Mjeshter dhe Gjeni: keshtu do ta quante poeti i madh amerikan Allen Ginsberg, qe ishte jo pak me i cmendur, jo pak me i dehur, jo pak me gjeni. Jorge Luis Borges, argjentinasi qe revolucionarizoi prozen e shkurter fiktive, do te shprehej me adhurim te vecante se vepra e Michaux ishte e pa-paralelizueshme ne letersine e kohes. Kush pra ishte Henri Michaux, autori i me shume se 30 vellimeve poetike, prozave poetike, tregimeve, eseve, shkrimeve publicistike, e sa e sa vizatimeve dhe pikturave abstrakte?
Kritiket e kane te veshtire ta klasifikojne krijimtarine e tij ne ndonje rryme letrare, tradite apo shkolle poetesh, megjithese shpesh e kane rreshtuar perkrah Goya, Swift, Kafka, Klee, Rabelais, etj., madje disa prej tyre jane perpjekur ta perfshijne ne Surrealizem, megjithese Henri Michaux nuk ndjek te njejten vije per sa i perket teknikes dhe perpjekjes se surrealisteve per te shkaterruar traditen dhe llogjiken.
Per ankthin e halucinacionet, endrrat e cmendurite, spiritualitetin e transhendencen, apo sic i referohen ca kritike, per te qenit (me teper se poet apo shkrimtar) nje substance--ndergjegje, Henri Michaux ze nje vend te vecante ne letersine boterore.
Kush pra ishte Henri Michaux? Shpresoj qe shkrimet qe do te pasojne te zbulojne dicka rreth tij.
Krijoni Kontakt