“Transmetimi i besimit në familje”
Don Carmine LEUZZI
Misionar dioqezan “Fidei Donum”
Dinamika e edukimit të krishterë në familje,
si sakrament dhe burim shenjtërimi
i çiftit në sfidën misionare të ungjillëzimit
1. Familja është një bashkësi jete e dashurie, që vetë Hyji e ka dashur.
Familja lind prej një mendimi “shumë të bukur” të Perëndisë (Zan. 1.31). Ai ngulit në zemrën e burrit e të gruas një nostalgji të thellë dashurie, e cila i shtyn të takohen e të bëhen kështu “një në një trup të vetëm” (Zan. 2, 24). “Dashuria bashkëshortore është fryt i shenjë e dhurimit të plotë të burrit e gruas” (FC. 11). Martesa lind “prej aktit me të cilin bashkëshortët në mënyrë të ndërsjellët japin e marrin, sipas mirëkuptimit të plotë personal” (GS 48). Nga një zgjedhje e tillë e vetëdijshme dhe e lirë lind “bashkësia intime e jetës në dashuri, që Hyji vetë e ka dashur” (GS 48). Mbi këtë bashkim, Hyji drejton gjithë “bekimin” e vet duke e bërë atë “shenjtërore të jetës” (CA 39).
Atësia e Amësia, që zgjerohen në misionin edukues, janë një përforcim i veçantë i dashurisë bashkëshortore: në fakt, të bëhesh prindër që edukojnë, sjell fryti i qenies “dy në një trup të vetëm”, ngjarja përmes së cilës familja realizohet plotësisht e në mënyrë të veçantë. Familja e krishtere është “e shuguruar” prej Krishtit – Dhëndër, që derdh në zemra e të martuarve dashurinë e pafundme, i çliron prej “ngurtësisë së zemrës” e u dhuron atyre një “zemër të re”, të aftë të dojë ashtu sikurse Ai do.
Nga sakramenti i martesës, shenjë efikase e Kishës, lind dashuria e të martuarve: të duhesh deri në fund”, “duke dhënë jetën”, “duke vdekur mbi Kryq, si kokrra e grurit për të prodhuar fryt”. Një mister i tillë i dashurisë së plotë përhapet përmes brezave në transmetimin, në pranimin, në edukimin e jetës. Të martuarit e krishterë, me fjalën e shembullin e tyre duhet të jenë për fëmijët e tyre “mësuesit e parë të besimit” dhe ta plotësojnë “thirrjen e gjithsecilit prej tyre, duke kryer kështu misionin e vërtetë të Kishës në shërbim të ndërtimit të gjymtyrëve të saj” (FC 38).
2. Familja e krishtere si një mision edukues.
Familja e krishtere, për prirjen e misionin e saj të veçantë është thirrur ta transmetojë besimin sipas mënyrës së vet origjinale. Familja, sikurse Kisha, duhet të jetë një hapësirë transmetimi i besimit, një “detyrë misionar edukues”.
Ideja e “transmetimit” ngulit diçka që tashmë ekziston, që ne e gjejmë dhe që na ofrohet prej brezash. Nuk është një produkt i ri prodhuar nga duart e njerëzve që kanë mbi të, një të drejtë. Është si një thesar që duhet të respektohet, ruhet në tërësinë e vet, sipas vullnetit të Perëndisë. Nuk është në pronësi të një grupi, të një klase, në një çast të caktuar historik, por gjen mbështetjen e gjithë bashkësisë së djeshme, të sotme dhe të përhershme.
Shërbimi i transmetimit të besimit
quhet “misioni i ungjillëzimit e katekizmit” dhe është i lidhur me misionin e familjes e të Kishës. Besimi i transmetuar është një besim i gjallë, dinamik. Nuk është një transmetim i mekët, por ka gjithë energjinë e jetës.
Familja është një bashkësi edukuese, vend i shkëlqyer për këtë gjë, në të cilën fëmijët marrin shpalljen e parë të transmetimit të besimit. Detyra edukuese i ka rrënjët në thirrjen e hershme të bashkëshortëve për të qenë pjesëmarrës në veprën krijuese të Hyjit: duke krijuar në dashuri një person të ri, që në vetvete e ka prirjen për t’u rritur e zhvilluar, prindërit marrin përsipër detyrën t’i ndihmojnë në mënyrë të saktë që të jetojnë një jetë krejtësisht njerëzore. Ashtu sikurse na kujtoi Koncili i II-të i Vatikanit: “Prindërit, meqë i kanë transmetuar jetën bijve të tyre, kanë detyrën shumë të rëndë t’i edukojnë fëmijët: ata quhen edukatorët e parë dhe kryesorë të tyre. Ky funksioni i tyre edukues është kaq i rëndësishëm, sa, nëse mungon, duhet menjëherë të plotësohet”.
U takon prindërve të krijojnë në gjirin e familjes atë atmosferë të gjallë dashurie dhe mëshire për Perëndinë e për njerëzit, që ndihmon edukimin e plotë të fëmijëve në kuptimin personal e shoqëror.
Familja është pra, “shkolla e parë e virtyteve shoqërore”, për të cilat kanë nevojë të gjithë shoqëritë” (GE, 3). E drejta dhe detyra edukuese e prindërve cilësohet si thelbësore, e lidhur siç është me transmetimin e jetës njerëzore.
Si origjinale e fillestare, përsa u përket detyrave edukuese të të tjerëve, për unitetin e raportit të dashurisë që lindin mes prindërve e fëmijëve, si të pazëvendësueshme dhe të patjetërsueshëm, që ndërkaq nuk mund t’u lihet plotësisht të tjerëve, dhe as mund të bëhet prej të tjerëve.
Përtej këtyre karakteristikave, nuk mund të harrohet se elementi më kryesor, i tillë që të cilësohet detyrë edukuese e prindërve, është dashuria e babait dhe e nënës, e cila e gjen plotësimin tek vepra edukuese që bëhet si shërbimi i përsosur ndaj jetës.
Dashuria e prindërve nga burim kthehet në shpirt e rregull, që frymëzon e udhëheq gjithë veprimtarinë edukuese konkrete, duke e pasuruar me ato vlera ëmbëlsie, vazhdimësie, mirësie, shërbimi, pa interes, shpirt sakrifice, që janë fryti më i çmuar i dashurisë.
Megjithëse, mes vështirësish të veprës edukuese, sot shpeshherë të rënda, prindërit me besim e guxim duhet t’i edukojnë fëmijët me vlerat kryesore të jetës njerëzore. Fëmijët duhet të rriten në lirinë e duhur, krahasuar me të mirat materiale, duke përshtatur një stil jete të thjeshtë e të rreptë, të bindur tashmë se “njeriu vlen më tepër për atë që është se sa për atë që ka” (GS, 35).
Krijoni Kontakt