Shumė trishtim ndėr zemra...!


Bruna Shota



Pak si shumė trishtim sot nė zemėr: sa shumė fakte tė tmerrshme ndodhin sot pėrreth nesh, sa shumė tė kėqija! Po, ėshtė e vėrtetė se ka edhe shumė dashuri, por ajo nuk vėrehet aq lehtė sikurse dhe e keqja!
Sa e lehtė ėshtė dhe qė tė influencohemi nga televizori, nga lajmet dhe pamjet e ngjarjeve qė shpesh herė edhe jepen kalimthi dhe sipėrfaqėsorisht.
Sa tė lehtė e kemi tė dėnojmė dhe tė na neveriten njerėzit, dhe sa tė vėshtirė e kemi ti pranojmė siē janė dhe tu japim dinjitetin e tyre. Dhe ndėrkohė, jetė tė tėra njerėzish shkojnė kot, shkatėrrohen dhe bota shfajėsohet me njė: “Na falni, u gabuam”.
Sa shumė religjione e sa shumė besime. E si mund tė vrasėsh nė emėr tė Perėndisė, si mund tė dėnosh apo tė zhdukėsh tjetrin nė emėr tė drejtėsisė. Ligji i vjetėr tashmė “sy pėr sy e dhėmb pėr dhėmb” duket sikur ėshtė i ngulur nė zemėr tė njeriut tė ditėve tona, dhe vetėm njė pagėzim ėshtė i aftė ta zhdukė e ta zėvendėsojė ,e ligjin qė rrjedh nga URDHĖRI I RI: Duajeni njėri tjetrin sikurse unė ju desha juve.
Duke kaluar nga jeta jonė personale e njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr problemet e globit.
Dhe trishtimi bėhet mė i madh kur vėrejmė nė vetveten tonė pamundėsinė pėr tė bėrė diēka konkrete, por le tė besojmė, sikurse thoshte dhe Nėnė Tereza e jonė, qė oqeani pa pikėn tonė tė ujit nuk ėshtė i njėjti oqean.
Atėherė, le tė besojmė pra nė Zotin, nė Zotin tė cilit nuk i pėlqen vdekja e mėkatnorit, por qė ai tė kthehet e tė jetojė, dhe tė moj jetojė me tė keqen e mėparshme. Tė fillojmė nga vetvetja jonė, me buzėqeshje, shfajėsime, falėnderime, mirėnjohje, dhe me fjalė e me vepra ta shprehim bukurinė e tė qenurit tonė tė krishterė, tė cilėt edhe nė vuajtje dhe prova qė jeta na i paraqet pėr ti jetuar, dimė tė besojmė dhe tė besohemi nė Atin tonė tė Mirė.
Me kėtė besim, trishtim fillon tė largohet dhe frymėmarrja jonė do tė jetė frymėmarrje plot dashuri pėr Zotin dhe vėllezėrit tanė.
Nėse nuk do tė kemi ajėr, nuk mund tė marrim dhe as tė japim frymė,
Oksigjeni ynė i pastėr ėshtė Zoti. Tė duam, po, tė duam, dhe kjo do tė na bėjė tė mundur, qė nė dashuri, tė bėjmė ēfarėdo qė tė dėshirojmė, sepse Zoti ėshtė Dashuri.