I ulur ne nje lokal te hapur buze detit, Luka, njezet e kater vjec, me nje buzeqeshje enigmatike e me nje veshtrim te kujdesshem, shikonte bulevardin e madh te mbushur nga hapa dhe zera njerezish qe te ngeshem, benin xhiro te gjata deri sa te binte nata e thelle.
Luka porositi dicka per te pire, e pa edhe njehere oren, pastaj sikur te kishte frike mos humbiste dicka nga turma qe notonte poshte tij, i hodhi syte me vemendje mbi siluetat e mbemjes, per te mos lene ti shpetonte gje.
-Nuk ka asnje tavoline te lire?
Ishte nje ze plot ankth, qe sikur te fshihte brenda nje force te panjohur, e beri te vemendshem per cngjiste brenda lokalit. Nje vazje e re po fliste me kryekamarierin, Luka pergjoi biseden, e pa kryekamarierin qe ngriti supat duke thene skam cte bej e vazhdoi tutje. .
Vajza, sikur te ishte vertet fundi i botes e te mos kishte pretekst me te mire per ta leshuar veten, i beri supat e saj te zhveshur te dridhen, mermeriti nje fije zeri qe ishte veshtire te perkthehej ne fjale. Dukej vertet e deshperuar, e kjo gjendje iu perforcua kur mati edhe njehere me sy tavolinat e zena. Njerez qe mbeshteteshin koke me koke, afer njeri tjetrit, e flisnin zhurmshem, trokisnin gotat, therrisnin Gezuar!.
Asnje qe te kthente koken e ta merrte vesh sa e domosdoshme ishte per te, qe te gjente nje tavoline te lire, ku te ulej dhe ne pritje te takimit qe do ti ndryshonte per mire apo per keq jeten, te kishte kohe te mendohej.
Vetem Luka e ndjeu ate rremuje ne shpirtin e vajzes, sikur ky te ishte locali i fundit ne toke. Kishte lene takim ne kete vend sic dukej, e mendjen e kishte aq te lodhur sa smerrte mundimin te shkonte te ulej ne nje vend tjeter, apo te priste jashte sa te cohej ndonje. Prandaj kur ajo ishte duke dale, me thjeshtesine e nje njeriu qe smendohet dy here, Luka e kapi per dore, e terhoqi lehte afer vetes dhe i tha:
-Mund te ulesh te mbash tavolinen time. Kam kohe qe po pres dike, e nese sbehet i gjalle edhe per pese minuta, do cohem te ik.
Vajza dukej e hutuar, u ul pa thene asgje e duke terhequr pas vetes karrigen.
Per te qene i fjales, pa dashur ti linte te mendonte qe e kishte ulur per qellime te tjera, Luka shijoi edhe njehere birren e vet, pastaj kaloi tek kontrolli i imtesishem i njerezve.
-Edhe une duhet te takoj dike patjeter sot!
-Si the?- e pyeti ai i perqendruar i gjithi ne ate kerkim te veshtire nen rruge.
Kete here i hodhi nje veshtrim me te njerezishem vajzes.
-Po prisja edhe une dike. E lame te takoheshim ketu!
-Si quhesh?
Luka degjoi emrin e vajzes, i zgjati doren pastaj u skuq kur e ndjeu te tepert kete veprim. Sila e vuri re dhe buzeqeshi.
-Deshiron te pish dicka deri sa te mbetesh vetem?-e kur permendi fjalen e fundit, ajo po pohonte e zbehte ne fytyre, me koke. Luka i beri shenje kamarierit, mori nje Corona edhe per vajzen i trokiten shishet e birrres e per disa caste, shijuan gati symbyllur ate heshtje.
Ishte sikur ajo te kishte frike mos Luka e pyeste ke duhej te takonte me aq ngut. Kurse djaloshi nga ana e tij i druhej te njejtes situate, e pa patur deshire te futej ne biseda te ngaterruara, iu bente bisht pyetjeve direkte. Vetem gjestet qe iu shpetonin pa dashur, nje levizje e gabuar e dores, nje mbeshtetje jo si duhet e berrylave mbi tavoline, linin te tradhetohej mes tyre, pasiguria, nje shtyse gati e detyruar per te perqafuar te panjohuren. Vetem kur shihnin rrugen poshte Lokalit Amerika ku ndodheshin, mos kalonte personi qe ata prisnin, ngjanin te huaj e shqetesimet kercenin ne pamjet e tyre si damare te vegjel, te gjelber, qe pulsonin vazhdimisht tronditje dhe ankth.
-Sa e embel qe je!-i shpetoi pa dashje Lukes.
Kur pa si ngriu gjithe qenia e saj, ky nuk e cau koken te korrigjohej.
Sila e kercenoi me gishtin drejtues, qeshi, por nuk mundi te heqe nga vetja, shenjat e te vogla te padurimit te pritjes.
Nisen ta pyesin njeri-tjetri per cishte me rendesi ne jeten e tyre. E filluan biseden qetesisht, rrefimet e tyre ngjasonin, ia dilnin mbane te kujtoheshin edhe per detaje te vogla, nje ngjyre e preferuar, nje e shtune e mbushur me diell qe ne mengjes e te tjera si keto. Kishte sidomos tek vajza nje mani per ti shpetuar te tashmes, aq fort i kthehej koheve te largeta, sikur te tentonte te kapej me mish e me shpirt pas relikeve, pa mundesi kthimi ne boten e vertete.
Kamarieri solli dy Corona te tjera. Luka perfitoi te shihte oren. Edhe sa i duhej te priste? Klara nuk po dukej, nje djall e gjysem i merrte vesh femrat. Tani po ndjente te ngrihej nje mjegull e lehte brenda tij, por me nje shkundje te lehte te kokes, i largoi te gjitha. Le te mos vinte, me keq per Klaren atehere. As qe i behej me vone per takimin me te, qe ajo skishte erdhur, me mire, o zot, qe kishin shkuar keshtu gjerat.
Vajza qe kishte perballe fliste e ky ze i embel, qe derdhej si nje dhimbje e zbehte nga veshtrimi i saj, e beri Luken te vriste mendjen ne e kishte bere apo jo njeri me pare te ndihej ne ate menyre.
-Me duket se ka per te marre fund shume shpejt jeta ime!,- tha ne ate moment paqeje Sila, por Luka uli qetesisht shishen e birres ne tavoline, ia shtrengoi doren dhe buzeqeshi sikur ta dinte sa pa vlere ishte te trishtoheshe per gjera qe do te harroheshin neser, e shumta nje dite tjeter.
-Sa vjec je?
Sila buzeqeshi kur shqiptoi fjalen nentembedhjete. -E megjithate une dyshoj qe tani tek fundi i jetes sime!
Qeshen te dy.
Keshtu i gjeti miku i Siles, nje djalosh qe kishte ngjitur shkallet e localit sikur te kishte rene nga rete e triumfit. Pamja e tij ndryshoi kur e pa Silen me nje tjeter. Egersisht, i shkoi afer, e shtrengoi pas krahut dhe uleriu:
-Keshtu, he ?Keshtu, he ?!
Syte po i dilnin vendit, nisi te fryhej nga terbimi e kur Luka u mat te thoshte nje fjale, iu corr:
-Ti qepe! Me ty skam pune!
Sila ngriu e tera, kur ndjeu nderhyrjen qe donte te bente Luka, e pa me nje shikim te lutes, , e ndjente qe e vetme smund tia dilte dot kurre, skishte per ta besuar kurre miku i saj, andaj e gjithe pamja e Siles i kerkonte ndihmen Lukes. Ky duhej te fliste e te tregonte si ishin vertet punet.
Por ishte e kote, sepse djaloshi me kembe sdinte te degjonte, hakerrehej vetem duke klithur keshtu, he...?!, e ne cdo cast, Kur Luka matej te hapte goje, vinte gishtin ne buze e ia bente Shesshhhtt!
U rrotullua tre here rreth vetes, ne rremuje e siper ndjeu nje marramendje te lehte, u mbeshtet ne tavolinen fqinje ku rrezoi pertoke nje gote uji. Coperat e xhamit bene te mblidheshin tre kamariere te shkathet, qe e pastruan menjehere vendin, por per djaloshin, skishte me asnje mundesi qendrimi ne lokal. U bind te ikte nje ore e me pare, tani po, qe kishte mundesi ta braktiste pa brerje faji Silen. Po i shpetonte fatit te keq, prandaj nga syte kembet.
-Nga syte kembet!-e tha me ze te larte dhe e vuri vertet ne levizje kete plan.
Kur e pa te zhdukej, Sila u mbush me fryme si per here te pare, e u dha e gjitha ne nje te qare te heshtur, histerike, qe smund te ndalej me gjithe menyrat e ndryshme qe provoi Luka ta bindte te pushonte.
Keshtu i mbetej ti vihej pas djaloshit, ta ndalte e ta bente te arsyetonte. Tek e fundit skishte bere asgje te keqe me Silen.
Ia tha kete, e ajo pushoi si me magji. I erdhi nje rreze tjeter shprese qe iu vendos ne njerin cep te syrit, shume veshtire ta dalloje, gati e padukshme.
-Me prit ketu, nuk vonohem!-dhe Luka doli me nxitim, ne kerkim te Tomit, keshtu i kishte thene Sila qe quhej djaloshi.
Rruges, beri nje gje te cuditshme, qe se kuptoi mire perse. Arriti ta gjeje pa veshtiresi kete Tomin, e dalloi hijen e tij, po ecte i qete, sikur te ishte cliruar nga nje peshe e jashtezakonshme ndergjegjieje. Por ne vend qe ti theriste me emer e ti lutej ta degjonte, Luka iu qep pas, i perqendruar ne nje ndjekje qe perfundoi ne rrugen Kassia 23, nje qoshk pa njerez.
-Ndal!
Tomi ndaloi i habitur, eci drejt Lukes e njohu menjehere dhe qeshi duke i thene:
-Te dergoi ajo ketu? Cpate u lodhe kaq shpejt me te?! e dija une, e dija, prandaj bera mire qe i lava duart pergjithnje.
Luka i shkoi me prane, pa thene asnje fjale.
-E cdo besh? Do me heqesh zvarre, te me cosh tek locali, te me mbushesh mendjen qe skeni bere asgje, e une tia rinis nga e para historise me ate? Eshte keshtu, apo jo?-qeshi ngadhenjyes Tomi.
-Te keshilloj ta lesh rehat te dashuren time. Sila sdo qe ta shqetesosh me, ti biesh me qafe, ti flasesh, ti shkruash ose ti telefonosh.
Dhe i ktheu kurrizin te largohej, por e gjitha kjo kishte qene si nje goditje rrufeje per djaloshin, qe pesoi te njejten krize si ne lokal, uleriu keshtu, he...? por nuk arriti te perfundoje sepse nje grusht i menjehershem i Lukes e kapi drejt e ne hunde.
-Ashtu o lum miku, ashtu!-iu pergjigj me mendje Luka, qe iu pervesh punes me grushta e me shkelma. I gjori ishte mbeshtetur pas murit, kerkonte shpetim, por prej tij dilte vetem nje hungerrime e pergjakur. Luka i leshonte sikur te ishte stervitur tere jeten per ate takim, grushtat dhe shkelmat.
E permbushi aq mire detyren, sa edhe nena e te mjerit, skishte per ta njohur kurrre ne ate gjendje agonie. Pastaj e terhoqi me tutje, ne nje vend ku sarrinte drita e neonit, e la aty, qe te kishte mundesi te kalonte nje nate te tere i mavjosur nga dhimbjet, pa patur mundesi te diktohej nga asnje. Te nesermen, me zbardhjen e diellit ndonje kalimtar kishte per ta pare e do lajmeronte ambulancen.
Prej aty, Luka u largua me hapa te shpejte. E dinte qe dy rrugica me tutje ishte nje cesme publike, shkoi te pastrohej, kontrolloi njolla te mundshme gjaku, vetem ne pantallona dukeshin dy tre pika te murrme, kishte bere kujdes te mos ndotej.
I lau si mundej, pastaj pa nje pa dy u nis tek restoranti ku e priste Sila.
I ngjiti shkallet me nxitim, ajo ishte aty, e kur e pa te vinte, ndenji pezull disa caste.
-E rregullova punen! Ia sqarova te gjitha, te ka falur e tha qe do te te telefonoje neser.
As vete se mori vesh perse ia tha ato fjale. Sila iu hodh ne qafe, e perqafoi, e puthi ne faqe e i tha njemije here faleminderit.
-Po shkoj, po shkoj, ta takoj edhe une tani!-perseriste ajo, por Luka qe kishte porositur dy Corona te tjera, pa kamarierin te vinte e me ze lutes i tha:
-Dreqin, une porosita me bindjen qe mund te flisnim edhe pak, akoma. Me derrmoi fare ndjekja e Tomit tend...
Ajo pranoi me nje tundje te lehte te kokes. Kishte marre nje gjalleri te papare, ishte trasformuar ne nje qenie tjeter, sikur gjithe telashet e botes te kishin marre fund.
-Cdreq historie paska me kete Tomin ?-po vriste nderkohe mendjen Luka, pa harruar ore e sekonde te degjonte rrahjet e zemres, qe sikur te ishte ne dite feste, pomponte dyfishin e gjakut neper gjithe arteriet e trupit.
I erdhi natyrshem ta pyeste pa bere akoma nje urim cfaredo, pa i trokitur ende gotat
-Si ka mundesi qe ishe aq e rene shpirterisht, pak me pare? E kam fjalen, ti mund ti kesh te gjitha. Nuk mund te biesh kaq poshte per nje njeri te vetem. Duhet te kete dicka tjeter ne mes.
Ajo spo fliste. Me sa dukej, dyshonte nese mes tij dhe Tomit ishin shkembyer fjale lart e poshte rreth rrethanave qe e kishin shtyre ne ate pike.
Kur lexoi kete mendim ne fytyren e saj, Luka qeshi.
-Nuk e pyeta, e nuk do te doja te dija asgje nga goja e tij, per ty.
Sila perseri heshti. U mendua nje hop e tha:
-Nuk mund te shpjegohen kaq lehte gjerat. Une kam shume kohe e lidhur me te.
-E pastaj? Njerezit mund te flakin tutje vite te tera, duhet te kete dicka tjeter ne mes.
-Une u mesova me nje gje te tille. Nuk kisha nevoje te rrija gjithe kohen si miket e mia, per te vrare mendjen si do shkonte jeta ime ne te ardhmen. Kam nje shok qe mi ploteson te gjitha, jam e lumtur.
-Perse tomin ?
Per pak u mat ti thoshte e perse jo mua, tani, ti bente nje ftese qe ajo ta ndiqte pas e ata te dy te lidhnin fijet e nje jete te njejte, me njeri tjetrin.
-Tomi eshte nje djale qe i ploteson kushtet ! Sa here qe bien biseda te tilla ne shtepi, babai im flet per kushte. Duhet te jete i tille, i tille, i tille, me kete e me ate cilesi. Nje thes i madh budalleqesh, qe po ti kthesh sic duhet, mund te ngjajne te tera si cilesi te mira te Tomit.
-Vertet ?!-e vuri buzen ne gaz Luka.
-Une i kam treguar Tomit nje pjese te ketyre kerkesave, e ne pak sekonda ma mbushi mendjen qe i kishte te gjitha
Kur e tha kete, Sila e uli zerin deri sa pushoi se foluri.
-E pastaj? Edhe une qe sapo te njoha, mund te permbush cdo lloj kushti! Mua me therrasin kusht-permbushes!
-Me duket se pres nje femije prej tij!-tha pas nje hopi, me nje fryme Sila, e ne sy i shkelqeu nje vetetime kenaqesie.
Kjo ishte nje goditje e keqe per Luken. e piu gjithe goten ne heshtje, pastaj i rebeluar, ngriti zerin?
-Te duket?!
-Me duket
Domethene nuk ke bere asnje test, asnje kontroll, gje prej gjeje, vetem te duket e per kete ndjehesh e varur nga Tomi?
Gjerat po merrnin nje rrjedhe qe Luka sdo ta kishte cuar kurre ne mendje.
-Po tallesh!-i tha, kurse kjo shprehte nje besim te papare ne sy, sikur te kishte parashikuar saktesisht si do perfundonin gjerat.
-Dreqi e marrte,-mendoi Luka, - Ja kush ishte shkaku. Ai eshte larguar dhe Sila...Sa naive qenka.
E ndersa shkembeu edhe dy tre fjale te tjera me te, u mbyll ne nje heshtje te trishte. E donte, dukej qe ajo e donte akoma, me gjithe shpirt, Tomin e saj.
E mendja i shkoi tek ai qoshk i erret, ku dergjej nga druri i marre, heroi i Siles. Qeshi me vete.
-Cpate? e pyeti Sila, qe niste te ndihej e lodhur, nga gjithe ajo bisede.
-Me duket se per pak e bera per te qare ate Tomin tend.
-Si?!
-Nisa ti flas, sikur te njihja nje pjese te gjerave, per pasionin qe pervelonte e gjithe qenia jote per te.
-Per mua?
-Eshte krenar!
-E dija, e kam ditur gjithnje, Tomi im,-tha Sila, qe e mprehu degjimin mos humbte asnje fjale.
-Miku yt le koken per ty. Me tha qe te donte, por sguxonte te gjente forcat te lidhej perhere me ty. Por sapo nisa ti flas u dorezua pa kushte. Ti je dicka e rralle per te.
E ndersa fliste, kerkonte si e si ti shkaktonte sa me shume zhgenjim asaj femre. E vriste mendjen, kerkonte te bente sic duhej nje skeme te vogel hakmarrjeje. Sila qeshte e sikur te mos njiheshin prej vetem ca oresh, e ndiqte me sy, e qellonte lehte me shuplake ne gjoks, bente ca gjera te lehta gati te padukshme, te futura ne kodin : « Si ta bej tjetrin te me dashuroje ! » sa Lukes po i rrotullohej qielli mbi koke. Ndjente, cast pas casti, nje hidherim te papare ne shpirt.
-E cte tha tjeter ?
Luka nisi t tregoje me pasion deklaraten imagjinare te Tomit, fliste, qeshte, e si besohej as vete cnisi ti punoje mendja qe te ndertonte nje bote aq te bukur e te paster e naive, sa Sila, po te kishte mundesi te izolohej, do te mbyllej pergjithnje brenda. Po genjente bukur, e po vinte ne gojen e atij tjetrit, cdo kishte dashur te fliste vete.
Keshtu ndodhi qe fjale pas fjale, perballe kesaj vajze te bukur, qe u qetesua kur mesoi sa e dashuronte nje tjeter, Luka nisi ta ndjeje veten te pafat e te shemtuar. Kishte shpresuar, per pak caste, e tani do te braktisej serish. Ishte jeta, qe kur te rrezonte njehere, te bente ta mbaje mend gjithmone rrokullisjen, e te linte vraja te thella ne pamje, qe te kujtonin, me ose pa dashje, shemtine.
-Me thuaj akoma
E Sila e etur te dinte gjithcka, i peshperiste vetes qe keshtu si ishin gjerat, skishte me as nevoje te priste nje femije, bindjet e saj le te shnderroheshin ne hic. Kishte marre zemer e nje force vitale e bente te dridhej ore e sekonde.
-Se ku gjeti, nje dreq e di, nje cope shkumes, e nisi te beje ca shenime ne murin e rrugices ku ishim. cnuk shkroi per ty. Si mbaj mend, djallin, ndodheshim ne rrugen Kassia, nr 23.
-Rruga Kassia, 23?! Se di se ku ndodhet, per dreq,...por me duket emer i degjuar...
-Ti duhet te te kalosh nga kjo rruge!-i tha Luka. Duhet te lexosh cnoton vertet ne shpirtin e mikut tend. Po te shoqeroj une, e pastaj te shpie deri ne shtepi.
I buzeqeshi dhe kur e pa qe Sila po mendohej e po luftonte me veten, vazhdoi: -Imagjino sa te lumtur do ta besh kur ta takosh neser, e ti rrefesh se si rastesist i lexove shenimet e tij. Do te te dashuroje dhjetefish me teper!.
E pauzat e vogla nga nje fjali tek nje tjeter, Luka i shoqeronte me gllenjka birre. Tani ndihej i izoluar, i vetmuar, i braktisur, e duke mbyllur syte, habitej currejtje e madhe po i shtohej ne shpirt kunder kesaj vajze, tundte koken gati enderronjes, si te trembej nga ckishte per ti punuar, si ta detyronte te shihte me syte e saj, bukuroshin e pergjakur ne toke. Ferkonte duart, nje shqetesim i lehte e bente te dridhej, dridhej e nuk mund te mbante dot te fshehur, nje nenqeshje te helmet ne fytyre. Ndersa Sila, qe kishte marre energji te reja nga rrefimi i murit, mezi priste te coheshin e te iknin, te shkonte ne rrugen Kassia 23 e te lexonte shenimet e Tomit. Nen driten vjollce te neoneve, kete mbremje gjithcka kishte per tiu dukur cmendurisht romantike.
Krijoni Kontakt