Pershendetje,
Une jam nje redaktor i nje gazete sportive ne Shqiperi si dhe pergjegjes per nxjerrjen e saj ne internet. Teksa po shikoja tek Forumi i sportit me zuri syri shume nga shkrimet te cilat botohen ne gazeten tone perdite. Dua tju njoftoj ju administratore te Forumit qe keto shkrime jane te gjitha me te drejta autori ose copyright, per ti marre keto shkrime duhet leje nga gazeta jone. Ne shqiperi nuk aplikohen shume te drejtat e autorit, por mesa kam kerkuar ne ditet e kaluara baza e tij ndodhet jashte vendit, pra ne Amerike ku ka ligje te forta per te drejten e autorit dhe piraterine. U rregjistrova ketu per tju bere te ditur personalisht se NQS shkrimet do te vazhdohen te vidhen pa leje atehere do te jemi te detyruar te ankohemi atje ku keni blere hapsiren per hostimin e faqes, sepse tek Rregullat thuhet se nuk do ta perdor faqen per pirateri dhe do te respektoj te drejten e autorit. Duke i pranuar rregullat automatikisht hyni ne gabim kur postoni shkrime pa te drejte autori. Megjithese eshte shume e gabuar te pakten kini miresine te respektoni punen e atij qe eshte lodhur per formulimin e artikullit. Gjeja me skandaloze qe pashe ketu ishte se gjoja gazeta jone , Sporti Shqiptar, gjoja kopjonte nje nga moderatoret e forumit tuaj. Pikerisht Davius prej te cilit kam pare shume postime te marra nga faqja jone e internetit dhe te publikuara si te vetat pa emrin e autorit, dhe pa piken e turpit ky anetar thoshte se i vinte mire qe shkrimet e tij kopjoheshin. Shkurt po them qe faqja ne internet e Sportit Shqiptar www.sportishqiptar.com.al eshte e rregjistruar dhe me te gjitha te drejtat e autorit mbrohet nga copyright nga ligjet nderkombetare. Cdo vjedhje tjeter e artikujve te botuar ne faqen tone te internetit do te shkoje ne demin tuaj. Sapo te shoh nje shkrim te ri te botuar ne kete Forum te marre nga Gazeta jone pa leje do te ankohem.
Pershendetje.
E.T.
Krijoni Kontakt