Mos paragjykoni dhe nuk do tė gjykoheni
Edlira Ndoja
Njė vajzė po priste avionin nė njė aeroport tė madh. Meqenėse i duhej tė priste gjatė, vendosi qė tė blinte njė libėr qė ta kalonte kohėn.
Bleu librin dhe njė kuti me biskota. U ul nė vendin ku rrinė zakonisht persona tė rėndėsishėm nė mėnyrė qė askush tė mos e pengonte. Pranė saj ishte njė karrige me biskota dhe nė njė karrige mė tej njė person tjetėr i cili lexonte gazetėn. Kur ajo filloi tė merrte biskota, edhe zotėria nga karrigia tjetėr mori njė. Ajo u habit pa masė, por nuk tha asgjė vetėm vazhdoi tė lexonte librin.
Me vete po mendonte: - Sikur te kisha pak guxim, deri me tani ky njeri po me acaron kaq shumė sa do ta grushtoja.
Secilėn herė qė ajo merrte nga njė biskote, kėtė e bėnte edhe zotėria pa u mėrzitur fare. Vazhduan kėshtu deri sa nė kuti mbeti vetėm njė biskotė e vetme dhe vajza mendoi: Mė intereson tė di se ēfarė do tė bėjė ai tani!!!
Zotėria e mori biskotėn e fundit dhe e ndau nė dy pjesė.
Kjo me tė vėrtetė ėshtė e tepėrt, filloi tė mendojė dhe plot me nerva vajza, mori sendet e veta, librin, ēantėn dhe shkoi drejt daljes sė vendit ku priste. Kur u ndje mė mire, pasi edhe nervozizmi kaloi disi, u ul nė njė vend ku nuk ishte askush, qė tė qetėsohej dhe tė mos kishte mė asnjė ndodhi tė tillė tė papritur. E mbylli librin dhe hapi ēantėn qė ta fusė brenda, por nė momentin kur pa brenda nė ēantė vuri re njė kuti me biskota tė pahapur fare. U turpėrua sikur tė ishte njė hajneshė dhe atėherė e kuptoi se kutia me biskota kishte qenė e zotėrisė qė kishte qenė ulur nė karrigen pranė tė sajės, por i cili pa asnjė shqetėsim, nerva apo brengė e ndau edhe biskotėn e fundit me tė, krejtėsisht ndryshe nga ajo, qe ndjehej e lėnduar nė krenarinė personale dhe ndjenjat e veta.
MORALI:
Sa herė nė jetėn tonė ne kemi ngrėnė dhe do tė hamė biskotėn e huaj, dhe kėtė nuk e kemi ditur dhe nuk do ta dimė kurrė? Para se tė vijmė nė ndonjė pėrfundim tė shpejtė dhe para se tė fillojmė tė mendojmė keq, shikoni me kujdes detajet, shpeshherė situatat nuk janė tė atilla siē na duken neve nė shikimin e parė!!!
Krijoni Kontakt