Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Mr. Mary Ward 1585-1645

    Duhet tė jesh ashtu siē shfaqesh dhe tė shfaqesh ashtu siē je


    Mr. Mary Ward 1585-1645



    Mary Ward lindi me 23 janar 1585. Ajo ka lindur nė Mulwith tė Yorkshire, nė Anglinė e Veriut. Ishte koha kur Reformat nė Angli ishin tė furishme. Prindėrit e saj ishin besimtarė praktikantė katolikė. Ajo e kaloi fėmijėrinė e saj nė njė kohė tė vėshtirė pėr Kishėn e besimtarėt nė Angli. Vitet e para tė rinisė i kaloi tek gjyshi i saj nė Holderness dhe pastaj shkoi tek prindėrit e saj nė Baltharpe nė Osgodby. Nė kėtė periudhė, ajo ndjen se do tė ishte murgeshė katolike. Babai nuk ishte i lumtur me zgjedhjen e sė bijės. Ai mendonte se Mary nuk do tė mund tė ishte murgeshė nė kėtė periudhė kaq tė vėshtirė reformash. Kėshtu, ajo shkon nė St.Omer nė Francė dhe ra nė kontakt me motrat Klarisa. Kėtu e kuptoi mė mirė se Zoti e thėrret tė themelojė njė Kongregatė tė Motrave nė vendin e saj duke kuptuar se prirja e saj nuk ishte rregulli i Motrave Klarisa.
    Nė Londėr, nė vitin 1617, Mary ra nė kontakt me njerėzit e varfėr dhe me ato qė ishin nėpėr burgje. Ajo ndihmon, ndėrkohė, nė fshehtėsi edhe priftėrinjtė. Ndjehet e lumtur qė plotėson kėshtu vullnetin e Zotit. Kėtu sigurohet edhe njė herė se vullneti i Hyjit pėr tė, ėshtė tė themelojė Kongregatėn e re pėr gruan, pranė Jezuitėve. Ishte kjo, nė kohė, kur Kisha po pėrjetonte njė kohė shumė tė zymtė mbylljeje. Ajo ndjente se kishte njė nevojė shumė tė madhe pėr edukimin e vajzave, por nė tė njėjtėn kohė nuk gjen edhe njė pėrgjigje konkrete ne Kishė. Megjithatė, vullneti i saj dhe kėmbėngulja nė Hyjin e bėjnė qė tė mos pushojė sė kėrkuari nga Papa miratimin e Kongregatės, pasi dėshira e saj ishte qė tė hapte dyert e shkollave pėr vajzat.
    Pas shumė pėrpjekjesh arriti edhe aprovimi i aktivitetit tė saj nga ana e Papės, dhe mė pas vdiq e lumtur pasi pa ėndrrėn e saj tė pėrmbushur.
    Ajo ka thėnė e na thotė gjithmonė: “Dashuria Hyjnore ėshtė njė zjarr qė nuk mund tė shuhet, prandaj dhe ėshtė e pamundur ta duash Zotin dhe tė mos duash tė punosh pėr lavdinė e tij”.
    Sot, Kongregata e Motrave tė Loretos – IBVM- ecėn nė rrugėn e saj, dhe aktualisht nė kėtė urdhėr janė 5 mijė gra, tė cilat punojnė nė tė gjithė Europėn, dhe qė prej njė viti edhe nė Shqipėri, si dhe nė veri e jug tė Amerikės e nė shumė vende tė Afrikės etj. Motrat, aktivitetin e tyre e kanė tė pėrqendruar nėpėr shkolla, punė baritore e pėrkujdesje shpirtėrore, nė mesin e njerėzve mė tė varfėr, me refugjatėt, emigrantėt, nėpėr burgje e spitale, pra, aty ku edhe nevojat janė mė tė mėdha.
    Motoja e Motėr Mary Ward lėnė motrave tė saj ėshtė “LIRI, DREJTĖSI dhe VĖRTETĖSI”.
    Jezusi ėshtė frymėzuesi dhe shoqėruesi nė ēdo hap tė jetės sė tyre. Ajo vazhdon tė na thotė: “Duhet tė jesh ashtu siē shfaqesh dhe tė shfaqesh ashtu siē je”.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •