Islamofobia
Nė perėndim flitet pėr njė sėmundje shpirtėrore tė cilėn e quajnė islamofobi dhe pėr tė cilėn mendojnė se ėshtė e re edhe pse si e tillė ėshtė e vjetėr dhe e lidhur me fillimin e shpalljeve qiellore. Forma e shfaqjes ėshtė frika dhe urrejtja ndaj Islamit pa arsye tė pranueshme.
Kjo sėmundje manifestohen me qėndrim armiqėsor ndaj fesė Islame: Komente jo tė pėrshtatshme pėr tė Dėrguarin dhe shpifje ndaj tij, nxjerrja e ajeteve dhe haditheve nga konteksti i tyre pėr tė sulmuar Islamin, pohimet se sulmet terroriste nuk janė dukuri e izoluar brenda myslimanėve por janė dukuri qė pėrhapet dhe qė arsyetohet me argumente fetare. Pretendimet se Islami ėshtė shkaku pėr moszhvillimin e myslimanėve dhe se ai ndeshet me shkencat natyrore dhe teknike, dhe me gjitha nevojat themelore pėr jetė bashkėkohore, janė vetėm disa nga lista e gjatė e akuzimeve.
Disa tjerė Islamin e konsiderojnė shkak pėr pėrhapjen e sistemeve diktatoriale nė botėn arabe dhe jorespektues pėr drejtat e grave qė sipas tyre janė nė pozitėn e skllavit.
Nga pasojat e kėsaj propagande vuajnė myslimanėt tė cilėt privohen nga drejtat elementare tė qytetarit tė thjeshtė nė perėndim. Nga ky trajtim jo i drejtė vuajnė qytetaret e vendeve perėndimore dhe studentėt qė nuk priten mirė nga kolegėt e tyre...
Cili ėshtė shkaku?
Mosnjohja e Islamit dhe ndikimi i propagandės janė disa nga shkaqet pėr kėtė gjendje. Islami tė cilin ata e urrejnė dhe prej tė cilit frikėsohen ėshtė Islami tė cilin e paraqesin mjetet e informimit, kryetarėt dhe tė zgjedhurit e tyre dhe nuk ka lidhje me Islamin i cili i ėshtė shpallur Muhammedit, sal-lallahu alejhi ve sel-elem.
Shkak janė edhe disa gabime dhe krime tė kryera prej myslimanėve e qė i vishen Islamit.
Megjithatė shkaku mė dominues ėshtė urrejtja e disa njerėzve ndaj Islamin e cila ėshtė pasojė e urrejtjes sė tyre ndaj tė vėrtetės.
Kjo urrejtje, ėshtė sėmundja kronike nga e cila vuan njerėzimi prej kohės kur shpalljet hyjnore filluan thirrjen e tyre nė tė vėrtetėn e qartė:
Ja, ashtu pra, edhe atyre qė ishin mė parė nuk u erdhi i dėrguar e qė nuk i thanė: Ėshtė magjistar ose ėshtė i ēmendur! A mos e porositėn njėri-tjetrin me kėtė? Jo, por ata janė popull renegat. (Edh Dharijat, 52-53)
Fjalėt e tyre janė pasojė e sėmundjes nga e cila vuajnė zemrat e tyre, sėmundja e mosbindjes ndaj kufijve tė vendosura-rebelizmit tė shprehur ndaj All-llahut dhe nuk janė fjalė me tė cilėt e kanė porositur njėri tjetrin. Refuzimi i tyre ėshtė burimor i rrėnjosur thellė nė zemrat e tyre. All-llahu, subhanehu ve teala, thotė:
E ata qė nuk dinė (kurejshitėt politeistė) thanė: Pėrse tė mos na flasė neve All-llahu, ose tė na vijė ndonjė argument! Po kėshtu, thėniet e tyre nė mėnyrė tė njėjtė i patėn pėrsėritur edhe ata qė ishin para tyre. Tė njėjta janė zemrat e tyre. (El Bekare, 118)
Ky ėshtė rregulli i pėrgjithshėm qė vlen pėr tė gjithė mosbesimtarėt. Krahas kėtij rregulli All-llahu na rrėfen edhe pėr shembuj individual pėr persona dhe popuj pėr tė cilėt vlen ky pėrshkrim:
Kėshtu Nuhi, alejhi selam, i flet popullit tek i cili ėshtė dėrguar: ...A mos do tju detyrojmė pėr to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtės tė tyre! (El Hud, 28)
Populli i Themudit tė cilin All-llahu e udhėzoi dhe ua tregoi udhėn e drejtė por ata megjithatė mė shumė e deshėn verbėrinė. (El Fusilet, 17)
All-llahu, subhanehu ve teala, kėshtu i pėrshkruan armiqtė e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
...Apo mos nuk e njohin tė dėrguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnė atė? Apo mos thanė pėr tė se ėshtė i ēmendur? Jo, por ai ka ardhur me tė vėrtetėn, e shumica e tyre e urrejnė tė vėrtetėn. (El Muminun, 69-70)
Si duhet vepruar me shkaqet e ndryshme tė islamofobisė?
Ēdo grup duhet shėruar sipas shkakut. Ata qė nuk kanė informata tė sakta pėr Islamin, tė cilėt ndoshta janė shumica, ndaj tyre kemi detyrė tua mundėsojmė kuptimin e saktė tė Islamit, tė kemi durim dhe ti dėgjojmė argumentet dhe qėndrimet e tyre dhe pastaj, ashtu si ėshtė mė mirė, tė debatojmė me ta.
Atyre qė qėndrimin e kanė formuar si pasojė e gabimeve qė i kanė bėrė myslimanėt duhet tu tregojmė se ato janė gabime individuale qė nuk kanė lidhje me fenė tonė. Kėshtu na mėson feja Islame. Kur disa myslimanė mbytėn disa mosbesimtarė nė muajt kur lufta ėshtė e ndaluar, kėtė ndodhi disa mosbesimtarė e shfrytėzuan pėr tė shėmtuar thirrjen Islame. All-llahu, subhanehu ve teala, shpalli: Tė pyesin pėr luftėn nė muajin e shenjtė, thuaj: Lufta nė tė ėshtė e madhe (mėkat i madh)... (El Bekare, 217). Nė fillim tė ajetit All-llahu vėrtetoi se lufta nė muajt e shenjtė ėshtė mėkat i madh dhe se kėtė gjė tė cilėn e kanė bėrė disa besimtarė ėshtė gabim i madh. Kur disa njerėz myslimanė akuzuan njė ēifut me vjedhje All-llahu shpalli dymbėdhjetė ajete nė kaptinėn En Nisa pėr shfajėsimin e tij duke thėnė: Ne tė zbritėm ty (Muhammed) librin (Kuranin) me plot tė vėrteta, qė tė gjykosh mes njerėzve me atė qė tė mėsoi All-llahu. Mos u ngatėrro pėr tradhtarėt (mos u dil nė ndihmė)... (En Nisa, 105)
Prej kėtyre ajeteve ėshtė edhe: Kush bėn ndonjė gabim ose mėkat, e pastaj atė ia hedh njė tė pafajshmit, ai ngarkohet me njė shpifje e me njė mėkat tė hapėt. (En Nisa, 112)
Kėshtu duhet vepruar sepse detyra jone ėshtė mbrojtja e sė vėrtetės jo mbrojtja e krijesave. Drejtėsia ėshtė obligim fetar, pėr ēdo njėrin nė ēdo kohė dhe ēdo vend.
...Dhe tė mos u shtyjė urrejtja ndaj njė populli e ti shmangeni drejtėsisė; bėhuni tė drejtė, sepse ajo ėshtė mė afėr devotshmėrisė. (El Maide, 7)
...Duhet tė jeni tė drejtė edhe nėse ėshtė ēėshtja pėr (kundėr) tė afėrmit... (El Enam, 152)
Sa u pėrket atyre qė vuajnė nga sėmundja e urrejtjes ndaj sė vėrtetės dhe qė nuk do tė pajtohen derisa tė mos bėhemi mosbesimtarė, pasi qė e kemi njohur tė vėrtetėn dhe e kemi besuar, pasi qė jemi njoftuar me kotėsinė e besimeve krishtere dhe ēifute tė ndryshuara dhe lajthitjen e shekullaristėve qė mohojnė shpalljet hyjnore, ata nuk kursejnė mundėsitė e tyre nė pasuri, kohė dhe dije. Disa prej tyre janė tė gatshėm tė sakrifikojnė edhe jetėn e tyre. Me kėta si duhet vepruar?
A duhet ti pėrgjigjemi thirrjes sė tyre dhe tė bėhemi mohues. Jo, assesi.
Kundėrshtimi dhe urrejtja e tyre vetėm do ta forcojnė bindjen dhe kapjen tonė pėr tė vėrtetėn dhe urrejtėsve do tu themi: Vdisni me mllefin e juaj...
Gjitha veprimet e juaja do tė dėshtojnė.
Ata qė nuk besuan, shpenzojnė pasurinė e tyre pėr tė penguar nga rruga e All-llahut. Ata do ta shpenzojnė atė dhe ajo do tė bėhet dėshpėrim i tyre, madje ata do tė mposhten. (El Enfal, 36)
Ata duan ta shuajnė dritėn e All-llahut me gojėt e tyre, po All-llahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt. (Saf, 8)
Edhe pse ne e urrejmė atė qė ata e flasin dhe ballafaqohemi me vėshtirėsi tė shumta, marrim sihariq nga kjo fushatė e padrejtė ndaj Islamit. Kėto vėshtirėsi janė argument se ne akoma jemi popull i gjallė dhe se thirrja jonė ka filluar ti jep frytet.
Askush nuk merret me popullin e vdekur qė nuk ka vizion e as veprimtari. Angazhimi me luftė kundėr Islamit dhe shpallja e tij pėr armik numėr 1 pas rėnies sė komunizmit janė argument pėr gjallėrinė tonė.
I falėnderuar qoftė All-llahu i cili ka caktuar qė nė mesin tonė tė kemi akoma njerėz qė i japin jetė Islamit, qė pėrhapin mesazhin dhe shkaktojnė frikė tek armiqtė e tij.
Kjo fushatė na gėzon dhe ėshtė mjet i dobishėm pėr tė pėrhapur Islamin. Nė Haxhin e parė pas fillimit tė thirrjes publike nė Islam, armiqtė nė Mekke tė frikėsuan nga ndikimi i Muhammedit mbi haxhilerėt dolėn nė rrugė dhe filluan tė alarmojnė fiset nga risia qė ka filluar tė pėrhapet ne Mekke. Kjo fushatė pati efektin e kundėrt dhe lajmi pėr djaloshin e fisit Kurejsh, qė thotė se ėshtė i dėrguar i All-llahut, u pėrhap tek fiset arabe.
E njėjta gjė ndodh edhe sot. Shumė prej atyre qė nuk kanė ditur asgjė pėr Islamin e as qė ndonjėherė u ka shkuar ndėrmend tė interesohen pėr Islamin, gjatė kėtij sulmi tė pamėshirshėm kanė filluar tė interesohen pėr Islamin. Ajo tė cilėn e mėsuan pėr Islamin ishte shkak qė tek ata tė lindin simpati ndaj Islamit. Shumė prej tyre vazhduan jetėn si myslimanė.
Gėzohemi sepse sulmet kundėr fesė, na japin mundėsi tė pėrgjigjemi nė akuzat, tė dėgjohet zėri ynė edhe atje ku zėri ynė asnjėherė nuk do tė ishte dėgjuar e as qė do tė interesoheshin pėr neve. Nė mesin e popujve me siguri ka tė menēur qė dallojnė tė vėrtetėn qė shkėlqen nga e kota e turbullt.
Hyrja nė kėtė betejė ėshtė nė llogari tė krenarisė mė tė madhe tė perėndimit, vlerat. Perėndimi ėshtė ai qė krenohet me liritė, tolerancėn fetare, sundimi i ligjit...
Shumė prej perėndimorėve dita ditės binden se vlerat e tyre kanė qenė kulla tė kartave qė u shemben nė betejėn e parė kundėr fesė sė vėrtetė.
Gėzohemi sepse teknologjia moderne ėshtė rreshtuar nė radhėt e myslimanėve, pas filtrimit tė saj nga dėmet e mundshme.
Jemi tė vetėdijshėm se disa myslimanė do tė ngurrojnė, do shfaqin hipokrizi dhe do tė devijojnė, bile dhe do tė dalin prej fesė. A do tė qajmė, vajtojmė...
Assesi. O robėr tė All-llahut pėrqėndrohuni nė rrugėn e drejtė. All-llahu ata qė dolėn prej fesė do ti zėvendėson me mė tė mirė:
O ju qė besuat! Kush largohet prej jush nga feja e vet (i bėn dėm vetes) ska dyshim se All-llahu do ta sjellė njė popull qė Ai e do atė (popull) dhe ata e duan Atė (Zotin), (njė popull) qė ėshtė modest e i butė ndaj besimtarėve, por i ashpėr dhe i fortė ndaj mohuesve, qė lufton nė rrugėn e All-llahut dhe qė nuk i frikėsohet kėrcėnimit tė asnjė kėrcėnuesi. Kjo (cilėsi e atij populli) ėshtė dhuratė e All-llahut qė i jep atij qė do. All-llahu ėshtė dhurues i madh, i dijshėm. Mik (i afėrt) juaji ėshtė vetėm All-llahu, ėshtė i dėrguari i Tij dhe ata qė besuan e qė falin namazin dhe japin zeqatin duke bėrė rukuė (duke qenė respektues). E kush ka pėr mik All-llahun, tė dėrguarin e Tij dhe ata qė besuan, ska dyshim se ana (pala-krahu) e All-llahut ėshtė ngadhėnjyese. (El Maide, 54-56)
Shkroi: Dr. Xhafer Shejh Idris
Krijoni Kontakt