Close
Faqja 10 prej 31 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 301
  1. #91
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Une nuk mund te kuptoj, pse titulli i temes eshte "Reali nė krizė"? Reali gjendet ne poziten e katert ne renditjen tabelare, ka pesuar nje humbje kete jave nga Celta Vigo, dhe ka pasur nje jave te bujshme perpara me disa fitore rradhazi, si kualifikimi per raundin e dyte ne Ch.L. dhe fitorja ndaj kampioneve te Evropes dhe kampioneve te Spanjes, Bracelones. Pastaj vjen nje humbje si rezultat i sterlodhjes se lojtareve dhe menjehere titujt te tipit: REALI NE KRIZE. Reali nuk eshte ne krize, eshte vetem nje ndeshje e humbur hic me shume!
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #92
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Citim Postuar mė parė nga Davius
    Une nuk mund te kuptoj, pse titulli i temes eshte "Reali nė krizė"? Reali gjendet ne poziten e katert ne renditjen tabelare, ka pesuar nje humbje kete jave nga Celta Vigo, dhe ka pasur nje jave te bujshme perpara me disa fitore rradhazi, si kualifikimi per raundin e dyte ne Ch.L. dhe fitorja ndaj kampioneve te Evropes dhe kampioneve te Spanjes, Bracelones. Pastaj vjen nje humbje si rezultat i sterlodhjes se lojtareve dhe menjehere titujt te tipit: REALI NE KRIZE. Reali nuk eshte ne krize, eshte vetem nje ndeshje e humbur hic me shume!
    .

    Ne renditje ndodhet barazpike me Valencian 17 ,nderkohe qe ka perpara Sivillan , Barcellonene dhe Saragozen .


    Kampionati eshte i gjate por Real nga 15 piket e mundshme ne fushen e tij , ka marre VETEM 8 pike . E Capello ka humbur per here te pare 1 ndeshje ne fushen e tij me Realin ( ne sezonin 1996 nuk kishte humb asnjehere).


    Real pas humbjes skandal kunder Getafe ( sipas shtypit Capello kishte dhene doreheqjen , por nuk u pranua nga Mijatovic ) erdhen fitoret ne champions dhe kampionat.

    Por 2 ndeshjet e fundit : fitore ne champions me 1 autogol (gafe rumuni) dhe humbja ne fushen e vet , kane futur perseri ne loje pankinen e Capellos...


    p.s

    kriza real ....eshte momentalisht titulli , pas humbjes ne fushen e tij ...mos e vrit trurin ,se e kthej prap Klubi Realit...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga inter_forever : 06-11-2006 mė 14:02
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Elbasan_city
    Anėtarėsuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Ne kerthize te Shqiperis
    Postime
    38
    Po eshte mese normale qe reali te rriheshe nga celta sepse humbjen ne bernabeun e priste qysh ne deshjen per ligen e kampione nga rumunet e sepse rumunet luajten me mire se reali po ja qe fati doli me spanjollet me ate gol qe rumunet e bene ne porten e tyre me thene me shkurt rumunet ja falen vet golin se e pane qe reali spo arrinte dot qe te bente nje gol me forcat e veta...Por celta nuk eshte skuader rumune qe te fal sic falen rumunet ne ndeshjen per ligen e kampioneve..
    A Sa Shumė u mundova....;)

  4. #94
    i/e larguar Maska e asteri
    Anėtarėsuar
    17-02-2005
    Vendndodhja
    ke porta e kalase elbasan
    Postime
    114
    kapelo se ka shume te gjate dhe kete rradhe tek reali si para pak vitesh ku ne champions u skualifikuan dhe kapelo si deshtak do te largohet shume shpejt nga pankina e realit

  5. #95
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Kapelo: Humbjen ia “dhuruam” vetes!

    7 Nentor “Ne beme dy gabime, ndersa Selta dy gola. Gjithsesi, skuadra luajti shume mire dhe asnjehere s’me kishte pelqyer kaq shume sa ne kete ndeshje”

    Pas humbjes se tij te pare ne “Bernabeu”, 2 1 perballe Seltes, Kapelo perpiqet te karikoje skuadren, duke lavderuar lojen e saj, ndersa e komenton humbjen si te rastesishme, te provokuar nga gabimet e madrileneve. “Humbem sepse beme dy dhurata dhe Selta shenoi dy gola”, deklaroi trajneri italian pas ndeshjes. “Me pas Selta erdhi ne porten tone vetem nje here, ndersa ne krijuam shume raste per shenim. Ky eshte futbolli. Kemi luajtur nje ndeshje shume te mire. Skuadra me pelqeu shume dhe kete ia thashe edhe lojtareve. Eshte hera e pare qe me pelqen skuadra me te vertete, por duhet te shfrytezojme rastet e krijuara dhe te mos bejme dhurata”. Per Kapelon, loja e Realit ishte me e mire ne pjesen e dyte: “Niveli yne ishte me i mire ne pjesen e dyte. Diarrane e zevendesova sepse kishte marre nje karton te verdhe, mund te shkaktonte nje faull tjeter dhe kisha frike se ndoshta skuadra mund te luante me dhjete futbolliste”. Fjale te mira Kapelo kishte edhe per Ronaldon. “Ai zhvilloi lojen e tij. Mori nje top qe me pas ia pasoi Van Nistelroit, i cili rrezikoi porten kundershtare. Cifti qe formuan te dy me pelqeu shume, por perseri Ronaldo ka nevoje per kohe qe te arrije ne formen e tij me te mire”. Ne lidhje me Ronin, Fabio e sheh te mundur qe ai te luaje serish me Van Nistelroin ne te ardhmen. “Jane dy sulmues qe me pelqejne shume. Gjithmone kam deshiruar te kem ne skuader dy sulmues te tille”. Ne fund, Kapelo komentoi faktin kryesor te dites se diele, humbjen e tij te pare ne “Bernabeu”, duke perfshire edhe etapen e tij te pare ne Madrid, ne sezonin 1996 97. “Humbja erdhi sepse golat e Seltes erdhen si pasoje e dy dhuratave qe beme ne. Ne patem gjashte apo shtate raste per shenim dhe nje penallti qe arbitri nuk e dha”.

  6. #96
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Ja se c'thote dhe ish trajneri i Real Madrid qe per mua ka qene me i suksesshmi i ketij ekipi

    Del Boske: Loja e Realit, e merzitshme!

    7 Nentor “Mesfusha eshte zemra e nje skuadre dhe mesfushoret qe disponon skuadra per momentin nuk mund te garantojne spektakel. A do te rikthehem? Besoj se me e mira per klubin eshte te qendroj larg”

    Kur hun ne shtepine e Visente del Boskes mrekullohesh menjehere duke pare koleksoinet e titujve te fituar prej tij. Askush nuk mund te mohoje qe behet fjale per nje kampion te lindur. Me syrin e nje trajneri te sprovuar, por me pozicionin komod te spektatorit, Del Boske komenton situaten e tanishme ne futbollin spanjol dhe kampin madrilen.

    Keni deshire te ktheheni ne drejtimin e nje skuadre?

    Po, do te me pelqente shume te kthehesha. Nuk e di nese ne Spanje ose jo, sepse kam pak frike te kthehem perseri tek Reali i Madridit. Ideja ime eshte qe dikush te me beje ndonje oferte, por sigurisht qe do te me pelqente te kthehesha ne Spanje. Deshira ime eshte shume e madhe te kthehem perseri.

    Cfare kushtesh deshironi qe t’ju plotesojne per rikthimin tuaj?

    Disa, sepse jo te gjitha gjerat ecin shume mire. Nuk eshte ceshtja qe te besh nje aventure me cdo lloj cmimi dhe nuk e kam fjalen tek parate. Dua qe te plotesohen disa preferenca te miat dhe me pas aty mund te ndjehem mire. Jam 55 vjec dhe nuk jam nje njeri me moshe te madhe qe duhet te braktise profesionin e trajnerit.

    Do te deshironit te ktheheshit tek Reali i Madridit?

    Kjo eshte nje pyetje me e veshtire. Nuk mund te jesh absolut ne zgjedhjet e tua, por duhet te jesh dhe realist. Eshte shume e veshtire. Ne zgjedhjet e kaluara disa nga kandidatet me bene disa oferta. Mendoj se me e mira per Realin e Madridit eshte qe te mos kthehem.

    A ju ka bere ndonje oferte Ramon Kalderon per t’u kthyer perseri ne Madrid?

    Jo. Kam folur me te per ta uruar dhe asgje me shume. Perkrah tij ka njerez shume te afte si Arrojo dhe Moreno Karinena. Kalderon ka skuadren, njerezit e tij dhe duhet ta beje rrugen se bashku me ta.

    Cfare mendimi keni per Realin e Madridit?

    Reali i Madridit pesoi nje humbje turperuese ne Getafe. Mua nuk me pelqen menyra se si po luan, edhe pse mund te them se perballe Barcelones zhvilloi nje ndeshje shume te mire. Nuk me pelqen loja qe po zhvillon. Mesfusha e nje skuadre eshte ajo q _ _iferencen dhe me mesfushoret qe ka Reali i Madridit eshte shume e veshtire qe te zhvilloje lojra te bukura. Reali i Madridit eshte i detyruar te luaj nje futboll spektakolar. Gjithashtu mund te them se eshte nje skuader shume kompetitive dhe qe eshte permiresuar me lojtare si Serxho Ramos, Helgera dhe Robinjo.

    I mungon talenti?

    Mua nuk me pelqen, por e perseris se eshte nje skuader kompetitive. Kjo eshte menyra e lojes se Kapelos. Trajneret jane skllave te lojtareve qe kane. Realit te Madridit i mungon loja e bukur. Tifozave madrilen do t’u pelqente qe skuadra e tyre te zhvillonte nje loje me spektakolare dhe sulmuese dhe qe te shikonin me shume futboll.

    S’do hiqte dore nga kombetarja spanjolle !

    Perpara disa javesh dhe kur pankina e kombetares spanjolle ishte ne rrezik, emri i Del Boskes u permend si nje nga kandidatet e mundshem per te marre drejtimin e Spanjes. “Tani Spanja ka nje trajner qe ka vuajtur shume nga kritikat e shumta dhe qe i ka zgjidhur me eksperience. Eshte nje skuader me potencial, por shoh qe mungon dicka. Tani ndodhet ne nje moment te veshtire, por jam i bindur se do te dal nga kjo situate”, tha Del Boske.

    Per sa i perket te qenit nje dite trajner i kombetares, thekson: “Sigurisht qe kam shpresat e mia dhe do te me pelqente”.

    Mbron Gutin dhe Raulin !

    Del Boske doli ne mbrojtje te Raulit dhe Gutit. “Raul po e con skuadren ne rrugen e duhur. I mungojne sukseset dhe qendrueshmeria, por eshte nje lojtar shume i rendesishem per skuadren madrilene. Guti eshte nje mesfushor me cilesi shume te mira, luan nje futboll shume te bukur dhe kur luan gjithmone merre persiper pergjegjesite e tij”.

    Valencia dhe Sevilja, kampione te mundshem !

    Ish trajneri madrilen mendon se Valencia dhe Sevilja jane dy skuadra te rrezikshme: “Valencia dhe Sevilja jane dy skuadra me lojtare shume te mire dhe mund te them se me kualitet qe kane mund te rivalizojne per fitimin e kampionatit”.

    Barca do te zgjidhe shpet problemet !

    Del Boske mendon se momenti jo i mire i Barcelones eshte i perkoshem. “Barcelona ka lojtare shume te mire. Ajo qe po kalon Barcelona eshte nje minikrize e momentit dhe me potencialin qe ka i ka te gjitha mundesite qe te kthehet perseri tek fitoret”.

    Gjithashtu flet edhe per Ronaldinjon: “Ka qene nje lojtar i rendesishem per Barcelonen ne dy vitet e fundit dhe mendoj se do te vazhdoj te jete. I jep skuadres shume gezim. Tani nuk eshte ne formen e tij me te mire. Perballe Celsit dhe Realit te Madridit nuk e lane te luante dhe i shkaktuan shume faulla te rende”, perfundoi Visente del Boske.

  7. #97
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-11-2006
    Postime
    54
    Ronaldinho dhe Eto'o kane bere te ditur se do ju pelqente shume qe Barcelona te blente Ronaldon nga reali vitin tjeter kur kontrata e tij mbaron. Presidenti i barces thot qe s'ka ndermend te blej as Ronaldon e as ndonje lojtar tjeter.

  8. #98
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    REAL MADRID-Ecija 5-1


    Ndeshja e pare 1-1 .

    Real kualifikohet per turin tjeter ne Kupen e Spanjes. Ne 5 golat e shenuar kunder modesteve te Ecijas , ka shenuar edhe RONALDO .

    Pas 7 muajsh i kthehet golit RONALDO . Per te eshte goli i 99 me fanelen e Realit .
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  9. #99
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    FATKEQ RONALDO !

    Pas golit te djeshem mendohej qe RONALDO iu rikthye formes se dikurshme . Por sot analizat nxoren nje problem ne gjurin e majte .

    RONALDO duhet te qendroje jashte fushes per demtim rreth 1 muaj .
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  10. #100
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-11-2006
    Postime
    54
    E pashe kte ndeshjen. Ndeshje koti. Reali sikur po luante me kalamaj te fillores. Penalltia e Reyes fantazem.....

Faqja 10 prej 31 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. FC Real Madrid
    Nga Fittox nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 27-08-2009, 18:21
  2. PRIMERA DIVISION 2006/07 - (FC Real Madrid - kampion)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 217
    Postimi i Fundit: 17-06-2007, 21:16
  3. BAYERN MUNCHEN kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 18:41
  4. Fotomodelet e dobėta pėrjashtohen nė Madrid
    Nga Fiori nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2006, 13:56
  5. Himni i ekipit.
    Nga bayern nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-01-2006, 20:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •