Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Thumbs down Ankese ne lidhje me Copyright!

    Pershendetje,

    Une jam nje redaktor i nje gazete sportive ne Shqiperi si dhe pergjegjes per nxjerrjen e saj ne internet. Teksa po shikoja tek Forumi i sportit me zuri syri shume nga shkrimet te cilat botohen ne gazeten tone perdite. Dua tju njoftoj ju administratore te Forumit qe keto shkrime jane te gjitha me te drejta autori ose copyright, per ti marre keto shkrime duhet leje nga gazeta jone. Ne shqiperi nuk aplikohen shume te drejtat e autorit, por mesa kam kerkuar ne ditet e kaluara baza e tij ndodhet jashte vendit, pra ne Amerike ku ka ligje te forta per te drejten e autorit dhe piraterine. U rregjistrova ketu per tju bere te ditur personalisht se NQS shkrimet do te vazhdohen te vidhen pa leje atehere do te jemi te detyruar te ankohemi atje ku keni blere hapsiren per hostimin e faqes, sepse tek Rregullat thuhet se nuk do ta perdor faqen per pirateri dhe do te respektoj te drejten e autorit. Duke i pranuar rregullat automatikisht hyni ne gabim kur postoni shkrime pa te drejte autori. Megjithese eshte shume e gabuar te pakten kini miresine te respektoni punen e atij qe eshte lodhur per formulimin e artikullit. Gjeja me skandaloze qe pashe ketu ishte se gjoja gazeta jone , Sporti Shqiptar, gjoja kopjonte nje nga moderatoret e forumit tuaj. Pikerisht Davius prej te cilit kam pare shume postime te marra nga faqja jone e internetit dhe te publikuara si te vetat pa emrin e autorit, dhe pa piken e turpit ky anetar thoshte se i vinte mire qe shkrimet e tij kopjoheshin. Shkurt po them qe faqja ne internet e Sportit Shqiptar www.sportishqiptar.com.al eshte e rregjistruar dhe me te gjitha te drejtat e autorit mbrohet nga copyright nga ligjet nderkombetare. Cdo vjedhje tjeter e artikujve te botuar ne faqen tone te internetit do te shkoje ne demin tuaj. Sapo te shoh nje shkrim te ri te botuar ne kete Forum te marre nga Gazeta jone pa leje do te ankohem.

    Pershendetje.

    E.T.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 11-08-2006 mė 11:45

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Nuk e di nese i ke lexuar apo jo rregullat e ketij Forumi, perpara se te benit rregjistrimin ?

    Pika 6 tek rregullorja e Forumit prek problemin e ngritur nga ju.

    6. Respektoni tė drejtėn e autorit!

    Ēdo material apo artikull qė sillni nė forum nė lidhje me njė teme tė caktuar diskutimi, duhet tė jetė i shoqėruar me burimin nga ėshtė marrė dhe mundėsisht datėn e botimit. Duhet tė keni gjithmonė parasysh tė drejtėn e autorit mbi materialin dhe secili prej jush duhet ta bėjė kėtė. Nė ato raste kur autori nuk e jep pėlqimin e tij pėr kopjimin apo riprodhimin e materialit, ju nuk mund ta sillni atė nė forum. Ēdo anėtar nė forumin shqiptar ėshtė pėrgjegjės pėr mendimet dhe materialet qė sjell nė forum dhe stafi i forumit do tė ndėrhyje sa herė qė do tė ketė ankesa pėr shkelje tė drejtash tė autorėve. Gjithashtu, tė gjithė ata qė pėrdorin ose kopjojne materiale nga forumi shqiptar, duhet tė shtojnė forumin shqiptar si burim tė materialit tė ripublikuar. Forumi shqiptar respekton tė drejtėn e autorit.

    Pra nuk eshte faji i Administratoreve te Forumit nese 1 nga 26.000 Anetare sjell ne Forum nje material te kopjuar. Nese ke ankesa mund te Kontaktosh me Administratoret rreth nje Shkrimi. Administratoret gjithnje kane nderhyre ne ankesa apo probleme te vecanta. Pastaj jo te gjithe artikujt e materialet jane vendosur pa te drejten e autorit.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Une per vehti gjithmone e citoj burimin ,mund te shikosh lirisht temat ose postimet e mija ne forum dhe do te vertetohesh vet per kete gje.

    p.s Mire eshte te prezentohesh me detajisht kush jeni ju dhe emailin tuaj ne sportinshqiptar per te krijuar besim ketu ne forum.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    I nderuar Clay_More,

    Administratoret kane per detyre mbarevajtjen e forumit. Ata jane pergjegjes per keta 26.000 anetare, sic jam une per ata 20 Gazetare ne Gazeten qe redaktoj. Nese njeri nga gazetaret e mi nxjerr nje artikull qe shan dike, apo nje artikull te marre nga dikush tjeter pergjegjes eshte ai dhe jo une sipas teje?? Une duhet ta kontrolloj artikullin e gazetarit sic administratoret duhet te kontrollojne postimet ne forum. Per me teper qe edhe ju qe moderoni kete forum jeni pjese e kesaj. NQS shikoni postime qe bien ndesh me rregullat e forumit fshijini, ne rast perseritje dhe mund ti ndaloni te postojne duke i perjashtuar. Por me cudit fakti se ky Davius eshte mderator dhe nuk i zbaton rregullat. Me qesendi ne Gazete do kisha dicka me titullin: " Si i behet kur peshku qelbet nga koka ? ". Une flas per artikujt qe jane marre nga Sporti Shqiptar, askush nuk me ka njoftuar mua per marrjen e tyre. Une jam pergjgjes per faqen e internetit dhe asnjeri nuk ka kontaktuar me mua per te marre qofte edhe nje artikull te botuar aty.

    Gjithe Te Mirat!

    P.S. Rregullat i lexova, e bej gjithmone, dhe i zbatoj ato sa nga keta 26.000 anetare thua i kane lexuar ?? Sa i zbatojne ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 11-08-2006 mė 12:46

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    E.T.

    Une nuk pronocohem ne kete teme, pa qene i sigurte se kam te bej me kryeredaktorin e Sportit Shqiptar, dhe jo me ndonje njeri anonim qe ka regjistruar nje pseudonim ne forum dhe kerkon drejtesi ketu, kuptohet duke vene ne loje seriozitetin e stafit!

    Eshte lehte puna jote ketu. Mandej edhe une krijoj nje llogari te re ne kete forum apo ne nje forum tjeter, dhe hap nje teme te re dhe them se gjoja jam kryeredaktori i Gazzetta dello Sportit dhe kerkoj te drejten e COPYRIGHT-it.

    Ti kete je shume anonim, prandaj nuk ke pergjigje, sepse kur te prezantohesh kush je, me emer me mbiemer, informatat do t'i marresh shume lehte!

    PS:
    Per shkrimin tim qe ju keni botuar ne gazete do te flasim me vone!
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Davius,

    Une nuk jam kryeredaktori i Sportit Shqiptar, por nje nder redaktoret i cili esht pergjegjes per faqen e internetit. Une nuk kam ardhur ketu per te me besuar ti, por per te vene ne dukje gabimin tuaj te cilin shpresoj ta korrigjoni per te miren tuaj. Mos e merrni si kercenim, thjesht keshille. Nuk eshte mire kur i vjedh shkrimet e tjetrit dhe i heq si te tuat. Per shkrimin tend kam lexuar diku ne nje teme tek ky forum qe kam lexuar une, por nuk me kujtohet titulli. Bashke me koleget e mi kemi qeshur ate nate, te faleminderit qe na ngre humorin. Tek ajo tema te kane treguar, gjate kohes qe po mburreshe se ne te kishim vjedhur shkrimin, se ku ti vete e kishe marre. NQS ke mundesi gjeje pak.

    Gjithe Te Mirat!

  7. #7
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Jam shume dakort me ju.

    Pasi i gjithe ai mundim qe ju beni duke perkthyer materiale me faqe te tera ju iken prej duarsh ne me pak se 10 sekonda.

    Por dua te dal ne kete perfundim qe Administratori nuk mund te arrije te kontrollojne 1 nga 1 postimet e +26.000 anetareve. Me e mire te kerkosh nga Administratoret qe Davius (meqe e keni zene "mat") te mos kopjoje materiale ose me mire te vendose se ku i merr meqe eshte pjese e Stafit.

    Administratori e ka shprehur qarte qe nuk lejohen keto shkelje, tjeter se keto ndodhin.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    E.T.

    Une ne nje teme ne forum, tek sporti, jam prononcuar se te gjithe shkrimet qe i marr dhe i postoj tek forumi sportit, jane prej sportit shqiptar, prandaj duke ditur se marr shume shkrime, nuk vendoj cdo here autoresine e tyre duke ditur faktin qe thash me larte!

    Shkrimi juaj:

    Nje anetar MUAHHH, qe ai juve ne fakt ju ka derguar ketu, me qe ai eshte larguar/perjashtuar nga ky forum, ai ju njeh juve, ai me gjeti shkrimin origjinal, por shkrimin qe ne fakt ju e keni botuar ne gazete ka qene perkthimi i marre nga une personalisht, sepse eshte jashta logjikes se shendoshe qe aq ngjajshmeri te kemi ne perkthime une dhe ai perkthyesi juaj!
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Davius, une vete merrem me redaktimin e shkrimeve tek lajmet nga bota, dhe e di shume mire se ata gazetaret tane se kane idene se ky forum egziston e jo me te marrin shkrime, se po ta kishin ktu nuk do kishe nje ankese per vjedhje shkrimesh por me dhjetra. Ti po thua vete qe shkrimet i merr nga Sporti Shqiptar. Ku e gjen kete te drejte ti ?? Shkrimet aty jane me copyright dhe nuk i ben vecse nje njeri qe e pergjitheson Sportin Shqiptar duke thene se i merr aty, ne jemi nje staf i tere qe punon per te nxjerre nje gazete, dhe nje staf tjeter akoma me i madh qe punojme per ta nxjerre gazeten ne Internet ku mund ta lexojne Shqiptaret nga e gjithe bota. Meqe do te dish se kush jam une po ta tregoj. Me quajne Endi Tufa. Shiko tek faqja e Sportit Shqiptar cfare pune bej. Sa per kete anetarin qe thua nuk e njoh fare dhe sme intereson. Thjesht dua qe vjedhja te ndaloje dhe per nje arsye tjeter se ne kete menyre disa njerez kur kerkojne ne makina kerkimi per artikuj te vecante del edhe Forumi juaj Shqiptar dhe nese ata drejtohen ketu fitoni ju leke qyl nga reklamat e jo ata Gazetare qe kane perpiluar artikullin duke ndejtur me ore te tera.

    Pershendetje.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 11-08-2006 mė 13:33

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Endi Tufa,

    Ke hap nje problematike qe per fat te keq te gjithe webfaqet shqiptare i preken! Forumi Shqiptar eshte fakt se ka marre shkrime nga Sporti Shqiptar, por pasi ju nuk doni, me kjo praktike nuk do te parktikohet dhe ceshtja mbyllet!

    Tash dicka sa per te te shtuar kurreshtjen:

    Ke dalur ne Maqedoni ndonjehere dhe te shohesh gazetat shqiptare qe botohen atje sa shkrime ne dite kane nga Sporti Shqiptar dhe per fatin e keq tuajin, as emer e as burim nuk citohet ne fund!

    Ok, misioni yt ne Forumin Shqiptar perfundoj, me nuk do te merren shkrime nga gazeta juaj! Tash te kerkoj qe per te mbrojtur autorsine tende qe te regjistrohesh edhe ne mbi 100 forumet tjera shqiptare, apo te vizitosh redaksite e gazetes Fakti, Lajm, Flaka ne Maqedoni, dhe te kerkosh autorsine tende, jo vetem ketu ne internet sepse ketu eshte lehte zotrote.

    Kjo qe ben ty me shume me duket si agresion nencmues ndaj forumit shqiptar, se sa si kerkim i se te vertetes.

    Shendet...
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  2. Mosmarrėveshja nė lidhje me “SAKALEJN”-IN
    Nga faruk9 nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-06-2009, 06:39
  3. Vjedhja e pabesueshme e pronės sė mendjes
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-11-2006, 19:47
  4. Tė dhėnat fosile hedhin poshtė evolucionin
    Nga monarku nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 10:34
  5. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •