Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22

    Universitetet, hiqen kuotat dytėsore

    Nė shkollėn e lartė do tė hyjnė bashkė me kandidatėt jashtė vendit 7900 maturantė


    Universitetet, hiqen kuotat dytėsore

    Personat nė vėshtirėsi nuk paguajnė tarifėn e shkollimit


    Studentėt nuk do tė paguajnė mė pėr tė vazhduar arsimin e lartė. Kėshilli i Ministrave vendosi dje heqjen e kuotave dytėsore, nga tė cilat pėrfitonin studentėt qė nuk kishin grumbulluar pikėt pėr tė vazhduar falas universitetin.

    Kėtė vit akademik ata do tė do tė jenė tė barabartė dhe do tė paguajnė njė kuotė vjetore, qė do tė jetė standarde pėr tė gjithė. Pas ndryshimeve tė bėra “Pėr arsimin e lartė nė Republikėn e Shqipėrisė”, me propozim tė ministrit tė Arsimit dhe Shkencės, Kėshilli i Ministrave vendosi qė kuotat e pranimeve tė reja tė pėrbėhen nga: kuota kryesore 7591, si dhe kuota pėr shqiptarėt nga trojet jashtė vendit, qė do tė jenė 309. Ato do tė ndahen sipas shkollave tė larta dhe universiteteve. Pėr degėt, pėr tė cilat nuk janė parashikuar kuota, pranimi ėshtė i lirė. Kėtu nuk janė parashikuar kuotat pėr vite tė ndėrmjetme, pėr degė tė dyta dhe kuotat pėr studentėt e huaj. Pėr degėt mė tė kėrkuara tarifa e shkollimit do tė jetė 30 mijė lekė tė reja, ndėrsa pėr ato me mė pak kėrkesa, kjo tarifė do tė jetė 10-20 mijė lekė. Vendimi i fundit i Kėshillit tė Ministrave favorizon studentėt qė ndodhen nė vėshtirėsi ekonomike apo qė kanė pak tė ardhura. Ata do tė pėrjashtohen nga tarifa e shkollimit. Vlera e kuotave dytėsore gjatė kėtyre viteve ka qenė mė e kripur nė Fakultetin e Mjekėsisė, Juridikut, Gazetarisė, Shkencave Sociale dhe Ekonomikut. Pėr fakultetet e tjera tarifat kanė qenė mė tė ulėta. Nėse njė student deri nė fund tė vitit akademik nuk e paguante kėtė detyrim, atėherė ai pėrjashtohej nga universiteti. Ende nuk ėshtė parashikuar se si do tė pėrballohen shpenzimet e fakulteteve, pas vendimit tė qeverisė pėr barazinė mes tė gjithė studentėve. Ndėrkohė qė ka nisur nga rektorati mbledhja e faturės financiare, qė do t’u kushtojė vendimi i fundit i qeverisė. Pjesa mė e madhe e parave qė mblidheshin prej tyre pėrdorej pėr tė paguar njė pjesė tė mirė tė shpenzimeve tė fakulteteve. Por edhe pse kėtė vit tarifa e shkollimit ėshtė rritur, pėrsėri kjo vlerė nuk mund tė jetė e barabartė me fondin qė mblidhej nga tė ardhurat dytėsore. Pasi tarifa pėr studentėt qė pėrfitonin nga kuotat dytėsore ishte disa herė mė e lartė.



    7591 persona
    do tė nisin universitetin nė vitin e ri akademik 2006-2007, si pėrfitues nga kuotat kryesore qė miratoi dje qeveria. Kuotat e pranimeve tė reja ndahen sipas shkollave tė larta dhe universiteteve.
    309 kuota
    ka miratuar qeveria, pėr shqiptarėt e trojeve jashtė vendit. Pėr degėt, pėr tė cilat nuk janė parashikuar kuota, pranimi ėshtė i lirė. Kėtu nuk janė parashikuar kuotat pėr vite tė ndėrmjetme
    30 mijė lekė
    do tė jetė tarifa e shkollimit nė degėt mė tė kėrkuara. Kjo tarifė ėshtė e detyruar pėr tė gjithė ata qė nisin shkollėn e lartė, me pėrjashtim tė atyre qė pas vendimit tė djeshėm pėrjashtohen nga tarifa.
    20-10 mijė lekė
    do tė jetė tarifa e shkollimit pėr degėt mė pak tė kėrkuara. Tarifėn duhet ta paguajnė tė gjithė ata qė nisin kėtė vit shkollėn e lartė, me pėrjashtim tė atyre qė pas vendimit tė djeshėm pėrjashtohen nga tarifa.


    Studentėt
    Ja kush nuk paguan tarifėn e shkollimit


    Tė verbrit, invalidėt, paraplegjikėt, tetraplegjikėt dhe fėmijėt e policėve tė rėnė ose tė plagosur pėr shkak tė detyrės, do t’i ndjekin studimet falas. Ata nuk do tė paguajnė tarifėn e shkollimit, e cila ėshtė vendosur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencės. Vendimi u mor dje nga Kėshilli i Ministrave. Nė tė thuhet se kandidatėt qė do tė fitojnė tė drejtėn pėr tė studiuar nė universitetet dhe shkollat e larta, pėr vitin akademik 2006-2007, dhe qė vijnė nga kėto shtresa sociale, nuk do t’i nėnshtrohen detyrimit, i cili do tė zbatohet pėr tė gjithė tė tjerėt. Tarifa e shkollimit pėr kėtė vit akademik ka shėnuar rritje tė ndjeshme, e cila mbetet nė vartėsi tė degėve. Ato mė tė kėrkuarat kanė tarifė mė tė lartė, ndėrsa nė degėt mė pak tė pėlqyera ajo ulet. Tarifa maksimale e shkollimit arrin nė 30 mijė lekė.



    Shėrbimi 250 lekė pėr ata qė jetojnė nė Tiranė, 400 pėr rrethet
    Studentėt nė Itali, dokumentet pėr bursė tek “Union Expres”


    Duke filluar nga 16-31 gusht, studentėt qė frekuentojnė universitetet italiane duhet tė legalizojnė dokumentet pėr tė pėrfituar bursat e studimit ose pėrjashtimin nga taksat universitare. Pėr tė kryer kėtė procedurė mund t’i drejtohen pikės mė tė afėrt tė “Union Express”, e cila do t’i dėrgojė dokumentet pranė ambasadės dhe do t’i kthejė ato tek tė interesuarit, pasi tė jenė legalizuar. Pra pėr tė gjithė kėta studentė nuk do tė jetė e nevojshme paraqitja personalisht nė ambasadė. Shėrbimi kushton 250 lekė pėr studentėt qė banojnė nė Tiranė dhe 400 lekė pėr studentėt qė jetojnė nė rrethe. Eshtė e detyrueshme qė sė bashku me dokumentet, duhet edhe njė certifikatė regjistrimi nė universitet pėr vitin shkollor 2006-2007, thuhet nė njoftimin pėr shtyp. Kjo procedurė do t’i sjellė lehtėsi studentėve qė shkollohen jashtė, pasi pėr tė legalizuar dokumentet, ata nė jo pak raste qėndronin pėr njė kohė tė gjatė nė radhė. Mė shumė nga kjo procedurė pėrfitojnė studentėt e rretheve, tė cilėve u duhej tė udhėtonin nga zonat e banimit nė drejtim tė kryeqytetit.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-08-2006 mė 00:51

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet nė Bllog
    22
    Nė vendimin e parė kishte 6981 kuota kryesore dhe 610 dytėsore. Nė fuqi vendimi pėr 38 degė tė lira

    Universitetet, kėtė vit 7591 kuota kryesore

    Qeveria zyrtarizoi dje heqjen e kuotave dytėsore, duke ia shtuar ato kryesoreve. Ja kuotat e reja pėr ēdo degė

    Bruna Prifti

    Kėtė vit universitetet shqiptare do tė kenė 7591 kuota kryesore pranimi, pa pėrfshirė studentėt qė do tė jenė pjesė e degėve tė hapura, shqiptarėve nga trojet, studentėt e huaj dhe kuotat pėr vitet e ndėrmjetme. Vendimi ėshtė marrė dje gjatė mbledhjes sė Kėshillit tė Ministrave pas propozimit tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės pėr heqjen e kuotave dytėsore, njohur ndryshe tė drejtat e studimit me pagesė nė universitetet tona. Sipas vendimit, nuk do tė ketė mė kuota dytėsore, ndarė kėto pėr degė tė ndryshme tė shkollave tė larta. Por ato qė ishin pėrcaktuar nė vendimin e mėparshėm tė kuotave tė pranimit, do t’u shtohen kuotave kryesore. Gjithēka ėshtė zyrtarizuar dje nga kreu i qeverisė Sali Berisha, nė ndryshimin e bėrė nė ligjin “Pėr pranimet nė universitete dhe shkollat e larta pėr vitin akademik 2006-2007, nė sistemin me kohė tė plotė, si dhe pėr pėrcaktimin e tarifės sė shkollimit”.

    Ndryshimi

    Nė vendimin e mėparshėm, qeveria pas propozimeve tė universiteteve dhe miratimit tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės vendosi pėr 6981 kuota kryesore nė shkollat e larta, ndėrkohė qė 610 tė tjera i pėrcaktoi si kuota dytėsore. Ndryshimi i djeshėm bėn shfuqizimin e ndarjes sė kuotave dytėsore, duke ia bashkangjitur ato kuotave kryesore pėr studentėt e rinj. “Kuotat e pranimeve tė reja pėr kėtė vit akademik do tė pėrbėhen nga 7591 kuota kryesore dhe 309 kuota pėr shqiptarėt nga trojet jashtė vendit”- thuhet nė vendimin e ri. Sipas vendimit , kuotat e pranimeve tė reja ndahen sipas shkollave tė larta dhe universiteteve, duke bėrė shtesėn pėrkatėse nė degėt qė kanė pasur tė pėrcaktuar kuota kryesore. “Pėr degėt, pėr tė cilat nuk janė parashikuar kuota, pranimi ėshtė i lirė. Kėtu nuk janė parashikuar kuotat pėr vite tė ndėrmjetme, pėr degė tė dytė dhe kuotat pėr studentėt e huaj. Tabelat e kuotave dytėsore tė pranimeve, shfuqizohen”- vendosi qeveria.

    Tiranė, mė shumė kuota

    Numėr mė tė madh kuotash pranimi pas ndryshimit tė vendimit do tė ketė Universiteti i Tiranės, i cili ka pasur edhe numrin mė tė madh tė kuotave dytėsore. Sipas vendimit, universiteti mė i madh nė vend do tė numėrojė 3 543 studentė vetėm prej kėtyre kuotave, ndėrkohė qė mė parė duhet tė pranonte 3209 studentė nė vitet e para. Degėt ku ėshtė ndjerė mė shumė shtesa janė administrim –biznesi dhe degėn Financė nė fakultetin Ekonomik, qė i shtohen secilit nga 42 kuota. Mė shumė shpresė edhe pėr degėn e Drejtėsisė, pasi i shtohen 36 vende tė reja. Mė pak shtesa do tė kenė universitete e tjera, pėr tė cilat edhe numri i kuotave dytėsore ka qenė limituar. Kėshtu me fare pak vene do tė shtohet farmacia e stomatologjia, ndėrsa mjekėsia numėron 23 vende shtesė. Vendimi i marrė, bėn njėherėsh edhe qartėsimin pėr titullarėt e shkollave tė larta, tė cilat pak ditė mė parė, ngrihen shqetėsimin se nuk dinin si tė vepronin me kuotat dytėsore.

    Shekulli

Tema tė Ngjashme

  1. Fillon dhėnia e tapive pėr proēesin e legalizimeve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 22-02-2013, 12:31
  2. Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  3. Dua universitet me pagesė?
    Nga Letersia 76 nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 01:28
  4. Lajme ekonomike
    Nga Era1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 09-05-2008, 15:03
  5. Miratohen kuotat e pranimeve nė universitete
    Nga shtrigaa nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-04-2006, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •