Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Lightbulb Viktimat e revolucionit famekeq kulturor Kinez ne Shqiperi

    Viktimat e revolucionit famėkeq kulturor Kinez nė Shqipėri



    Ishim aq keq sa mė s’bėhet, por kujt ja merrte mendja se do tė bėheshim edhe mė keq.
    Nė fakt, nuk pamė asgjė tė mirė nga miqėsia me Jugosllavinė dhe “shpresuam” mė kot nė miqėsinė me Rusinė, pa na e marrė mendja se ēfarė do tė na sillte miqėsia me Kinėn e largėt atje nė Azi.
    Ajo, nė zhargonin popullor, kujtohej vetėm nė ndonjė rast mallkimi... “tė pafsha nė qinemaqin…”.
    E, nė fakt, ēuditėrisht dhe mjerisht qinemaqini na erdhi te dera e shtėpisė me njė tė ēuditshėm “Revolucion kulturor” qė solli tė ashtuquajturit “dacibao - nė gjuhen tonė fletė rrufe” gjyqe kolektive ndėr ndėrmarrje e lagje, shkatėrrim tė institucioneve fetare e deri kulteve e varreve, kolektivizim deri ne mjerim te plote, lufte kundėr njollave dhe interesit personal, pra, njė marrėzi e vėnė nė sistem qė do ja kalonte gjithsa kishte ndodhur deri atėherė nė kėtė vend fatkeq.
    Pėrfunduam, pėr faqe tė zezė si “Shteti i vetėm ateist nė botė”…qė me “na e pas zili e gjithė bota”. Zili e gjithė bota, ne qė mbyteshim brenda vetes sonė, vendit tonė, rrethuar gjithandej me tela me gjemba, me bunkerė e klone, shteti me mjeran nė botė.
    Ishte te thuash njė “colpo di grazia” mbi ne shqiptarėt, por sidomos mbi atė pjesė tė mbetur tė Klerit katolik Shqiptar. E si mund tė lihej pa kurbanet e vetė edhe ky moment kaq “i rėndėsishėm historik” pėr Shqipėrinė e shqiptarėt mbas atij Fjalimi “tė famshėm e programatik” tė mbajtur nga xhelati diktator Enver Hoxha e qė vihej nė jetė nga pinjolli i tij besnik Ramiz Alia.
    Sigurisht, i dashur lexues do tė mė lejosh kėtu tė hap njė parantezė tė vogėl. U bė, e ēfarė nuk u bė. Ēfarė masakre me arrestime e burgosje, me tortura e pushkatime…Vetėm nė njė rrugicė shkodrane me gjatėsi 584 hapash e 56 dyer, u martirizuan 48 vetė, nga tė cilėt u pushkatuan 5, vdiqėn nė burg 4, bėnė burg e internim 48 vetė dhe vuajtėn 313 vjet dėnim…Pra, ēdo dy hapa me tepėr se njė vit burg ose internim.
    Po nė gjithė Shkodrėn?! Po nė gjithė Shqipėrinė?!..
    Dhe, a lypi kush tė falur? Sigurisht askush. Madje vetė ata qė i kryen kėta krime, ja kaluan menjėherė vetėm sistemit, diktaturės, dhe kėrkuan tė organizojnė ata vetė Pajtimin kombėtar duke nxjerrė pa faj veten po se po, por edhe vetė diktatorin. Sigurisht, nė kėtė rast fjala pajtim s’ėshtė tjetėr veēse fyerje e rėndė, madje fyerje e pėrzier me tallje.
    Por, unė e hapa kėtė parantezė, sepse ti, duke qenė i ri nė moshė…do tė keshė rast tė lexosh kujtimet e Ramiz Alisė pėr kėtė periudhė tė shėmtuar, ku gjithēka shkruhet kėtu e tjetėr kund dhe janė drejtuar prej tij i ka “tė harruara” dhe i bie ndėr mend e kujton se si “ka shpėtuar bibliotekėn e madhe tė Kuvendit tė Franēeskanėve duke porositur tė vėllanė ti marrė pėr Arkivin e Shtetit.
    Pra, gjyqet kolektive nė lagje e ndėrmarrje me klerikėt e mjerė, po burgosjet e pushkatimet e rastit, sipas skemės dhe detyrave tė paracaktuara nga Komiteti Qendror?!
    Sigurisht ata janė harruar e nuk i kujtohen, e s’ka faj. Ēfarė duhet tė mbajė mend mė parė i mjeri ish Sekretar i parė i asaj diktature tė shėmtuar qė vazhdoi pėr afro pesė dekada?!
    Por, le ta mbyllim parantezėn e tė shohim cilėt ishin viktimat e kėsaj periudhe tė zezė. Viktimat e kėsaj miqėsie tė shėmtuar me qinemaqinin komunist, qė nostalgjikėt e qajnė me lot edhe tashti mbas 15 vjetėsh tė ashtuquajtur demokraci.
    Sigurisht qė ata janė shumė, hekurat e duarve patėn punė sėrish edhe atė periudhė qė e drejtonte Ramizi reformator. Kė tė kujtosh e tė marrėsh mė parė: Patėr Pjetėr Meshkallėn legjendar qė guxoi dhe ja shkroi atė letėr burrash kriminelit Mehmet Shehu apo sa tė tjerė nė Shkodėr, Gurėz, Milot, Durrės e Tiranė, qė u torturuan dhe u burgosėn me atė rast dhe nė atė periudhė. E, nuk mund tė ndalemi edhe tek tė gjithė ata qė u pushkatuan pa ju ditur as varri i tyre ende sot si Dom Shtjefen Kurti me shokė. Po ndalemi vetėm tek njė gjyq “model” qė u zhvillua nė Shkodėr, nė ish Kishėn e Murgeshave qė sapo ishte kthyer nė Kino Teatėr Rinia, dhe me kėtė rast edhe nė salle gjyqi. Atė e filmuan me “pompozitet e madhėshti” edhe nė kaseta filmash e kinemaje, pėr tė treguar se sa e fortė ishte diktatura e sa shumė ishin ligėshtuar e transformuar ata tė mjerė klerikė tė mbetur sa gjallė. Sheh urtinė dhe njerėzinė me tė cilėn pėrgjigjen klerikėt e shkretė se si i kanė shėrbyer idealit tė tyre, se nuk kanė mohuar Zotin tė cilit i kanė besuar gjithnjė, se i kanė dhėnė njėherė fjalėn e zemrėn Papės se Vatikanit, si bariu shpirtėror i tė gjithė atyre dhe sheh kapadaillėkun e “burrėrinė” mizore tė tyre qė drejtonin gjyqin si Aranit Ēela, Faik Minarolli, Nuri Resnja e sa e sa tjerė mbi to e nė to, tė cilėt i pėrkthenin pėrēudėrisht si tradhti ndaj atdheut, veprimtari armiqėsore e agjentura tė atij e atij armiku tė Shqipėrisė, Francės, Italisė, se Vatikanit po se po.
    E sot, ata dhe bijtė e tyre, nuk tė lėnė shteg e radhė qė t’i flasėsh dy fjalė pėr demokracinė, lirinė e tė drejtat e njeriut, Helsinkin e Strasburgun.
    Janė ata, e veē ata, sėrish, kompetentet mė tė mėdhenj dhe ekspertėt mė tė pėrgatitur edhe tė kėsaj periudhe qė kalojmė, edhe tė kapitalizmit, edhe tė Helsinkit, edhe tė dreqit. Kanė nė krye sėrish Ramizin qė ndėr bėmat e tij tregon deri si e “ruajti” bibliotekėn e franēeskanėve dhe Zonjėn e Zezė qė gjithēka bėri nė tė mirė tė Shqipėrisė e shqiptarėve e farė padrejtėsisht ja vunė kėmbėn demokratėt.

    10 Maj 1968
    Pushkatohen
    D. Zef Bici-D. Mark Dushi

    Me burgim te rende
    D. Frano Ilia-D. Mark Hasi-P. Gege Luma etj..

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Dom Zef Bici


    Ka lindur nė katundin e Bregut tė Matės me 19 maj 1919, prej prindėrve Dedė Ujk Bici dhe Dile Preēja.
    U pagėzua nė katundin Gurėz, nė Kishėn e Shėn Mėhillit prej D. Ndue Lleshit me 22 qershor 1919. Shkollėn fillore e kryen ne katundin Gurėz nė vitet 1927-1932. Nė vitin 1934 hyn nė Seminarin Papnor ku vazhdon pėr katėr vite edhe teologji. Me 1939, me vdekjen e Imzot Pjetėr Gjurės - Arqipeshkėv i Durrėsit dhe administrimin e Arkidioqezit e muer Imzot Gaspėr Thaēi, pėr arsye shėndetėsore, largohet pėrkohėsisht prej seminarit dhe rrin pranė Imzot Thaēit. Ne Arqipeshkvinė e Shkodrės rrin edhe mbasi u zgjodh Imzot Vinēenc Prennushi Arqipeshkėv i Durrėsit. Pra qėndronte pranė Imzot Thaēit duke qenė gjithnjė seminarist i Arkidioqezit tė Durrėsit i cili mbante njė seminarist tė Shkodrės nė vend tė tij. Nė vitin 1944 merr pjesė nė dramėn “Kėshtjella e Alkaxarit”, pjesė qė demaskonte krimet komuniste nė Spanjė, vėnė nė skenė nga Dom Pjetėr Gruda, asokohe ende pa u bėrė meshtar edhe ai. Me 2 shkurt 1946 shugurohet meshtar ne Katedralen e Shkodrės, prej Imzot Gaspėr Thaēit dhe tė nesėrmen thotė Meshėn e tij tė parė po aty, tue pasė gjithnjė kumbarė Imzot Thaēin. Me 21 prill 1946 thotė Meshėn e tij tė parė nė Tiranė dhe tė nesėrmen nė Durrės. Me 10 maj 1946 ėshtė nė Durrės pranė Dom Anton Zogajt si ndihmės famullitar ndonėse ende pa dekret emėrimi, vetėm dėrguar verbalisht nga Imzot Prennushi. Me 6 nėntor 1946 ėshtė nė Tiranė edhe kėtu pa dekret emėrimi vetėm me transferim verbal nga Imzot Prennushi ku shėrben si ndihmės Famullitar deri nė vitin 1952 sė bashku me Dom Mark Dushin. Nė marsin e vitit 1952 shkon nė Shkodėr, pranė Kryesisė sė Kishės Katolike duke u emėruar si shef administrate, shef personeli e shef kulture.
    Gjatė kėsaj periudhe ėshtė edhe Rektor i Kishės sė Rusit, Rektor i Kishės sė Zojės, Rektor i Kishės sė Shėn Jozefit e zėvendės Famullitar i Shirokės. Ndėrkohė thuajse drejton mbledhjet e pėrpjekjet pėr pranimin e Statutit. Ne 1955 zhgarkohet nga detyrat pranė Kryesisė sė Kishės dhe qe nga 1 janari 1956 ėshtė nė dispozicion duke shėrbyer pėr pak kohė si ndihmės Famullitar nė Shirokė. I propozohet tė qėndrojė nė Arkidioqezėn e Shkodrės por nuk pranon dhe vihet nė dispozicion tė Ordinarit tė Arkidioqezės Dom Luigj Gashit- Vikar Kapitullar i Arkidioqezės qė i propozon tė shkojė nė Durrės apo Zhejė. Pranon tė shkojė nė Zhejė nė vitin 1956 duke thėnė meshėn e parė atje me 25 marsin e vitit 1956 duke e paraqitur para popullit Dom Frano Ilia, Sekretar i Kurjes. Me propozimin e Ordinarit Dom Luigj Gashi kthen sėrish nė Tiranė, duke zėvendėsuar Dom Mark Dushin qė kishte kėrkuar tė largohej prej Tirane. Me 28 prill 1957 ėshtė famullitar i Tiranės duke e marrė nė dorėzim atė nga Dom Mark Dushi qė shkonte famullitar nė Zhejė-Mamurras. Ėshtė njėkohėsisht edhe administrator pėr famullitė e Vlorės dhe Elbasanit. Me 12.9.1957 zgjidhet Vikar Kapitullar i Arkidioqezit tė Durrėsit, nga kėshilltarėt Dioqezanė, me vdekjen e Dom Luigj Gashit. Me shkresėn N.1 /12 dt. 18.11.1957 njoftohet i aprovuar nga Kryesia e Kishės e nga Kėshilli i Ministrave sipas Dekret-Ligjit mbi Komunitet fetare, Neni 13 qė me emėrimin e tij si Vikar, administrimin e famullisė sė Vlorės ja lėshon Dom Mark Dushit.
    Qėndron nė famullinė e Tiranės deri nė nėntorin e vitit 1964 qė arrestohet e dėnohet pėr moskallėzim krimi, duke u zėvendėsuar nga Dom Ndoc Sahatēija. Lirohet pas njė viti por pa tė drejtėn e qėndrimit nė Tiranė, dhe emėrohet nė Dioqezėn e Lezhės si famullitar i Mėrēijės dhe Rraboshtės ku qėndron deri nė marsin e vitit 1967. Mbas kėsaj date kalon pranė familjes sė tij pėr tė rėnė viktimė e Revolucionit kulturor kur arrestohet me 4 korrik 1967. Gjykohet nė Kishėn e Motrave Stigmatine - Shkodėr, kthyer ne Klub Rinie dhe dėnohet me vdekje - pushkatim me 25 prill 1968 pėr “tradhti tė lartė ndaj atdheut”dhe “agjent i Vatikanit”.
    Pushkatohet nė 10 maj 1968. Eshtrat e tij, si edhe tė Dom Mark Dushit, do tė gjenden 25 vjet mė vonė, nė njė fushė tė Dobraēit me 12.9.1993 dhe kthehen nė njė pllakė pėrkujtimore pranė Kishės sė Zemrės sė Krishtit nė Tiranė.
    Dekorohet si Martir i Demokracisė, se bashku me Dom Mark Dushin si dhe Dom Shtjefėn Kurtin me eshtra ende tė pagjetura.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Dom Mark Dushi


    Ka lindur ne Gjakovė tė Rrafshit tė Dukagjinit - Kosovė me 19 nėntor 1920 nga prindėrit Pjetėr e Tereze Balto Geci prej Shkupit. Pagėzohet nė Gjakovė, nė Kishėn e Apostujve Pjetėr e Pal nga Pader Marjan Glasinovic dhe nė moshėn gjashtė muajsh largohet me familje e vjen ne Shkodėr. Kryen klasėn e parė nė shkollėn franēeskane nė Shkodėr e pas njė viti e vazhdon nė Tiranė nė konviktin Naim Frashri -1929. Nė vitin 1934, i dėrguar nga Imzot Pjetėr Gjura, ėshtė konviktor nė jetimoren e Zemrės se Krishtit duke mos pas vend ne Seminar. Kryen vitin e parė sė bashku me studentėt e Seminarit Papnor dhe tė Kolegjės Saveriane. Nė vitin 1935 ėshtė student nė Seminarin Papnor Shqiptar me Arkidioqezėn e Durrėsit. Nė periudhėn 1935-1942 kryen edhe tri vjet Filozofi po nė Shkodėr dhe katėr vjet Teologji. Merr pjesė nė dramėn e shfaqur nė vitin 1944 “Kėshtjella e Alkaxarit” kundėr luftės komuniste spanjolle. Shugurohet meshtar nga Imzot Vinēenc Prennushi, Arqipeshkėv i Durrėsit, nė Kishėn famullitare tė Tiranės me 2 shkurt 1946 dhe po aty thotė tė parėn Meshė tue pasė si kumbarė, nė mungesė tė P. Pjetėr Palladinit, i cili nė ato ditė u riatdhesua, P. Pjetėr Meshkallėn, Rektor i Kishės sė Zemrės sė Krishtit dhe Drejtor i Veprimit Katolik nė Tiranė.
    Qė nė vitin 1945 ėshtė mėsues Besimi nė 16 shkolla fillore tė Tiranės deri nė gjysmėn e vitit 1946.
    Emėrohet kooperator nė famullinė e Tiranės me famullitar Dom Shtjefėn Kurtin. Me 30 tetor 1946, mbas arrestimit tė Dom Shtjefėn Kurtit ėshtė Vikar i Pėrgjithshėm i Arkidioqezės sė Durrėsit dhe famullitar i Tiranės, emėruar verbalisht prej Imzot Prennushit. Qėndron nė kėtė detyrė deri nė vitin 1950 kur emėrohet Dom Pjetėr Dema, atėherė famullitar i Milotit, Vikar e Kapitullar i Arkidioqezit tė Durrėsit. Gjate viteve 1946-1954 shėrben nė kishėn famullitare por edhe nė atė tė Zemrės sė Krishtit, si Rektor i saj. Ėshtė Kapelan i dy spitaleve shtetėrore, Civil e Ushtarak tė Tiranės nė vitet 1946 - 1947, si edhe rrėfyes i motrave Ancelle tė kėtyre spitaleve.
    Nė vitin 1950 merr pjesė nė njė Konferencė Paqe mbajtur nė Tiranė me pėrfaqėsues tė besimeve tė tjera fetare, shkrimtarė dhe artistė etj., kundėr armėve atomike e nė favor tė paqes dhe pėr fjalimin e mbajtur falėnderohet e pėrgėzohet nga Frederic - Joliot – Curi, President i Komitetit tė Kongresit tė Partizanėve tė Paqes me 13 tetor 1950. Ėshtė pjesėtar i Komisionit pėr pėrpilimin e Statutit e tė Rregullores sė Kishės Katolike tė Shqipėrisė dhe ndėrmjetės i Kryesisė sė Kishės nė lidhjet me Shtetin. Ka grumbulluar tė dhėna historike pėr famullinė e Tiranės, Durrėsit, Vlorės, Elbasanit, Prevezės, Janinės, Zhejės, Bushneshit, Delbėnishtit etj., si dhe njė “Status animarum” tė famullisė sė Tiranės.
    Gjatė viteve 1946-1954 ėshtė Administrator i Kishės Katolike Unite nė Elbasan si edhe Administrator i Kishės Famullitare nė Vlorė pėr periudhėn 1946-1966. Me 13 dhjetor 1952 ėshtė Kėshilltar Dioqezan qė e kryen deri nė 12 shkurt 1967. Me 14 nėntor 1961 emėrohet Zv. Famullitar i Delbėnishtit, ndėrsa me 12 tetor 1966 kalon nė famullinė e re tė Gurėzit.
    Me mbylljen e institucioneve fetare kthen pranė familjes sė tij. Arrestohet me 23 shtator 1967, mbas atij “Fjalimi Programatik” tė diktatorit qė fillonte fushatėn e mbylljes sė Kishave dhe dhunimit tė kulteve fetare. Akuzohet se kur ka shkue nė Vlonė me thanė meshėn, ka mbledhė informata ushtarake pėr Pashalimanin, Grykėn e Koēiut, Sazani etj. Ėshtė nė grupin e tij me Dom Zef Bicin, Dom Mark Hasin, Dom Frano Illinė dhe tė tjerė nė gjyqin publik qė i bėhet nė Kishėn e Motrave Stigmatine nė Shkodėr.
    Me 25 prill 1968 dėnohet me vdekje - pushkatim pėr “tradhti tė larte ndaj atdheut” dhe agjent i Vatikanit. Pushkatohet nė 10 Maj 1968..

Tema tė Ngjashme

  1. A ka konspiracion kundėr Shqipėrisė?
    Nga BARAT nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •