Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Henri Michaux

    Mjeshter dhe Gjeni: keshtu do ta quante poeti i madh amerikan Allen Ginsberg, qe ishte jo pak me i cmendur, jo pak me i dehur, jo pak me gjeni. Jorge Luis Borges, argjentinasi qe revolucionarizoi prozen e shkurter fiktive, do te shprehej me adhurim te vecante se vepra e Michaux ishte e pa-paralelizueshme ne letersine e kohes. Kush pra ishte Henri Michaux, autori i me shume se 30 vellimeve poetike, prozave poetike, tregimeve, eseve, shkrimeve publicistike, e sa e sa vizatimeve dhe pikturave abstrakte?

    Kritiket e kane te veshtire ta klasifikojne krijimtarine e tij ne ndonje rryme letrare, tradite apo shkolle poetesh, megjithese shpesh e kane rreshtuar perkrah Goya, Swift, Kafka, Klee, Rabelais, etj., madje disa prej tyre jane perpjekur ta perfshijne ne Surrealizem, megjithese Henri Michaux nuk ndjek te njejten vije per sa i perket teknikes dhe perpjekjes se surrealisteve per te shkaterruar traditen dhe llogjiken.
    Per ankthin e halucinacionet, endrrat e cmendurite, spiritualitetin e transhendencen, apo sic i referohen ca kritike, per te qenit (me teper se poet apo shkrimtar) nje substance--ndergjegje, Henri Michaux ze nje vend te vecante ne letersine boterore.

    Kush pra ishte Henri Michaux? Shpresoj qe shkrimet qe do te pasojne te zbulojne dicka rreth tij.
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #2
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Nen tavanin e ulet te dhomes sime te gjumit varet nata, nje hon i thelle. Ajo leshohet panderprere ne thellesine njemije kembesh, me nje humnere disa here me te thelle se aq poshte meje; une varrem nga kreshtat e thepisura me veshtiresi, i lodhur per vdekje, mekanikisht, pa shprese, duke u lekundur mes neverise dhe mosndryshimit; ngjitja vazhdon me nje ngadalesi te pandalshme. Kreshtat e thepisura sa vijne e lemohen; une e kam te veshtire ti shquaj ne murin qe rrezohet pingul. Humnera, nata, terrori, te gjitha shkrihen se bashku, nje perzjerje qe sa vjen e behet e patretshme.
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #3
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Kur po ngjiste shkallet, ajo filloi te zvogelohej. Kur me ne fund arriti ne katin e katert, para se te kalonte pragun e dhomes sime, ajo nuk ishte me e madhe se nje thelleze. Jo, jo, ne kete rast nuk do te kisha dashur. Nje grua, ne rregull! por jo nje thelleze. Ajo e dinte fare mire perse e kisha thirrur. Nuk ishte qe...s'ke c'i ben! Ndaj, perse vazhdon te qendroje kunder arsyes dhe te me mbaje egersisht pas pantallonave? Shkelma e fundit qe i dhashe e beri ate te rrezohet poshte shkalleve dhe te shkoje deri te dhoma e mazhordomit. Sigurisht qe une s'desha ta bej kete. Me detyroi ajo, vertet. Vertet keshtu mendoj. Dhe tani, ne fund te shkalleve, ajo renkon, renkon, renkon, si djajte.
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Cupke_pe_Korce pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #4
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Letra

    Po te shkruaj nga nje vend qe dikur ishte plot drite. Po te shkruaj nga vendi i manteleve dhe hijeve. Per vite me rradhe kam jetuar ne kullen e flamurit ne gjysmeshtize. Vere! Vere e helmuar! Dhe qysh atehere dita s'ka ndryshuar, dita e memorjes se kristalizuar...
    Peshku i kapur mendon per ujin per aq kohe sa mundet. Per aq kohe sa mundet, a s'eshte kjo e natyrshme? Ti arrin majen e malit te thepisur dhe goditesh nga nje shigjete. Me pas gjithe jeta ndryshon. Nje cast i vetem thyen porten e tempullit.
    Ne pyesim njeri-tjetrin per keshilla. Ne s'dime me se c'behet. Njeri nuk di me shume se tjetri. Ky eshte i vrazhde, ky tjetri i corroditur. Te gjithe e kemi humbur toruan. Qetesia s'ekziston me. Urtesia nuk zgjat me shume se nje cast frymezimi. Me thuaj: me tre shigjeta te ngulura ne fytyre, kush do te bridhte poshte e perpjete duke u dukur i natyrshem?
    Disa prej nesh i morri vdekja. Burgu, mergimi, uria, veshtiresia i mori te tjeret. Jatagane drithmash na pershkuan tej per tej, dhe me pas gjithcka e ulet dhe dredharake. Kush nga kjo toke ende e ndjen puthjen e gezimit ne fund te zemres se vet?
    Bashkimi i veres me veten eshte poeme. Bashkimi i vetes me gruan eshte poeme. Bashkimi i qiellit me token eshte poeme, por poema qe ne kemi degjuar na ka paralizuar gjykimin.
    Kenga jone s'mund te kendohet ne dhimbje te padurueshme. Arti i punimit te gurit te cmuar ka marre fund. Rete kalojne matane, re qe duken si shkembinj, re qe duken si pjeshke, e sa per ne, edhe ne si rete kalojme matane, mbushur me nje fuqi vuajtjesh te padobishme.
    Ne s'na pelqen me dita. Ajo renkon. Ne s'na pelqen me nata, perndjekur nga shqetesimet. Nje mije zera te na mbytin. Asnje ze ku te mbahemi. Lekuret na jane semurur nga fytyrat e zbehta.
    Ngjarje boshe. Nata, gjithashtu, eshte bosh, por c'mund te beje ajo? Mijera yjet e nates s'mund te ndrijne nje shtrat te vetem. Ata qe dinin nuk dine me. Ata kercejne me trenin, rrukullisen me rrotat.
    "Qendro brenda vetes?" As te mos e mendosh kete! Ne ishullin e papagajve asnje shtepi s'eshte e izoluar. Ne vjeshte, ndyresia tregoi fytyren e vet. E pastra nuk eshte e paster. Tregon kokefortesine e vet, hakmarrjen e vet. Disa jane pare te ulerijne. Disa jane pare te dalin nga udha. Por madheshtia nuk gjendet me.
    Pasioni i fshehte, lamtumira ndaj se vertetes, heshtja e gureve te thyer, ulerima e viktimes se thikes, bota e qetesise se ngrire dhe ndjenjave te zjarta ka qene bota jone, dhe rruga e qenit te cakerdisur ka qene rruga jone.
    Ne s'mundem ta njohim veten ne heshtje, ne s'mundem ta njohim veten ne ulerime, as ne shpellat tona, as ne shenjat e huaja. Rreth nesh, fshati eshte indiferent dhe qielli s'ka asnje kuptim.
    Ne e pame veten ne pasqyren e vdekjes. Ne e pame veten ne pasqyren e mbylljes se gropes, te gjakut qe derdhet, te ngritjes se ekzekutimit, ne pasqyren e perbaltur te poshterimit.
    Ne jemi kthyer ne pranverat e ngrira.
    Summertime, and the livin' is easy...

  6. #5
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Jeta

    Michaux, piktor, gazetar dhe poet francez, i lindur ne Belgjike, i cili eskploroi vetveten dhe vuajtjen njerzore permes enderrave, fantazive si dhe eksperimentet me droga te ndryshme. Edhe pse krijimtaria e tij ka shtysa surrealiste, ai nuk ju bashkua asnjehere kesaj levizje dhe gjithmone u mundua te qendronte larg klasifikimeve te ndonje lloji. Shpesh here ai i rrefeu ne veten e pare, proz-poemat e tij sugjeruese dhe nje menyre i keshilloi dhe i paralajmeroi lexuesit e tij.

    Sidoqofte, Michaux ka lene te pa pergjigjur pyetjen nese imazhet tij – burgjet e hekurta, labirinthet, demonet, dragonet, gjarperinjte, kamiljet dhe kafshet e tjera – i referohen nje bote tjeter apo nje gjendje kllapie.

    “Zgjerimi i vazhdueshem i te mendueshmes ku u thirra, me sukses
    me shtyu ne te tjera nivele te injorances, me ngriti lart cuditshem. E folura e tyre,
    si zerat e tyre, manjetizmi i tyre thėthinte ēudira.
    Te perkthesh, t’i biesh pas, te ndjekesh…
    (nga 'Saisir')

    Henri Michaux lindi ne Namur si djali i nje avokati katolik. Ai u edukua ne Putte-Grasheide si dhe tek nje shkolle Jesuite ne Bruksel. Michaux kish dashur te behej prift, por nuk i qendroi besnik ketij qellimi fale kembenguljeve te te jatit. Pas nje krize fetare, Michaux filloi studimet e tij per mjeksi ne Universitetin e Brukselit. Ishte kjo periudha kur ai filloi tu rebelohej prinderve te tij dhe si rjedhoje e ketyre rebelimeve ai la shkollen dhe nisi udhetimet ne Ameriken e jugut duke ndjekur anije tregetare franceze. Udhetimet e tij e cuan ne Afrike, Indi dhe Kine.

    Ne 1923 Michaux filloi te shkruante per revisten e Franz Hellens titulluar Le Disque Vert. Pas nje ballafaqimi me prinderit e tij, te cilet nuk aprovonin menyren e tij te jeteses ne kete kohe, ai vendosi te jetonte ne Paris. Michaux punoi si mesues dhe sekretar, si dhe filloi te pikturonte. U njoh ne kete kohe dhe u apasionua pas punimeve te piktoreve Paul Klee, Max Ernst, Giorgio Chirico, dhe Salvador Dali. "Mbinatyrorja e surrealizmit eshte disi," ka thene ai, "por duke qene se zgjedhjet e mia kufizoheshin tek e mbinatyrshmja dhe dicka tjeter, atehere une nuk u stepa fare ne zgjedhjen time. Jete te gjate per te mbinatyrshmes!"
    I shytre nga Jean Paulhan dhe Jules Superville, Michaux publikoi shkrimet e tij ne analiza avant-garde si Commerce dhe Bifur. Pas publikimit te shkrimeve te tij ne vitin 1926 ne revizten Nouvelle Revue Franēoise, nje lexues u ankua pasi shkrimet nuk i ishin dukur aspak letrare.

    vazhdon...

  7. #6
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Nje krijese e nje specje te panjohur, shume, shume prane, me nje goje te stermadhe e te frikshme te hapur posacerisht per te gelltitur poshte shikuesin, per ta bere te zhduket, te humbase, ti merren mente, dhe mbi te gjitha, te humbase idene e kthimit. Rrezimi ne thellesite e mishit. Padyshim qe dikush e ka kete tundim.
    Lart, dy sy te zinj, globe te veshtrimit magnetik shohin drejt perpara, ne menyre te njesuar, e thone njezeri: "Do te vendosesh? Apo ende me duhet te pres?" Pasi pak deshire e lire eshte pjese e ligjeve te lojes, te se majtes, loje te mrekullueshme.
    Dhembe rreshtuar njeri pas tjetrit rruajne--aty me lart--hyrjen. Pothuajse te tejdukshem, ata zor se do te kafshonin, ndoshta vetem ne ikje, nese ikja do te kish qene nje mundesi.
    Ne thellesite e qiellzes zgavrore duken brenda si theke, floke, nje rresht thikash elastike, te zeza--si eshtrat e zymta te balenave.
    Nje hyrje e cuditshme. Goja--pothuajse ne flake--i perngjan (per nga forma rrethore dhe perfeksioni i perkuljes) orbites te admirueshme te nje planeti rreth te dashures se vet, ylli, ylli nga i cili askush s'mund te shmanget.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Cupke_pe_Korce : 14-08-2006 mė 17:27
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #7
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Egersia, demoni i ndergjegjes ngjyre kafe shfaqet, me nje sy perbindshi. Duar te shtrembra mbajne kartat e lojes se fatit, dhe atij i duhet ti marre me mend, plaget e mistereve qe tmerrojne njeriun qe s'eshte ne gjendje te kuptoje asgje, panvaresisht nga ajo qe ben. Lart, nje qiell i peshtire, i pameshirshem, nje qiell qe tashme e ka dhene gjykimin, qe s'do te degjoje me asgje, mbi te nje kupole qe kumbon sikurse jehona e pafundme te tringellimave metalore, kumbon anembane, duke e shurdhuar, e detyruar ate te qendroje i heshtur.
    Ne distance dy kulla bejne roje dhe nje udhe e hapur shkelqen.
    Ne fund te influences se majte, kater a pese lule te dobta e te pasigurta po rriten, duke varur koken, te varfra, te bllokuara, te semura, te mjera.
    .................................................. ..........
    Pra, jeta ende ka dicka per te dhene?
    Cfare?
    Summertime, and the livin' is easy...

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Cupke_pe_Korce pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  10. #8
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Gjarpri topolak, duke perqafuar ate te renden kenaqesi-ndjellse, Token Nene, a thua se e kish te veten, s'do qe s'do qe ta leshoje. Nje ere e neveritshme ngrihet prej saj, ver bast po te duash. Dhe shikoni ate, shikoni se cfare po i ben! dhe cfare ajo po e le ti beje. (Keshtu, e pathena eshte thene me ne fund.)
    Koka e stermadhe e demonit joshes gjuhegershere ruan Token per te pare nese ajo te qendroje larg konit te drites. Jo se transparentet, te admirueshmet, rigjenerueset rreze te drites rrezohen shume larg prej andej, por se duket qarte qe ajo nuk ka per ti arritur, duke qene pazgjidhshmerisht e zene, e perqafuar, e renduar ashtu sic eshte. Dhe rrjetat e rrethojne, sikur te mos mjaftonte gjithcka e mbante ate shtrenguar.
    Summertime, and the livin' is easy...

  11. #9
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Dita, Ditet, Ditet e Diteve

    (Meditim mbi fundin e Paul Celan)

    Ne heshtje, ngurtesuar deri ne vdekje prej mendimeve

    Ende nje tjeter dite nje shkalle me poshte. Shenja qe hije s'bejne
    Nga c'shekull duhet te kthehemi, per te pare?

    Ferna, ferna, mund te jene psheretima, gjetke, psheretima
    Era fryn gjethet e rrezuara perdhe

    Forca e qerres, teteqind mije vjet me pare njerzit
    kishin lindur per tu kalbur, per te vdekur, per te vuajtur

    Ne i kemi kaluar ditet si kjo
    kaq shume dite si kjo

    dite qe gelltit eren
    dite e padurueshme mendimi

    Shoh njerez te palevizshem
    shtrire ne barka

    Jashte.
    Gjithcka tjeter. Jashte.

    Thika e gjate e dallges do te ndale Boten.
    Summertime, and the livin' is easy...

  12. #10
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Ajo filloi te hedhe gjithcka nga dritarja: unaza, byzylyke, gjerdane, disa gjera te vlefshme, njemije franga dolen nga kuleta tek rrezohej dhe u shperndane ne ere, dhe kolltuket.
    Fustanet rrezohen ne trotuar. Lakuriq, ajo vazhdon te hedhe jashte edhe me shume. Tmerri i te paturit. I padurueshem, i urryer.
    Ne nje ndricim te castit, velloja u dha me qira. Ajo e kuptoi sesa e ulet eshte te kesh, te mbash, te akumulosh.
    Pernjeheresh, rrobat qe ajo kish veshur u bene te padurueshme, dhe nje grumbull objektesh e rrethuan ate--asaj i duhej te largohej prej andej, menjehere.
    Ajo deshire e vjeter per ti ndare gjerat per vete, per ti mbajtur per vete--ves i neveritur!
    Duke ndjekur kete akt personal, por edhe akt publik, (sic dukej nga rruga) ajo ishte privuar nga liria. Fillimisht, ajo po llomotiste shume, rrembyeshem, menjehershem--me pas, s'po fliste fare.
    Ajo ish inkurajuar te vizatonte, pikturonte, ashtu si grate e tjera te azilit, dhe nje dite lapsat ju vune ne dore dhe nje leter e bardhe u vu ne tavolinen perballe.
    Inerte, pa u menduar fare, ajo zhgarravit ca pika dhe vija te shperndara, dhe pastaj papritur, krejtesisht papritur, pa u ndalur tashme, lule, lule pa kercell.
    Lule te padekoruara, me kurora te thjeshta ngjyrosura thjeshte, lule dhuratash, lule ditelindjesh, lule ngarkuar me pafajesi. Shume. Shume.
    Jo me fjale, kurre me.
    Vetem lule, lule, lule.
    Dhurata, per ti dhene, per ti dhene vetvetes.
    "Ajo duhej te mbrohej nga vetvetja..."
    Lulet jane pergjigja e saj e vetme. Lule, lule, lule.
    Summertime, and the livin' is easy...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mjeshtri i Muzikes - Agim Krajka
    Nga BOKE nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 12-12-2021, 17:39
  2. Henri MICHAUX ( Fabula origjinash)
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė tė huaj
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 19:44
  3. Mjeshtri i Madh, Panajot Pano
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 05:22
  4. Mjeshtri i penes ne forum?
    Nga Kinezja nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-02-2006, 05:49
  5. Pėrshėndetje nga Mjeshtri.
    Nga mjeshter nė forumin Prezantoni veten nė forum
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 05-08-2003, 11:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •