Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    ga ga Maska e bunny
    Anëtarësuar
    09-06-2003
    Vendndodhja
    U.K
    Postime
    935
    Si shkak te kesaj situate- Aeroporte ne vende te tjera te botes- kane cancellur udhetime per/nga aeroportet Angleze.

    Germany: Linja Lufthansa ashtu si Air Berlin u detyrua te cancellonte 36 fluturime,duke efektuar 5,000 udhetues.
    Ashtu si The Netherlands- ku nje miku familjes time ku punon atje, per te ardhur per weekend tek familje ne Uk- ju eshte detyruar te mare trenin- Eurostar si shum udhetues te tjere.

    France: Ministria e mbrendshme Nicolas Sarkozy urdherorj 100% kontrollim ne cantat per pasagjeret qe po udhetojne per Amerika, Angli, dhe Israel.
    Polanda, Republika Czeche,India po ashtu cancelloj fluturimet per/nga aeroportet e Anglise.
    Disa foto nga Gatwick- ku me te vertete po te kishte plasur ndonje gje- katrastofi..




    - jo cante dore me- bile edhe tek plastikja i ke me numerim sendet qe mund te maresh.

    ps.Lioness- akuzat egzistojne edhe per Sept 11th...politika eshte me te vertete nje mish-mash, edhe Tony.B. nuk eshte se ka pasur ndonje perjudhe te bukur keto 6muajt e fundit. Une thjeshte po them cfare eshte thene tek zyra ime sot- por shpresoj qe te jene thjeshte vetem fjale. Por shpresoj qe qeveria Angleze mos ta coj deri ne kete pike- desperimin politikan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga bunny : 10-08-2006 më 15:40
    How can she fall, if there is no one there to catch her

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Nostradamusi ia ka qellue.
    Ky milet qe ngul ne tru se duke vra njerez do ti rezervohet vendi ne parajse
    do ta zgjebos boten per shume e shume decenie ...

  3. #13
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Lajm Bombastik dhe i Papare."Marramendes".

    Mirepo qellimi dihet terheqja e vemendjes se botes ndaj masakrimit dhe genocidit israelit kunder muslimaneve te Libanit.Sherbimet sekrete vazhdojne te iskenojne skenare nga me te ndryshmet vetem te mykin mendjet e njerzve.



    What Can Israel Achieve?

    http://www.agenceglobal.com/Article.asp?Id=999

    The Jerusalem Sydrome
    André Glucksmann on reactions to the war in Lebanon: From surrealistic geopolitics to apocalyptic delusion.
    The outrage of so many outraged people outrages me. On the scales of world opinion, some Muslim corpses are light as a feather, and others weigh tonnes. Two measures, two weights. The daily terrorist attacks on civilians in Baghdad, killing 50 people or more, are checked off in reports under the heading of miscellaneous, while the bomb that took 28 lives in Qana is denounced as a crime against humanity. Only a few intellectuals like Bernard-Henri Lévy or Magdi Allam, chief editor of the Corriere della Sera, find this surprising. Why do the 200,000 slaughtered Muslims of Darfur not arouse even half a quarter of the fury caused by 200-times fewer dead in Lebanon? Must we deduce that Muslims killed by other Muslims don't count - whether in the eyes of Muslim authorities or viewed through the bad conscience of the west? This conclusion has its weak spots, because if the Russian Army - Christian, and blessed by their popes - razes the capital of Chechnian Muslims (Grosny, with 400,000 residents) killing tens of thousands of children in the process, this doesn't count either. The Security Council does not hold meeting after meeting, and the Organization of Islamic States piously averts its eyes. From that we may conclude that the world is appalled only when a Muslim is killed by Israelis.


    http://www.lefigaro.fr/debats/200608...rrealiste.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 11-08-2006 më 12:45

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Labeati
    Anëtarësuar
    31-07-2003
    Vendndodhja
    North America
    Postime
    1,232
    keta monstra, jane gati me vra bashk-qytetaret e vet per hire te ideologjise dhe urdhnave qe u vijne prej shpellareve te Pakistanit e shkretinave te Arabise.

    Pres. Bush i qujti islamo-fashista.

    Une mendoj keta jane ma shume islamo-komunista. Vetem terroristat komuniste (kujtoni brigadat e kuqe ne Itali, Am.Latine, Indokine) kryenin terrorr ne shtetin e vet per interes te nji ideologjie qe e kishte qendren mijra kilometra larg (Moska).

    Fashistet ishin shum ma njerezore... ata te pakten nuk vritnin qytetaret e vet per llogari te tjeterkujt.

    Por faji nuk asht tek 20-30 vete, rranja e problemit asht ne medresete e Arabise e Pakistanit, qe jane kthye ne laboratore tru-shperlamje dhe baza ku mbillet urrejtje e perhapet kultura e vdekjes. Atje duhet me u fokusue zgjidhja.

    Deri atehere si masa afatshkurta kisha me thane qe:
    1) Europa e USA duhet urgjentisht me refuzue emigracionin (qofte ekonomik a refugjate) arab-pakistanez. Keta njerez ne shumice e urrejne Perendimin dhe kane provue se asht e veshtire me u integrue kulturalisht.
    Une te pakten nuk kam takue asnji deri sot qe te mos shaje vendin ku hane buken.
    Edhe ekonomikisht ky emigracion asht i pa-leverdisshem, mbasi keta njerez vijne vetem me perfitue asistenca e sherbime ne kurriz te taksapaguesve. Nderkohe ka kosto te nalte mbikqyrja e survejimi i tyne.

    2) Europa e USA duhet me ja heqe qytetarine cdo emigranti, qe kapet ne veprimtari terroriste, apo qe kontribon indirekt, me fonde, strehim, ftesa vizite etj.

    3) Nevojat per emigracion duhet me i permbushe me popullsi kulturalisht te integrueshme si Euro-lindore, amerikano-latine, afriokano-jugore, indokine.

    Masandej le te bajne qejf ne vendin e vet... e te hedhin ne ere karrocat me gomare te komshiut.

  5. #15
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Te gjitha keto behen per te mbuluar vrasjet cifute me armet amerikane dhe britanike.

    Thjesht zhvendosje urretje boterore


    Shiko

    http://www.aimislam.com/forums/index.php?showtopic=655

    http://www.jewwatch.com/
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 11-08-2006 më 13:55

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga forum126
    Te gjitha keto behen per te mbuluar vrasjet cifute me armet amerikane dhe britanike.

    Thjesht zhvendosje urretje boterore
    Pra s'ka njerez qe duen me ba atentate?! S'ka njerez bomba qe hidhen ne ere per me vra civile?! S'ka kulla te rrezueme ne New York, atentate ne metrone e Londres, ne stacionin e Madridit?! S'ka mijera te vdekun?! Sa mire! Paskena qene ne anderr.

  7. #17
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Jo ka si ska.

    Ne Liban.Palestiune, Irak, Ceceni, Bosnje, Kosove, Etj

    Ndersa ne Londer shiko poshte

    http://www.propagandamatrix.com/arti...06redalert.htm

  8. #18
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Fundamentalistet Arab e sjellin vet urrejtjen me gjera te tilla. Kjo gje ishte realitet i vertet dhe ishte vetem 1 jave larg pasi ky operacion do ishte i sukseshem...

    Arabet dhe Myslimanet ankoen pse Amerika dhe Britania jan te eger ndaj tyre...ne qoftese kjo gje do ndodhej do kishte ndodhur, do ishte si nje "11 Shtator i 2'te" pasi numri i te vdekurve do ishte afersisht ne te njejtin numer, mos me keq.

    Pasojat qe kjo do sillte ishin te pa-kendshme, e pame se cfare ndodhi mbas 11 Shtatorit, po kete e imagjinoni cfare do sillte?




    Ne qoftese kjo gje sipas disa anetarve ketu, ishte per te mbuluar luften e Izraelit ndaj Libanit, ne realitet ky sulm po te ndodhte do ti jepte nji arsye me shume Izraelit pse te vazhdoj luften ne Liban...Izraeli gjera te tilla do, ta justifikoj veten duke u treguar botes qe asnjeri nuk eshte i ruajtur nga grupe si hezbollah apo Al-Qaeda...

  9. #19
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Analizë: 'Rishfaqje' e mundshme e Al-Kaidës (BBC Shqip)

    Ekspertët në mbarë botën po debatojnë se kush qëndron pas komplotit terrorist të zbuluar të enjten në Britani dhe nëse ekzistojnë gjasat që Al-Kaida të ketë gisht në të.

    Analisti i BBC-së për Çështjet Islamike Roger Hardy, në një intervistë me Albana Kasapin thotë se gjasat egzistojnë që në këtë komplot të jetë e përfshirë e ashtuquajtuara Al-Kaida e re.

    Sipas tij, kjo lëvizje globale, shfrytëzon pakënaqësitë në mesin e myslimanëve në moshë të re, të lindur në vende si Britania, ndaj politikës së jashtme që ndjek vendi i tyre dhe Amerika në vendet arabe si Iraku, Afganistani, e së fundmi, Libani.

    Q: Çfarë tregon ky komplot i fundit për kërcënimin terrorist sot në botë?

    Hardy: Edhe pse nuk janë dhënë ende përgjigje për shumë pyetje në lidhje me këtë komplot të fundit në Britani, mendoj se tashmë është e qartë se kërcënimi që përbëjnë islamistët radikalë, nuk ka rënë në mënyrë të ndjeshme që nga 11 shtatori.

    Pothuajse pesë vjet më pas, ka prova të forta, që nuk mund t'i injorojmë e as t'i kundërshtojmë, se ekzistojnë grupe, si në këtë rast në vendet perëndimore, që po planifikonin dhe që me sa duket ishin fare pranë ekzekutimit të një sulmi që në shumë aspekte, do të ishte më i madh-në numrin e viktimave të mundshme që mund të shkaktonte, në numrin e avionëve që do të përfshinte-sesa sulmi i 11 shtatorit.

    Q: Ekspertët kanë shprehur dyshime se pas këtij komploti të fundit qëndron Al-Kaida. Nëse këto dyshime do të vërtetoheshin, çfarë do të na tregonte kjo për organizatën dhe për këmbënguljen e saj për të vazhduar sulmet?

    Hardy: Mendoj se tani është qëllimi i guximshëm i këtij komploti, që po i çon ekspertët në mbarë botën të spekulojnë, të mendojnë për përfshirje të Al-Kaidës. Ndoshta nuk ka prova të forta, por kjo është një linjë logjike spekulimi.

    Ky komplot i fundit do të sugjeronte një ndryshim për Al-Kaidën. Gjatë dy-tre vjetëve të fundit kemi parë sulme mbi të ashtuquajturat 'objektiva të buta': sinagoga në Turqi.., varrezë hebraike në Marok, sulmet famëkeqë mbi klubet e natës në Bali dhe Indonezi. .. Të gjithë këto janë vende ku takohen shtetas perëndimorë, jo të besimit mysliman, ku mund të shkaktohet një numër i madh viktimash në mesin e civilëve dhe pa shumë mundim...

    Ky komplot që është zbuluar tani në Britani sugjeron, e para, se objektivi kryesor i radikalëve islamistë për sulmet e tyre mbetet Amerika; e dyta, se organizata beson se nëse Amerikën nuk mund ta sulmosh në territorin e saj, gjëja më e mirë që mund të bësh, është që të përdorësh një vend si Britania.

    Atje mund të gjesh myslimanë në moshë të re që janë shtetas britanikë dhe për këtë arye mund t'u hipin avionave për në Amerikë pa vështirësi. Zgjedh pastaj avionë amerikanë, që janë në fakt objektiva amerikanë dhe synon që t'i hedhësh ata në erë kur fluturojnë mbi Atlantik. Kjo e fundit po ashtu ofron dhe një avantazh tjetër: provat fundosen në fund të oqeanit.

    Unë bie dakord me mendimin e njërit prej akspertëve më të mirëinformuar amerikanë në fushën e terrorizmit, Bruce Hoffman nga një institut i njohur në Uashington se ky komplot, tregon në fakt ridaljen në skenë të Al-Kaidës. Kjo nuk do të thotë se organizata nuk ka qenë aktive apo e padukshme, por tregon se ajo ende mund të synojë të godasë objektiva me të vërtetë të rëndësishëm, të mëdhenj edhe nëse nuk do të ketë sukses si në këtë rast.

    Q: Edhe ky komplot i fundit, si 11 shtatori, tregoi që islamistët radikalë, qofshin ata anëtarë të Al-Kaidës a ndonjë grupimi tjetër, duan me çdo kusht të godasin Amerikën dhe Britaninë si në këtë rast. Pse?

    Hardy: Ka dy gjëra. Unë mendoj se të dyshuarit ka më shumë gjasë të jenë përfaqësues të asaj që shumë tani e quajnë Al-Kaida e re. Jo ajo origjinalja, që drejtohet nga Bin Ladeni dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë egjiptian, por Al-Kaida më e shpërndarë, më globale, që më shumë se një organizatë, është një lëvizje. Mendoj se këtu duhen kërkuar personat që e planifikuan këtë komplot, jo vetëm ata që do ta zbatonin në praktikë.

    Pse ekziston ende kjo urrejtje e madhe për SHBA-në dhe Britaninë? Arsyet kryesore janë dy, mendoj unë:Tradicionalisht këto grupe kanë folur për dy palë armiqsh; armikun e afërt dhe atë të largët. Të afërmit janë qeveritë e Egjiptit, të Arabisë Saudite, vendeve të origjinës së vetë aktivistëve islamistë, që ata i konsiderojnë qeveri armike, aleate të perëndimit etj, etj.

    Bin Ladeni e zhvendosi fokusin tek Shtete e Bashkuara, tek armiku i largët, me argumentimin se nëse godet, madje dhe madje nëse e shkatërron Amerikën (dhe Bin Ladeni beson tek kjo e fundit), atëherë të gjithë këto qeveritë e vogla të vendeve myslimane do të binin, sepse aleati i tyre do të ishte mundur... Kjo është arsyeja e parë...

    Por arsyeja e re, ka të bëjë me Irakun dhe Afganistanin dhe tani me krizën në Liban. Dhe Britania shihet si aleatja e palëkundur e administratës amerikane. Kjo do të thotë se Britania dhe ndoshta dhe disa vende evropiane, janë ngjitur nga kreu i listës së objektivave që duhen goditur.

    Kjo e ka vënë në pozitë të parehatshme qeverinë e Blerit këtu në Britani dhe deri në një farë shkallë, ajo përpiqet ta hedhë poshtë një gjë të tillë. Por ekspertët nuk e vënë në dyshim. Sigurisht, ky problem ka ekzistuar dhe para ndërhyrjes në Irak, por është fakt që Britania vetë nuk ishte sulmuar deri tani së fundmi.

    Q: Persona të arrestuar në lidhje me komplotin e fundit janë myslimanë të lindur në Britani. Dhe autorët e sulmeve të 7 korrikut vjet në Londër ishin po ashtu, myslimanë të lindur këtu. Çfarë mund t'i shtyjë këta persona të kryejnë sulme mbi bashkështetasit e tyre?

    BBC: Mendoj se kjo është ende enigmatike, është enigmë e dhimbshme për shumë njerëz këtu në Britani, por përgjigjja më e përafrët që mund të japim, është në të njëjtën kohë është dhe mësimi që kemi marrë nga sulmet e 7 korrikut.

    Katër të rinjtë që kryen ato sulme, nuk ishin dështakë, nuk ishin të pasuksesshëm, të margjinalizuar nga shoqëria, nuk vuanin nga varfëria me të cilat ndonjëherë lidhet komuniteti mysliman...Ata djem nuk i përkisnin këtij stereotipimi.

    Për këtë arsye, shpjegimi i vetëm që na mbetet është ai që dha vetë udhëheqësi i grupit në një video që u transmetua pas sulmeve të 7 korrikut.., ku në vija të trasha ai thotë: 'ju keni vrarë njerëzit e mi' duke nënkuptuar myslimanët, 'tani ne, myslimanët, do të vrasim njerëzit tuaj' dmth britanikët. Dhe, edhe pse ai nuk e përdor fjalën Irak, është e dukshme se ai do të thotë 'ju po vrisni njerëzit e mi në Irak', ndoshta dhe në Afganistan.

    Unë mendoj se përgjigja qëndron kryesisht në politikën e jashtme, kryesisht, por jo ekskluzivisht vetëm në politikën e jashtme të SHBA-së dhe Britanisë.

    Dhe nëse kjo është e vërtetë, ajo që po ndodh tani mes Izraelit dhe Libanit, në këtë shpërthim të ri të dhunës në Lindjen e Mesme, fatkeqësisht mund të bëhet një faktor i ri kontribues (për sulme të kësaj natyre).

  10. #20
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    SECILI,KAMIKAZET E VET

    Sokol Balla



    Po lexoja para dy ditësh për një teori konspirative që flet për shpërthimin e një konflikti global në datën 22 gusht në Lindjen e Mesme. Shkrimi ishte kaq i bazuar në fakte, sa mendimi i parë që më shkoi në mendje ishte të tërhiqja nga banka kursimet e mia. Në fakt, konflikti në Lindjen e Mesme dhe për më keq konflikti mes modeleve të ndryshme të civilizimit, duket se po qartësohet, thjeshtëzohet dhe për fat të keq afrohet. Tashmë askush nuk ka më dyshim se gjithçka bëhet për fushat e naftës dhe teoria konspirative e 22 gushtit këtë e quante si fazë finale: pikërisht rënien e maskave dhe përplasjen direkte për arin e zi. Por është shumë interesante të tentosh të kuptosh sesi futen në lojë aktorë të ndryshëm dhe sa naivë janë disa prej tyre. Në fakt, të mbytur nga hallet tona të brendshme, shpesh harrojmë të ngremë pak kokën e të shohim se çfarë ndodh jashtë mureve tona. Vetëm kur ndonjë alarm i frikshëm për sulme terroriste, si ai që e ka futur edhe Rinasin nën masa të rrepta sigurie, na troket në derë, arrijmë të ndiejmë sadopak sesa ka ndryshuar bota sot. Është bërë më e pasigurt, e frikshme dhe e pabesë. Ti mendon se rrugës në avion për në Uashington ke pranë teje një ezmer që pi Red Bull, po ai fare mirë mund të jetë Bin Ladeni i radhës që po bën gati të hedhë avionin në erë me eksploziv të lëngshëm. Ti ecën në Londër dhe të duket vetja në Perëndim, por befas të shfaqet minarja e një xhamie dhe nga ajo dalin qindra pantallontatreçerekësh, që jo vetëm të tundin në ajër pasaportat britanike dhe të bëjnë të ndihesh më ekstrakomunitar se marokenët, por të habisin ndërsa kozmpolitanizmin që ta ofron një shoqëri liberale e përdorin pikërisht si argumentin kryesor për ta urryer këtë shoqëri, deri në pikën sa ta hedhin në erë atë- në kuptimin e parë të fjalës. Ti sheh lajmet dhe Presidentin e shtetit më të fortë në botë të akuzojë ata që i quajti “fashistë islamikë”, por më pas del të mbushësh makinën me benzinë te karburanti tek ekspozita “Shqipëria Sot” dhe ndjen se 140 lekë për litër të benzinës janë pjesë e kostos së luftës që “antifashisti” nga Teksasi u ka hapur arabëve, që për fat u kanë rënë për hise fushat më të pasura të botës me naftë krudo. Para pak netësh më la pa gojë një film, SYRIANA, i stilit të ngjashëm të kinematografit Stivën Sodeberg. Me gojë hapur, pasi përmes disa historish paralele, një biznesi korruptiv në Amerikë me investime në Gjirin Persik, një funksionari të Departamentit të Shtetit që përdoret si mish për top, dhe një pakistanezi të varfër, që përfundon dhe ai njëlloj, arrije të kuptoje se çka po ndodh sot në Lindjen e Mesme bëhet vetëm për naftën dhe kontrollin fizik mbi të, se gjërat nuk janë vetëm bardhezi dhe se konflikti izraelito-libanez është përplasja mes dy popujsh viktima të rrethanave dhe historisë. Po të bësh një bilanc të tematikës së lajmeve ekonomike, përfshirë edhe Shqipërinë muajt e fundit, kupton se sa frikshëm është rritur numri i lajmeve për tubacionet e naftës dhe gazit dhe lufta e madhe që po bëhet në këtë drejtim për territore. Dikur ishte vetëm AMBO, po tani është edhe “Gazprom”. Janë rishfaqur edhe grekët dhe secili kërkon të shtrijë edhe në Shqipëri linjat e tij të trafikut të karburanteve dhe gazeve. Energjia në mënyrën konvencionale të prodhimit, përmes shndërrimit të saj, është drejt shterimit, pasi drejt shterimit janë edhe burimet e saj natyrore, nafta dhe gazi. Lufta e madhe e tubacioneve është në fakt përpjekja finale e prodhuesve: 1. Për të ulur koston; 2. Për të maksimalizuar fitimet; 3. Për të kontrolluar këto burime. Por shtimi i tubacioneve me naftë e gazsjellësve është edhe shenjë e përpjekjeve të vendeve prodhuese për t’i hequr Shteteve të Bashkuara kontrollin mbi naftën dhe natyrisht edhe përpjekje për ta vënë superfuqinë botërore dhe makinën e saj gjigante të luftës në gjunjë. Është një përpjekje për të shpërndarë në mënyrë sa më të barabartë ato pak triliona tonë naftë, që kanë mbetur në Gjirin Persik ende pa u nxjerrë, dhe për të përdorur paratë për të siguruar të ardhmen e ekonomive me një drejtim të këtyre vendeve. Më shumë se një luftë për influencë, është një luftë për mbijetesë. Nga të gjitha palët. Çka e bën përplasjen finale të paevitueshme. Por natyrisht zgjedhja e aktorëve që kryejnë veprimet në terren, është thuajse diabolike. Shikoni për shembull kamikazët myslimanë dhe marinsat amerikanë. Të parët vijnë nga familjet më të varfra të botës islame. Të pasurit shëtisin me çarçafë të bardhë dhe kufje celulari në vesh, bredhin me “Rolls Roys Phantome” dhe “privat jets”, që ua japin amerikanët si pjesë e modelit perëndimor të mirëqenies, në shkëmbim të kontratave për naftën. Të varfrit vijnë nga getot e Gazës, Bejrutit, Marrakeshit dhe Kajros. Janë të këputur dhe të pangrënë. U japin pilaf dhe mish qengji. U japin këpucë dhe pantallona (të shkurtra deri te kyçi natyrisht). I dehin me lëng frutash dhe paralel me versione të padëgjuara të besimit islam. U premtojnë parajsën në shkëmbim të sakrificës. U premtojnë para dhe ndihmë për familjet në shkëmbim të përplasjes me një petroliferë, që tenton të nxjerrë jashtë Gjirit Persik ngarkesën e radhës së naftës. Sepse vetë arabët që rriten mes pusesh nafte, u duhet t’i mbajnë fort ato, por pa i dorëzuar privilegjet e kësaj bote. Edhe amerikanëve u duhet të sigurojnë që naftëmbajtëset të çojnë karburantin në portet e Teksasit. Dhe për këtë nuk u dalin bijtë e tyre amerikanë, që janë kaq të lëçitur sa të kuptojnë thelbin e kësaj lufte dhe të kthehen në pacifistë. Ndaj më së shumti, sot në Irak, Afganistan e Gjirin Persik, nën flamurin amerikan luftojnë bijtë e emigrantëve, edhe ata të varfër, edhe ata nën premtimin mashtrues të parajsës- green card- në shkëmbim të vetësakrificës. Dhe që nafta të arrijë në portet e Teksasit, kush mund të punojë më shumë se një bir i Teksasit. Ja sepse Presidenti i Amerikës është sot një kauboj, ose e thënë ndryshe, ja sepse Xhorxh Bush është i pari ndër kamikazët e luftës së re globale. Shikoni çfarë ndodh në Lindjen e Mesme. Izraeli sfidon rezolutën e Kombeve të Bashkuara dhe sulmon Libanin, një komb fakirësh dhe të keqpërdorurish. Izraeli sfidon OKB-në pikërisht organizmin që e bëri atë ndoshta shtetin-komb të vetëm në botë, në fund të viteve ’40-të. Shumë çuditen se si hebrenjtë, një popull i kulturuar dhe i nënshtruar, befas ringjallin instinktin vrasës, më shumë se dy mijë vjet pasi ekzekutuan Jezu Krishtin. Por po t’i rikthehesh pak historisë, sheh se këtij populli propaganda kryesisht amerikane për Holokaustin, ia injektoi kaq shumë kompleksin e Aushvicit dhe të mosrezistencës, sa nuk e patën shumë vështirë t’i ringjallin këtij kombi të zgjuar dhe praktik, ndjenjën e revanshit të verbër. Pasi i vendosën në një tokë të rrethuar nga armiq- lexo armiq të amerikanëve- pasi i futën në një konflikt me palestinezët lidhur me pronësinë e një toke historikisht të përbashkët, i drejtuan nga veriu dhe u thanë: “Hezbollahët janë nazistë, janë armiqtë tuaj”. Dhe hebrenjtë e kompleksuar nga poshtërimi i Aushvicit, turren dhe rreken të marrin hak, duke sfiduar OKB-në. Hezbollahët, që kanë mbështetje nga Irani, përdorën territorin libanez dhe vetë popullsinë për të goditur Izraelin, se Teherani dhe Siria u thanë: “Shpëtoni vëllezërit palestinezë nga hebrenjtë e pabesë”. Irani në fakt ka shumë naftë. Por atë nuk dëshiron t’ua shesë amerikanëve me çmim të lirë, të cilët m’u për këtë, e jo për centralet bërthamore, i kanë marrë ata shumë inat. Bile Irani kërkon ta çojë naftën në Kinë e Siri, por amerikanët nuk mund të rrezikojnë kështu të humbin naftën dhe vendin e parë në renditjen ushtarake. Ndaj u thonë izraelitëve, se pa goditur Hezbollahun, nuk shpëtoni nga terrorizmi dhe Hezbollahu nuk shuhet pa goditur Sirinë dhe Iranin që i mbështesin. Kështu nis lufta, e cila nuk bëhet as në Amerikë, as në Iran, bile as në Palestinë. Lufta bëhet në Libanin pa zot dhe pa asnjë pikë rëndësie në gjeopolitikën globale, një poligon lufte që qëllon të bjerë mbi ca qytete të banuara nga ca miliona banorë të harruar nga bota. Por jo se hebrenjtë në këtë rast tregohen më të zgjuarit në botë. Në fakt ata nuk ndryshojnë aspak nga arabët e Gjirit. Por në vend të makinave të shtrenjta dhe xhetëve privatë, atyre si karamele u japin “Fantom 14” dhe raketa “Patriot”. Secilit lodrën që meriton, sipas kompleksit përkatës. Por ja që kjo nuk është vetëm një histori e thënë bukur dhe as e pavërtetë. Për më keq, kjo është historia e një konflikti që po na afrohet. Nëse përcillni me makinë për në Rinas një të afërm tuajin që jeton në Amerikë, përgatituni për dy gjëra: së pari t’i thoni atij se në Rinas ka kontrolle të rrepta dhe vonesa në avionë dhe së dyti: se udhëtimi prej njëzet kilometrash do t’ju kushtojë më shumë, për shkak se nafta është bërë më e shtrenjtë. Tashmë jemi në luftë!

    Gazetashqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga forum126 : 13-08-2006 më 14:45

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  3. Shpërthim në Prishtinë, atentat ndaj presidentit Rugova
    Nga Lioness në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 07-05-2005, 08:56
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00
  5. Cfare kuptoni me fjalen terrorist?
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 142
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •