Close
Faqja 3 prej 31 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 301
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sulmuesi i Reali premton riaftėsimin nė kohė pėr nė botėror dhe i premton besnikėri "merengesve" 14-05-2006


    Raul: Mendoj vetėm pėr golat


    Kapiteni i Realit tė Madridit, Raul, ka folur pėr gjendjen aktuale tė skuadrės sė tij, pėr synimet dhe dėshirat qė ai ka. Pėrsa i pėrket kampionatit botėror, ai ka deklaruar se do tė jetė nė njė formė shumė tė mirė dhe se ėshtė i gatshėm pėr tė dhėnė maksimumin e tij pėr Spanjėn.

    - Si ndiheni fizikisht?

    - Ndihen nė formė tė shkėlqyer. Jam shumė i kėnaqur pėr pėrmirėsimin fizik qė kam pasur kohėt e fundit. Jam i kėnaqur me formėn e skuadrės, pasi tė gjithė janė shumė mirė. Na ka mbetur tė realizojmė syninim tonė, pėr t'u renditur nė vendin e dytė. Duhet tė fitojmė patjetėr ndaj Seviljes.

    - Pėrmirėsim shumė i mirė, gjithsesi ju kanė munguar golat.

    - Pėr ēdo sulmues, e rėndėsishmja ėshtė tė shėnojė; ajo ėshtė detyra e tij. Nė fakt, tani qė jam nė njė formė tė mirė, duhet tė mendoj vetėm pėr golat. Jam i sigurt qė do tė kem raste, pasi kemi futbollistė shumė cilėsorė nė skuadėr. Duhet vetėm tė kem besim te vetja.

    - Do tė jeni nė formė tė mirė edhe nė botėror?

    - Pėr momentin, po mendoj pėr ndeshjen me Seviljen. Mė pas, i gjithė pėrqėndrimi im do tė jetė te Kupa e Botės. Aty ēdo lėvizje ėshtė shumė e rėndėsishme dhe nuk lejohen gabimet. Unė po vazhdoj tė punoj shumė, pasi dua tė jem nė maksimumin tim gjatė botėrorit.

    - Mendoni se me kombėtaren do tė luajnė futbollistėt qė janė nė formėn mė tė mirė apo ata qė kanė ndihmuar mė shumė pėr skuadrėn?

    - Kombėtarja ėshtė e mbushur me futbollistė tė talentuar dhe shumica prej tyre ka dhėnė njė kontribut tė madh pėr ekipin. Nė fakt, mendoj se tė gjithė ata, qė do tė jenė fizikisht shumė mirė, do tė luajnė. Besoj se trajneri i ka bėrė planet e tij pėr botėror. - Ēfarė mund tė thoni pėr tė ardhmen tuaj? Mendoni se do tė jemi njė nga tė sakrifikuarit?

    - E ardhmja ime ėshtė e lidhur vetėm me Realin e Madridit. Kam qenė dhe do tė jem pjesė e skuadrės. Dua qė ky tė jetė viti i fundit pa trofe. Kemi formuar njė skuadėr shumė tė mirė dhe tani duhet tė pėrqėndrohemi pėr vitin tjetėr. Ėshtė njė vit shumė i rėndėsishėm, pasi duhet tė pėrfundojė shterpėsia jonė pėr trofe.

    - Klubi po kalon njė situatė kaotike pėr momentin. Ēfarė mund tė thoni?

    - Po mendohet pėr presidentin e ri, ndaj ėshtė pak rrėmujė, Gjithsesi, pasi ai tė zgjidhet, gjithēka do tė normalizohet dhe do flitet pėr projektet dhe synimet e skuadrės.

    - Kė keni dėshirė tė shikoni si kampion europe?

    - Dua qė tė fitojė Barcelona. Si fillim, dua tė pėrgėzoj edhe Seviljen pėr suksesin e arritur. Dua qė futbolli spanjoll tė vlerėsohet sa mė shumė.

    Sainz dhe Vilar bashkojnė kandidaturat

    Ish-kampioni i botės nė "Rally", Karlos Sainz, dhe Huan Migel Vilar Mir kanė deklaruar se do t'i bashkojnė kandidaturat e tyre pėr presidencėn e Realit. "Ne kemi vendosur t'i bashkojmė kandidaturat tona; kėshtu mund tė kemi mė shumė shanse pėr tė fituar, pasi Reali do tė jetė mė i fuqishėm me dy persona nė krye," - tha Sainz. Ndėrkohė, kandidaturė tjetėr ėshtė edhe ajo e ish-presidentit madrilen, Lorenco Sainz.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e DarklinG
    Anėtarėsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...
    Postime
    37
    Respekte per ekipin me te madh ne bote.I meritojne gjith komplimentat mgjth se po kalon nje periudhe krize. Do te doja te ishin ne forme ti kisha pare ne nje perballje me Barcelonen.
    Per Zi Zu me vjen keq qe s`do ta shohim me nje lojtar si ai po me mire tani se sa te jete shum vone

  3. #23
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kapelo: Van Nistwlroi, ideal pėr ne!

    Trajneri i Realit, gjatė njė interviste pėr njė televizion spanjoll, ka nxjerrė nė pah dėshirėn e tij pėr tė marrė sulmuesin e Manēesterit, Rud Van Nistwrloi. Njė dėshirė qė ka tė ngjarė tė plotėsohet nė orėt e ardhshme, pasi flitet se Manēesteri i ka pranuar 15 milionė eurot e ofruara pėr 30-vjeēarin. “Van Nistwrloi ėshtė njė futbollist qė ka shkėlqyer kudo ku ka luajtur, - tha “Don Fabio”. – Ka shėnuar njė mal me gola dhe, me karaktarisikat qė ka, do tė ishte ideal pėr skuadrėn tonė.” Ndėrkohė, Kapelo ėshtė treguar mė pak optimist pėr blerjen e Fabregasit: “Nėse nuk vjen Fabregasi, nuk do tė thotė se u shkatėrruan tė gjitha planet qė kishim. Do tė kėrkojmė dikė tjetėr!”
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #24
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sulmuesi italian pohon: “Me ndihmėn e “Don Fabios” do t’u tregoj tė gjithėve se blerja ime nuk ishte njė dėshtim! 16-07-2006

    Kasano: Me Kapelon, pėr tė rilindur!

    Vrapon Antonio Kasano pėrpara tė gjithėve: qė nga e mėrkura Reali i Madridit ka filluar stėrvitjen. Ajo qė e shtyn talentin italian tė mos dorėzohet, pas kritikave tė shumta, ėshtė dėshira pėr tė treguar se blerja e tij nuk ka qenė njė gabim, si dhe fakti se do tė punojė me njė trajner qė e njeh mirė, Fabio Kapelon. 25-vjeēari synon ta lėrė pas tė kaluarėn dhe premton se sivjet te Realit do tė ketė njė muzikė tjetėr. Ja cila ka qenė intervista e futbollistit, qė u transferua te “merengesit” nė janarin e kaluar pėr 5 milionė euro:


    - Antonio, do t’ju ndihmojė ardhja e Kapelos nė dėshirėn tuaj pėr tė rilindur?

    - Sigurisht, por nuk ėshtė gjithēka. Dėshira ime pėr tė bėrė mirė nuk varet nga emri i trajnerit. Gjithsesi, nuk mund ta fsheh se u lumturova kur e mėsova se do tė punoj me tė. E kam thėnė, gjatė kėtyre dy viteve, se kam qenė larg tij dhe po e pėrsėris tani: pėr mua Kapelo ėshtė si njė baba. Me ndihmėn e tij hodha hapin mė tė rėndėsishėm: nga talent premtues nė futbollist profesionist. Nuk pres favorizime, “Don Fabion” e njoh mirė dhe e di qė mė takon mua tė dal nė pah, duke shfrytėzuar mundėsitė qė do tė mė jepen.

    - Pėr “Marcėn”, Kapelo tha se ju mund tė jeni supriza e sezonit...

    - E felėnderoj! E di qė ka konsideratė dhe respekt pėr mua, por di edhe qė ėshtė njė profesionist; nėse nuk do tė jem nė formė, konsiderata e tij do tė vlejė pak.

    - Keni folur gjatė kėtyre tre viteve, nė tė cilat nuk keni bashkėpunuar?

    - Po, por jo pėr ēėshtje teknike. Pėr pushime, gjėra tė tilla. Pėr tė tjerat do tė kemi kohė tė flasim nė tė ardhmen, edhe pse jam i mendimit se nuk ka shumė pėr tė folur. E di mirė se ēfarė kėrkon prej meje.

    - Konfidenca ka anėt e saj pozitive dhe negative...

    - Le tė themi se me Kapelon nuk mund tė fshihem. Nėse diēka nuk shkon, ai e kupton dhe logjikisht do tė mė kėrkojė llogari.

    - Duket se keni gjetur entuziazmin qė ju ka munguar, tė paktėn nė vitin e fundit...

    - Jam nė njė qytet tė mrekullueshėm, tė mbushur me njerėz tė edukuar, qė tė respektojnė e tė bėjnė ta shijosh jetėn. Luaj te Reali, dhe kjo do tė thotė se mjafton njė fjalė pėr tė nėnkuptuar traditėn, organizim dhe futbollistė tė mėdhenj. Mė duken arsye mėse tė kėnaqshme pėr t’i parė gjėrat me optimizėm. Kritikat ndonjėherė kanė qenė tė drejta, gjithmonė kur nuk preken aspekte personale. Nė gjashtė muajt e parė tė Realit, edhe pse nuk kam luajtur shpresh, nuk jam ankuar. Kjo vjen sepse i njoh cilėsitė e mia dhe jam i sigurt se mund tė bėj mirė. Dua t’i tregoj Madridit se sa vlej, t’u bėj tė kuptojnė se blerja ime nuk ishte njė operacion i dėshuar merkatoje.

    - Pėr kėtė vendosėt tė qėndronit?

    - Po, kėrkesat nuk mungonin, por nuk i kam marrė asnjėherė nė konsideratė. Unė dua tė fitoj me Realin.

    - Duhet tė dini se Reali nuk ka fituar asnjė trofe nė tre vitet e fundit...

    - Skuadra ishte shumė mė e fortė, mungonte vetėm dėshira pėr t’u sakrifikuar pėr njėri-tjetrin. Pėr mė shumė, qė kampionatin e fitoi Barcelona. Jo njė kundėrshtar ēfarėdo, por njė superskuadėr. Jam i bindur se me Kapelon gjėrat do tė ndryshojnė. Di t’i transmentojė skuadrės mentalitetin e duhur dhe tė administrojė ēdo situatė. Fizikisht dhe psikologjikisht askush nuk di ta pėrgatisė ekipin mė mirė se ai.

    - Italia ėshtė kampione e botės. Ju vjen keq qė nuk ishit pjesė e saj?

    - Jo, s’ka pėrse. E kaluar ėshtė e kaluar. Unė shoh vetėm pėrpara dhe ėshtė e kotė tė mendosh pėr atė qė ka ndodhur dje, pėr atė qė mund tė ishte.

    - Gjithsesi, dy vjet mė parė luanit nė europian, ndėrsa sivjet e patė botėrorin nga televizioni.

    - Eshtė shembulli mė i mirė qė tregon se e djeshmja ka pak rėndėsi. Duhet t’i tregosh vlerat e tua, ditė pas dite. Unė kam pasur dy sezone problematike, pėr arsye tė ndryshme. E pagova vetė ēmimin, s’ėshtė e drejtė qė tė ndodhė. Marr pėrgjegjėsitė e mia dhe flė i qetė nė mbrėmje. Si italian jam shumė i lumtur pėr fitoren.

    - Nga Lipi te Donadoni, ndyshon diēka?

    - E rėndėsishme ėshtė tė jem mirė fizikisht, tė tjerat vijnė vetė, si njė pasojė.

    - Keni luajtur gjashtė muaj me Zidanin, ēfarė mendimi keni pėr goditjen me kokė ndaj Materacit nė finalen e botėrorit?

    - Nuk e prisja, sepse Zidan, jo vetėm ėshtė njė nga futbollistėt mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave, por ėshtė edhe njė person i shkėlqyer. Po t’ju garantoja se ėshtė si njeri mė i mirė se sa si futbollist, do ta kuptonit pėr ēfarė e kam fjalėn. Eshtė i jashtėzakonshėm! Mund tė rastisė tė provokohesh dhe, duron njė, dy apo tri herė, nė tė katrėn...

    - Kur ju pėrfundon kontrata me Realin?

    - Nė vitin 2010.

    - Nė vitin e Botėrorit tė ardhshėm...

    - E saktė, por ėshtė e kotė tė shohėsh pėrpara. Duhet tė filloj tė fitoj me Realin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #25
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Pas Kanavaros dhe Emersonit...

    Kapelo: Dua edhe 3 blerje tė tjera!


    Trajneri i Realit tė Madridit, Fabio Kapelo, tha se blerjet e Fabio Kanavaros dhe brazilianit Emerson ishin tė planifikuar prej kohėsh dhe se tani i duhen edhe tri pėrforcime tė tjera. "Ne kishim pesė objektiva. Dy prej tyre i kompletuam dhe tani na mbeten tre tė tjerė. Nuk ka asnjė moment qetėsie," tha Kapelo gjatė konferencės pėr shtyp, dhėnė nė Austri pas seancės stėrvitore. Reali nuk ka bėrė tė ditur termat financiarė tė marrėveshjes, por flitet se "merengesit" kanė derdhur nė arkat e Juves plot 20 milionė euro. Kapelo vazhdoi: "Emersoni dhe Kanavaro kanė eksperiencė dhe cilėsi, kėsisoj nuk do tė kenė probleme ambientimi.

    Gjithashtu nuk ėshtė as problem mosha e tyre. Jam i bindur se mund tė luajnė pa asnjė problem deri 35 vjeē. Ata do tė jetė figura tė rėndėsishme tė Realit. Mė e rėndėsishmja ėshtė se na duheshin me ēdo kusht njė mbrojtės dhe njė mesfushor punėtor dhe i nesėrm." Ndėrsa nė lidhje me tė ardhmen e Zambrotės, pėr tė cilin ėshtė pėrfolur pėr njė kalim te Barcelona, "Don Fabio" tha: "Eshtė njė futbollist i madh, por nuk mė intereson. Me sa duket, ka arritur njė marrėveshje me Barcelonėn. Unė jam i qetė, sepse kam Roberto Karlosin. Vetėm nėse largohet braziliani do tė mė duhet njė anėsor i majtė." Nė fund nuk mund tė mungonte edhe njė koment i Kapelos pėr Van Nistėlroin: "Kemi filluar bisedimet me tė. Ēdokush do qė tė ketė futbollistė tė mėdhenj nė skuadėr, por duhet parė edhe dėshira e futbollistit."
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #26
    x Maska e Juvi
    Anėtarėsuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    xxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxxx
    Postime
    354
    eh thuj

    kur te shoh derbin e botes do jem i emocionuar

    do me duket si nje seance stervitore e juventusit

    :P
    mos ja u pafsha surratin ordinereve te forumit

  7. #27
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kanavaro: Muaji mė i bukur i jetės sime!

    Fabio Kanavaro, nė ditėn e parė tė grumbullimit tė kombėtares italiane ishte vėrshėllyer nga tifozėt "axurr" qė e kishin etiketuar si pėrfaqėsuesin e skandalit Moxhi. Por, kur ka kualuar pak mė shumė se njė muaj, mbrojtėsi i lindur nė Napoli konsiderohet si heroi i tė kaltėrve qė fituan Botėrorin. Pėr mė tė mirin e "Gjermani 2006" nuk vonoi edhe kontrata "magjike" me Realin. Kanavaro rrėfen 30 ditėt, gjatė tė cilave kaloi nga ferri nė parajsė...

    Urime pėr botėrorin dhe pėr marrėveshjen me Realin...

    Shumė faleminderit! Jam i lumtur, gjithashtu edhe familja ime ėshtė e lumtur. Kalova njė vit tė vėshtirė, por tė mbushur me emocione e kėnaqėsi. Kalimi nė Madrid ishte kulmi.

    Kur do tė mbėrrini nė Madrid?

    Nėse gjithēka shkon sipas planeve, do tė jem atje tė martėn, pėr tė bėrė prezantimin zyrtar tė mėrkurėn.

    Jeni i padurueshėm?

    Jo, jam i qetė. Reali ėshtė njė nga skuadrat mė tė forta nė botė dhe jam i lumtur qė fati deshi tė luaj nė Madrid.

    Atje, ku do tė rigjeni Kapelon...

    Fabio ėshtė njė mjeshtėr, njė fitues i lindur.

    Ju keni punuar edhe mė parė me tė. Ē'mendim keni?

    Eshtė njė trajner qė kėrkon shumė. E njoh mirė dhe nuk ka tė fshehta pėr mua, ashtu si unė pėr tė. Ai e di qė mund t'i kėrkojė shėrbimet e mia nė ēdo moment.

    Ēfarė prisni nga sezoni i parė me Realin?

    Pėr momentin, nuk dua tė mendoj pėr objektiva dhe qėllime, pasi jam me pushime dhe i meritoj disa ditė tė tjera "relaksi". E rėndėsishme ėshtė qė tė bėj nė fushė atė qė drejtuesit dhe tifozėt e Realit kėrkojnė nga unė.

    Mund tė themi se kemi pėrballė njė njeriu tė lumtur...

    Shumė tė lumtur. Muaji i fundit ka qenė magjik pėr mua, si njė ėndėrr.

    Si ndihet njė 32 vjeēar qė, pasi fitoi Botėrorin, firmosi pėr Realin e Madridit?

    Kanė qenė 30 ditėt mė intensive tė jetės sime dhe u mbyllėn nė mėnyrėn mė tė mirė tė imagjinueshme. Nuk e ekzagjeroj nėse them se tani jam njeriu mė i lumtur nė botė. E vjetmja gjė, pėr tė cilėn mė vjen keq, ėshtė ajo qė ndodhi me Juventusin. Njė pjesė e zemrės sime mbeti nė Torino, ashtu siē ka ndodhur mė parė me Parmėn dhe Interin.

    Mund ta imagjinonit njė situatė tė tillė disa muaj mė parė?

    Absolutisht jo, as nė ėndrrat mė tė bukura. As qė mė shkonte ndėrmend se do ta fitoja Botėrorin dhe mė pas do tė firmosja pėr Realin. Por, nga ana tjetėr, mendoj se me atė qė kam treguar nė fushė i meritoj kėto arritje.

    E njihni Madridin? Si ju duket?

    Eshtė njė qytet fantastik. Kam qenė mė parė, sė bashku me bashkėshorten time, nė rolin e turistit. Mė pėlqen ambienti dhe njerėzit. Mė kujton Napolin, vendlindjen time.

    Ju keni luajtur nė tė kaluarėn nė "Bernabeu". Ē'mendim keni pėr atė stadium?

    Tė luash nė "Bernabeu" ėshtė si tė shkosh nė "La Scala" tė Milanos. Eshtė njė teatėr i madh i futboll, qė i shkon pėrshtat skuadrės qė ka fituar mė shumė. Gjithashtu, mė pėlqenjnė tifozėt spanjollė. Mė duken tė kulturuar dhe dinė ta respektojnė futbollin e bukur.

    Duke u rikthyer te futbolli i luajtur. Kanavaro dėshiron tė fitojė...

    Gjithēka. Kam mendim se kjo ka qenė kontrata e fundit e karrierės sime dhe dua tė fitoj sa mė shumė. Qė kur isha fėmijė ėndėrroja ta mbyllja karrierėn me trofe nė dorė, si kampion.

    Pra, humbja ėshtė makthi juaj...

    Ndihem shumė keq kur humbasim. Mė duhen ditė pėr ta marrė veten.

    Si kapiteni i Italisė qė ka fituan botėrorin, do tė sillni njė shpirt fitues te "merengesit"...

    Tė gjithė futbollistėt qė fituan botėrorin kanė pasur njė shpirt fitues. Shpresoj ta ndihmoj Realin nė kėtė aspekt, edhe pse njė skuadėr e tillė e ka prej kohėsh kėtė shpirt. Te "merengesit" ka pasur, ka dhe do tė ketė shumė kampionė bote.

    Ē'mendim keni pėr kolegun tuaj nė qendėr tė mbrojtjes, Serxhio Ramos?

    E njoh, ėshtė njė kampion ashtu si tė tjerėt, Roberto Karlos, Salgado, Helgera apo Sisinjo. Personalisht, dua tė mendoj pėr punėn time, tė cilėn si zakonisht e bazoj te sakrifica, serioziteti dhe pėrulėsia. Kam fituar botėrorin, por tani fillon njė etapė e re pėr mua.

    Pas shpine do tė keni Kasiljasin...

    Kam pasur fatin tė luaj pėr dy vjet me radhė me njė portier si Bufon. Janė dy portierėt mė tė mirė nė botė dhe, pėr kėtė ndihem sėrish me fat qė do tė kem pranė Kasiljasin. Njė portier i aftė di tė japė siguri nė tė gjithė mbrojtjen.

    Skuadra po ju pret nė Austri, ku po zhvillon fazėn pėrgatitore...

    Faza pėrgatitore ėshtė pjesa mė e vėshtirė e sezonit, sidomos me njė trajner si Kapelo. I pėlqen tė punojė fort qė nė fillim. E rėndėsishme ėshtė qė nga gjithė kjo sakrificė qė bėjmė ne futbollistėt nė fillim, pėrfiton skuadra nė muajin maj.

    Po ju, keni pushuar aq sa duhet?

    Tani po i shijoj pushimet. Pas Botėrorit, isha nė festėn e Romės dhe mė pas shkova nė Napoli dhe Kapri. Ndėrsa tani jam duke pushuar nė Greqi, ku shkova me barkė. Jam i apasionuar pas detit dhe lundrimit.

    Cilėt nga futbollistėt aktualė tė Realit njihni?

    Thuajse tė gjithė. Kam luajtur kundėr Raulit, Ronaldos, Kasiljasit, Bekhamit dhe gjithmonė mė janė dukur tė mrekullueshėm.

    Po Kasano?

    Eshtė njė tjetėr futbollit i madh. E kam pasur shok te kombėtarja italiane nė europian. Antonio ka shumė talent dhe ėshtė njė futbollist qė i duhet Realit.

    E dini qė Reali i Madridit nuk fiton asgjė, pas tre vitesh?

    Po e di. Shpresoj qė kėtė sezon tė fitojmė. Tė them tė drejtėn, nuk arrij ta kuptoj qė njė skuadėr kaq e madhe si Reali ka kaq shumė kohė pa fituar. Edhe numri njė, klubi mė i madh, do t'u rikthehet trofeve. Kjo ishte njė nga arsyet qė mė bėri tė firmos. Desha tė luaja me njė skuadėr ambicioze

    Kundėrshtari numėr njė ėshtė Barcelona. Ju trembin fituesit e Championsit e tė titullit nė Spanjė?

    Jo, Barcelona ėshtė njė skuadėr e fortė, por jo e pamposhtur. Jam i sigurt se Reali nuk ka asgjė mė pak se sa Barēa.

    Ju mungon Liga e Kampioneve. Ky ėshtė trofeu mė i lakmuar prej jush?

    Sigurisht. Championsi ėshtė njė veprimtari shumė e rėndėsishme pėr mua dhe Realin e Madridit. Duhet tė punojmė shumė pėr ta fituar.

    Nė fund, a e konsideroni veten si mbrojtėsi mė i mirė nė botė?

    Jo. Nuk mund ta them diēka tė tillė, sepse nuk mė pėlqejnė etiketime tė tilla. Unė jam i kėnaqur, sepse e ndihmova Italinė tė fitojė Botėrorin, por meritat janė tė gjithė skuadrės.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #28
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Fabio Cannavaro kalon me sukses testin mjekesor per kalimin ne Real Madrid, dhe neser ora 12:00 CET, do te behet prezantimi i tij nen fanellen e bardhe legjendare te Realit te Madridit!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #29
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Cannavaro sot gjate prezantimit, merr numrin 5 te legjendes Zidane!
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #30
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Cannavaro duke shkelur S Bernabeun legjendar...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 3 prej 31 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. FC Real Madrid
    Nga Fittox nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 27-08-2009, 18:21
  2. PRIMERA DIVISION 2006/07 - (FC Real Madrid - kampion)
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 217
    Postimi i Fundit: 17-06-2007, 21:16
  3. BAYERN MUNCHEN kualifikohet
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 164
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 18:41
  4. Fotomodelet e dobėta pėrjashtohen nė Madrid
    Nga Fiori nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-09-2006, 13:56
  5. Himni i ekipit.
    Nga bayern nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-01-2006, 20:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •