Friedrich Nietzsche
Kėshtu foli Zarathustra
Para Lindjes Sė Diellit
Oh, qielli mbi mua i pastėr e i thellė ! Greminė drite ! Duke tė soditur, drithem nga dėshira hyjnore.
Tė vėrtitem nė lartėsitė e tua, ja thellėsia ime ! Tė fshihem nė dėlirėsinė tėnde pafajėsia ime !
I heshtur mbi detin nė pėshtjellim mė shfaqesh. Dashuria jote dhe trupi yt janė pėr mua njė zbulim pėr shpirtin e trazuar.
Mė erdhe e mbėshtjellė me bukurinė tėnde. Mė fole pa fjalė qė tregojnė mėnēurinė.
Oh, si nuk tė kam zbuluar tė gjithė turpin e shpirtit ! Erdhe tek unė pėrballė diellit, o vetmitare.
Ne jemi miq tė pėrhershėm. Ne kemi tė pėrbashkėt trishtimin, tmerrin e gabimin. Ne kemi tė pėrbashkėt edhe diellin.
Ne nuk flasim. Mjaft gjėra i dimė. Ne rrimė nė heshtje. Me njė qeshje shfaqim atė qė dimė.
A nuk je ti dritė e zjarrit tim? A nuk je ti shpirt motre qė mė njeh e depėrton gjer nė thellėsitė intime?
Sė bashku kemi mėsuar ēdo gjė. Sė bashku kemi mėsuar tė tejkalojmė veten, dhe tė qeshim pa njė hije reje.
Tė qeshim me sytė e kthjellėt, nga largėsitė tė paana, ndėrsa ndėn ne avullojnė si shiu shtrėngesa, synimi e gabimi.
Dhe kur endem i vetmuar, ēkėrkon shpirti im i vetmuar nėpėr netėt dhe shtigjet e gabimit? Dhe kur u kacavirrem maleve, ēkėrkoj tjetėr veē teje?
Dhe gjithė kėto bredhje e gjithė kėto ngjitjet, janė pėr mua njė nevojė dhe njė dalje nga ngathtėsia. Tė fluturoj ėshtė e vetmja gjė qė dėshiron vullneti im, tė fluturoj tek ti.
Dhė ēgjė urrej mė tepėr sesa retė qė mėrgohen e gjithēka qė tė errėson ty? Urrej edhe zemėrimin tim sepse tė njollos.
I kam inat retė qė ikin, kėto mace dredharake grabiqare. Ato marrin nga ti e nga unė ēka kemi tė pėrbashkėt, - pafundėsinė, Po nė e pambarim dhe Amen ! i.
Ne i urrejmė kėto kodoshė e furacake. Retė qė ikin. Kėto qenie tė dykuptimta, qė nuk arrijnė as tė bekojnė e as tė mallkojnė nga thelbi i zemrės.
Do tė desha mė mirė tė ngujohem brenda njė fuēie e tė mos e shoh kėtė qiell. Tė rri nė kėtė humnerė e tė mos e shoh kėtė kube qiellore fėlliqur nga retė qė ikin.
Shpesh mė ngėrthen dėshira tė gozhdohem nė njė fije ari, i dhėmbėzuar prej rrufesė e nė barkun e tyre tė fryrė ti bie daulles si njė shpėrthim bubullime.
Daullexhi i zemėruar, sepse ato mė kanė vjedhur Po nė dhe Amen ! in tėnd.
Mė pėlqen mė fort rropama, bubullima dhe poshtėrimi i kohės sė keqe, sesa kjo prehje prej maēoku tė kujdesshėm e imtar. Tek njerėzit urrej mbi tė gjithė ata qė ecin lehtė, gjysmėqeniet dyshimtare e imtare si retė.
Dhe kush nuk di tė bekojė, duhet tė mėsojė tė mallkojė ! kjo doktrinė e qartė mė ka rėnė nga qielli i kthjellėt. Si yll mė ndrin edhe netėt mė tė errėta.
Unė bekoj, them Po, sepse ti mė rrethon, ti e dėlirė, e ndritshme, greminė drite ! Nė tė gjitha qiejt do ta ēoj Po nė time qė bekon.
U bėra njė bekimtar qė pohon me krenari se luftova gjatė pėr kėtė, gjersa ēlirova duart pėr tė bekuar.
Ky ėshtė bekimi im: qofsh sipėr ēdo gjėjė si qielli, si ēatia e tij sferike, si kupola e kaltėr, si siguria e vet e pėrjetshme. Ėshtė i lumtur ai qė bekon nė mėnyrė tė tillė.
Tė gjitha janė pagėzuar nė burimim e pėrjetėsisė, tej kufijve tė sė mirės e tė sė keqes. E mira dhe e keqja nuk janė veē hije endacake, trishtime tė thella dhe re qė kalojnė !
Unė bekoj dhe nuk blasfemoj kur predikoj se: Mbi tė gjitha gjėrat mbretėron qieli i fatit, qielli i pafajėsisė, qielli i paparashikuar, qielli i trillit.
Pėr fat ja fisnikėria mė e lashtė e botės, qė ia kthej tė gjitha gjėrave, dike ēliruar nga skllavėria e njė qėllimi. Kėtė liri e kthjelltėsi qiellore e vura si kėmbanė tė kaltėr mbi gjithēka kur mėsova qė mbi ta dhe pėr ta, nuk duhet asnjė vullnet i pėrjetshėm. Kėtė trill e kėtė ēmenduri e vendosa nė vend tė kėtij vullneti kur mėsova se, mbi tė gjitha vetėm njė gjė ėshtė e pamundur, tė qenit i arsyeshėm !.
Pak arsye ėshtė e nevojshme. Njė thėrrime menēurie e shpėrndarė nga ylli nė yll. Ja tharmi i pėrzierė tek gjithēka. Pėr dashuri tė ēmendurisė, menēuria ėshtė e shpėrndarė ngado.
Pak dituri ėshtė e mundur tė fitohet. Kjo siguri e bekuar gjėndet nė tė gjitha gjėrat qė vallėzojnė nėn kėmbėt e fatit.
Oh, qiell sipėr meje i pastėr e i lartė ! Imja ėshtė tani kjo dėlirėsia jote, ku nuk ka asnjė merimangė tė arsyes e asnjė pėlhurė tė pėrjetshme tė saj. Ti je pėr mua njė vend vallėzimi pėr trillet hyjnore tė fatit, njė tryezė hyjnore pėr zarėt e kumarxhinjve hyjnorė.
Ti u skuqe? Mos po flas gjėra qė sduhen thėnė? Mos po blasfemoj kur dėshiroja tė bekoja?
Apo turpi i tė qėnit i dyzuar tė bėn qė tė skuqesh?
Mos mė thuaj tė iki e tė hesht, sepse po vjen dita?
Bota ėshtė e thellė, mė e thellė nga ēe beson dita. Nuk mund tė thuhen tė gjitha nė praninė e ditės. Por dita erdhi, tė ndahemi pra !
O qiell sipėr meje, ti i turpshmi ! I zjarrti ! Oh, gėzimi im, pėrpara sesa dielli tė zbardhė ! Dita erdhi, tė ndahemi pra !?
Kėshtu foli Zarathustra.
Krijoni Kontakt