Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    kopshti i ekzaltuar

    Pak kish mbetur nga produkti i pregatitur kur vetem pas pak ditesh, mu ofrua nje kopesht ne fshat. Dikush donte te bente nje eksperiment.

    Nje doze e vogel, qoshe e qete, qiell i paster. Ky person kish pregatitur disa rekorde. Ne momentin e fundit ajo tregoi pak vleresim.

    Sa per mua, nuk ja kam nisur mbare: ankth. Jam bere vendosmerisht i papershtatshem per eksperimente te tilla.

    Asaj, efekti i ka bere mire. Supriza e gezueshme ja ka lene vendin shqetesimit dhe terheqjes.

    Ajo eshte e interesuar, merr pjese, diferencohet; me nje mermerime, ajo pershkruan mbi te gjitha transformimin e zones vizuale--gropat dhe rrudhat e nje pikture apo nje muri. Eshte e lehte ti shohesh largesite ne thellesite e kopshtit, "duken" thote ajo, "per te terhequr vemendjen tone."
    (...)
    Nderkohe, ne kraharorin tim, zemra ime prej mishi e muskujsh me ben te vuaj, duke leshuar dhimbje, shqetesime, e mendime aspak te kendshme.
    (...)
    Ashtu sikurse uji rreshqet ne shtratin e lumit, ashtu edhe muzika rreshqet ne shtratin e qenies sime, duke e drejtuar, duke ruajtur hapesiren, dhe deshiren per hapesire.
    Vuajtja ime ish zhdukur, edhe vleresimi.
    Isha harruar.
    Me shperthimet e cdo lloji, dhe vecanerisht te nje lloji te cuditshem, muzika e zgjedhur kish mbuluar gjithcka ne menyren e saj te vecante...
    atehere une humba brenda vetes, humba si nje entitet i pavarur, ne nje det me te hapur.
    (...)
    dhe kopshti ish aty, aty kaq ndryshe.
    Qysh ne fillim nje thellesi e papritur kish arritur fundin e vet. Tani ne kishim dicka kaq te ndryshme, biles nje kopesht kaq te ndryshem.

    Pa u larguar ndonjehere, muzika ish bashkuar me te, nje bashkim qe une s'e kuptoja, kaq intim saqe une po e harroja, nje bashkim vecanerisht i fuqishem me pemen dominuese aty matane qe kish nje kurore gjelberimi te dyfishte, duke levizur, duke levizur pa kokecarje, me hapa te pamatur, perqafuar nga nje fllad qe ish bere "pasionant," nje e padegjuar-e gjithanshme.

    Aspirata te cmendura vraponin, dhe dukej se ushqeheshin me mijera dege e gjethe--deshira te bera mrekullisht bujare, natyrale, permbytese, me zerin e nje te padukshme vina.
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #22
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ne fytyre nje sy qe me s'ekziston, sikur te ish nxirre me boje. Rrudhat jane ende aty. Sy qe ka pushuar se qeni, qe jashte tij s'ka gjetur asgje qe i pelqen.
    Ai tjetri, mbyllur nga nje qepalle e madhe dhe e rende, duket se eshte i vendosur qe te mos hapet. Nje qenie qe ka rrezuar qepenet.
    Me dhimbje, nje goje e hidhur shprehet qarte se syri nuk ish mbyllur keshtu ne menyre qe te enderroje per lulet apo hiret, as te meditoje mbi konstruktin interesant te subkoshiences, por per te mbetur i mbyllur ne mjerimin e tij, strehuar ne kete mjerim, ku gjithcka eshte anulluar--pret melankoline.
    Ne distance, duke u formuar e zjarrmuar, duke kercenuar, nje vije e crregullt horizonti, nje zjarr, gjuhet e gjata te nje zjarri te larte. Nje inferno i pamundur te kontrollohet. Askush s'eshte ne gjendje ta mbaje.
    Ende shume larg, pothuaj mbeshtjelles, qe vetem ai eshte ne gjendje ta shohe.
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #23
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Kafe, e gjere, e tejdukshme, toke e qiell njelloj tokesore.
    Derbis. Nje vije e gjate dhe e thyer e ndertesave gjysme te rrenuara, shtepi qe gati sa s'po bien, nje tubacion i thyer uji, nje kishe cati-rrezuar--shtrembuar, sikur te ish shtyre prapa, por ende ne kembe, gje qe eshte mahnitse.
    Uji rrjedh mbi toke. Toke, qe mbetet pas fatkeqesise. Perpara rreshtit te shtrember te ndertesave te saporrezuara, dy njerez i kane kthyer kurrizin njeri-tjetrit, kembeholle si lejleket, zhytur ne bisede. Megjithese gjysme te zhveshur (dhe keq) duket se nuk punojne. Ata kane mare nje qendrim largpames, si ai qe merr njeriu kur ndodhet ne dhomen e pritjes, apo ne vende te caktuara ku njerezia nuk nxitojne, ku jane te lire, te interesuar ne nje diskutim interesant, dhe perdorin fjale te buta per cdo subjekt diskutimi. (Eshte kjo arsyeja qe kembet e tyre jane kaq te dobeta dhe pa mish fare?)
    Dy te shushaturit vazhdojne biseden.
    Fundi i botes? Ne ndodh keshtu, fundi i rraces njerezore: dy llafazane.
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #24
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    te tere me qente e kane punen :D

    Neper rruge, neper kazane plehrash, neper qoshe te shkreta, qente vijne verdalle. Duke qene te mesuar me eren, ata nuhatsin mes mbeturinave me te fresketa qe jane hedhur jashte. Te vemendshem, me pamje ekspertesh. Ti kurre s'i sheh te sillen verdalle nje vjollce apo trendafili (arome per ata qe s'kane hunde, sikurse perendimet jane mrekulli per njerez qe s'kane sy per te pare. Epitomi i amatorit). Nje dokument i pabesueshem ne mendjen e tyre, vazhdimisht duke u riperterire. Kush e njeh me mire harten e mbeturinave te qelbura? Parfumet nuk i corroditin, por ne zonat me intime, duke zbuluar sekrecione nje horizont hapet para tyre. Ata mendohen mire. E kuptojne! Tani ata e dine. Pastaj, keto qenie te pafajshme kthehen tek ne, pa tranzicione, te dashura, me veshtrimin qe vjen nga nje ndergjegje e paster.
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #25
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Vizion

    Ajo po lante duart ne uje me sapun kur papritur u kthye ne kristale qe prisnin si thike, ne gjelpera shpuese, dhe gjaku u derdh dhe mori tatepjeten duke e lene gruan ne gjerat e veta.
    Pak me vone, ashtu sic ndodh shpesh ne kete shekull te obsesuar me pastertine, nje burre hyri brenda, dhe ai gjithashtu kish nder mend te lahej: ai perveshi menget deri lart, mbuloi krahet me shkumbe sapuni (ishte shkumbe e vertete tashme) qellimisht, me vemdendje--por i pakenaqur, ai e theu krahun ne buzen e forte te lavamanit, dhe filloi te laje nje tjeter krah me te gjate qe filloi te rritej pernjeheresh, per te zevendesuar te parin. Ish nje krah zbutur nga nje zbutes me i bollshem e i mendafshte, por kur ai perseri e kish mbuluar te gjithin me sapun, kaq mire, ai e veshtroi me perbuzje, papritur i pakenaqur, e theu perseri, "Hai!" dhe tjetrin qe u rrit ne vendin e tij ai e theu ne te njejten menyre, e pastaj nje tjeter e nje tjeter, e perseri nje tjeter (ai s'u kenaq kurre) e keshtu me rradhe derisa u be shtatembedhjete vjec--pasi une po numeroja i tmerruar! Pastaj ai u mjaftua me nje te tetembedhjete te cilin preferoi te mos e laje, por ta perdore ashtu sic eshte per nevojat e dites.
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #26
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ne terr
    Ne terr
    Jam bashkuar me naten
    Me naten e pafundme
    Me naten
    E imja, mbretereshe, mbreteresha ime
    Nata
    Nata e lindjes
    Me mbush me thirrjen time
    Gjembat e mi lulezues
    Ti, me pushton
    me ulerime ulerime fryhet
    anembane oqeanit fryhet
    tym i dendur
    dhe klithmat
    jane nata.
    Ketu shtrihet nata, nata e palevizshme.
    Dhe rripi i saj i bronxte, dhe catia e saj,
    Catia mbi te, mbuluar gjithandej,
    Catia e saj duke pire, me peshen e rende, duke marre poshte gjithcka,
    Poshte saj, poshte me e holle se fija e perit
    Poshte nates
    Nata.
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #27
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Pas Vdekjes time

    Me kishin cuar pas vdekjes time, me kishin cuar jo ne nje hapesire te mbyllur por ne zbrazetine e thelle te eterit. Aspak i depresuar nga ky thellim i hapesires nga te katra anet aq sa mund te arrije syri, ne qiellin e yjezuar, e mblodha veten, duke mbledhur gjithcka kisha qene dhe gjithcka isha duke u bere, dhe se fundmi gjithcka kisha planifikuar te behesha (ne kalendarin tim te brendshem e sekret), dhe duke i shtrenguar te gjitha se bashku, cilesite e mia te mira gjithashtu, madje edhe veset, dhe si nje fortese te fundit, prej gjithe kesaj i bera vetes nje guacke.
    Rreth kesaj berthame, elektrizuar nga inati, por nje inat i paster bazuar jo ne gjak, i ftohte e i tere, fillova te luaj rolin e iriqit ne nje akt suprem mbrojtjeje, ne nje refuzim final.
    Atehere, zbrazetia, larvat e zbrazetise qe tashme po zgjatnin tentakulat e tyre te buta drejt meje, duke me kercenuar me nje perzjerje te kote,--larvat, te habitura nga perpjekjet pa sukses mbi kete pre qe refuzonte te neneshtrohej, u terhoqen te coroditura dhe u zhduken nga faqja e dheut, duke e lene te gjalle njeriun qe e meritonte kaq shume.
    Keshtu, i lire, ne kete front, perdora fuqine e momentit, ekzaltimin e pashprese-per-fitore, per te peshuar drejt Tokes, dhe ripenetrova trupin tim te palevizshem te cilin carcafet dhe batanijet e kishin mbrojtur nga te ftohtit.
    Cuditerisht, pas kesaj lufte te mundimshme qe ua kalonte edhe perpjekjeve te gjigandeve, me nje habi e gezim trazuar me zhgenjim, u ktheva ne horizontin e ngushte e te mbyllur ku jeta njerezore, qe eshte ajo qe eshte, duhet jetuar.
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #28
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Nje Shenjt

    Ndersa po qarkulloja permes trupit tim te mallkuar, u ndodha ne nje vend ku pjeset e vetes sime ishin te pakta dhe te rralla; per te jetuar aty duhet te ishe shenjtor. Ne kohet e shkuara, une vertet kisha aspiruar shenjterine, por tani ajo semundje po me detyronte te hyja aty, luftova kunder saj dhe ende luftoj, dhe eshte e qarte qe s'kam per te mbijetuar ne kete menyre.
    Nese do te me ish dhene mundesia, ne rregull! por te me detyrojne--jo, kete s'mund ta duroj dot.
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #29
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Fytyra ime eshte kaq e panjohur per mua saqe, nese do te me kishin treguar te njejtin lloj, s'do te isha ne gjendje te beja ndryshimin (ndoshta qyshkur kam filluar studimin e fytyrave).
    Me teper se nje here, ne qoshe te rruges, kur i jam afruar pasqyres se nje dyqani qe ashte vene aty per te na mahnitur te gjitheve, ngaterroj imazhin e kalimtarit te pare me veten, pasi ai ka veshur te njejten pallto, dhe mban te njejten kapele; jam disi nervoz derisa me vjen rradha te shoh reflektimin tim ne pasqyre, dhe e korrigjoj gabimin, paksa i sikletuar.
    Por pak me vone fytyrat humbasin. Gjate njezet viteve te fundit, kam pushuar se dukuri ky qe jam. Une nuk jetoj me ne keto vende. Kjo eshte arsyeja qe fytyra e tjetrit me duket si e imja. E adoptoj. Futem ne te.
    Gjithashtu, ne stacionin e metrose, -- pasi ketu me ndodh shpesh--kur fytyra qe po e studjoj (apo me mire te them, pranoj) zhduket me trupin, ndihem shume keq: i zhveshur dhe i pafytyre. Ajo sapo eshte grabitur prej meje. Nese do te kish qene thjesht dashuri! Eshte fytyra ime qe ma kane marre. Ku ta gjej nje tjeter une tani? Ajo (nese eshte grua) u largua si pasoje e nje keqkuptimi perfekt.
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #30
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Femije

    Femija eshte me burre se nje burre.


    Nese gjithkush keqkuptohet, keqkuptohet vertet, pasi eshte e pamundur qe nje i huaj te hyje ne lekuren tende, te koicidoje me gjithe qenien tende qofte edhe per nje moment te vetem, femija do te duket se eshte me i keqkuptuari nga te gjithe, nje keqkuptim ky qe eshte i cuditshem. Nje anemik bllokohet ne lekuren gjak-perskuqur te nje personi, por ai nuk behet gjak-perskuqur; ai s'mund ta ndjeje qofte edhe per nje cast te vetem se si eshte te kesh gjymtyre te zhytura ne gjak te paster, qe do ta sheronte trupin menjehere.

    Me kot njeriu mundohet te imagjinoje veten me gjoks ne kraharorin e tij te sheshte. Ai s'mund ta imagjinoje fenomenin e cuditshem, misterioz dhe perjetesisht te panjohur te te qenit femer, thjesht femer, jo e bukur, as e shemtuar, por femer; dhe asnje dashuri s'do ta beje ate te kuptoje.

    As mbi-tiroidja nuk do te kuptoje mbi-tiroiden, apo nje burre i holle me qafe te gjate te jete ne gjendje te vizualizoje ne vetvete si ndihet nje burre me qafe te gjere, te shkurter, ngjitur mbi shpatullat e tij.

    Ai s'mund ta beje dot kete. Duhet ti falet kjo. Ai kurre nuk e perjetoi nje gje te tille. Por njeriu ishte femije. Ai ishte femije per nje kohe te gjate dhe, sic duket, gjithcka ishte me kot. Dicka thelbesore, atmosfera e brendshme, ajo dickaja e papercaktuar qe lidhte gjithcka u zhduk, dhe gjithe bota e femijerise u zhduk bashke me te, si nje liqen peshkimi qe e kemi pare diku, qe na sjell nder mend eren e ziftit dhe gelqeres, dhe qe rivitalizohet nga kjo ere, por era e femijerise brenda nesh eshte varrosur kaq thelle sa eshte e pamundur per tu nxjerre qe andej. Koha e femijes, ajo Kohe e vecante, Kohe psikologjike krijuar nga nje tjeter motor, nje tjeter ritem respiratori, nje tjeter shpejtesi gervishtjeje, na ka humbur plotesisht (njeriu ka nje memorje te urryer per koenestetiken). Ai e le femijerine si nje semundje dhe s'e mban mend asgje per kete; atij i ka pushuar pulsi.

    Edhe sikur ta kishim rikthyer kete Kohe, ne do te mbeteshim te ndare nga femija nga mijera virgjinitete te humbura. Asgje nuk ndan, keput, si humbja e virgjinitetit. Ajo qe eshte me e veshtire sesa te imagjinosh "me pare," gjithcka qe ndodhi "me pare," ende e pakuptuar, gjithcka ndodhi per here te pare; pasi tani gjithcka qe ishte e vrullshme, joshese, eshte bere kenaqesi--kjo eshte, asgje fare.

    Ajo menyre e vecante me te cilen femijet shikojne gjerat, e pasuruar nga ende mosnjohja, ne shkretetire, si rrjedha e nje lumi (i rituri ka shkembyer hapesiren per kufijte), nje veshtrim qe ende nuk eshte burgosur, mbushur nga gjithcka qe i shpeton, ushqyer nga e padeshifruara. Veshtrimi i nje te panjohuri, pasi ai vjen ne trupin e tij si nje i panjohur. Ai eshte i riu ne studio, cdo gje i duhet shpjeguar: si vershon zeri, ku ai duhet te shikoje, si ti mbledhe kembet.

    Ai vjen edhe si i huaj per civilizimin tone ne bote. Koha e pyetjeve. "Pse ka kaq dite? Ku shkojne netet? Pse gjithmone ka dicka? Pse une jam "une" dhe jo "ai"? Perse eshte Zoti Zot?" Koha e arte e pyetjeve; njeriu vdes nga pergjigjet.

    Femija ecen perpara ne boten e mases qe shpreh vetveten kudo, ecen perpara, ofron nje shenje delikate. Fytyra e pare qe vizatohet nga femija, kaq e lehte, me nje kornize kaq delikate. Kater vija te holla, nje vije tjeter qe diku do te jete kembe apo krah, apo vela e nje anijeje, ovale qe eshte goja apo syri, dhe kjo eshte shenja me e re dhe me e vjeter e projektit njerezor--ajo e nje gjuhe ideografike, e vetmja gjuhe e vertete universale, e rizbuluar tjeterkund nga cdo femije.

    Ne moshen 8-vjecare, Luigji XIII vizaton dicka te ngjashme me ate te femijes se nje kanibali nga Kalendonia e Re. Ne moshen 8-vjecare, ai eshte mosha e njerezimit, ai eshte te pakten 250 mije vjec. Pak vite me vone ai i humbet keto vite, ai eshte vetem 31 vjec, ai eshte bere nje individ, ai eshte vetem Mbret i Frances--nje udhe qorre, ku ai ngecet. A ka gje me te keqe se te qenit nje produkt i perfunduar?

    I rritur--i perfunduar--i vdekur: nuanca te te njejtes gjendje. Ti i ke luajtur te gjitha letrat.

    "Gjithe progresi i njeriut ndoshta i takon faktit qe ai mbetet ne femijerine e tij per nje kohe te gjate." (Xhon Fiske)
    Por ende: "Ai nuk i mban premtimet e veta." (Gete)

    Kritika me e ashper qe mund te shtrohet kunder Aristotelit eshte kjo: qe ai ishte patjeter Aristotel. Para se te vdese, njeriu kthehet ne kocka.

    (1938)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 04-09-2006 mė 09:41
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka
    Nga BOKE nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 12-12-2021, 17:39
  2. Henri MICHAUX ( Fabula origjinash)
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 19:44
  3. Mjeshtri i Madh, Panajot Pano
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 05:22
  4. Mjeshtri i penes ne forum?
    Nga Kinezja nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-02-2006, 05:49
  5. Pėrshėndetje nga Mjeshtri.
    Nga mjeshter nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 05-08-2003, 11:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •