I pėrktheu nga gjermanishtja:
Perikli Jorgoni
GJITHNJĖ KALOJ
Gjithnjė kaloj po nė tė njėjtin shteg,
Pėrgjatė kopshtit, ku s“ka plep e shelg,
Por vetėm trėndafila.
Ndonjėri dhe pėr pakėz do tė ēelė,
Pėrse jo shumė vonė nė ē“do degė
Plot me freski, plot ngjyra e gazmend,
Do ēelin gonxhe e filiza.
E di se unė jam veē nė fillim
E ndrydhur hesht fuqia,
Por kur tė zgjohet me vrull e gjallim
Do kenė fjalėt e mia,
-Do jenė trėndafila nė shpėrthim,
Qė tunden nga puhia.
PIKTORI I RI
Nga Roma, nė qytetin tonė,
do kthehem me lavdi, patjetėr.
Mos qaj, moj vajzė, kaq e njomė,
Atje do bėj njė kryevepėr!
Dhe shkoi ai porsi i dehur
Nė Romė plot mall e besim,
Por shpesh dėgjonte, papandehur,
Nė shpirt njė vaj e njė qortim.
Tek pikturonte pa pushuar,
Njė brengė kish gjithmonė nė zemėr:
Kjo dashuri e pajetuar
Ishte e tija kryevepėr.
PO TRETEJ DIELLI
(Sipas tablos sė Benesh Knypferit)
Po tretej dielli prush i nxehtė
Tej detit, atje larg.
Dy murgjėr-mu nė breg tė shkretė,
Njė djalė dhe njė plak.
Po shkoj -tha djali -Ē“det pa fjalė,
Sa mrekulli, ē“gazmend!
Pėr mua, mik, kjo heshtje e rrallė,
veē vdekjen mė ndėrmend.
MĖNGJES DIMRI
U ngrinė kroje e burime
Stėrqokat mblidhen nė njė pellg.
Iu skuqėn faqet mikes sime,
Plot gaz mendon pėr ndonjė rreng.
Na puth kjo dritė kaq e kthjellė
E diellit, dega nis kėrcet.
Dhe gjer nė gjak na futet thellė
Flladi i mėngjesit plot shėndet.
KURTIZANIA
Flokėt e mia dielli i Venedikut
M“i ktheu nė ar, dhe kjo njė alkimi,
Qė ē“do lloj alkimie e ka zili.
Qepallat -ura, nė tė cilat ti,
Shkon fare pa u ndjerė drejt rrezikut
Tė syve, si fshehtas vragat nėn bar
Gufojnė edhe rrjedhin ndėr kanale,
Ku deti qetėsohet e llambar.
Dhe kush me qėnin tė pa ndonjėherė
E ka zili, pse dora pa stolira
E sringla e miklon me butėsi.
Pa ndezje epshi e pa njė dredhi.
Dhe djemtė, shpresė e shtėpive tė mira,
Mes gojės sate humbin nė humnerė.
PĖRRALLA E NJĖ REJE
Ja, iku dita ēapalehtė,
Me tingėllim si nje ēekan,
Porsi njė pjepėr dyllė i verdhė
Mbi bar u shtri hėna nė shpat.
Njė re e vogėl plot dėshirė
Desh ta ngjeronte, dhe dy gisht
Larg saj u ul nė mugėtirė,
E dehu cipa e fildishtė.
Prej nga arratia e gjatė,
Kudo derdh dritė si flori,
Por nata si njė frut i artė
E mori, reja pus u nxi.
ABISHAGINA
I.
Krahėt e saj tė njomė prej fėmije
Tek mbreti plak ia ngjeshi shėrbėtorėt.
Pėrmbi tė dergjej ėmbėlsisht me orė,
E trembur pak nga rrudha pleqėrie.
Dhe ndodhte pas asaj mjekrre tė gjatė,
Tė fshihej, kur kėlthiste kukuvajka,
Pastaj dėshirat e frikėn e ngratė
Si nėn guaskė i mbėshtillte nata.
Dhe yjet fėrgėllonin si kjo vajzė.
Aromė lulesh -dhoma e ngujuar.
Tė tundej perdja priste nė ē“do ēast
Si shenjė me vėshtrim tė pėrqėndruar.
Dhe duke mbetur tek ky plak i vrenjtur,
Qė s“po i vinte ēast i mbramė ende.
Mbi kėtė trup tė akullt si tė vdekur
E virgjėr dergjej dhe fare pa zė.
2.
Mendonte i mėrzitur mbreti plak
Pėr ditėt qė po rridhnin pa dėfrim,
Dhe pėrkujdesej pėr qenin leshtak,
Por sapo zbriste mbrėmja ndėr lugina
Mbi tė anohej lehtė Abashagina.
Jeta e tij, porsi njė zall i shkretė,
Nėn kėtė gjoks tė bukur e plot jetė.
Si njohės i ē“do hiri femėror,
Qė tė kuptonte se kish fare zor,
Qė kėtė buzė kuq si gjak
As dashuri e parė s“i kish ēikur.
I blerti shpirt s“i ēelte pėr njė plak
E priste, mos i shkrepej sado pak
E fundit xixė, si qeni veshėngritur.
KOPSHTI I TĖ MARRĖVE
Kjo qė dikur na ishte njė murgatė,
Po ngjeshet rreth oborrit me mundim,
Sikur kėrkon tė mbyllė ndonjė plagė...
Tė tjerė njerėz vijnė pėr strehim.
Tė qetė rrojnė, larg zhurmės botė.
Nėpėr kėto udhė enden me ngadalė.
Takohen, ndahen, risht ndodhen pėrballė,
Sikur parajsės bredhin, ku s“bėn ftohtė.
Pėr lulet pėrkujdesen nėpėr lehe,
Tė varfėr e tė gjunjėzuar.
Dhe kur s“i sheh ndonjė, kanė njė shprehje
Tė pėrmalluar, tė hutuar,
Pėr kėtė njomėshti e kėtė bar,
Njė ledhatim tė ndrojtur e tė ngrohtė.
E kuqja e trėndafilit kėrcellhollė,
Sikur thėrret me zė kėrcėnimtar,
Sikur kudo tė shtrijė do sundimin,
Dhe mbi kėta qė ngrihen qė pa gdhirė,
Po nuk arrin tė shfaqė si pėr mendimin:
Sa i mirė bari i njomė qė ka mbirė!
KUVENDI I JOZUEUT
Si lumi qė shkallmon digėn e ngritur,
Kur vjen plot ujė, dallgė e tėrbim,
Kėshtu shkallmoi Jozueu i ndritur
Dhe mė tė lashtin fis me mjaft guxim.
Dhe kish qė qanin, por edhe qė qeshnin,
Ua rrihte gjoksin zemra me tokmak.
Kur njė buēimė si shpėrthim rrebeshi
Gjėmoi me njė gojė fort qė larg.
Dhe mijėra u shtangėn nga ēudia
Siē kishin shtangur dhe nė Jeriko.
Tamburė e brirė binin, batėrdia
Rrėzonte mure e ēati kudo.
Ia krisėn vrapit nėn kular tė tmerrit,
Pa mbrojtje,tė dėrrmuar nėpėr mal.
S“mendonin se ky plak me sy skifteri
Nė Gibeon t“i thoshte diellit: Ndal!
Dhe Zoti shkoi ta mbante, mos vidhisej
Nga kreshtat diellin qė pikonte gjak,
Qė egėrsisht me njėri-tjetrin fiset,
Tė ndaheshin, sa donte njė ky plak.
Dhe ky ishte njė plak me zhubra e thinja,
Qė ata s“e kishin vėnė nė peshim.
Mė me se njėqind vite pėrmbi shpinė.
Ai u ngrit, u erdhi nė fushim.
U erdhi si vjen breshėri nė arė:
Nė ē“Zot besoni ju unė s“e di.
Mjaft zotėr keni ju si dhe mė parė,
Nga ta tė zgjidhni mundni dhe tani!
Pastaj u tha me mburrje: Veē njė Zoti
Me fisin tim shėrbim i bėj gjithnjė.
Ata iu lutėn gjatė kot sė koti:
Na ndih nė zgjedhjuen e vėshtirė ne!
Edhe e panė tė ngjitej pa fjalė
Pėr nė qytezėn lart, atje nė mal,
Pastaj s“e panė as njė herė mė.
KĖNGA E DVIDIT PARA SAULIT
I.
Harpėn time e dėgjon, o mbret,
Na degdisėn udhėve ngaherė.
Yjet na pėrplasėn kėtė herė.
-Ndoshta jemi si shiu nė pranverė
Qė zbut tokėn edhe lulen ēel.
Vajza qė akoma nuk i njeh
E qė ndihen gra, mė joshėn mua.
Kundėrmim i kurmit mollė e ftua.
Prapa dyersh plot me mall gjithnjė
I pėrgjojnė djemtė syfajkua.
Gjithēka ty tė ktheu kėnga ime,
Si i dehur zėri i saj nektar.
Nata jote, mbret, ah, nata jote,
Shkelet plot ėmbėlsi, pa brenga e lote.
Ty tė jepen vajzat truplastar
Mundem tė tė ndjek nėpėr kujtime,
Por ē“tel harpe kėto fėrgėllime
Epshi edhe malli mund t“i japė.
2.
S“tė mungon asgjė nė kėtė jetė,
Me kėtė pushtet edhe fuqi
Mundet tė mė flakėsh fare lehtė
Edhe harpėn gjithė egėrsi,
Tė ma thyesh, mė kėmbim mos kėtė.
Ajo ngjan porsi nje pemė e vjelur,
Ku mes degėsh hesht pafundėsia,
Si nė ditėt e sė ardhmes hija
E njė dite qė ende s“ka ēelur.
Mos mė lėrė qėtė flej mė gjumė
Pranė harpės, por plot vrull e mall,
T“ia prek telat, pluhrin tua shkundė,
Dhe ē“do drithmė kurmi tė ringjall!
3.
Mė kot rreh tė fshehish ē“ndjen pėrbrenda,
Ty tani tė tėrin rob tė kam.
Kėnga ime s“di dredhi e dėngla,
Por sėrish u bėmė ne kallkan.
Zemra ime e gjorė dhe hutimi,
Qė tė kapi varen nga zemėrimi
Yt, o mbret.Kėto ēaste tė rėnda
Pėrmbi njėrin do shpėrthejė gjėma.
A s“e ndjen sa fort kemi ndryshuar?
Veten zap s“e bėn mė, mbret, tani.
Sikur njėri-tjetrin pa ngurruar.
Krijoni Kontakt