Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Dita

    Liebes-Lied


    Wie soll ich meine Seele halten, dass
    Sie nicht an deine rührt? Wie soll ich sie
    Hinheben über dich zu andern Dingen?
    Ach gerne möchte ich sie bei irgendwas
    Verlorenem im Dunkel unterbringen
    An einer fremden stillen Stelle, die
    nicht weiterschwingt, wenn deine Tiefen schwingen.
    Doch alles, was uns anrührt, dich und mich,
    nimmt uns zusammen wie ein Bogenstrich,
    der aus zwei Saiten eine Stimme zieht.
    Auf welches Instrument sind wir gespannt?
    Und welcher Geiger hat uns in der Hand?
    O süßes Lied.

    Kėngė dashurie

    Si ta mbaj kėtė shpirtin tim, qė
    tė mos preket nė tėndin? Si t'a
    ngre tej teje nė diēka mė tė mirė?
    Ah sa dėshiroj t'a vė
    diku tė humbur n'errėsirė,
    nė njė vėnd tė qetė, tė huaj nga
    s'ndihen dridhje, kur dridhet e jotja thellėsirė.
    Dhe gjithēka na prek, afėr e larg,
    na merr sė bashku si njė hark,
    qė nga dy tela njė tingull tė vetėm nxjerr.
    Nė ē'instrument jemi tendosur vallė?
    E ē'violinist na ka nė dorė te gjallė?
    O kėngė e ndjerė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uj me gaz : 12-05-2006 mė 15:11

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Dita

    Wenn es nur einmal so ganz still wäre

    Wenn es nur einmal so ganz still wäre.
    Wenn das Zufällige und Ungefähre
    Verstummte und das nachbarliche Lachen,
    wenn das Geräusch, das meine Sinne machen,
    mich nicht so sehr verhinderte am Wachen -:

    Dann könnte ich in meinem tausendfachen
    Gedanken bis an deinen Rand dich denken
    Und dich besitzen (nur ein Lächeln lang),
    um dich an alles Leben zu verschenken
    wie einen dank.


    Nėse vetėm njėherė kaq pafundėsisht qetė tė ish

    Nėse vetėm njėherė kaq pafundėsisht qetė tė ish.
    Nėse rastėsia dhe pėrafėrsia tė kish
    heshtur dhe qeshja gjitone tok, tė tria,
    nėse zhurma, qė bėjnė shqisat e mia
    mos mė pengonte kaq shumė nė vigjėlim-:

    Atėhere mund tė tė mendoja nė amshim
    me mendime tė mijėfishta deri nė fund tė qėnies tėnde njerėzore
    e tė tė bėja (vetėm njė buzėqeshje gjatė) mallin tim
    pėr tė tė dhuruar gjithēkaje jetėsore
    si njė falėnderim.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Dita

    Der Tod der Geliebten

    Er wusste nur vom Tod was alle wissen:
    Dass er uns nimmt und in das Stumme stößt.
    Als aber sie, nicht von ihm fortgerissen,
    nein, leis aus seinen Augen ausgelöst,

    hinüberglitt zu unbekannten Schatten,
    und als er fühlte, dass sie drüben nun
    wie ein Mond ihr Mädchenlächeln hatten
    und ihre weise wohlzutun:

    da wurden ihm die Toten so bekannt,
    als wäre er durch sie mit einem jeden
    ganz nah verwandt; er ließ die andern reden

    und glaubte nicht und nannte jenes Land
    das gutgelegene, das immersüße -.
    Und tastete es ab für ihre Füße.

    Vdekja e tė dashurės

    Pėr vdekjen ai dinte ē’ish rrėfyer:
    qė vjen, na merr e nė heshtje na flak.
    Por kur ajo, nga ai e parrėmbyer,
    jo, qetė prej syve te tij u mpak,

    e u tret mes tė panjohurash hije,
    e ndėrsa ai ndjeu se ata tashmė atje
    gėzonin hiret e saj prej perėndie
    e buzėqeshjen e saj kishin hėnė tė re:

    iu dukėn tė vdekurit aq tė njohur,
    si tė kishin qėnė miq tė vjetėr;
    i la tė gjallėt tė flisnin, patjetėr

    por s’u besoi mė e atė vend tė ftohur
    e quajti te pėrėmblin e nė cdo skaj,
    e mati. Qė tė mos vriteshin kėmbėt e saj.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Dita

    Der Dichter

    Du entfernst dich von mir, du Stunde.
    Wunden schlägt mir dein Flügelschlag.
    Allein: was soll ich mit meinem Munde?
    Mit meiner Nacht? Mit meinem Tag?

    Ich habe keine Geliebte, kein Haus,
    keine Stelle auf der ich lebe.
    Alle Dingen, an die ich mich gebe,
    werden reich und geben mich aus.
    Poeti

    Ti largohesh prej meje, ti orė.
    Plagė mė hap rrahja e flatrave tė tua.
    Vetėm: ē'mė duhet e imja gojė?
    Nata ime, dita ime ē'mė duhen mua?

    Unė s'kam tė dashur, as zgjua,
    s'kam shtėpi ku tė vdes e tė tretem
    gjithēkaje i falem, gjithēkaje i jepem
    pasurohet, e pastaj paguan me mua.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Herbsttag

    Herr: es ist Zeit. Der Sommer war sehr groß.
    Leg deinen Schatten auf die Sonnenuhren,
    und auf den Fluren laß die Winde los.

    Befiehl den letzten Früchten voll zu sein;
    gieb ihnen noch zwei südlichere Tage,
    dränge sie zur Vollendung hin und jage
    die letzte Süße in den schweren Wein.

    Wer jetzt kein Haus hat, baut sich keines mehr.
    Wer jetzt allein ist, wird es lange bleiben,
    wird wachen, lesen, lange Briefe schreiben
    und wird in den Alleen hin und her
    unruhig wandern, wenn die Blätter treiben.



    Ditė vjeshte

    Zot: erdhi koha. Vera e madhe shumė ish.
    Hidh hijen tėnde mbi orėt diellore,
    e nė korridore erėrat lėsho sėrish.

    Urdhėro frutat e fundit tė jenė tė zėnė;
    por lėr akoma dy ditė mė tė jugta me to,
    ndilli nė pjekje ngadalė e pastaj lėsho
    ėmbėlsi tė fundit nė verėn e rėndė.

    Kush mbet pa shtėpi, nuk e nderton mė tani.
    Kush mbet i vetėm, vetėm do mbetet pėrsėri,
    do vigjėlojė, lexojė, shkruajė letra tė gjata
    dhe do vėrdalloset i paqetė bulevardeve gri
    ndėrsa prej degėve bien fletėt e thata.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga uj me gaz : 13-07-2006 mė 17:47

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    REQUIEM

    (23.4.1897)

    Ata jetuan dikur dhe tani kanė vdekur tė dy. Di, qė nė varret e tyre tė harruar pranvera gjallėron gjithmonė, ose qė njė shelg lotues, i paditur, pėrkulet mbi gurėt e shtrembėruar tė varreve e prek me gishtat e ndrojtur nė erėn e majit emrat e gdhėndur si pėr t’i lexuar. Gravėzimet veē janė lėmuar e mbushur nga ēmėrēi i kohės dhe shelgu ruan dy njerėzit pa emėr si njė grua e panjohur dy fėmijė qė kanė humbur rrugėn. Ata ndodhen tė shtrirė pranė njėri tjetrit, pėr arsye se qė kur ishin gjallė, kishin qėnė gjatė bashkė, se qė atėherė tė dy i zinte frika e tė qėnit vetėm dhe se ėshtė mirė tė kesh njė fqinj tė dashur aty poshtė, nė lagėshtire e tė ftohtė. Tani qė narcisat kundėrmojnė athshėm e rrėnjėt e errėta si fėmijė tė sapozgjuar nga dielli shtrijnė krahėt e kafenjta, mbase shpon ndonjėra prej tyre dy zėmrat e qeta e bashkon, ē’nuk ish gjetur nė tė gjallė; e ditės sė bardhė mbin njė lule.
    Ata patėn kėputur shpesh lule bashkė. Ajo ecte gjithmonė ngadalė, me njė buzėqeshje nė fytyrė, monopatit tė bardhė tė lėndinės; se ajo ishte shumė mė e madhe e burrat e thėrrisnin zonjushė qė prej pesė vitesh. Prandaj dhe s’mund tė rendte mes dallgėve tė lėndinave pas djalkės sė zbehtė dhjetvjeēar. Dikur ajo i thėrriste njė fjalė, i falte njė tė qeshur kumbuese, ose i afrohej vjedhurazi mes jeshillėkut si njė pėrralle e artė e vėrtetė, kur ai harrohej me duart e ngutshme pas mos-mė-harro-ve tė shumta. Djalka binte pastaj nė gjunjė dhe lulet e vogla blu fluturonin si dėshira tė pėrmbushura nga duart e tij tė trembura. Ajo e pėrqeshte me zė tė lartė e ai inatosej e mėrzitej pėr frikėn, pėrqeshjet e mos-mė-harro-tė e gjora. Jo gjatė, kuptohet. Njė herė ai iu afrua tinėz, i preku shkarazi dorėn e i dhuroi aq shumė lule, sa kapelja e saj verore u mbush deri nė grykė. Keto ishin pėr djalkėn ēastet mė tė bukura. Mbledhja e luleve ishte kaq e dlirė. S’i duhej tė fliste kur mblidhte lule e ata kuptoheshin me ēdo vėshtrim e s’ishin tė detyruar tė ecnin bashkė e gjeheshin kur tė donin e qeshnin fort e kumbueshėm si njė raketė, qė kėrcen nė qiellin e dridhshėm nga drita.
    Per tė kėto ishin gjėra tė rralla. Fėmijėt qė rriten nė shtėpi gri e serioze mezi mėsojne tė qeshin. Ata e kalojnė ditėn nė qoshet e dhomave te mėdha e tė ftohta me karrige serioze e tė rritur qė entuziasmohen si portrete nė korniza tė arta. Me sy tė errėt ata ndjekin ēdo lėvizje tė tė rriturve, qė u kalojnė tėrė kohės zellshėm pėrbri e kurrė nuk lėshojnė njė buzėqeshje nė dhomėn e thellė, as kur jashtė moti pranveron. Dhe kur befas, nė tė rrallė, si ndonjė rreze dielli njė njeri entuziast hyn nga bota e dlirė nė heshtjen e kallkanosur, gjithēka qė fėmijėt mbajnė pėrbrenda i drejtohet tjetrit e u mbetet nė mėndje e u puthet e ledhatohet nėpėr shpirtra si deti i mėngjesit bregut tė sapozgjuar. Kėshtu djalka kishte gjetur shoqen e tij tė lojrave me flokė tė artė. Ajo mbartte ne vetvete gjithė brohorimėn e njė femre gazmore. Ishte nė moshėn kur vajza duket si njė Shėnmėri mrekullidhėnėse, e pasur dhe bujare e shenjtėruar nė shiun e zjarrtė tė pasionit. Kėto janė ditėt e ėndrrės: Sytė e saj pėrshėndesin tej ēdo kufiri botėn rrėzėlluese tė ēudirave, buzėt thithin dashurinė nga tė gjithė qiejt dhe nė duart e bardha, bekuese ndjeson njė drithėrimė trėndafili. Zėri kumbon gjithmonė si thellė nga maji e qeshja kėndon e argjendtė si zhaurima e zallit tė pėrroit aty ku ajo ėshtė mė e vetmuar. Kjo kohė derdhet me ndienja tė mijėfishta mbi femrėn qė zgjohet. E kur ajo bredh rrugicave tė fshatit, nuk u shmanget mė si mė parė ēamarrokėve tė pistė qė luajnė vėrdallė; qė sė largu ajo ndjek vėrdallosjen e ngadaltė tė doēkave, pėrgjon belbėzimet e buzkave dhe kur s’e sheh njeri hedh njė lule apo njė mollė nė prehėrin e fėmijės sė ndrojtur e i puth habinė nga sytė e tronditur, hutaqė e arratiset me faqe tė nxehta e zemėr tė egėr rrugėve tė vetmuara…
    Djalka i zbehtė e donte. Ajo ishte e mirė dhe aq e bukur sa ai e shihte pėrnatė nė ėndėrr pėr t’u lumturuar mė pas. Pastaj erdhi mbrėmja e ēuditshme. Re tė perėndimta hijėsonin nė sfondin e artė tė qiellit tė vonė si fytyra tė mėdha e tė mbitheksuara profetėsh. Monopatet e ngushtė nė lėndinat e errėta kishin fituar diēka tė pėrjetshme e hije tė ēmendura tundeshin ngadalė nė muzgun pa brigje. Larg ndizeshin drita e shuheshin drita si qirinj nė dhomėn e tė vdekurve. Konturet e njė qyteti tė largėt ngriheshin si gurė varresh nė natėn qė po afronte dhe qiparisat e rrallė nė anė tė udhės ngjanin me murgj kapuēgjatė, qė mbajnė nė supet e errėt qivurin e mjegullt tė ditės sė vdekur. Janė kėto orėt, kur njerėzit flasin druajtur e me zė tė ulėt, kur fėmijėt kruspullosen nė dhomat gri dhe qeni nė oborr tėrheq me frikė e tmerr zinxhirin e ndryshkur. E mbi kėto orė bie e paftuar njė natė e mėrzitshme gri. Vajza e djalka ishin udhės pėr nė shtėpi. Ata ecnin bri njėri-tjetrit si tė vinin nga kisha. Djalka kishte frikė dhe donte tė mbėshtetej tek vasha e dashur. Por ajo kishte dicka tė ngutshme e tė huaj nė vetvete. E dikur ajo kishte pushuar sė ecuri, kishte puthur lulet qė mbante nė dorė e kishte mbyllur sytė aq amshėm si tė kishte pirė e mallosur nektarin e ėmbėl e tė ėndėrruar prej kohėsh. Para se tė ndaheshin djalka i ndrojtur i pati thėnė: „Mos ia jep njeriu lulet e mia.“
    Ajo e vėshtroi e habitur, u pėrkul shpejt dhe ngjeshi buzėt e pėrvėluara nė faqen e tij. Ishte njė dhimbje e pafund ajo puthje. I pafrymė djalka e ndoqi me sy. E shumė kohė pasi ajo ishte tretur rrugės, mezi u bė tė kthehej nė shtėpi. Duke erdhur nė vete ai preku me gishta faqen e plagosur nga puthja. Gishtat ishin akull. Pas njė gjumi tėrė zagushi u ngrit nga jastėkėt qė zienin. Natyrshėm i lindi njė dėshirė: tė zhyste fytyrėn qė pėrvėlonte nė bar tė butė e tė lagur nga vesa. E nga drithėrimat i doli gjumi e u zvarrit nė dritare qė zhurmoi lehtė nėpėr natė. Aty ai ndenji tėrė natėn duke dėshiruar lėndinat e mėdha e tė vetmuara.

    * * *

    Fėmijėrinė me jetėn e tė rriturit e lidh njė urė e heshtur. Ca e kalojnė pa e vėnė re e mbajnė edhe nė anėn tjetėr robėn e fėmijėrisė tė zgjatur e arrnuar deri nė tallje. Tė paktėt dhurojnė ē’kanė lypsave qė rrinė nė bisht nė anė tė saj e mbėrrijnė tė varfėr nė bregun e panjohur. Pėr kėta hapen nė fund dyert mė tė largėta nė shenjtėrinė e jetės sė pėrhershme.

    * * *

    Djalka i zbehtė priti gjatė. Ai nuk dinte ēfarė. Kur ajo erdhi, ai ndjeu, se kishte pritur atė. T’i pėrkėdhelte flokėt e zhubravitur prej ballit e t’i puthte sytė plagė. Ajo mbėshteti kokėn e rėndė nė prehėrin e tij e buza e saj tingėlloi si njė lirė e copėtuar. E ai s’pati pyetje. Ndieu tė rritej nė dhimbjen e saj. Ai s’kuptoi gjė, por mėsoi nė atė moment qė jeta e panjohur, qė rrjedh jashtė mureve tė fėmijėrisė kishte shkallmuar dyert si njė lumė i madh e i rrėmbyer. Ai jetoi gjatė e pėrjetoi shumė e nėse e ka treguar, duhet tė ketė qėnė poet. Shoqja e tij e lojės i mungoi sigurisht nė udhetime, nė brengė e nė festė. Ajo nuk pati guxim tė ecte pėrpara; ishte edhe pėr jetėn shumė e trishtė. Vdiq e re. Dyert veē, atij ia hapi. Dhe ai ia diti pėr faleminderit. Ndryshe nuk do e kishin varrosur nė krahėt e tė njėjtės rrėnjė shelgu pranė paqes sė saj. Ishte dėshira e tij.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Der Panther

    Im Jardin des Plantes, Paris

    Sein Blick ist vom Vorübergehn der Stäbe
    so müd geworden, daß er nichts mehr hält.
    Ihm ist, als ob es tausend Stäbe gäbe
    und hinter tausend Stäben keine Welt.

    Der weiche Gang geschmeidig starker Schritte,
    der sich im allerkleinsten Kreise dreht,
    ist wie ein Tanz von Kraft um eine Mitte,
    in der betäubt ein großer Wille steht.

    Nur manchmal schiebt der Vorhang der Pupille
    sich lautlos auf -. Dann geht ein Bild hinein,
    geht durch der Glieder angespannte Stille -
    und hört im Herzen auf zu sein.

    Pantera

    Nė Jardin des Plantes, Paris

    Nga parakalimi i hekurave vėshtrimi i saj
    ėshtė lodhur kaq shumė, sa s’mban mė.
    I duket se bota ėshtė njė mijė hekura. Pastaj,
    pas tė njė mijė hekurave, asgjė.

    Ecje e butė me hap te fuqishėm ėndrre,
    qė rrotullohet nė mė tė vegjlit rrathė,
    ėshtė si valsi i forcės pėrreth asaj qėndre,
    ku lėngon i mpirė njė vullnet i madh.

    Rrallė mjegull e syrit shpėrbėhet e sosur.
    E njė pejsazh i hutuar bie aty nė mes,
    depėrton qetėsinė e muskujve tė tendosur,
    arrin deri nė zemėr edhe aty vdes.

  8. #8
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Rilke eshte mjaft elegant ne te shkruar, por keto perkthimet ne shqip qenkan nje mrekulli--te gjitha, e ajo proza ne vecanti. E pashe kaq te gjalle sikurse te me ish fanitur.
    Fine job, very fine job!
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    ēupka dhe aq fine nuk janė, por s'jam bėrė mbarė ti rishoh e njėherė. janė pėrkthyer pėr qejf sidoqoftė.

    Spätherbst in Venedig

    Nun treibt die Stadt schon nicht mehr wie ein Köder,
    der alle aufgetauchten Tage fängt.
    Die gläsernen Paläste klingen spröder
    an deinen Blick. Und aus den Gärten hängt

    der Sommer wie ein Haufen Marionetten
    kopfüber, müde, umgebracht.
    Aber vom Grund aus alten Waldskeletten
    steigt Willen auf: als sollte über Nacht

    der General des Meeres die Galeeren
    verdoppeln in dem wachen Arsenal,
    um schon die nächste Morgenluft zu teeren

    mit einer Flotte, welche ruderschlagend
    sich drängt und jäh, mit allen Flaggen tagend,
    den großen Wind hat, strahlend und fatal.



    Vjeshtė e vonė nė Venecia

    Tani qyteti s’pulson mė si karrem i prirur,
    pėr tė zėnė gjithė ditėt e dala nė sipėrfaqe.
    Pallatet e qelqtė tingėllojnė mė ngjirur
    nė vėshtrimin tėnd. Dhe nė kopshte shfaqet

    vera si nje pirg kukullash tė varura mes fijesh
    kokėposhtė, tė lodhura, tė vrara.
    Por nga toka, prej skeletesh tė vjetėr pyjesh
    ngrihet lart vullnet: si tė donte mė pėrpara

    gjeneral i detit natėn tė dyfishonte
    galerat nė tė pagjumtin l’arsenale
    e puhizen e mėngjesit tė asfaltonte

    me njė flotė, qė duke rrahur lopatat nxitur,
    shpejton dhe befas me tėrė flamurėt ngritur
    zė erėn e madhe, verbuese dhe fatale.

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Pune te bukur keni bere Uj me gaz! Gjermanishten e zoteroni vertet mire. Vetem nje korrigjim te vockel tek Der Panther. Eshte Sein Blick - veshtrimi i tij, jo i saj. Dhe kur te spastroni vargjet ne nje dore te dyte, uroj te gjeni rime aty ku mund te kete mbetur ndonje varg pa u rimuar sic do e donte origjinali.
    Me kenaqesi do e vazhdoj leximin ne kete teme. Perkthimin e poezive nga Rilke e lashe qe kur kam sjelle perkthimin e fundit tek kjo teme. Eshte vertet pune qejfi qe kerkon kohe!

    Pune te mbare dhe ne vazhdim!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rainer Maria Rilke
    Nga Dita nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2003, 17:41
  2. Poeme nga Rainer Maria Rilke
    Nga Ursus nė forumin Krijime nė gjuhė tė huaja
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2002, 04:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •