Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Kunder zhurrmave, zhurrmave te mia. Kjo zhurrme i shtyn tutje gjithe te tjerat, zhurrma te castit, te meparshmet, te gjithe dites, duke i sjelle se bashku permes nje mrekullie te jashtezakonshme ne asgjene perfekte, clirim i plote.
    E ndersa nata erresohet edhe me teper dhe vetja ime fundet ne zera, nen catine ledhatare te erresirres, miqte, ndjesia e miqtve qe jane aty, qe njeriu e mban si mburoje pasi ata kane shkuar, kujtesa e njohjeve--e incidenteve qe ishin te rendesishme gjate dites, qe per nje moment ish shfaqur perseri si eko e dobet--venitet, humbet. Ata nuk vijne me.
    Une mbetem vetem, braktisur nga te afermit e mi, qe tashme jane kaq larg.
    Asnje, asnje s'ka mbetur.
    Vetem, heshtje-thyesja ime lundron neper nate.
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #12
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Kur ja hodha asaj syte, une hodha syte ne pusin e gezimit. Mendimet e ethshme mu ndalen, mu qetesuan. Por ajo s'tha asgje, si ajo vajza ne kopsht nen veshtrimin e te atit. Mes nje mije zhurrmash nje hark u shfaq mbi ne...dhe pastaj asaj ju desh te shkonte papritur.
    C'ishte kjo pengese? Kush na pengoi per te qene bashke?

    Ku ta gjej?
    Ne folem pa fjale, duke lundruar drejt njeri-tjetrit.
    Ku eshte ajo, ajo krijese bujare?
    Ata e detyruan te shkoje, sikurse dikush mund te grise nje vello.
    Me ndeshkoni mua? E ndeshkoni ate? Ndeshkoni per cfare?
    Ne luajtem si femije, ne u ndeshkuam si prinder.
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #13
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Nje tjeter nderprerje, dhe kaq e dhimbshme, por keshtu duhej te ndodhte. "Ajo" ish atje. Une jam i qete. Niveli "n" i saj eshte me i larte se ai i gjithe shpirtrave te tjere ne moshen e saj. Kjo eshte e dyshimte. Ndoshta eshte faji i saj, te pakten pjeserisht. Ndoshta ajo eshte nje shko-permes. Prapa saj, trazimi i shpirtrave shfaqet, gjithmone.

    Zbrazeti, zbrazeti.
    Ne skutat e shpirtit te vuajtur ku kalova, e torturova veten me kete zbrazeti.
    Dhe sikur kjo te mos kish qene mjaft, shpirtrat e rremuar na zbrazin edhe me shume kur levizin ne ajer, duke mbuluar substancat tona delikate per qellimet e tyre, ne menyre te vullnetshme ose thjesht nga natyra, duke vrare me pafajesine e veremit. Sigurisht qe ata nuk i vdesin fare--nuk eshte kjo--por pasi ata kane qene ketu, do te duhet nje kohe shume, shume e gjate per te ndertuar perseri ate qe ata morren me vete.
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #14
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Kur mola gjen nje pallto ne dhome, cfare feste! Cfare feste! Edhe ne nje dollap te vjeter cfare feste! Por nese nje njeri kurioz do ta kapte molen, ajo do kish qene nje pluhur i mendafshte dhe gishtat e tij do te lyheshin me trupin e saj te bute. Keshtu jemi bere ne--flutura nate, kur festa ka mbaruar, shume te lehte ne kujtimet tona te mbytura.
    E di, e di qe une shoh shume prapa.

    .................................................. ....

    Kaq shume hije! Kaq shume hije te paperballueshme!
    Dhe te gjitha te renda si te vdekurit, kaq me te renda sa c'jam une, edhe pse une jam i rende, duke renduar drejt tokes panvaresisht nga vetja.
    Por a e deshiroj nje gje te tille? Jo, jo, pafundesia, dhe ajo qe vjen para saj eshte nje lehtesim qe s'ka asgje, ju betohem, s'ka asgje ne kete bote qe do te me bente te kthehem tek e juaja. Ne nuk e kemi harruar, ju e dini, prere ne copa, ne copa te pabarabarta, copa surprise, nje bote e cakerdisur, nje rrenje qe s'eshte vaditur kurre.

    Me mire te vdes perseri, teresisht, dhe te jem asgje, asgje fare.
    Summertime, and the livin' is easy...

  5. #15
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Kur mbusha 8 vjet, ende enderroja te me jepej statusi i bimes.

    "Hyre brenda," tha peshkaqeni dhe e gelltiti. Peshkaqeni ishte njeri-ngrenes por koha ishte e sjellshme.

    Brenda bostanit, zemra rreh.

    Ti s'mund ti shohesh presjet midis shtepive, gje qe e ben leximin e tyre kaq te veshtire dhe ecjen mes rrugeve kaq te merzitshme. Fjalia ne qytete eshte e pafund. Por eshte nje mrekulli, dhe fshati eshte braktisur nga njerzit qe dikur ishin fermere te zote, dhe tashme duan te shohin tekstin ngaterrestar te admirueshem qe te gjithe e mbajne ne goje, kaq i veshtire per tu ndjekur, dhe ne te shumten e rasteve i pamundur. Gje qe eshte, sidoqofte, ajo cfare keta puntore kokeforte po perpiqen te bejne, duke ecur papushim, duke palosur semundjen e tubave dhe fasadave lebroze kur kalojne prane, me teper sesa kuptimin e fshehur: qe ende u shpeton. Te keputur nga varferia dhe lodhja, ata sorollaten pergjate xhamave te dyqaneve, dhe shpeshhere humbasin qellimin, por kursesi kerkimin...dhe ky eshte fundi i fshatit tone perfekt!

    Veshet per njerzit nuk jane shurdhuar mire. Duket se asnje plan nuk eshte bere per komshinjte.

    Jeta ime: zvarritja e nje karroce femije nen uje. Ata qe kane lindur te lodhur e dine mire se c'dua te them.

    Jo gjithcka eshte e ashper tek krokodili. Mushkerite e tij jane si sfungjer, dhe ai enderron ne breg te lumit.

    Vrulli i zogjve s'ka interes per pemet.

    Ne eksperiencen time te konsiderueshme, thote Sunyair, Universi eshte nje biznes siperfaqesor i madh e i komplikuar, qe shfaqet ne nje pjese te dites, pothuajse ne te njejten dite, dhe sic duket kaq i lidhur ne ato momente, dhe qe quhet "realitet." Po, duket koherent, por vetem per nje kohe te shkurter, dhe me pas shkon dhe shperdridhet poshte humneres indiferente.
    Duke qene ky problemi, ne s'kemi nevoje te na shtyjne per te fjetur si trungje. Tundimi per te fjetur ne krevatin e nenes dhe per te vrare babane perben te paren gracke te Sfinksit te jetes, qe ne na duhet ta zgjidhim me trurin tone ende te paformuar mire--nje gracke ku natyra e semure, denuar pergjithmone te keqgjykoje veshtiresite dhe ekzagjeroje kenaqesite, rrezohet aty ku duhet. Testi tradhetisht i prezantuar nga natyra do te ekzaminohet me vone, por shenja qe kjo do te jete gjithmone mahnitse duket qarte tashme: dhe ne fakt, pesembedhjete, njezet vjet me pas, ja ku jane, te shqetesuar, duke pare nga pas ne vend qe te shohin perpara, mjerisht rrefejne veten tek te huajt, preja e paralizuar e te cileve ata jane bere, si femijet, si femijet--sikurse e kishim parashikuar.
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Cupke_pe_Korce pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #16
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Kenga e Vdekjes

    Kur krahehapuri fat, fati qe gabimisht me morri me vete, e se bashku me te tjeret me coi ne vendin e harese, papritur, papritur pra! kur se fundmi po merja fryme lirisht, nje numer i pafund shkendijash te vogla shperthyen ne atmosfere duke me goditur, dhe pastaj thika u shfaqen nga te gjitha anet duke mu ngulur perseri dhe perseri, dhe une u rrezova me kurriz ne token e ashper te vendit tim, tashme perjetesisht e imja.

    Kur fati krahefuqishem, fati qe per nje moment me ngriti mbi agonine e renkimin, nje mik njeqind here aq i forte, qe veteranet e perdoren ne betejat e vdekjes, fshehur ne pluhurin e nje mali te larte ndersa mendja ime ishte tjeterkund, papritur na goditi si nje rakete, dhe une u rrezova me kurriz ne token e ashper te se kaluares sime, te se kaluares pergjithmone te tashme qysh nga ky cast.

    Kur fati perseri, fati carcaf-mendafshte, butesisht me kish mirepritur perseri, e ndersa une po ju buzeqeshja atyre rreth meje, duke u dhene gjithcka qe kisha, papritur u mbertheva nga nje zot e di se kush, nga prapa e nga pas, papritur, si nje kangjell e palidhur, u ngjita ne nje pirg te larte dhe u rrezova me kurriz ne token e ashper te fatit tim, fat perjetesisht i imi qysh nga ky cast.

    Kur fati perseri, gjuhe-mjalti fat me kish lepire plaget, fati si floket e mbledhur dhe gershetuar ne vete, me kish marre dhe bashkuar pazgjidhshmerisht me te, papritur, ndersa isha duke u llokocitur ne gezim, papritur, vjen Vdekja dhe me thote: "Erdhi koha. Eja." Vdekje, perjetesisht vdekje qysh nga ky cast.
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #17
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Dragoi

    Nje Dragua doli prej meje. Nxorri njeqind bishta flakesh e nervash. Sa u mundova ta bej te ngrihet, duke e fshikulluar mbi vete! Pjesa e tij e poshtme si nje hekur burgu: me kish mbyllur brenda. Por une vazhdova ta fshikulloj dhe ti bej balle egersimit, dhe kangjellat e burgut te pashmangshem me ne fund filluan te rrezohen pak e nga pak, pasoje kjo e fshikullimeve te fuqishme.
    Ndodhi pasi gjithcka po shkonte keq, ishte Shtator (1938), ndodhi te jete dite e Marte, prandaj dhe duhet te shnderrohesha ne kete forme te cuditshme per te mbijetuar. Dhe keshtu luftova per veten kur Europa ende po hezitonte, u nisa si dragua, kunder forcave te se keqes, kundes paralizes te pafund qe u ngrit nga ajo c'ka po ndodhte, mbi zerin e oqeanit te njerezve medioker, rendesia e madhe e te cileve papritur e perseri, ne menyre maramendse, ishte shfaqur.
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. #18
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Labirinth

    Jeta, nje labirinth, Vdekja, nje labirinth
    Labirinthe pafund, thote Mjeshtri i Ho.

    Gjithcka shembet, asgje nuk clirohet.
    Vetevrasja rilind perseri nga vuajtje te reja.

    Burgu hapet ne nje tjeter burg
    Korridori hap nje tjeter korridor:

    Ai qe kujton se po c'mbeshtjell letren e jetes
    Po c'mbeshtjell asgjene.

    Asgje nuk shfaqet nga ndonje vend
    Shekujt, gjithashtu, jetojne nen dhe`, keshtu thote Mjeshtri i Ho.
    Summertime, and the livin' is easy...

  10. #19
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Qente

    Askush s'ja ka dale mbane tu mesoje qenve te numerojne, te lexojne, apo te shkruajne. Por ne disa seanca, duke perdorur metoda te thjeshta dhe te studjuara mire, ti mund t'ja dalesh mbane duke i terbuar. Nese do me shume, ky eshte nje emerues i perbashket. Cfaredo qe te thone, te sjell me afer qellimit. Nje trung s'mund te terbohet.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 16-08-2006 mė 14:52 Arsyeja: Gabim perkthimi: qente nuk cmenden, vetem terbohen :D
    Summertime, and the livin' is easy...

  11. #20
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Koha kalon ngadale. Nje pirg kohe ende mbetet per te kaluar deri ne pushimin e drekes. ...Brenda dhomes se majte, ngjyre burgu, por maramendse sapo nxjerr koken perjashta, perpiqem te mbyll syte per te kaptuar nje qetesi qe s'ka nder mend te vije, e keshtu mbetem ne nje gjendje te pambrojtur. Realiteti varet ne gjera te vogla! Qyteti varet ne gjera te vogla! Faji gjithashtu! E shoh qarte tani: asgje me teper se nje faj i vogel per ti minuar gjerat, per ti shperbere ato.
    ..........
    Diten tjeter, gjeja e pare qe bej ne mengjez, pa u perpjekur te marr ndonje informate cfaredo, zhdukem si nje hajdut nate me trenin e pare drejt kufirit verior. Aty, kanale te panumerueshem, shtepi te pazakonta--veshja dhe pamja e banoreve eshte kaq e ndryshme gjithashtu--te terheqin vemendjen me fasada te tjera, struktura vete per te krijuar nje popull, nje vend...e keshtu zevendeson qytetin e madh, qytetin me nje sy te dites se djeshme. Ndergjegja fajtore s'mundi te me ndjeke. Ajo tjetra, e zakonshmja, po. I kish erdhur rradha perseri.
    Edhe nje here te fundit e kisha braktisur vendin e premtimeve te genjeshterta.
    Ish me fresket gjithashtu.
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka
    Nga BOKE nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 12-12-2021, 17:39
  2. Henri MICHAUX ( Fabula origjinash)
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 19:44
  3. Mjeshtri i Madh, Panajot Pano
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 05:22
  4. Mjeshtri i penes ne forum?
    Nga Kinezja nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-02-2006, 05:49
  5. Pėrshėndetje nga Mjeshtri.
    Nga mjeshter nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 05-08-2003, 11:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •