Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e prof.lulzim
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    54

    Strategjia E Veprimit Tė Pėrbashkėt- Tani Ose Asnjėherė

    STRATEGJIA E VEPRIMIT TĖ PĖRBASHKĖT- TANI OSE ASNJĖHERĖ

    Prof.LULZIM Z. HAMIDI

    Tė preokupuar me punė tė imta ,subjektet politike shqiptare disi duket se kanė haruar thelbin e kėrkesave madhore kombėtare.Konflikti nė mes tyre dita ditės shton mlefin tek popullata duke e vertetuar opinionin e vjetėr se udheheqėsit partiak nuk kanė kapacitet,vendosmėri,vullnet dhe akcion serioz pėr zgjedhjen definitiv tė statusit politik tė shqiptarėve tė kėsaj krahine pa mare parasysh a janė nė pozitė,opozitė apo veprojnė si tė asnjėanshėm.Metodat e tyre tė shitjes sė xhevahirėve , nuk ka depėrtim serioz nė pazarin e elektoratit I cili sipas gjitha gjasave ėshtė pėrplot mall tė vjetėr dhe pa vlerė.Tė zėnė me opinione tė stilit tė ulėt kulturor,duke shantazhuar njėri tjetrin pėr atė se si veprohet nė moment nė qeveri,dhe si kanė vepruar tjerėt kur kanė qene ne vendet vendosėse,nuk ėshtė mėnyrė e zgjidhjes sė problemeve por pėrkundrazi thellim I marėdhėnieve mespartiake kah negativiteti, qė nė mėnyrė direkte ndikon nė acarimin e marėdhėnieve mes shqiptarėve tė kėtushėm.Askush nga ata qė mund tė thonė dic me vend nuk pėrqėndrohet aty,nė atė qė ėshtė qenėsore ,qė do tė ishte njė zgjidhje afatgjate tė relacionit subject politik shqiptar vizavi subjektit poashtu shqiptar ,ose pajtim shqiptar-shqiptar.Jemi tė ballafaquar pra me do imtėsira tė stilit’’ kėto nuk janė tė mirė’’ ,’’ne ishim mė tė zotit’’,’’nuk ka ardhmėri nga kjo pjesėmarje nė qeveri’’apo ,,kėta nuk dine ,ne jemi mė tė zotit’’,krejt kta si lojra fėmijsh ,muhabete kafeneje dhe komente nė sistemin kompjuterik. Ky ėshtė tregues ,sė pari I fytyrės sė vėrtetė tė partive politike si organizata qė kanė qėllimin prioritar pėr tė mare pushtetin apo pėr ta ruajtur atė pushtet qė kanė,dhe sė dyti ,dallimi diametralisht I kundėrt I veprimit politik tė subjekteve tona me atė tė taborit maqedon tė cilat luftojnė nė dy fronte (pėr kombin dhe pėr elektoratin),tregon edhe papjekurinė politike dhe nė tė njėjtėn kohė edhe destruktivitetin momental tė lidershipit shqiptar nė kėtė republikė.
    Parashtrohet pyetja nė kuadėr tė qėllimit tė kėtij opinioni,se a kanė pajtueshmėri shqiptarėt e kėtij vendi dhe ata qė I udhėheqin, pėr Ēėshtjet e rrėndėsishme kombėtare ,tė pėrmbledhura nė ‘’ardhmėria e popullit shqiptar nė Maqedoni,strategjia e veprimit tė mėtutjeshėm pėr pajtim kombėtar, pėr aritjen e prioriteteve me tė cilat nuk mund tė ketė negociata dhe kompromis qė do tė kishte rezultatin definitiv,gjithashtu regullimin e pakompromis tė statusit tė kombit shqiptar,nė kėtė vend qė quhet Maqedoni’’??
    ‘’Sipas gjitha gjasave tek shqiptarėt ka ndodhur kolapsi total i veprimit politik. Realiteti aktual politik shqiptar dhe ardhmėria e shqiptarėve tani duket e pasigurt dhe shumė pesimiste. Vetėm njė alternativė tjetėr do t`i jap fund tėrė kėsaj periudhe dhe do ta nis njė fillim tė ri tė veprimit politik tė shqiptarėve”.-INFOSOT*
    Cila do tė ishte alternative mė e qėlluar e yna pėr realizimin e caqeve tona shekullore, jashtė organizatave politike .shoqatave joqeveritare shqiptare,intelektualėve dhe tė tjerėve qė japin konstatime pėr momentin e qė janė aq tė shkurtėpamėse dhe qesharake.
    Nė tė vėrtetė tė gjitha kėto subjekte e kanė lirinė e veprimit tė tyre politik,ashtu sic e praktikojnė atė,por nė mungesė tė institucioneve tė mirėfillta shqiptare dhe ndasive nė konceptet e tyre reth ceshtjeve kyce ,shumėllojshmėrisė sė opcioneve dhe zėnkat e pėrditshme me sharje ,pėrdorim tė fjalorit mė tė ulėt gjuhėsor ,nė tė vėrtetė ata nuk kanė tė njohur se ku ėshtė fillimi dhe ku ėshtė mbarimi I aventurės sė tyre.
    Atyre u duhet njė”” strategji e pėrbashkėt veprimi””qė do tė ishte njėdokument mė I lartėstrategjik nga I cili askush nuk do tė mundte tė bėjė pazarllėqe rreth pėrmbajtjes dhe caqeve pėrfundimtare tė tyre.Nga ana tjetėr kundėrshtarit tone,kushtimisht thėnė do ti bėhej me dije se ai document qė do tė aprovohej me koncenzus tė tė gjithė palėve tė interesuara shqiptare nė tė vėrtetė ėshtė vija e kuqe tė cilėn asnjė shqiptar,parti politike,shoqata ,dhe institucione tjera shqiptare nuk do tė ketė tė drejtė ta shkelin,kurse realizimin e caqeve tė dokumentit, asnjė lider politik maqedon,institucion,subject politik nuk do tė ketė tė drejtė tė mohojė dhe tė anashkalojė ,sepse kjo do tė ishte njė kushtetutė shqiptare ,e mbrojtur nga mbarė populli shqiptar nė kėtė shtet dhe mė gjėrė.
    Nė kėtė mėnyrė do tė kryenim njė punė tė madhe duke vulosur ardhmėrinė tone me njė document mė tė lartė nacional qė definitivisht do tė ndante cėshtjen nacionale tonėn si Ēėshtje madhore.Subjektet politike shqiptare qofshin nė opozitė,pozitė apo nė ndonjė pozitė tjetėr,ata qė veprojnė tė pamvarur, do ta kishin mė lehtė tė veprojnė me elektoratin shqiptar sepse programi kombėtar I tyre do tė ishte I njėjtė pėr tė gjithė dhe do ti obligonte qė ti pėrmbahen atij.Puna qė do tė ngelte pėr udhėheqėsit partiak dhe eventualisht funksionerėt e tyre do tė ishin disa cėshtje tė imta nė teren rreth kompetencave tė komunave pėr realizim tė infrastructures,shėndetėsisė,arsimit,asfalltimin e ndonjė rrugice,mbrojtjen e ambijentit jetėsor,sporti dhe nė pėrgjithėsi mbrojtja sociale e populates me qėllim pėrfundimtar pėrmirėsimi I jetės sė qytetarit shqiptar kah pozitivja!
    Zėnka partiake nuk do tė kishte,sepse dokumenti ‘’strategji e pėrbashkėt veprimi ‘’do tė bėhej pjesė e programeve tė tė gjitha partive politike shqiptare nė Maqedoni dhe cdo devijim nga ai do tė thoshte shkelje mbi vlerat kombėtare shqiptare dhe me automatizėm pėrjashtim I asaj organizate politike apo individ nga strategjia dhe shpallje e tyre si bėrllog I popullit shqiptar.
    Ėshtė ky njė project pėr tė cilin do tė duhet shumė punė sė pari pėr pregatitjen e tij pastaj edhe pėr jetėsimin.Do tė duhet vullnet,vendosmėri,besim,sakrifica por rezultati pėrfundimtar do tė ishte suksesi mė I madh I popullit tonė I aritur bashkė me tė gjitha organizatat politike,grupeve tė interesit dhe tė tjerėt.Ne definitivisht do tė vulosnim ardhmėrinė tone duke e projektuar atė ashtu sic ėshtė realiteti dhe si kėrkon populli ynė,
    pa mos rezikuar tė tjerėt nga njėra anė dhe nga ana tjetėr do tė mbronim komunitetin tone nga orvatjet eventuale pėr asimilim,nga projektet anti shqiptare,do tė themelonim institucione qė do tė punonin nė pėrputhshmėri me strategjinė shqiptare nė Maqedoni,
    dhe Ēėshtė mė e rėndėsishme do tė dinim qartė se ku shkojmė, cili ėshtė qėllimi ynė.
    Mendoj se publiku shqiptar nė bazė tė disa prioriteteve qė janė tė pėrmendura nė shkrim,I ka tė njohura edhe prioritetet tjera nga tė cilat nuk mund asnjėherė tė heqim dorė,dhe se do ta kuptojė qėllimin e mire, pėrfundimtar tė kėtij projekti kombėtar.
    Ėshtė njė orvatje e matjes sė pulsit tė subjekteve politike,grupeve tė interesit,intelektua –lėve ,aktivistėve partiak,analistėve,institucioneve arsimore … dhe gadishmėria e tyre qe tė ndihmojnė tė realizojmė njė project kombėtar qė do tė jape rezultate jashtėzakonisht positive pėr ardhmėrinė e popullit tone qė momentalisht gjendet nė udhėkryq!
    E-mail;lulzimhamidi@hotmail.co.uk

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e prof.lulzim
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    54

    Ndryshimet I Kemi Pranė Derės

    NDRYSHIMET I KEMI PRANĖ DERĖS

    Nga LULZIM Z. HAMIDI



    Realiteti I raporteve shqiptaro – maqedonase sa I pėrket ardhmėrisė sė kėsaj krahine ,ėshtė I tillė qė tė bėn tė analizosh njė fenomen aq interesant e qė perceptohet si njė process ku njė komunitet qė ende nuk e ėshtė I sigurt se cfarė do tė ndodh me tė nė tė ardhmen,dhe njė komunitet qė I ballafaquar me dilemat e tė parit,ėshtė nė cak tė keqpėrdorimeve tė ndryshme dhe anashkalimit total nga ajo qė I takon.
    Pra komuniteti maqedon ,pa dorėza, ėshtė njė ndėr kombet mė tė rrezikuara sa I pėrket egzistencės sė tij me kėtė identitet qė synon ta ruajė dhe me kėtė edhe ruajtjen e regullimit shtetėror qė momentalisht e ka dhe e praktikon,duke ia bashkangjitur edhe mosgarantim e kufijve momental egzistues.Sipas gjitha gjasave ,ashtu edhe sic kam theksuar ne opinionet e mija ,cėshtja e emrit do tė zgjidhet atėherė kur do tė piqen kushtet pėr vetėdijėsimin dhe pranimin e realitetit egzistues tė historisė reale tėkomunitetit maqedon,kurse,ndryshimet eventuale nė rajon sa I perket lėvizjeve tė kufijve e qė do tė pėrfundojė me vendime tė ndonjė conference ndėrkombėtare,ku maqedonasit do tė mernin emrin e tyre tėri,kufijt e reviduar dhe raporte tė reja nė mes vendeve tė ballkanit.
    Publiku mund tė parafytyrojė se mund tė ndodh rilindja e Shqipėrisė sė Madhe,Serbisė sė zgjeruar nė disa teritore tė reja por me humbje tė disa teritoreve tėsaj ,dhe disa ndryshime kozmetike ne ballkan,duke u vene ne pikepyetje egzistimi I shtetit te tanishem ku na momentalisht jetojme.Ky do tė ishte skenari mė I keq, pėrfundimtar I ardhmėrisė sė kėtij shteti.
    Tė mos gėnjehemi se kėtė qytetari I pėrkatėsisė etnike maqedonase nuk e ka tė njohur!!.
    Nė bazė tė gjitha zhvillimeve tė ardhėshme tė procesit tė ndryshimeve nė ballkan por edhe mė gjėrė dhe duke mare parasysh se ndryshimi I kufijve mė nuk ėshtė ‘’tabu temė’’
    kurse raportet e shteteve sic janė Kosova,Serbia,Bullgaria ,Greqia dhe Shqipėria nė agjendėn e tyre si opcion reserve e kanė tė lartėpėrmendurėn,nga ana tjetėr bashkėsia ndėrkombėtare pa marė parasysh se deklarohet kundėr kėtij procesi ,nuk ėshtė kėmbėngulėse nė prononcimet e saj,mund qė njė ditė tė jemi dėshmitarė tė fillimit tė ‘’domino lojrave’’.
    Tė them tė vėrtetėn ,nuk jam ithtar I ngjarjeve tė tilla,duke marė parasysh se nė ato raste mund tė ndodhin edhe situata tė palakmueshme dhe trishtuese,por kjo nuk mvaret nga njė individ sepse procesi I ndryshimeve ėshtė njė pėrmbledhje tė situatave qė kėrkojnė zgjidhje tė problemeve,kur ato nuk mund te zgjidhen nė mėnyrė mė xhentėlmene dhe kur nuk ka gadishmėri tė praktikimit tė realitetit egzistues,dhe atėherė fillon loja e madhe e bosave botėror pėr pėrfundim tė njė procesi por edhe hapja e pazareve politike tė tyre qėnė tė vertetė ėshtė edhe mėnyra mė e mire qė njė numėr I madh individėsh tė marin detyra tė mėdha qė njė ditė tė nderohen me ndonjė cmim tė lartė pėr kontributin e tyre tė dhėnė nė zgjidhjen e problemeve qė deri atėherė nuk pati gadishmėri pėr pėrfundim fatlum.
    Pas kėti itinerari tė shkurtė nė ardhmėri dhe duke u bazuar nė realitetin egzistues mund ti kthehemi nė jetėn politike reale.Sė pari komuniteti maqedon duhet tė pranojė se mosmarveshjet me Grekėt sa mendojnė ata se janė tė imponuara ,aq janė reale .Ky problem reth emrit e qė ndėrlidhet edhe me identitetin e tyre problematic nuk ėshtė I ditėve tė sotme.Duhet tė konstatojnė se maqedonasit metėvėrtetė kanė problem me historinė e tyre kombėtare dhe me raportet nė tė kaluarėn e afėrt me shtetin e Helenėve,duke aluduar nė emrin Maqedoni,me shtetin e Bullgarisė me cėshtjen e gjuhės,me Serbinė rreth kishės dhe me shqiptarėt e maqedonisė me statusin e tyre definitive nė kėtė republikė.Kėto konteste nuk ka shansė qė tė zgjidhen pa mos pasė njė intervenim serioz tė bashkėsisė ndėrkombėtare ,e cila nė shumė raste ka qenė disi nė fillim enigmatike qė nė fund kur tregon fytyrėn e saj tė vėrtetė, ndodhin edhe cudira.
    A ka rugėdalje tjetėr,opcion mė I favorshėm dhe fatlum pėr Ballkanin ,periudha e ardhėshme njėvjecare do tė tregojė,por sė paku ,nėse kjo krahinė dėshiron tė zgjasė jetėn e saj dhe nė njė mėnyrė mė tė butė tė kalojė apokalipsėn qė I qėndron mbi kokė,sė pari duhet tė meret vesh me shqiptarėt e kėtushėm nė atė mėnyrė qė njėherė e pėrgjithmonė tė fillojė tė ndryshojė qasjen e saj ndaj problemit tė shqiptarėve,tė varos paragjykimet ndaj nesh,tė respektojė kontributin e kėsaj populate pėr egzistimin e deritanishėm tė institucionit ,shtet,sė paku nė hartėn gjeografike I quajtur Maqedoni dhe tė na konsiderojė si popull I cili mund tė kontribojė dhe ti ndihmojė qė sė paku tė jetė ,tė egzistojė.Pėrndryshe nėse ndodh qė edhe ne ia kthejmė shpinėn,kjo province do tė ngel si ‘’Hajdari I STOLISUR”.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    236
    Citim Postuar mė parė nga babadimri Lexo Postimin
    Intervistė me analistin Koēo Danaj (1)

    Danaj: Maqedonia do tė ndahet...


    Arsim Sinani

    Tiranė, 8 gusht – “Nė vitin 2013 Maqedonia do tė ndahet pa dhimbje, ndėrsa pjesa e mbetur e saj do tė integrohet nė BE” ka thėnė analisti dhe njohėsi i mirė i rrethanave nė Ballkan, Koēo Danaj nė njė intervistė ekskluzive pėr “Epokėn e re”. Danaj nė kėtė intervistė flet pėr zhvillimet politike nė Maqedoni, hyrjen nė qeveri tė PDSH-sė, tėrheqjen e paralajmėruar tė Arbėn Xhaferit nga politika, pėr Ali Ahmetin, Gruevskin, Georgievskin, politikėn e “bishtave” qė bėjnė partitė shqiptare nė Maqedoni...

    Fytyra e qeverisė Gruevski e atillė qė shqiptarėt i konsideron banorė dhe jo popull

    EPOKA E RE: Si e shihni Maqedoninė pas zgjedhjeve tė fundit parlamentare mund tė na thoni sa mendoni se mund tė jetė e qėndrueshme qeveria e re e Shkupit?
    Danaj: E shoh me njė fytyrė tė re dhe me parashikimin e njė thelbi tė ri. Cila ėshtė kjo fytyrė do tė thoni? Po ėshtė fytyra e braktisjes sė Marrėveshjes sė Ohrit, ėshtė fytyra e heqjes dorė nga identiteti kombėtar shqiptar nė emėr tė njė jete mė tė mirė. A nuk do tė thotė kėtė Gruevski kur deklaron se ekonomia do tė jetė prioriteti i tij. Qė do tė thotė sipas nxėnėsit tė Dimovskės dhe mikut tė Georgievskit se pėrkatėsia etnike nuk ka rėndėsi, rėndėsi ka buka e gojės. Pra, fytyra e qeverisė Gruevski duket qė do tė jetė fytyra e atij qė shqiptarėt i konsideron banorė dhe jo popull.

    Mjerisht politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė harruar se nė shtetet shumetnike ka dy opozita

    EPOKA E RE: Ali Ahmeti edhe pse fitoi nė kampin politik shqiptar mbeti jashtė qeverisė sė Maqedonisė. Mendoni se janė tė qėlluara protestat e filluara nga BDI-ja?
    Danaj: Protesta ėshtė njė mjet i luftės politike. Dhe sa kohė qė ajo nuk ėshtė e dhunshme, ėshtė normale. Ahmeti dhe partia e tij po ndėshkohen nga ajo pjesė e pa zbatuar e Marrėveshjes sė Ohrit, ku edhe BDI-ja ka pėrgjegjėsinė e saj kryesore krahasimisht me PDSH-nė.

    EPOKA E RE: Cila ėshtė kjo?
    Danaj: Ėshtė ajo pjesė, e cila partitė politike shqiptare i trajton si bisht tė politikės maqedonase dhe jo pjesė pėrbėrėse e politikės sė Maqedonisė. Qysh nga viti 1991 qė tė gjithė, Haliti, Imeri, Xhaferi, Ahmeti, Vejseli nė kohė tė caktuar kanė pranuar tė jenė bisht i politikės sė Maqedonisė.

    EPOKA E RE: Ēfarė doni tė thoni me kėtė?
    Danaj: Dua tė them se pėr partitė politike shqiptare nė Maqedoni nuk ka pasur rėndėsi se sa vota kanė marrė nga elektorati i tyre, por sa vota ka marrė partia maqedonase me tė cilėn ata kanė pasur atė qė ata e quajnė pėrputhje tė bindjeve politike. Dhe kėtu qėndron demagogjia e partive politike shqiptare nė Maqedoni pėrballė shqiptarėve. Kur ka qenė momenti pėr pushtet dhe karrige pushteti, krerėt e kėtyre partive kanė nxjerrė nė plan tė parė bindjet politike tė majta apo tė djathta. Ndėrsa kur ka qenė momenti pėr kredibilitet politik pėrballė shqiptarėve ata kanė nxjerrė nė plan tė parė gjoja patriotizmin.
    Ėshtė njė hendikep i madh i politikės shqiptare nė Tetovė. Ėshtė njė dyfytyrėsi, qė ēėshtjen shqiptare pranon ta lerė nė harresė. Duke u kthyer te pėrgjigja e pyetjes suaj do tė thosha se Ali Ahmeti ėshtė pjesė e kėsaj politike dhe kėtij mentaliteti. Teza e tij mbi kombin politik ėshtė njė tezė qė nuk pėrkon asfare me ēėshtjen shqiptare. Ėshtė njė tezė internacionaliste. Pėr katėr vjet, Ahmeti as nuk e parashtroi ndonjėherė tezėn se koalicionet qeveritare nė Maqedoni duke qenė nė thelb etnike, nuk krijohen mbi pėrputhshmėri politike, por mbi sasi votash nga secila etni. Ndėrsa maqedonasit janė mė tė zgjuar. Ata i pėrdorin tė dyja edhe pėrkatėsinė etnike edhe bindjet politike, me synim qė tė mos kėrcėnohen nga votat e shqiptarėve. Qė ėshtė kėshtu mjafton fakti qė “djathtisti” Gruevski pėr tė bėrė shumicėn nė Parlament ka thirrur nė qeveri “majtistin” Petkovski, “djathtistin” Xhaferi etj. Mjerisht politikanėt shqiptarė nė Maqedoni kanė harruar se nė shtetet shumė etnike ka dy opozita: Njėra ėshtė opozita etnike dhe e dyta ėshtė opozita politike. Ato plotėsojnė njėra tjetrėn, por nuk e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn siē kanė vepruar politikanėt shqiptar nė Maqedoni gjatė 15 vjetėve.

    Sfidat e qeverisė sė re tė Maqedonisė

    EPOKA E RE: Cilėt janė sfidat me tė cilat do tė ballafaqohet qeveria e re e Maqedonisė dhe cili mendoni ju se do tė jetė pozicioni i PDSH-sė nė kėtė qeveri. Mendoni se PDSH-ja bėri kompromis pėr tė hyrė nė qeveri?
    Danaj: Ka njė kamuflim diabolik tė qeverisė sė Nikolla Gruevskit. Ai flet pėr njė program ekonomik ambicioz, i cili ka filluar tė evidentohet edhe nga PDSH-ja. Por problemi themelor i Maqedonisė nuk ėshtė programi ekonomik, por ai etnik. Spostimi qė po i bėn Gruevski aspektit etnik dhe pėrkrahja qė po merr nė kėtė diabolizėm politik nga shqiptarėt ėshtė paralajmėrimi i destabilizmit dhe ndarjes sė Maqedonisė. Problemet nuk eksportohen atje ku dėshiron dikush apo disa, por ato zgjidhen atje ku janė. Pikėpamja e parė ėshtė Ēeguevarizėm, e dyta ėshtė realizėm. Ēeguevaristi i VMRO-sė, Gruevski ėshtė ai qė sė bashku me 443 mijė maqedonas ka votuar kundėr Marrėveshjes sė Ohrit nė referendumin famėkeq. Kėtė e di gjithkush nga shqiptarėt dhe politikanėt e tyre. Atėherė: A janė ata dakord me kėtė Marrėveshje, apo pushteti vlen mė shumė se njė Marrėveshje? Ndėrsa lidhur me atė se a bėri apo jo kompromis PDSH-ja, kjo ėshtė fare e thjeshtė: PDSH-ja ka bėrė kompromis, por se ēfarė synon kjo do tė duket tė paktėn pas njė viti. Uroj tė jenė nė tė mirė tė ēėshtjes shqiptare.

    Deklarata e ēuditshme e Arbėn Xhaferit

    EPOKA E RE: Arbėn Xhaferi ka paralajmėruar tėrheqjen nga politika nėse PDSH-ja hyn nė qeveri. Si e shihni tė ardhmen e kėsaj partie pa Xhaferin?
    Danaj: Ėshtė njė deklaratė e ēuditshme dhe me shumė pikėpyetje nga pas, pėr ata qė kanė kohė qė e njohin Arbėn Xhaferin. Por ėshtė e drejta e tij tė tėrhiqet tani qė rimori pushtetin. Por personalisht nuk mė duket njė mendim i qėlluar dhe nė kohėn e duhur.

    EPOKA E RE: Pse e thoni kėtė?
    Danaj: Sepse po ta pranojmė si tė saktė pohimin e tij qė do tė tėrhiqet nga politika tani qė PDSH-ja hyri nė qeveri, kjo ėshtė komprometuese pėr vetė Xhaferin.

    EPOKA E RE: Pse ėshtė e tillė?
    Danaj: Sepse do tė na duhet tė pohojmė se e gjithė lufta politike e Arbėn Xhaferit pėr ēėshtjen shqiptare paska qenė e pa vėrtetė, se Arbėn Xhaferi nuk na qenka ideologu i ēėshtjes kombėtare shqiptare, por njė ideolog pushteti, se ai paska luftuar thjeshtė pėr tė avancuar nė pushtet disa nga njerėzit e tij etj., etj. Ky ėshtė problemi i parė dhe mė kryesor. Tė tjerat nuk kanė rendėsi fare.

    EPOKA E RE: Besoni nė kėtė lloj arsyetimi?
    Danaj: Personalisht nuk e besoj kėtė lloj arsyetimi, sepse e njoh mirė Arbėn Xhaferin. Por nuk do tė thotė aspak se meqė nuk e besoj unė qė njoh Xhaferin, problemi nuk ekziston nė vetvete. Zėvendėsimi i ideologut kombėtar me pushtetarin provincial ėshtė njė problem nė tėrėsi pėr ēėshtjen shqiptare nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare. Edhe kur kėrkon tė jesh ideolog i tė gjithėve siē ka vepruar Xhaferi, nuk tė lėnė tė tjerėt. Ndoshta ėshtė njė deklaratė nėn trysni. Por le tė presim.



    Nesėr lexoni:
    - Ēka mendon analisti Danaj pėr zėnkat ndėrshqiptare nė Maqedoni dhe si duhet tė zgjidhen ato?
    - Pse mosrealizimi i marrėveshjes sė Ohrit nėnkupton ndarje tė Maqedonisė.
    - A e ekziston edhe sot formula e ndarjes sė Maqedonisė?.
    - A po i ikėn marrėveshjes sė Ohrit, Nikolla Gruveski me programin e tij tė rremė ekonomik pėr zhvillim tė Maqedonisė?
    - Pse Koēo Danaj mendon se e ardhmja e kėsaj Maqedonie qė ėshtė sot duket se do tė jetė ndarja e saj nė vitet 2010-2012 pavarėsisht kundėrshtimeve tė Ali Ahmetit...



    BOX

    Koēo Danaj ka lindur mė 1 Prill 1951 nė Tepelenė, ku ka mbaruar shkollimin fillor dhe gjimnazin. Studimet e larta pėr Filozofi i ka kryer nė Tiranė. Mė 1986 merr titullin Doktor i Shkencave Politike. Nė fillim tė viteve 90-ta bashkėpunon me disa gazeta si Analist Politik i Pavarur, ndėrsa mė 1992 detyrohet tė largohet nga Shqipėria dhe qėndron nė Zvicėr deri nė shtator tė vitit 1997. Gjatė kėsaj periudhe, bashkėpunon ngushtė me redaksinė e gazetės “Zėri i Kosovės” dhe shkruan nė disa revista dhe gazeta tė diasporės. Pas kthimit nė Shqipėri, vazhdon tė punojė si Analist Politik i Pavarur. Nė nėntor tė vitit 1999 fillon punėn si Shefi i Kabinetit dhe Kėshilltar Politik i Kryetarit tė Partisė Socialiste Shqiptare, Fatos Nano, ndėrsa prej shtatorit 2000 deri nė Shkurt 2002 punon si Kėshilltar Politik i Kryeministrit tė Shqipėrisė tė asaj kohe, Ilir Meta, e mė pas edhe si Kėshilltar i kryeministrit Pandeli Majko.
    Ėshtė autor i njė mori librash dhe analizave politike, si: “Koha e demokracisė apo shpėtimit kombėtar” (1993); “Tragjiket e Evropės” (1994); “50 vjet histori e pahumbur (Enigma e Madhe)” (1995); “Totalitarizmi nė marrėdhėniet Ndėrkombėtare” (1996); “Ndėrgjegjja e vrarė” (1997); “Popull i tradhtuar” (1998); “UĒK dhe cinizmi i politikės” (1998); “Idealistet kėta tragjikė qė bėjnė histori” (2000); “Doktrina Kinton dhe shekulli i 21” (2001), etj.
    Aktualisht ėshtė Drejtor i Institutit tė Prognozave Politike dhe Sociale dhe agjencisė sė lajmeve Lajme.Net (ALN).


    Ministri Grek i Kultures propozoi qe Maqedonia te ndahet midish Shqiptareve dhe Bullgareve! pasi Maqedonasit jane Bullgare, nga gjuha dhe skane pse te adoptojne emra te rij per vetveten! Ne te njeten kohe ato jane te favorisuar nga situata de fakto e pranimit ne Eu pasi Bullgaria eshte ne EU! Dmth te gjithe jane te lumtur!

  4. #54
    Citim Postuar mė parė nga DOR Lexo Postimin
    Ministri Grek i Kultures propozoi qe Maqedonia te ndahet midish Shqiptareve dhe Bullgareve! pasi Maqedonasit jane Bullgare, nga gjuha dhe skane pse te adoptojne emra te rij per vetveten! Ne te njeten kohe ato jane te favorisuar nga situata de fakto e pranimit ne Eu pasi Bullgaria eshte ne EU! Dmth te gjithe jane te lumtur!
    Mir mer mire,por ben mire aj greku te na japi ate pjesen tone,se ndoshta ka harruar fare duke u shqetesuar per me na dhon ate pjesen e maqedonise.
    Revolution 1848

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    [QUOTE=prof.lulzim;2628092]PREVENTIVA SI MĖNYRĖ PĖR MBROJTJE NGA SEKRETET E NĖNTOKĖS MAQEDONASE

    Shkruan LULZIM Z. HAMIDI

    Momentalisht jam i preokupuar me dy dukuri qė nė botėn shqiptare nė Maqedoni fluturojnė mbi ozon e qė rezultojnė me fenomenin e mosanalizimit adekuat tė tyre
    duke u dhėnė dikush ngjyrė negative tė mos them partiake,kurse poenta e tyre ėshtė diku larg nesh ,e mshehur,sekrete dhe punon nė nėntokė qė njė ditė tė del nė sipėrfaqe dhe tė promovojė atė qė ne edhe nuk e ėndėrojmė.
    Sė pari tė bėj njė digresion dhe tė them dicka qė mė parė e kam potencuar se detyra e opinioneve nėpėr mjetet e informacionit nuk duhet tė konceptohet nė stilin e asaj qė e kemi parė ose e kemi lexuar apo e kemi kuptuar tė gjithė.Kjo do tė ishte njė pėrsėritje e dukurive qė opinioni I njeh dhe ska dobi nga ta.Qėllimi I vėrtetė I opinioneve ėshtė qė autori tė perceptojė apriori fenomenet qė janė diku tė mshehura dhe presin momentin tė dalin nė sipėrfaqe,duke ndikuar si preventivė qė nė rast tė paraqitjeve tė tyre atėherė tė kesh kundėrshtim tė parapregatitur.Kjo na ndodhi me liberalizimin e vizave!Sė pari tė gjithė kėrkonin tė njėjtėn,qė ishte normale kur pėr shkuarje nė njė shtet europjan individėt ishin tė detyruar tė jenė nė cak tė bosave tė maleve dhe kaluesve tė kufijve nė tė zezė duke marė para tė mėdha pėr njė aritje deri nė vendin e ėndėruar.Tani kush ėshtė ai qė bėn kritika pėr liberalizimin,dhe ku ishte ai nė kohėn kur duheshte tė meret vendimi pėr udhėtim tė lirė pa viza tė perceptojė pasojat negative dhe nė tė njėjtėn kohė tė dalė me masa pėr zbutjen e tyre.Kėtu ėshtė filozofia e opinionit tė mirėfilltė e qė ka pėr qėllim tė reagojė para se tė ndodh dukuria e jo pasi tė ik treni.
    Tani ti kthehe shkurt , si e para,a na duhej liberalizimi i udhėtimit pa viza apo jo?Kjo si kėrkesė permanente e popullit tonė prej kohės kur udhėtonim nėpėr Evropė e gjetiu pa viza, e qė rezultoi me ngjarjet e njohura nė ish YU, qė njė ditė pra tė mbyllemi nė kafaz dhe pa perspektivė gjatė kohė, tė kėrkojmė dhe shpresojmė se njė ditė sė paku do tė na happen dyert e udhėtimit tė lirė nė Evropė. E dyta, a mund tė pėrfundojmė ne si komunitet se ardhmėria ynė ėshtė shteti ''multi etnik'' apo ''pamvarėsia ynė etnike ''nga shteti qė momentalisht quhet Maqedoni edhe kjo si fenomen qė esencėn e ka nė sekretin e maqedonasve pėr shtet komb ''maqedonas''!Nėse intenca e fshehtė e estabilishmentit maqedon ėshtė shteti-komb maqedon ,e sipas gjitha gjasave ashtu edhe ėshtė atėherė ėshtė reale qė edhe reaksioni ndaj kėtyre insinuatave tė jetė pak mė serioz nga ana ynė!Mendoj se kėtyre dy fenomeneve duhet kushtuar vėmendje dhe parapregatitje pėr eventualitetin e ndodhive qė mund tė na befasonin dhe tė na gjenin nė gjumė!Jo se nuk ka dukuri tjera pėr tė dhėnė opinione por, sė paku, kėta, ditėve tė fundit janė mė aktuale nga njėra anė ,kurse nga ana tjetėr dikush mundohet tė manipullojė me dukurinė e ‘’largimit tė shqiptarėve nga trojet e tyre etnike’’pėr shkak tė liberalizimit tė sistemit vizor.kurse nė marketingun politik eventual nė zgjedhjet e ardhshme mund ta kenė adutin kryesor mu nė kėtė sukses.
    Duke marė parasysh se nė prononcimet e mija tė mėparshme, kam qenė I rezervuar bile edhe kundėr aderimit nė BE dhe NATO,jo nga shkaku se njė pjesė e popullit tonė do tė marė rrugėn e ėndėruar pėr jetė mė tė mirė dhe mė tė begatshme nė Evropė,por nga shkaku se pa zgjedhjen e statusit tonė si komb ,me verzion qė na konvenon si komunitet ,ende jam I mendimit se nuk duhet tė proklamohemi aq shumė pėr bashkim me familjen e madhe evropjane
    .
    Ne shqip kjo ka kuptim , qe "per inat te sime vjerre do fle me mullixhiun"Pra ti e kupton se te behesh pjese e europes eshte nje ender, se te behesh pjese e nje qyteterimi model ,eshte perseri nje ender, e qe te hash byythe vici mundin dhe e tjetrit, natyrisht qe eshte nje super ender, por ti nuk pranon qe te perfitojne as te tjeret, sepse ti mendon se te eshte mohuar nje e drejte, qe ne kuptimin praktik duke e karasuar me te drejtat qe shqipetaret kishin ne vendin e tyre (Shqiperi),jane te pa perfillshme.Ju te maqedonise nuk jeni te pushtuar, por jeni pjese e nje bashkesie me te tjere ,me statusin e coptimit,pra nje status qe nuk u krijua pa nje qellim te cakuar.Pa kuptuar kete dhe pa ju referuar ketij qellimi te fuqive te medha, ti nuk mund te diskutosh per nje te ardhme duke kapercyer etapat.

    Edhe kjo qė ndodh kohėve tė fundit sic e quajnė disa ‘’analistė’’ –egzodi I shqiptarėve,nuk do tė paraqiste problem serioz se dikush paska shkuar nė Belgjikė e gjetiu,nėse kėtu ku jemi na qė ende skemi shkuar rrugės sė tė lartėpėrmendurve nuk sigurojmė njė garancė socialo-ekonomike-juridike qė do tė ishte shpresė pėr tė gjithė ata qė ashtu si shkojnė ti kenė dyert e hapura nė vendin qė do ta konsideronin si tė tynin dhe tė kthehen nė vendlindjen e tyre.
    Ata qė kanė qenė ,ata qė kanė shkuar e dinė mė mirė se si ėshtė jeta atje diku larg familjes,vendlindjes,shokėve e shoqeve .Atje ku shumica e tyre nuk do tė qėndronin asnjė minutė mė tepėr sikur ,kėtu do tė ishin disa gjėra ashtu sic duhet tė jenė,dhe sic pretendojmė gjithė kėta vite tė arijmė.
    E zezė ėshtė toka e huaj publik I nderuar,por situata nė tė cilėn gjendet kjo krahinė ėshtė edhe mė e zezė por ėshtė e ėmbėl dhe tėrhekėse.
    Po mire , por na thuaj perse eshte e zeze (se konkretisht eshte),cilat jane arsyet, kur jeni nje gjysme populli atij vendi , te gjithe jeni ne trojet tauaja dhe kerkuah nuk eshte i njerkes apo i nenes.A mund te na sjallesh ti nje argument se cfar gje e mbinatyrshme veproi qe etnite bullgare te jene me superiore ndaj atyre shqipetare?Pra a mund te jesh ti i sinqerte , i ndershem dhe te na sjellesh ketu shkaqet qe te lene ty inferior?Perse keni divergjenca ju , te jete shkak vetem rraca?Po perse nuk domonuat ju kur ne kohen e perandorise osmane ishit te privilegjuarit e saj, pra i kishit te gjitha mundesite per te ruajte kete status qe trasheguat nga pushtuesi i perbashket?Zoteri, nuk jeni nise nga e njeta pike referimi me bullgaret ,e atehere perse ju mbetet ne vend, ose me mire me thene, bete mbrapa?Njeriu e me tej nje popull karhasohet me vlerat, me potencialet intelektuale dhe me cilesine e mejdisit nga kane dale keto potenciale.Pra nese ato (bullgaret) u perkushtuan me shume se ju , atehere a nuk po jeni xheloze, pasi ambicioze s'jeni aspak.Perse mugon kjo ambicjee cila te nxit te vraposh , te djersish te sakrifikosh per te ndryshuar veten e me rradhe jeten, cilesine e saj ne te gjitha fushat.Perse ju mbetet te mberthyer pas "Oxhakut te vjeter"duke u kthyer ne nje "thengji nen hi"qe s'ben gje tjeter vecse ngadalson vdekjen e tij te sigurte?Perse su shkunde dhe ti dhe te kerkosh arsyet te braktisesh c'eshte e keqe dhe te perqafosh te miren e perbashket , ate "halleke shpirterore"qe i lidh zemrat e rracave te ndryshme ne bote, i ben ata te pergjegjeshem per njeri tjetrin, heq polemiken, rrit dashurine, perse ju zgjodhet kundershtine?

    A na duhet qė tė meremi me tė kaluarėn e largėt famkeqe tė dėbimit tė komunitetit tonė me plane anti shqiptare ,nė Turqi
    Ja ketu me ndalo i dashtun antar i forumit shqiptar, perse ne Turqi, perse kjo ndjesi, perse busulla ju drejton drejt "oxhakut te vjeter"?Nuk e vrate ndonjehere mendjen se ku jeni, ku jetoni ,ne cilen bashkesi keni mardhenie dhe interesa, si duhet me u sjelle me keto bashkesi, a duhet me qene i barasvlefshem me to, a duhet me qene ne te njeten linje shpirterore me to, a duhet te keni te njetin edukim, apo me sakte, te njetin software me to?Perse zgjdhet te hecni per kunder rrymes se lumit te jetes qe pershkon kete rajon?
    dhe shkuarjes nė punė tė pėrkohshme tė individėve nė Evropėn perėndimore dhe tė krahasojmė atė situatė me kėtė qė ndodh me largimin e qytetareve tane qė pėr dallim nga koha e kaluar kur shkonin me dhunė ,por pa siguri tė kthimit tė tyre sepse jetonin nė njė sistem tjetėr,nė njė shtet tjetėr me qėllime tė erta ,
    pa mos pasė kundėrshtime nga ato pak individė qė kishin kuptuar esencėn e strategjisė sė largimit tė shqiptarėve.
    Kjo esenca qe ke kuptuar ti apo ajo pakice eshte pasoja , besoj se eshte me interesante me e nevojshme me kuptue shkakun, pasi duke kuptuar shkakun, mund te ndertosh dhe terapine dhe keshtu nuk ke me pasojen.Pra perse se bete u kete?Kush ju pengoi, mesazhi qe ju vjen nga minaret e xhamijave?Ndertuat 1000 xhamija dhe bete vetem tre shkolla fillore, kush ju orjentoi ti konsumoni energjite ne kete drejtim?Kush ju orjentoi qe te investoni ne injorance?Pra mik i dashtun, kush ju a ka fajin sot?A mund te me thuash sinqerisht ?A mund te jesh vetem nje here ne jete i sinqerte me popullin tend?

    Sot do tė ishte qesharake tė kundėrshtojmė liberalizimin e vizave ,nėse analizojmė cka do tė ndodhte nėse hymė nė BE!!?Atėherė do tė ishte momenti I tragjikomisė dhe dilema Homeriane!Pa zgjedhje tė statusit tonė si komb
    Jo s'ka asgje tragjikomike ketu, por thjesht nje pranim i nje standarti te pa deshirueshem qe cileson popullsine shqipetare .Tragjikomike eshte se ju perseri po jeni kunder rrymes dhe perse po spostoheni dhe se po jetoni ne bashkesi te tjera, ndryshe nga ajo e rraces bullgare.Ju jeni ne te njetin autobuz qe te con drejt "oxhakut te vjeter"drejt injorances, drejt ligesise qe kercenon demokracite perendimore sot me shume se kurre.

    nė varijantin mė tė qėlluar pas integrimit evropian ne do tė gjendemi nė situatė qė nuk do tė mund tė kontrollohet.Kjo si shkak I mospasjes sė strategjisė sė veprimit nė situata krize,nė situata tė shenjave qė paralajmėrojnė asimilim total,shkrirje tė komunitetit tonė.
    Si mund te jemi aq te cekėt dhe nuk mund tė kuptojmė se gjithė kėto vite sa egziston kjo krahinė maqedonase nuk ka gadishmėri tė sinqertė pėr barabartėsi shqiptaro-maqedone,kurse shumica kėtu kanė'' ngulė kėmbė'' pėr kėtė pamundėsi reale!Shqiptarėt e Maqedonisė asnjėherė nuk kanė qenė ,nuk janė dhe nuk do tė jenė tė zotėt e lirisė nė vendin e vet.Kėtė , tash ,jo Grujevski ,por edhe para tij shumė tė tjerė e kanė si vijė tė kuqe e nėnvizuar nė strategjinė e tyre sa tė ketė ardhmėri kjo krahinė.sė pari patėm njė vėllazėrim-bashkim tė titistėve -joreal,pastaj njė rilindje tė shtetit maqedon kinse si shtet i tė gjithėve nė pluralizmin e shumėpritur-joreal,luftuam me pushkė nė dorė dhe fituam njė Marveshje e quajtur Ohėr-joreale,pushteti i njė subjekti politik i dalė nga lufta pėrsėri u zhgėnjye me jorealizėm,vijoi njė pushtet dyvjecar i njė subjekti tjetėr politik shqiptar- azgjė,edhe njė orvatje e fitimtarėve pėr tė ndryshuar dic-kurgjė
    .Ska tjetėr mė kush tė orvatet tė hyjė nė pushtet me maqedonasit,sepse duhet mos tė keshė ''fytyrė'' dhe tė gėnjesh popullin se do tė ndryshohet dicka!
    Ja ke fute kot plako.Nese dikush mberrin dhe te behet pjese e politikes eshte arritje dhe jo humbje eshte vlere dhe jo antivlere ,eshte nje i "fytyre" e jo i "pa fytyre," sorry!!!!! I pa fytuyre eshte ai intelektual qe nuk eshte ne opozite me gjendjen reale, mardheniet menyren e bashkeveprimit mes tyre ne vete popullin e tij, edukimi ,softi qe i eshte instaluar ketij populli.I pa fyture eshte ai qe nuk fut risite ,ndjesine dhe nevojen per ndryshim, analiza e drejt dhe terapija shpiretrore mungon,kush i fsheh keto?Po vete ju i fshihni ,sa per nje seder te gabuar , sa per nga injoranca dominuese, sa nga interferencat islamike, sa per interesa meskine te intelektualeve, qe i bejne te veprojne jo ne interesin e popullit te tyre.
    Shqiptarėt nuk kanė perspektivė nė kėtė shtet-krahinė,sė paku jo si shėrbetorė dhe figura pėr forcimin e kėtij shteti.sepse ne jemi njė komb qė ka vizion tjetėr pėr ardhmėrinė e tij kundrejt komunitetit tjetėr maqedon qė mundohet tė finalizojė konceptin e shtetit - komb-maqedon !
    Pėr nder tė gazetės sė nderuar do ta pėrfundoj opinionin me njė porosi qė ka qėllim tė sinqertė dhe tė mirė e ajo ėshtė se ,tė ndjekim ngjarjet qė nė ardhmėri do tė kishin pasoja katastrofale pėr komunitetin tonė duke I parandaluar e jo tė reagojmė pasi tė dalin ata nė shesh dhe tė realizohen!!
    Me duket se vetem gazete te nderuar nuk ka!!!!!!!Gazetat jane ne varsi te interesave klanore dhe nderi i tyre nuk e kalon cakun e ketij klani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Anesti_55 : 13-03-2010 mė 15:07

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e prof.lulzim
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    54

    quote=prof.lulzim;2628092]PREVENTIVA SI MĖNYRĖ PĖR MBROJTJE NGA SEKRETET E NĖNTOKĖS M

    z.Anesti 55.!
    Nuk kam kohė tė merem me do opinione tuaja tė bazuara nė njohjen sipėrfaqesore tė situatės nė krahinėn e Maqedonisė,dhe me citim tė pjeserishem te mendimeve te mija.Sė PARI JU PREFEROJ qė tė lexoni komentet e mija me vėmendje ,bile edhe nga dy herė sepse nuk keni kapacitet qė tė kuptoni ''ate qe une dua te them''.
    Sė pari ne kėtu nė Maqedoni jemi njė popull-numėr tė ashtuquajtur 20%,kėtė sikur TY nuk e din?Sė dyti nuk guxojmė tė hyjmė nė organizatat nderkombėtare si popull pa emėr ,kur estabilishmenti maqedon ka strategji tė mshehur pėr zvoglimin e numrit tė shqiptarėve,e qė involvimi nė ato organizata sic janė NATO dhe BE,do ta ndihmojnė nė kėtė projekt dhe sė treti si pėrfundimtare do tė jetė pranimi i Maqedonisė si shtet-komb maqedon.Ku do tė jenė shqiptarėt!RRugėve tė Evropės e gjetiu,pa shtet ,pa azgjė!
    Kur them se ''e zezė eshtė toka e huaj""mendoj mu pėr gurbetin qė aq vite na shperndau nėpėr botė e ish YU,Qė sot e kėsaj dite nuk mund tė gjejmė njėri tjetrin.
    Nė fe mos u pėrziej,cka tė hyn ty nė kokė pse ndėrtojmė xhamia?
    Duhet ti bėsh njė freskim kombėtar tė qelizave nervore sepse duket se shumė gjėra ose nuk i din ose haron shumė!

    Me respekt! lulzim

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e prof.lulzim
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    54
    TY THUAa ke fute kot plako.Nese dikush mberrin dhe te behet pjese e politikes eshte arritje dhe jo humbje eshte vlere dhe jo antivlere ,eshte nje i "fytyre" e jo i "pa fytyre," sorry!!!!! I pa fytuyre eshte ai intelektual qe nuk eshte ne opozite me gjendjen reale, mardheniet menyren e bashkeveprimit mes tyre ne vete popullin e tij, edukimi ,softi qe i eshte instaluar ketij populli.I pa fyture eshte ai qe nuk fut risite ,ndjesine dhe nevojen per ndryshim, analiza e drejt dhe terapija shpiretrore mungon,kush i fsheh keto?Po vete ju i fshihni ,sa per nje seder te gabuar , sa per nga injoranca dominuese, sa nga interferencat islamike, sa per interesa meskine te intelektualeve, qe i bejne te veprojne jo ne interesin e popullit te tyre.

    PERGJIGJA IME:Zotniu ėshtė i humbur nė hapėsirė,i dezorijentuar,ka elemente antifetare dhe mund te kete qene i dehur kur eshtė munduar tė shkruajė dic!Vallė a i lexon ende librat e Enverit pėr ateizmin si shpetim tė Shqiperisė?Ose i ke nė arkivin tėnd qysh nga koha kur xhamitė i bėtė vende per kryerje te nevojave fiziologjike ,kurse kishat i shendruat ne WC .Intelektuali i vertete shqiptar ne krahinen e Maqedonise pret pas deres se kryeministrit maqedon qe te shfrytezoje rastin kur nje te leshoje qeverine ,te hyje ai dhe te ndihmoje ne projektet antishqiptare te zhdukjes se vlerave kombėtare shqiptare,tė nencmoje luften revolucionare te 2001 dhe luftetaret e lirise,dhe te kėnaq njė grup ,njė elitė tė pazevendesueshme me privilegje qe ne menyre indirekte demtojne aspiratat tona per shteteformesi ne kete krahine.Kėto z.i nderuar nuk jane risi as vlera por jane po ashtu sic thua ,antivlera .
    Zoti tė bekoftė!

  8. #58
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Sipas entit statistik te maqedonise, numri i nxeneseve/studenteve qe mesojne sipas kombesise perkatese per vitin shkollor 2009/2010 (pra statistikat jane nxjerrur para 3 jave):

    - Shkollen Fillore, nga numri i pergjithshem 26.105 nxenes qe jane regjistruar:
    Maqedonas - 63,1 %
    Shqiptar - 34,7 %
    Turk - 2,1 %

    - Shkollen e mesme, nga numri i pergjithshem 35.918 nxenes qe jane regjistruar:
    Maqedonas - 67,0%
    Shqiptar - 30,5%
    Turk - 2,2%

    - Shkollen e larte, nga numri i pergjithshem 23.446 student qe jane regjistruar:
    Maqedonas - 66,6%
    Shqiptar - 31,2%
    Turk - 2,0%

    Linqet (ne gjuhen sllave):
    http://www.novamakedonija.mk/NewsDet...tIzdanie=21951
    http://www.mia.com.mk/default.aspx?m...72830871&lId=1

    Me keto statistika vlen te kuptohet qe shqiptaret pas 8-10 vitesh ne statistika zyrtare te popullsise mund llogariten apo rriten ne 32-33% (kurse sipas regj zyrtar 2002 jane llogaritur 25.2% shqiptar)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GL_Branch : 29-04-2010 mė 18:26

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Do tė ndahet Maqedonia?
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 12-02-2016, 12:56
  2. Sllavomaqedonizimi i historisė shqiptare
    Nga Artti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  3. Maqedonia e “Sėmura e re e Ballkanit“
    Nga Henea nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 19:05
  4. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  5. Maqedonia e don Kosovėn, por jo edhe sovranitetin e saj
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •