Bekam, ne SHBA per para dhe fame
5 Janar Fushat sintetike ku mund te ndeshkohesh lehte dhe stadiumet e boshatisur duken pak gje perballe milionave qe mund te vijne nga publiciteti
SHBA mund te jete e ardhmja e Devid Bekam, ne qofte se anglezi vendos te largohet nga Reali i Madridit. Mesfushori madrilen mund te shkoje ne nje kampionat me fusha me te dobeta, me trajnere te nivelit te dyte dhe me skuadra pa emer dhe me yje qe jane ne fund te karrieres se tyre dhe qe njihen vetem ne kampionatet e vendeve latine si ne Meksike, Kili, Argjentine apo Brazil. Po a deshiron me te vertete Bekam qe te luaj ne SHBA, ne Hjuston, ne Denver apo ne stadiumin gjysem te boshatisur te Kansas Siti, perballe 20 000 spektatoreve? A deshiron anglezi te luaje ne fushat sintetike, ne te cilat mund te demtohesh fare lehte ne gju? Mungesa e futbollisteve braziliane ne kete kampionat, do te thote se ne SHBA mungon futbolli i bukur, spektakolar dhe primare eshte qe te vraposh shume, nuk ka shume per te menduar dhe gjithashtu duhet te besh udhetime te gjata nga nje vend ne tjetrin. Nga ana tjeter, ne qofte se Bekam do te arrije nje marreveshje ne kampionatin amerikan, atehere do te kete shuma te medha te ardhurash nga kontratat publicitare me marka te shumta pijesh, bankash, televizionesh, ndermarje te Internetit apo te te telefonave celular. Major League Soccer (MLS) pranoi ne nentor "rregullin Bekam" qe i lejon te 13-te skuadrave te kampionatit te blejne nga nje superyll. Presidenti i MLS, Don Garber, e ka shnderruar Bekamin ne nje nga objektivat e tij te medha. "Do te ishte fantastike ta merrnim". Klubet me terheqese per te jane Red Bulls i Nju Jork dhe Los Anxheles Galaksi, dy qytetet me te medha te publicitetit. Por ka edhe disa kundershtime: ne Nju Jork ka nje popullsi irlandeze, te cilet nuk e simpatizojne aspak mesfushorin anglez. Gjithashtu Bekam ka nevoje per mbeshtetje ne qofte se kerkon te jete favoriti i tifozerise latine dhe numri nje ne kampionatin amerikan. E njejta gje mund te ndodhe edhe te Galaksi, ku tifozeria eshte meksikane. MLS duhet te luftoje shume forte per lojtarin e Realit te Madridit, ne menyre qe te arrije nje marreveshje me Devid Bekamin dhe ta bej ate pjese te futbollit amerikan. Por per te arritur kete, duhet t'i dergoj ndonje skuader me shumicen e tifozeve amerikane si Jutah apo Nju Ingland, vende ku publiciteti nuk i intereson yllit anglez.
Krijoni Kontakt