Shqiptarėt dhe Perėndimi
New York, 19 maj 2006
Shumė i nderuar Z. Bardhyl Ukcamaj, organizator i kėsaj mbrėmjeje, Shumė i nderuar Z. Tonin Mirakaj, moderator i kėsaj tryeze, Shumė tė nderuar pjesėmarrės nė kėtė takim.
Kam nderin dhe kėnaqėsinė tė pėrshėndes kėtė nismė qė ka si synim tė marrė nė shqyrtim lidhjet e shqiptarėve me perėndimin.
Jam i bindur se pėrftimi i plotė i identitetit tė njė populli nuk ėshtė i mundur pa shqyrtimin e marrėdhėnieve tė tij me popujt e tjerė, pėr rrjedhojė edhe arritja nė pėrftimin e plotė tė identitetit tė shqiptarėve ėshtė i pamundur nėse nuk merren nė njė shqyrtim serioz lidhjet e tij me tė gjitha ato njėsi gjeopolitike dhe kulturore-fetare qė kanė ndikuar ndjeshėm nė formimin kombėtar.
Megjithatė, nuk duhet harruar se ky proces, pėr tė qenė serioz, duhet tė jetė i gjatė, i mbėshtetur nė rigorozitet shkencor dhe i pangacmuar nga pasionet personale apo grupore. E vėrteta e historisė nuk ėshtė prodhim i historianėve, por trashėgimi e jetės sė popujve dhe tė individėve, prandaj historianėt janė vetėm kėrkimtarė tė kėsaj trashėgimie.
Kur bėhet fjalė pėr lidhjet e shqiptarėve me perėndimin, kemi tė bėjmė me njė thesar tė pafund trashėgimie kombėtare, qė mbetet njė burim i pashmangshėm dijeje, por sidomos vetėdijeje pėr popullin tonė pėr shkak tė vetė proceseve historike nėpėr tė cilat kanė kaluar shqiptarėt, fatkeqėsisht mungojnė vepra tė plota monumentale qė pėrmbajnė nė mėnyrė pėrafėrsisht shteruese humbjet dhe arritjet e tyre. Mosnjohja dhe mosgjurmimi i historisė sė njė populli ėshtė mėnyra mė e suksesshme pėr ta penguar atė popull qė tė bėjė histori nė tė tashmen dhe nė tė ardhmen. Shqiptarėt nuk kanė mundur ta njohin historinė e tyre pėr pesė shekuj pushtim otoman dhe as pėr gati katėr dekada komunizėm, sepse atyre u ėshtė servirur historia pėrmes syzeve ideologjike qė e shtrembėrojnė tė vėrtetėn e fakteve.
Megjithatė, nuk kanė munguar miq tė sinqertė tė Shqipėrisė, si pėr shembull albanologėt kroatė, austriake, gjermanė dhe italianė, sa pėr tė pėrmendur vetėm me tė hershmit (Shuflaj, Hahn, Valentini), dhe as shqiptarė tė pajisur me dashurinė pėr vendin e tyre dhe me pasionin e mundimshėm pėr tė shkruar histori nė kushte tė vėshtira (Dom Ndoc Nikaj, Tajar Zavalani) qė, duke ndėrmarrė udhėn e vėshtire tė zbulimit tė teksteve dhe konteksteve nė tė cilat pėrmbahet si nė fragmente e vėrteta e sė shkuarės sė popullit tonė, kanė synuar tė na japin njė panoramė sa mė tė pacunguar tė asaj qė ne jemi.
Ne e dimė se cili ėshtė atdheu ynė gjeografik dhe e dimė se ėshtė me i gjerė sesa kufijtė e caktuar nga konferenca e Londrės dhe e Parisit, por, si popull qė dėshiron dhe mund ti tregojė botės se di tė jetė pjesė e konventave ndėrkombėtare qė kanė si parim themelor paqen dhe vėllazėrimin ndėrmjet popujve dhe qytetėrimeve, jetojmė nė respekt tė plotė tė kėtyre marrėveshjeve ndėrkombėtare brenda kėtyre kufijve gjeografikė. Brenda kėtij atdheu gjeografik, megjithatė, nuk mund ta shmangim pyetjen: cili ėshtė atdheu ynė shpirtėror?
Nė kontekstin e temės sė kėtij takimi qė kam nderin dhe kėnaqėsinė ta pėrshėndes, dėshiroj tė shtroj ketė pyetje qė mbetėt vetėm njė pyetje: a ėshtė perėndimi atdheu shpirtėror i shqiptarėve? pėrballė kėsaj pyetjeje dėshiroj tė rendis pak fakte vetėm si tė tilla, pa i veshur me asnjė koment: guri i themelit i shqipes sė shkruar gjendet nė Firence: formula e pagėzimit e ipeshkvit Pal Engjėlli; libri i parė qė njohim gjer tani nė gjuhėn shqipe gjendet nė Bibliotekėn Apostolike tė Vatikanit: Meshari i Gjon Buzukut; shpata dhe pėrkrenarja e Gjergj Kastriotit, i njohur me emrin Skėnderbej, gjenden nė Muzeun e Armėve nė Vjenė; statutet mesjetare tė qytetit tė Shkodrės gjenden nė Bibliotekėn e Shėn Markut nė Venedik, Ēeta e Profetėve e Imzot Pjetėr Bogdanit gjendet nė arkivat e Kongregatės Propaganda Fide tė Vatikanit.
Megjithatė, edhe pėrballė kėtyre fakteve, qė janė vetėm njė thėrrmijė e vogėl por me forcė vendimtare pėr pėrvijimin e identitetit tonė historik, pyetja ėshtė mirė qė tė mbetet vetėm pyetje, sepse pa pyetje nuk ka kėrkim.
Tė nderuar miq, nė shtrimin e kėsaj pyetjeje mbi shqiptarėt dhe perėndimin, mendoj se duhen mbajtur parasysh tė paktėn dy gjėra. E para ėshtė kjo: se vetė perėndimi ka kaluar nėpėr njė proces tė purifikimit (dlirėsimit) tė historisė sė vet dhe, sidomos qė pas luftės sė dytė botėrore, e ka mbėshtetur pėrparimin mbi tė vėrtetėn, edhe kur ajo ka qenė e hidhur.
Gjėja e dytė qė duhet mbajtur parasysh ėshtė se perėndimi nuk ėshtė njėsi e ngurtė politike, por njė njėsi kulturore me njė dinamikė shumė tė fuqishme shpirtėrore.
Kėto dy gjėra duhen mbajtur parasysh sepse edhe pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt nuk do tė ketė njė themel tė shėndoshė pėrparimi kombėtar pėr sa kohė nuk do tė ketė njė proces tė purifikimit tė guximshėm tė vetėdijes historike, qoftė pėr tė shkuarėn e afėrt, qoftė pėr tė shkuarėn e largėt dhe nuk do tė ketė bashkim tė qėndrueshėm gjeografik me perėndimin pa dinamikėn shpirtėrore tė njė kulture qė pėrkon me atė perėndimore. pėrsėri, pėrballė kėsaj teme, nuk dėshiroj tė pėrfundoj pa bėre edhe njė sqarim qė mė duket shumė i rėndėsishėm.
Sot rrezikojmė qė ti shohim lindjen dhe perėndimin tė vėnė pėrballė njėra-tjetrės si kundėrshtare, madje shpesh edhe si armiq. Ky vizion katėrcipėrisht i gabuar i botės e mbush me paragjykime ēdo vendim pėr tu renditur nga lindja apo nga perėndimi, por sidomos mbush me paragjykime shqiptarėt. Asnjė qytetar i kulturuar i kėsaj botė nuk duhet tė pajtohet me faktin se bota ėshtė e ndarė mė dysh nga armiqėsia ndėrmjet lindjes dhe perėndimit, por ajo merr frymė me dy mushkėri, me atė lindoren dhe perėndimoren, siē e kishte zakon tė thoshte Papa Gjon Pali II pėr kishėn katolike. Nė kėtė frymėmarrje tė botės ne shqiptarėt duam tė dimė nė cilėn mushkėri pasurohemi me oksigjen, nė atė tė lindjes apo tė perėndimit? Kėtė nuk duam ta dimė pėr tu vėnė pėrballė njėrės apo tjetrės anė si kundėrshtarė, por si partnerė, si miq, qė kjo botė e jona tė jetė botė e dialogut nė tė vėrtetėn. Unė personalisht jam i bindur se atdheu shpirtėror i Shqipėrisė
ėshtė perėndimi.
Shumė tė nderuar zotėrinj, uroj qė pėrsiatjet e kėsaj mbrėmjeje tė jenė edhe njė dritė mė shumė nė pėrpjekjet tona pėr ndriēimin e plotė tė vetėdijes sonė shpirtėrore, kulturore dhe kombėtare.
Faleminderit.
Imzot Rrok Mirdita
Arqipeshkėv Metropolit
i Arkidioqezės Tiranė - Durrės
Krijoni Kontakt