Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 58
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Azem Beta
    Anėtarėsuar
    03-11-2006
    Postime
    48
    Un nuk jam politikan,jam nje djal 23 vjecar nga tropoja qe jeton ne gjermani,
    sot te rit nuk mendojn shum per kto gjera,por te them te verteten kam qen dhe do te jem i interesuar per bashkimin e trojeve shqiptare,sic e thash nuk marr shum vesh nga politika,por kur lexoj qe behet fjal per nje gje te till, me behet zemra mal.
    dhe mendoj qe, politikan shqiptar ku do qe ndodhen duhet te kontribojn me shum qe rinia e sotme,ta kuptoj qe ne duhet te bashkohemi,dhe te ket nje vullne qe te kontriboj nese behet fjal,qoft edhe per luft,e di esht e leht qe te shkruash nga shtepia ne internet,por ta ket ta qart cdo lexues, se po erdhi puna deri ketu,do te jem i pari qe do kthehem dhe do luftoj deri ne vdekje,normalisht qe esht mir qe kjo te zgjidhet pa gjakderdhje, dhe do ju kisha lutur te gjith atyre qe e kan ne dor kte gje mos ta nxisin nje gje te till,por njekosisht ju bej thirrje edhe gjith te rive ne gjitha trojet shqiptare,nese nuk na len ta bashkohemi,mos i leni inicjatoret e keti qellimi vetem,por bashkohuni dhe jepeni ndihmen tuaj,me mir te vritesh ne luft per endrren e skenderbeut,se sa te vritemi me njeri tjetrin per pare, kurva, etj etj,
    falemderoj ata qe me mirkuptojn, per te tjeret qe nuk me mirkuptojn e di qe jan greqirizuar ose serberizuar.

  2. #22

    «Legalizohet» ndarja e Maqedonise

    Le te fillojme me faktet pasi ato jane argument. Ashtu siē nuk jane te tilla mendimet, bindjet apo pershtypjet e njerit apo tjetrit. Faktet na ndihmojne qe te gjykojme me drejt.

    Fakti i pare : Shoqata e historianeve shqiptare te Maqedonise diskuton lidhur me masat per vendosjen e monumentit te Skenderbeut ne Shkup. Por ky diskutim nuk zhvillohet ne ndonje nga zyrat e Akademise se Shkencave te Maqedonise. Ai zhvillohet ne sallen e nje shkolle fillore me emrin e bukur «Liria»
    Fakti i dyte : Monumenti i Skenderbeut nuk do te vendoset ne ndonje pike kryesore te kryeqytetit te perbashket te shqiptareve dhe maqedoneve, te Shkupit. Jo, Heroi Kombetar i shqiptareve, Skenderbeu do te vendoset ne nje nga Komunat e pastra shqiptare te Shkupit, ne komunen e Cairit.(Dhe ky eshte vendimi i atyre qe historine e shtetit te tyre e kane marre nga Greqia apo Bullgaria. Per interes te lexuesit mjafton te kujtojme se Jane Sandanski qe Shkupi e trajton si hero te tij eshte nga Bullgaria, ku ka edhe nje qytet me emrin e tij. Ndersa idelogu i VMRO Goce Delēevi eshte nga Kokushi i Selanikut ne Greqi).
    Fakti i trete : Ne Piken turistike Mavrovo ne Maqedoni, Nje OJQ amerikane qe merret me marrdheniet etnike dhe ambasada zvicerane ne Maqedoni u perpoqen te nxisin dialogun demokratik midis faktoreve politike ne Maqedoni. Cfare ndodhi ? As Ali Ahmeti dhe as Arber Xhaferri nuk moren pjese ne takim. Ndersa moren pjese Kryeministri Gruevski dhe kryetarja e LSDM Shekerinska.
    Fakti I katert: Kryeministri Gruevski deklaroi ne nje deklarate televizive se UCK ka qene nje organizate terroriste. Dhe pas deklarimit, ai kerkon dialog me liderin e «terroristeve» Ali Ahmeti!!!

    Mjaftojne kater fakte te fresket per te pohuar nje realitet actual apo per te dhene nje prognoze te se ardhmes. Cila eshte ajo? Eshte prognoza e ndarjes se Maqedonise. Qeveria e Gruevskit, partia e Gruevskit, aleatet e tij kane treguar dhe vazhdojne te tregojne se perballe barazise me shqiptaret preferojne ndarjen me shqiptaret. Perballe supremacise mbi shqiptaret ata jane te gatshem te organizojne dhe sponsorizojne me dhjetra takime si ai I Mavrovos. Gruevski preferon dhe deshiron imazhin e barazise me shqiptaret. Por kundershton dhe nuk pranon realitetin e barazise me shqiptaret. Prandaj edhe nje dite para Mavrovos, bashkepuntoret e tij ju dhane te drejte historianeve shqiptare qe te mblidheshin ne nje nga klasat e shkolles fillore Liria.(Kaq eshte barazia reale e Gruevskit ndaj shqiptareve: Vetem Shkolle Fillore meritojne shqiptaret. Organizatori I Referendumit famekeq te 7 nentorit 2004 per hedhjen poshte te Marreveshjes se Ohrit sebashku me Teodor Petrovin, nuk mund te pranoje tu jape me shume shqiptareve). Ai mund te pranoje barazi ne trafiqe dhe kontrabande, por jo ne politike, ekonomi dhe ne shoqeri.
    Faktet e mesiperme jane te fundit, por nuk jane te vetmit. Teresia e tyre ka nje domethenie. Gruevski parapelqen me shume ndarjen e Maqedonise se sa barazine reale me shqiptaret. Ai ka dhene me dhjetra prova per pohimin e siperthene. Ai pranon te legalizoje ndarjen e Maqedonise se sa te legalizoje barazine me shqiptaret. Tashme «Topi» eshte ne fushen e politikes shqiptare. Si do te sillet Xhaferri dhe Ahmeti ? Do te pranoje Arber Xhaferri qe te vazhdoje te luaje me shume rolin e nje ideologu pan shqiptar apo do te pranoje sfiden e Gruevskit dhe do te riparoje gabimin objektiv te prill 2001-shit ? Do te vazhdoje Ali Ahmeti me idealizem te tejkaluar te luaje rolin e nje internacionalisti si Dimiter Tucoviēi dhe Goce Delēevi apo do te pranoje sfiden e Gruevskit dhe Petrovit ? Dhe pyetja e fundit : A do te vazhdojne shqiptaret ne Maqedoni te jene «bekshinj» te saj ? Pyetjet e mesiperme qendrojne varur ne «Portat politike» te PDSH. BDI dhe PPD ne Tetove. Ato presin pergjigje. Dhe ne pritje te pergjigjes : «Skenderbeu e ka vendin ne Cair» !!!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    KJo teme mbetet aktuale shikuar nga kenveshtrimi 1 vjecar. Arber Xhaferi eshte larguar nga poltiika, gruevski vazhdon me avazin e vjeter...

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Fillon bashkimi i Maqedonise me Bullgarine; ish-kryeministri i Maqedonise Georgievski merr pjese ne zgjedhjet lokale ne Bullgari

    Po hidhen hapat e para te bashkimit politik midis Maqedonise dhe Bullgarise. Ideatori i saj eshte ish-kryetari i VMRO-DPMNE dhe ish-kryeminister i Maqedonise Lupco Georgievski. Georgievski vazhdon karrierėn e tij politike nė Bullgari.



    Sė bashku me Kiril Pendevin, ish drejtor i Bankės Ballkanike nė Shkup, Georgievski do tė marre pjesė nė zgjedhjet e ardhshme lokale qė do tė mbahen sė shpejti nė Bullgari. Georgievski ėshtė anėtar i Komitetit iniciativė pėr kandidaturėn e Pendevit pėr prefekt tė Bllagoevgradit, ndėrkohė pėrveē mbėshtetjes sė ish-kryeministrit tė Maqedonisė, mbėshteje kandidaturės sė tij i ka dhėnė edhe ish-prefekti i Strumicės, Kiril Janev.
    Nje nga bashkepuntoret me te ngushte te Georgievskit eshte kryeministri aktual i Maqedonise Nikolla Gruevski/11 Aug 2007/V.H.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

  5. #25
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Exclamation Aleancė Edhe Me «djallin…« …«por Edhe Me Tė Birin«..

    ALEANCĖ EDHE ME «DJALLIN…« …«POR EDHE ME TĖ BIRIN«..
    Shkruar nga Koēo DANAJ
    Tuesday, 18 September 2007

    Trekėndėshi shqiptar Tiranė - Prishtinė -Tetovė

    · Aleancė edhe me «djallin..»....«por edhe me tė birin» pėr shtetin e dytė shqiptar nė Kosovė, pėr gjysėm shtetin shqiptar nė Maqedoni apo pėr shtetin pėrfundimtar shqiptar nė Ballkan.

    · «Problemi i Kosovės - deklaroi mė nė fund kryeministri i Prishtinės Ceku nė Tiranė - «ėshtė problem nė radhė tė parė i Shqiptarėve nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Preshevė, Ulqin» etj…»…»

    · Kosova kėrkon tė bėhet shtet dhe kjo kėrkesė ėshtė pjesa minimale e problemit shqiptar. Por edhe shqiptarėt si komb kėrkojnė tė bėhen shtet. Dhe kjo ėshtė kėrkesa natyrale e kombit shqiptar.

    · Kosova kėrkon shtetin e saj, kombi shqiptar kėrkon shtetin e tij tė mohuar pėr njė shekull. Nė funksion tė kėtij synimi janė dhe duhet tė jenė tė mirėpritura ndihma dhe aleanca me tė gjithė, pėrfshi edhe «djallin».

    Aleancė edhe me «djallin..»....«por edhe me tė birin».. po tė jetė e nevojshme pėr shtetin e dytė shqiptar nė Kosovė, pėr gjysėm shtetin shqiptar nė Maqedoni apo pėr shtetin pėrfundimtar shqiptar nė Ballkan. Dhe kur tė mbarojė ky proces, atėhere politika shqiptare mund dhe duhet tė ndėrtojė aleanca tė tjera edhe me tė tjerė.

    Pohimi i mėsipėrm nuk ka asnjė dozė nacionalizmi apo racizmi apo antidemokracie. Nė tė kundėrtėn ai synon ti kujtojė politikės shqiptare nė Trekėndėshin politik Tiranė – Prishtinė - Tetovė pėrvojėn e tė tjerėve, tė francezėve, anglezėve, grekėve, gjermanėve etj nė kohėn kur ata hidhnin themelet e shteteve tė tyre.

    Titulli figurativ “Aleancė edhe me djallin..” por edhe me tė birin.. ka dalė nė plan tė parė tashmė kur Kosova nė veēanti dhe nė tėrėsi ēėshtja shqiptare ndodhet nė « finishin » e saj. Dhe nė finish, gara bėhet edhe mė e fortė, nė finish edhe brrylat janė mė tė shumtė. Por fatkeqėsisht, pėrgjatė njė shekulli politikė, shumicėn e rasteve i kemi humbur pikėrisht nė « finish ».

    Kėrkohet njė marrdhėnie e re politike pėr politikėn shqiptare nė gjithė hapsirėn e saj

    Ėshtė njė marrdhėnie e re politike qė kėrkohet pėr politikėn shqiptare nė gjithė hapsirėn e saj.

    - «Problemi i Kosovės - deklaroi mė nė fund kryeministri i Prishtinės Ceku nė Tiranė - «ėshtė problem nė radhė tė parė i Shqiptarėve nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Preshevė, Ulqin» etj.

    - «Statusi i Kosovės ėshtė pavarėsia dhe kjo nuk ka alternativė» u shpreh kryeministri i Tiranės Berisha.

    - «Kosova u pėrket shqiptarėve» do tė shprehej befasisht lideri i opozitės sė Tiranės, Rama por nė Prishtinė.

    - «Nuk vjen nė shprehje konfederata me Serbinė, do ta shpallim pavarsinė» do tė shprehej lideri i opozitės shqiptare tė Prishtinės Thaēi.

    - «Maqedonia duhet tė ndahet» deklaroi me forcė ish - kryeministri i Maqedonisė dhe bullgaro - maqedoni Georgievski. «Ajo edhe sot po vepron si njė shtet federativ midis maqedonėve dhe Shqiptarėve». Njė deklaratė qė mė shumė se parashikim, mė shumė se goditje pėr Gruevskin dhe Cėrvenkovskin, shėrben si kėmbanė zgjimi politik pėr Ahmetin, Thaēin, Mahmutin, Veselin etj. nė formėn e kujtesės duke ju thenė se «boll punuat pėr tė tjerė, boll me globalizėm; mendoni mė nė fund pėr trojet dhe kombin tuaj».

    Trekėndėshi shqiptar Tiranė - Prishtinė -Tetovė ka nevojė tė institucionalizojė mardhėniet politike…, pėr problemet madhore tė kombit shqiptar

    Kjo marrdhėnie e re politike e trekėndėshit shqiptar Tiranė – Prishtinė – Tetovė, lypset tė formesohet dhe ristrukturohet nė disa drejtime. Trekėndėshi shqiptar Tiranė - Prishtinė – Tetovė ka nevojė tė institucionalizojė mardhėniet politike. Sa kohė qė pranohet se kemi tė bėjmė me njė hapsirė tė njė kombi, aq kohė, politikanėt e tij megjithse pėrkohėsisht jetojnė nė shtete tė ndryshme kanė nevojė tė konsultohen bashkarisht. Vizitat e ndėrsjellta partiake apo qeveritare bilaterale apo mė shumė se kaq, kanė qenė dhe janė pėr probleme dytėsore. (Jo pak herė tė tre «kryeqytetet» shqiptare janė pėrdorur nga politikanė tė ndryshėm pėr kapital tė ndėrsjelltė politik personal apo partiak.) Institucionalizim marrdhėniesh do tė thotė qė tė kesh njė zė tė pėrbashkėt pėr problemet madhore tė kombit shqiptar.

    Po bėhem mė konkret; pėrgjigja e pyetjeve tė mėposhtme do tė thotė tė jesh konkret dhe jo deklarativ:

    - Cili ėshtė qėndrimi i pėrbashkėt i Tiranės – Tetovės – Prishtinės lidhur me ndarjen faktike tė Kosovės, cilat do tė jenė hapat e mundshme pėr t“u hedhur?

    - A ėshtė dakord trekėndėshi shqiptar qė pėrballė ndarjes reale tė hedhė nė tregun politik bashkimin real tė Shqiptarėve apo do tė vazhdojė tė flasė me ndrojtje, me frikė vetėm pėr tensione dhe ndryshime kufijsh. Cilat kufij do tė ndryshojnė dhe a duhet tė ndryshojnė?

    - A ėshtė dakord trekėndėshi shqiptar qė pėrballė ndarjes reale tė hedhė nė tregun politik bashkimin real tė Shqiptarėve apo do tė vazhdojė tė flasė me ndrojtje, me frikė vetėm pėr tensione dhe ndryshime kufijsh. Cilat kufij do tė ndryshojnė dhe a duhet tė ndryshojnė?

    - Cili ėshtė qėndrimi i pėrbashkėt i Tiranės – Prishtinės – Tetovės, lidhur me konfederatėn Beograd – Prishtinė, tezė qė ka filluar tė qarkullojė ditėt e fundit nga disa kancelari europiane?

    - Po lidhur me konfederatėn shqiptare Tiranė – Prishtinė tė cilėn e kanė artikuluar disa parti shqiptare, por tė cilėn nuk e ndalon as Plani Ahtisari?

    Ka edhe pyetje tė tjera. Por edhe kaq mjaftojnė pėr tė konkluduar se kėrkohet njė qėndrim i ri politik, njė marrdhėnie e re politike. Tė tjera alenca kėrkon shteti dhe tė tjera aleanca pushteti.

    Kosova kėrkon shtetin e saj, kombi shqiptar kėrkon shtetin e tij tė mohuar pėr njė shekull

    Kosova kėrkon tė bėhet shtet dhe kjo kėrkesė ėshtė pjesa minimale e problemit shqiptar. Por edhe shqiptarėt si komb kėrkojnė tė bėhen shtet. Dhe kjo ėshtė kėrkesa natyrale e kombit shqiptar. Deri mė tani kemi tė bėjmė me njė aleancė tradicionale tė Shqiptarėve me SHBA tė cilat me tė drejtė konsiderohen strategjike. Kemi tė bėjmė me njė aleancė europiane tė cilėn nė disa raste e konsiderojmė gabimisht strategjike, siē ndodh kur flasim pėr Greqinė dhe Italinė. (Marrdhėniet me Greqinė dhe Italinė, askurrė nuk mund tė barazohen me marrdhėniet me SHBA).

    Deri mė tani kemi tė bėjmė me hezitim nė marrdhėniet me shtete tė tjera tė fuqishme nė botė, herė pėr shkak tė regjimeve tė tyre apo herė pėr shkak tė religjionit apo herė pėr shkak tė luftės pėr pushtet nė Tiranė, Prishtinė apo Tetovė.

    Sa kohė qė njė ministėr i njė shteti - xhuxh si Luksemburgu deklaron me megallomani se SHBA nuk ka punė nė Kosovė, aq kohė trekėndėshi politik Tiranė - Prishtinė – Tetovė duhet tė kėrkojė aleatė deri nė Afrikėn e Jugut, nė Brazil, nė Australi, nė Meksikė, nė Zelandėn e Re, nė Arabinė Saudite, nė Pakistan, nė Egjypt, Kazakistan, Mongoli etj. Pra kudo ku gjen mbėshtetės tė ēėshtjes shqiptare.

    Kosova dhe ēėshtja shqiptare nuk janė vetėm problem europian siē po thuhet shpesh pas mbledhjes pėrēarėse tė Portugalisė, ato janė problem amerikan dhe botėror. (Historia nuk duhet rishkruar vetėm pėr Shqiptarėt por edhe pėr europianėt.) Gjendja aktuale e Kosovės dhe kombit shqiptar tė shpėrndarė nė pesė shtete ėshtė njė produkt i pastėr europian, natyrisht i fillim shedkullit tė 20 – tė. Bosnja e masakrės etnike tė viteve 92 - 95 ishte njė produkt i pastėr europian i fund shekullit te 20 - tė. Dhe e fundit, ata qė urdhėruan bombardimin e ish – Jugosllavisė pėr tė penguar spastrimin etnik tė Shqiptarėve tė Kosovės, nuk ishin europianė, por amerikanė. Ndėrsa nė Europė pati protesta tė fuqishme kundėr bombardimeve.

    Kosova kėrkon shtetin e saj, kombi shqiptar kėrkon shtetin e tij tė mohuar pėr njė shekull. Nė funksion tė kėtij synimi janė dhe duhet tė jenė tė mirėpritura ndihma dhe aleanca me tė gjithė, pėrfshi edhe «djallin». Edhe nazisti Ribentrop dhe fashisti Ciano, tė cilėt ndanė Kosovėn dhe krijuan “Shqipėrinė e Madhe” duhet tė jenė aleatė. Edhe Nursulltan Nazarbajevi, presidenti « pluralist » qė fiton gjithmonė 98 pėrqind tė votave duhet tė jetė aleat. Edhe Musharafi i Pakistanit duhet tė jetė aleat.

    Sepse : Shteti nuk ka ngjyrė, atė e ka vetėm pushteti. Prandaj : Aleanca me djallin.. por edhe me tė birin pėr shtetin e ri shqiptar tė Kosovės, apo shtetin e kombit shqiptar nė Ballkan ėshtė jo thjesht njė imperativė nacionalist, por edhe njė nocion progresiv dhe euroatlantist.

    · Autori ėshtė Analist politik dhe drejtor i Institutit tė Prognozave Rajonale me seli nė Tiranė
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #26
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Analiza nga Koco Danaj


    Pėr shqiptarėt, Londra ėshtė mė shumė se njė kryeqytet i njė vendi. Eshtė njė Konferencė, e cila anuloi Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 nėntor 1912 dhe caktoi kufij tė rinj pėr shtetin e sapolindur shqiptar. Janė kėta kufij qė ka sot Shqipėria Artificiale. Eshtė njė konferencė, e cila copėtoi kombin shqiptar nė 5 shtete. Eshtė njė e vėrtetė historike, qė nuk duhet tė mbulohet nga pluhuri i historisė. Njė pjesė e historiografėve, politologėve, analistėve e kanė artikuluar kėtė tė vėrtetė duke kėrkuar zhbėrjen e saj. Ditėt e fundit e artikuloi edhe politika zyrtare e Tiranės. Kryeministri i Shqipėrisė u bashkua me tė vėrtetėn Nė Oksford ai midis tė tjerash u shpreh: «Duke filluar nga Kongresi i Berlinit, mė pas Konferencat e Londrės dhe e Versajės, vendosėn dhe realizuan me forcėn e tyre copėtimin e territoreve shqiptare nė pesė shtete tė rajonit, ndonėse kėto territore nė asnjė rast nuk ishin enklavė, por vazhdimėsi etnike dhe gjeografike».
    Eshtė njė ogur i mbarė, njė risi e re, njė prag nisje i njė politike tė re kombėtare.
    Ishte kohė tjetėr, realitete tė tjera, pozitė tjetėr politike dhe strategjike e shqiptarėve. Atėherė shqiptarėt kishin njė shtet tė pabėrė, sot kanė dy shtete e gjysmė. Por paradoks atėherė, paradoks edhe tani!
    Konferenca e Londrės pret edhe 6 vjet tė festojė 100-vjetorin e saj. Njė konferencė tjetėr, ajo e Versajės, ka filluar tė rishikojė vendimet e marra dikur. Njė nga kėto rishikime ishte dhėnia e pavarėsisė sė Malit tė Zi, pavarėsi qė iu mor nė vitin 1919.
    E ndėrkaq, Wolfgang Ishinger nė kuadėr tė Diplomacisė sė Matjeve tė Pulsit hodhi nė tavolinėn e statusit tė Kosovės idenė e njė konference ndėrkombėtare. Pas tij, njė ekspert i njohur amerikan, Majer, kėrkoi qė nė kėtė konferencė tė ftohen edhe shqiptarėt e Luginės sė Preshevės dhe serbėt e Bosnjės. E pas tij pėrsėri nga SHBA vjen ideja tjetėr, se njė konferencė ndėrkombėtare ėshtė e mundshme.
    Tani ėshtė radha e politikės shqiptare. Ajo pranoi se kombi shqiptar ėshtė coptuar nė 5 shtete nga disa konferenca ndėrkombėtare, midis tė cilave Londra ėshtė mė kryesorja. Tashmė duket se ka ardhur koha tė artikulojė tezėn tjetėr. Cila ėshtė ajo? Tezėn se po tė shtrohet domosdoshmėria e njė konference ndėrkombėtare, ajo duhet tė jetė tėrėsore, pėr gjithė rajonin dhe jo parciale pėr njė pjesė tė tij. Pėrsėri duhet edhe njė pėrgjigje: Sepse pas viteve ‘90-tė, tė gjitha konferencat ndėrkombėtare pėr pjesė tė rajonit kanė mbetur artificiale. Dejtoni, Kumanova, Rambujeja, Ohri, janė artificiale. Ato synuan tė shpėtojnė Serbinė, Maqedoninė, Bosnjėn, por jo tė zgjidhnin problemet etnike. Pėr njė arsye: Sepse konferencat e sipėrthėna, vetėm sa riparuan rajonin, kur ai kėrkon riformatim.
    Prandaj ka nevojė pėr njė artikulim tjetėrsoj nga politika e Tiranės dhe e Prishtinės. Cili mund tė jetė ai: Po mund tė jetė i tillė: Rajoni ka nevojė vėrtet pėr njė konferencė ndėrkombėtare. Dhe shqiptarėt do tė jenė dakord me kėtė konferencė vetėm me kusht qė ajo tė jetė tėrėsore pėr rajonin dhe jo parciale pėr Kosovėn apo Luginėn e Preshevės. Me kusht qė ajo tė riformatojė rajonin dhe jo ta riparojė atė dhe qė njė kryeministėr tjetėr shqiptar pas 50 vjetėsh tė thotė pėrsėri se kombi shqiptar ėshtė i coptuar nė 5 shtete. Dhe e fundit, qė Shqipėria si Piemont i shqiptarėve tė jetė ndėr pjesėmarrėsit kryesorė tė saj. Ka njė arsye madhore qė Tirana dhe Prishtina duhet ta bėjnė kėtė. Cila ėshtė ajo? Ja cila ėshtė: 28 Nėntori 1912 qė festojnė shqiptarėt ėshtė ėndrra e pavarėsisė, por jo vetė pavarėsia. Korriku i vitit 1913, nė pėrfundim tė Konferencės sė Londrės ėshtė realiteti i pavarėsisė sė shtetit shqiptar. Eshtė njė handikap i madh historik, por qė mund tė zgjidhet 6 vjetėt e ardhshėm. Duke kėrkuar qė ėndrra tė shndėrrohet nė realitet pas 100 vjetėsh. Dhe mund tė zgjidhet pasi ėshtė njė kohė tjetėr, njė realitet tjetėr. Shqiptarėt janė mė tė maturuar, por edhe miqtė i kanė mė tė shumte, gjeopolitika rajonale ėshtė nė favor tė tyre.
    Ata duke filluar qė nga Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Mehmet Dėrralla, Muharrem Rushiti, tė cilėt shpallėn pavarėsinė mė 28 Nėntor 1912, shpallėn lindjen e Shqipėrisė Natyrale. Ndėrsa, ata qė nga Ahmet Zogu e Enver Hoxha dhe kėta qė nga Berisha, Moisiu, Topi, Nano, Rama etj., tė cilėt pėrgjatė njė shekulli pas tyre festojnė 28 Nėntorin dhe pranojnė 31 korrikun e Konferencės sė Londrės, pranojnė Shqipėrinė Artificiale, Shqipėrinė e Pabėrė.
    Prandaj njė Londėr-2 pėr tė rregulluar gabimet e Londėr-1 do tė ishte fundi i konflikteve nė rajon, do tė ishte fillimi i progresit
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-08-2007
    Postime
    36

    Sekuestrohen librat e Koco Danaj

    Sekuestrohen librat e Koco Danaj
    ne daten 27 nentor 2007 ne piken e kalimit te kufirit Qafe Thane policia maqedonase ka sekuestruar librat e analistit Koco Danaj. 20 kopje te librit Shqiperia natyrale dhe 30 kopje te librit Te denuar te bashkohemi nuk jane lejuar te kalojne kufirin.

    Policia ka kerkuar adresen se ku do te shkonin librat. Disa prej librave jane shkelur me kembe nga dy police maqedonas.

    Kjo eshte hera e dyte qe policia maqedonase ndalon librat e Koco danaj. Hera e pare ka ndodhur ne muajin korrik 2007. Zevendesministri Elmazi eshte njoftuar per kete rast, por ai nuk e ka pranuar nje gje te tille.

    Sipas informatave te marra nje polic shqiptar ne qafe thane eshte shprehur se librat u sekuestruan per shkak te permbajtjes se tyre si dhe per shkak te qendrimit te Danajt vecanerisht pas Masakres se brodecit.
    Megjithate lexuesi mundet qė kėto libra t’i lexoje drejtėpėrdrejtė ne ueb faqen e internetit www.lajme.net papagesė, kėshtuqė tentimet e tilla pėr tė bllokuar librin shqip janė tė kota. (lajme.net)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Neve nuk na konvenon te ndajme Maqedonin sepse do jemi humbas
    vetem nese maqedonia do bashkohet me Bul apo Ser atehere natyrisht se po.
    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  9. #29
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Dmthan sipas teje kur maqedonija do ti bashkohet bullgaris ather kris lufta bullgaro greke dhe ne pazarin e tyre bien viktim shqiptare,po ndoshta me mir esht te ndahesh ti nga kojshija ei keq se kur t endan ai ty te ndan keq dhe ste jep send, apo te qet fare.
    Mos i prit kojshin me u nda por bane gati barutin me ja dhan;-
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  10. #30
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Sa e pashe kete teme dhe thash te shtoj kuvendin.
    Pershendes nismetarin e temes Babadimrin(Arsimin) dhe analistin Koco Danaj , por edhe te gjithe ata qe kane nderruar mendime ne kete teme per Maqedonine Perendimore.
    Une nuk do ta zgjas por do te them dy tri fjale...Qe nga murik dhe GL branch...deri tek Nostradamus, qe kane thene se Maqedonia egzistuese eshte ne interesin e shqiptareve te Maqedonise sigurisht se kane plotesisht te drejte te them 100 % , edhe megjithe qe ne sot per sot heqim te zinjte e ullirit nga ky shtet qe rri pezull( qe e mbajme ne pezull pasi ne rrafshin gjithkombetare nuk kemi gjetur nje zgjidhje optimale, andaj ne jemi ata qe i japim jeten dhe i marrim jeten ketij shteti fragjil..pra ne jemi vete Zoti per kete shtet.)
    Per ate qe z. Koco Danaj thote se Maqedonia do te ndahet , nuk eshte edhe ndonje gjykim i gabuar ndoshta edhe do te ndodhe kjo..por, tek segmenti qe ai nuk e sqaron perse z. Ali Ahmeti ka kundershtuar kete ndarje dhe perse ende eshte kunder kesaj ndarje , nuk jep sqarim ky njohes i politikes se Ballkanit, ky njohes i politikaneve te atij nenqielli.Me mossqarimin e psese?. len vend interpretimi te atij qe thuhet dhe eshte shume qesharake bile per ata qe e njohin politiken kombetare dhe vete Ali Ahmetin.Te thuash ky Ali Ahmeti kundershton ndarjen e Maqedonise per arsye dhe motive internacionaliste eshte e turpshme si gjykim kombetare dhe eshte e turpshme si gjykim i nje analisti kushdoqoft ai. Dihet perse Ali Ahmeti nuk ka pranuar ndarjen edhe athere kur i eshte servuar nga vete sllavomaqedonasit ne tavoline dhe kjo eshte shume e tejdukshme ka kundershtuar dhe e kundershton cdo ndarje te Maqedonise ku shqiptaret do te jene humbes...dhe ka mundur te pranoje ndarjen por, edhe mund te imponoje ndarjen e Maqedonise edhe sot por, zgjedhje optimale nuk ka se pari per Shkupin qe eshte sot metrobol dykombesh...eshte gjithcka per sllavomaqedonasit ku thuajse gjysma e popullates se tyre eshte perqendruar aty dhe per ne shqiptaret qe perseri kemi me shume shqiptare ne Shkup se sa ne cdo komune tjeter te Maqedonise.
    Pra motivi si politik dhe sentimental - idealist eshte kombetare e jo internacionalist...

    Per ate qe thote per z.Arber Xhaferri se ai Arbri paska qene ideolog kombetare kjo do te ishte e turpshme per shume si une qe jane me prejardhje nga ai nenqiell.Arsye ka njemije por te them nje : nuk eshte ideolog i atij nenqielli ai qe nuk ka jetuar ne ate nenqiell me popullin e vet nga deshira( pra ka zgjedhur mos te jetoje aty ne Maqedonine Perendimore,..Ti qe kurre nuk i jep atij vendi , vrapon te marrish me shkatrrimin e atyre qe mundesuan terenin te vish ti...te marrish se kurre s'i dhe atij vendi as dje as sot...vec i merrni..). Kur eshte kethyer ne Maqedoni eshte derguar , nga kush dhe percfar motiovesh le te kerkojne ata qe merren me kete pune,por une di nje gje se percau ate kohe nje parti-levizje kombetare PPD ..dhe qe ne themelim te partise se vet vetem me shpifje percarje ne dem te ceshtjes se pergjithshme ne Maqedonine perendimore eshte marre Ai dhe subjekti i tij politik, cdohere duke punuar per interesa dominimi mbi ate popullate te mjere, per interesa te grupit vet oligarko-mafioz dhe larg ceshtjes kombetare ne fakt kunder ceshtjes kombetare.Por, c'ti besh nje pjese te mjere te popullit qe me shume i blejne llafet se veprat ai edhe sot per turp quhet nje ideolog kombetar.
    Ka qene dhe eshte nje filozof, nje mendimtar, nje llafexhi qe kurre gje progresive nuk shtiu ne perdorim as si individ e as si subjekt i organizuar vec llafeve te mira ky llafexhi qe edhe sot nuk eshte larguar por, punon turpshem si dore e fshehur nga kabineti ky Gebels modern, kush e e njeh, ia njeh stilin shprehes dhe veprues mund ta verej kete , per interesa mafioze vetjake, dhe te subjektit te vet.
    ..............................
    Per rirenditjen teritoriale te Ballkanit nuk mund te them gje, kjo nuk dihet dhe sigurisht kur behet fjale per ne shqiptaret si do te rreshtohemi ne " Ballkanin e ri", pasi te kemi dy shtete shqiptare dhe me avansim te pavarsimit shqiptare ne Maqedoni do te shohim...por, po te jete nje ndarje e Maqedonise ne nuk do te pranojme ate ndarje qe te na servohet nga te tjeret.Ne mund te pranojme nje ndarje PO , por kur ne kemi lapsin ne dore qe vizatojme harten e asaj cope te Ballkanit ,dhe jo lapsin vetem per nenshkrim,kete nuk do ta bejme vetem me llafe per rejting politik por ne veper, me perkushtim politik dhe me vete jeten dedikim.Qe tu leme trashigimtareve tane vend per te jetuar dhe varr per tu varrosur.


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 03-12-2007 mė 17:22
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Do tė ndahet Maqedonia?
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 12-02-2016, 12:56
  2. Sllavomaqedonizimi i historisė shqiptare
    Nga Artti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  3. Maqedonia e “Sėmura e re e Ballkanit“
    Nga Henea nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 19:05
  4. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  5. Maqedonia e don Kosovėn, por jo edhe sovranitetin e saj
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •