera, ndërsa nën pushtimin turk ndodhi hataja për shqiptarët, shqiptarëve iu këputën rrënjët dhe mbeti trungu pa rrënjë!
    Megjithatë, në kohën e sotme, e kamë thënë edhe më lartë, Shqipëria mund të përfitoj nga Liga Islamike, financiarisht dhe ekonomikisht, por asesi këto ndihma nuk duhet të pranohen të kushtëzuara me "mallë" që nuk e do askush!
    [/QUOTE]

    Ke shume mendime te drejta dhe ke edhe mendime qe jane te padrejta...duket sikur opinionet i ke krijuar jo ne rrugen normale-librat shkencore akademike.
    Me fal per qendrimin e eger, por duket sikur njohurite i ke grumbulluar me te degjuar.
    Sa per iliret gjate Romes...Dua te te citoj nje thenje te nje historiani bashkekohes:"Roma fshiu(kjo shprehje perdoret)nga trojet ilire rreth 60 qytete te begata" E gjithe popullsia u vra ose u morr skllave. Pra demi me i madh ne iliri eshte bere nga romaket...60 qytete ne nuk i kemi as tani.

    Dhe me vone ne hapesiren e mbetur me ca banore te rralle u dynden sllavet. Sllavet s'kishin si te vinin ne nje treve me njerez. Sllavet ju vune emrat e tyre vendeve, fshatrave etj. Nuk do te kishin mundesi ta benin kete ne nje vend te populluar.

    Turqit bene ate qe bene, por ne ja beme vetes demin me te madh me Ali Pashane dhe te tjere qeverritare renegate qe e shkaterruan kete vend, vetem per te shtuar pasurite dhe pushtetin(lexo harremin) nen Baba Sulltanin.

    Sa per ndihmat islamike, mos u bej naiv. Macoku i botes vjen vetem per te kobitur dhe jo per te ndihmuar.
    Dhe nje keshille: Per te shtuar njohurite, lexo librat e mirefillta historike profesioniste dhe jo amatoriale apo ato qe shkruan dikush neper forume andej-ketej.
    Ndryshuar për herë të fundit nga dp17ego : 16-08-2006 më 11:28
    sereno

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Minoriteti grek në Himarë falënderon kryeministrin Berisha
    Nga lushnjar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 11:56
  3. Kristo Frashëri: Dilema për Himarën
    Nga Qafir Arnaut në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Historia e Himarës Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 22-12-2004, 19:54
  5. Nicolas Gage: Nje person i padeshiruar viziton Tiranen
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 30-01-2003, 11:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •