Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 58
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Komuna e Likoves esht 100% shqiptare , shkije ka pas ne fshatrat Matec ( nja 300 serb edhe nja 100 sllavmq), fshati Opaj nja 150 shkije dhe magjup , mirpo pas luftes se 2001 nuk jan kthy asnje , shpijat i kan ble shqiptart, dhe sot Komuna e Likoves llogaritet komuna me e paster shqiptare me rreth 27 mije banor. Ne fshatin Opaj ska pas luftime, mirpo kan qen te djegme rreth 150 shtepi dhe te plaqkitme shum te tjera. Ndersa fshati Matec ka qen totalisht i shkatrrum , asnje shtepi ska shpetu pa dame, ne ket fshat esht ber lufta me e madhe pas asaj te Sllupcanit , per 3 dit luftime kan ren 16 ushtar te UCK , mirpo esht arrit qellimi e ajo ka qen levizja e lir e luftarve prej fshatit Mateq ne Haraqin , sepse jan shum afer ,

    http://en.wikipedia.org/wiki/Lipkovo_municipality

    Kan qen te numrum edhe refugjatet dhe jan fut ne Komunen e Likoves, mirpo ato nuk jan me ne ket komun

    Komuna Staro Nagoricani ajo esht duke vdek nga natyra , aty jan fshatra te varfer , jetojn sllavomq dhe serb , mund ta shifsh prej vitit 1994 deri ne 2002 ka humb 800 banor, disa jan shperngul ne qytet , mirpo me shum ka te beje me shtimin shum negativ dhe ka shum meshkuj qe jan ne mosh mirpo ende sjan martu.
    http://en.wikipedia.org/wiki/Staro_N...e_municipality

    Komuna Rankovce, sllavomq, edhe kjo e ka fatin e njejt, mirpo kjo esht me larg prej Kumanove.
    http://en.wikipedia.org/wiki/Rankovce_municipality

    Tjera komuna nuk ka qe kan tendenca qe prej fshati te zbresin ne qytetin e Kumanoves
    Dola pak prej teme, mirpo deshta me i sqaru gjerat pak me mir

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Perndryshe shqiptart , banoret e fshatrave ende nuk largohet nga fshatrat , te themi nuk largohen me te madhe, se levizje ka , mirpo jan te vogla . Komuna e Likoves karakterizohet me fshatra shum te mdhaj me mbi 3000 banor deri ne 4500. Ka kushte te mira per jetes , jan fshatra ne ultesira , Fatkeqsisht ka disa fshatra qe gati kan humb, e ato jan shum larg nga fshatrat tjer e nga qyteti deri ne 20 km. psh. Runic, Burim (Izvor) , Runic, Gllazhnja ( ka humb kur esht ndertu penda e eperme e Likoves, gjindet nder uj ) , banort jan leshu ne Kumanov e disa edhe ne Shkup, Goshinca esht fshat i vogel, Breza pas luftes esht shperngul pak pershkak te problemeve me polici, punkte, bastisje cdo muj. mirpo ende ka banor te konsiderushem. Allasheci gati sa nuk esht shpengul i teri, kshtu perafersisht .
    Breznjan ka shum ne Shkup, Kumanov, Haraqin, te cilet kan ardh prej para 40 viteve e kendej

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Edhe nje gje shqiptari duhet te blej ēdo gje nga sllavi shtepi shitore lokale, toke etj.
    kurse nuk duhet te shes asgje sllavit madje edhe 10-15% me lire duhet ta shet shqiptarit
    sikur sllavit nese ka nevoj.
    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  4. #44
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    Citim Postuar mė parė nga Renea Lexo Postimin
    Komuna e Likoves esht 100% shqiptare , shkije ka pas ne fshatrat Matec ( nja 300 serb edhe nja 100 sllavmq), fshati Opaj nja 150 shkije dhe magjup , mirpo pas luftes se 2001 nuk jan kthy asnje , shpijat i kan ble shqiptart, dhe sot Komuna e Likoves llogaritet komuna me e paster shqiptare me rreth 27 mije banor. Ne fshatin Opaj ska pas luftime, mirpo kan qen te djegme rreth 150 shtepi dhe te plaqkitme shum te tjera. Ndersa fshati Matec ka qen totalisht i shkatrrum , asnje shtepi ska shpetu pa dame, ne ket fshat esht ber lufta me e madhe pas asaj te Sllupcanit , per 3 dit luftime kan ren 16 ushtar te UCK , mirpo esht arrit qellimi e ajo ka qen levizja e lir e luftarve prej fshatit Mateq ne Haraqin , sepse jan shum afer ,

    http://en.wikipedia.org/wiki/Lipkovo_municipality

    Kan qen te numrum edhe refugjatet dhe jan fut ne Komunen e Likoves, mirpo ato nuk jan me ne ket komun

    Komuna Staro Nagoricani ajo esht duke vdek nga natyra , aty jan fshatra te varfer , jetojn sllavomq dhe serb , mund ta shifsh prej vitit 1994 deri ne 2002 ka humb 800 banor, disa jan shperngul ne qytet , mirpo me shum ka te beje me shtimin shum negativ dhe ka shum meshkuj qe jan ne mosh mirpo ende sjan martu.
    http://en.wikipedia.org/wiki/Staro_N...e_municipality

    Komuna Rankovce, sllavomq, edhe kjo e ka fatin e njejt, mirpo kjo esht me larg prej Kumanove.
    http://en.wikipedia.org/wiki/Rankovce_municipality

    Tjera komuna nuk ka qe kan tendenca qe prej fshati te zbresin ne qytetin e Kumanoves
    Dola pak prej teme, mirpo deshta me i sqaru gjerat pak me mir
    per ato komunat e rankovce edhe ajo tjetra nuk ja vlen me fol se eshte pak larg prej Kumanoves, une e pata fjalen ma shume per fshatrat e Kumanoves (dihet qe pergjithesi ne Kumanove sllavet jane shumice mbi 65%).

    Une dikun ma heret kam lexu qe kohen e numrimit te popullsise (vitit 2002) shume politikan shqiptar kane pretendu se shume shqiptar te Maqedonise nuk kane dokumenta personale dhe per ate nuk donin me i njoh numrimin zyrtar te vitit 2002.

    A osht e vertete qe ka shqiptar pa dokumenta ne Maqedoni? se diqysh pom vjen cudi mos me pas dokumenta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GL_Branch : 06-12-2007 mė 12:02

  5. #45
    i/e larguar Maska e GL_Branch
    Anėtarėsuar
    02-11-2003
    Vendndodhja
    Arbany
    Postime
    1,592
    shiko cfare thote kete shkrimin e vitit 2003 (Janar):

    "But the tens of thousands of Macedonian citizens, mainly Albanians, who have been working in Kosovo (10,000) and Western Europe (more than 50,000 in Germany alone) for years, and the many more who have recently emigrated to the United States, have not been counted.
    http://wwwnotes.reliefweb.int/w/RWB....3?OpenDocument

    qe emigrantet te maqedonise (kryesisht shqiptar) qe kane punuar me vite ne Kosove (rreth 10.000) dhe Evropen Perendimore (vetem ne Gjermani 50.000) dhe disa tjere ne USA nuk jane numruar ne numrinin zyrtar te vitit 2002 dhjetor."


    p.s Une kete gje nuk e kam dite qe si kane numruar qe dth shume shqiptar nuk jane perfshi se Gjermani ka shume shqiptar nga maqedoni e do shtete tjera...nuk e di si e kane leju kete politikanet tane shqiptar atje, kjo osht nje goditje e rende. Atyre emigranteteve neser kur te vjen koha mu kthy ne vendlindje nuk do kene mundesi mu kon qytetar i vendit tij edhe ndoshta detyrohet me u shperngul ne Kosove apo Shqiperi sepse do vjen koha kur keta sllavet do ti largojne shqiptaret pa dokumenta prej Maqedonise...edhe aty mund kris ndonje tension/lufte shume lehte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GL_Branch : 06-12-2007 mė 12:23

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Po ka plot qe kan lind e kan vdek dhe skan pas asnje dokument , edhe sot ka ashtu , sidomos naper fshatra, ka raste qe burri ka dokument e gruja jo, qe ne cdo vend te botes nese njeri i ka dokumentet edhe tjetri duhet me i pas, mirpo ktu nuk vlen, me qellim nuk jau japin , ka plot shqiptar me mbiemra -SKI , PDSH-ja premtoj se do ti ndihmoje qytetart shqiptar me i ndrru kto mbiemra por asgje ska prej ksaj.
    Ne Kumanov shkijet jan shumic rreth 65% , mirpo nese e bashkojshim Komunen e Likoves shqiptart dot ishin bo 55 mije banor, me perqindje 45% dhe dot ishim barazu me sllavet

  7. #47
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Te gjith duhet ti shesin nga nje ar dhe ti blejnn te gjitha shtepit e serrbve dhe maqedonve se vetem keshtu ata skan me asnje argument ,per ndryshe per nje pem kan me ardh prap, me kfor me uzurpu diqka se ata jan Barbar kanibal sllavist.
    Kosova ėshtė Zemra e Shqipėrisė !

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e prof.lulzim
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    54

    Preventiva Si Mėnyrė Pėr Mbrojtje Nga Sekretet E Nėntokės Maqedonase

    PREVENTIVA SI MĖNYRĖ PĖR MBROJTJE NGA SEKRETET E NĖNTOKĖS MAQEDONASE

    Shkruan LULZIM Z. HAMIDI

    Momentalisht jam i preokupuar me dy dukuri qė nė botėn shqiptare nė Maqedoni fluturojnė mbi ozon e qė rezultojnė me fenomenin e mosanalizimit adekuat tė tyre
    duke u dhėnė dikush ngjyrė negative tė mos them partiake,kurse poenta e tyre ėshtė diku larg nesh ,e mshehur,sekrete dhe punon nė nėntokė qė njė ditė tė del nė sipėrfaqe dhe tė promovojė atė qė ne edhe nuk e ėndėrojmė.
    Sė pari tė bėj njė digresion dhe tė them dicka qė mė parė e kam potencuar se detyra e opinioneve nėpėr mjetet e informacionit nuk duhet tė konceptohet nė stilin e asaj qė e kemi parė ose e kemi lexuar apo e kemi kuptuar tė gjithė.Kjo do tė ishte njė pėrsėritje e dukurive qė opinioni I njeh dhe ska dobi nga ta.Qėllimi I vėrtetė I opinioneve ėshtė qė autori tė perceptojė apriori fenomenet qė janė diku tė mshehura dhe presin momentin tė dalin nė sipėrfaqe,duke ndikuar si preventivė qė nė rast tė paraqitjeve tė tyre atėherė tė kesh kundėrshtim tė parapregatitur.Kjo na ndodhi me liberalizimin e vizave!Sė pari tė gjithė kėrkonin tė njėjtėn,qė ishte normale kur pėr shkuarje nė njė shtet europjan individėt ishin tė detyruar tė jenė nė cak tė bosave tė maleve dhe kaluesve tė kufijve nė tė zezė duke marė para tė mėdha pėr njė aritje deri nė vendin e ėndėruar.Tani kush ėshtė ai qė bėn kritika pėr liberalizimin,dhe ku ishte ai nė kohėn kur duheshte tė meret vendimi pėr udhėtim tė lirė pa viza tė perceptojė pasojat negative dhe nė tė njėjtėn kohė tė dalė me masa pėr zbutjen e tyre.Kėtu ėshtė filozofia e opinionit tė mirėfilltė e qė ka pėr qėllim tė reagojė para se tė ndodh dukuria e jo pasi tė ik treni.
    Tani ti kthehe shkurt , si e para,a na duhej liberalizimi i udhėtimit pa viza apo jo?Kjo si kėrkesė permanente e popullit tonė prej kohės kur udhėtonim nėpėr Evropė e gjetiu pa viza, e qė rezultoi me ngjarjet e njohura nė ish YU, qė njė ditė pra tė mbyllemi nė kafaz dhe pa perspektivė gjatė kohė, tė kėrkojmė dhe shpresojmė se njė ditė sė paku do tė na happen dyert e udhėtimit tė lirė nė Evropė. E dyta, a mund tė pėrfundojmė ne si komunitet se ardhmėria ynė ėshtė shteti ''multi etnik'' apo ''pamvarėsia ynė etnike ''nga shteti qė momentalisht quhet Maqedoni edhe kjo si fenomen qė esencėn e ka nė sekretin e maqedonasve pėr shtet komb ''maqedonas''!Nėse intenca e fshehtė e estabilishmentit maqedon ėshtė shteti-komb maqedon ,e sipas gjitha gjasave ashtu edhe ėshtė atėherė ėshtė reale qė edhe reaksioni ndaj kėtyre insinuatave tė jetė pak mė serioz nga ana ynė!Mendoj se kėtyre dy fenomeneve duhet kushtuar vėmendje dhe parapregatitje pėr eventualitetin e ndodhive qė mund tė na befasonin dhe tė na gjenin nė gjumė!Jo se nuk ka dukuri tjera pėr tė dhėnė opinione por, sė paku, kėta, ditėve tė fundit janė mė aktuale nga njėra anė ,kurse nga ana tjetėr dikush mundohet tė manipullojė me dukurinė e ‘’largimit tė shqiptarėve nga trojet e tyre etnike’’pėr shkak tė liberalizimit tė sistemit vizor.kurse nė marketingun politik eventual nė zgjedhjet e ardhshme mund ta kenė adutin kryesor mu nė kėtė sukses.
    Duke marė parasysh se nė prononcimet e mija tė mėparshme, kam qenė I rezervuar bile edhe kundėr aderimit nė BE dhe NATO,jo nga shkaku se njė pjesė e popullit tonė do tė marė rrugėn e ėndėruar pėr jetė mė tė mirė dhe mė tė begatshme nė Evropė,por nga shkaku se pa zgjedhjen e statusit tonė si komb ,me verzion qė na konvenon si komunitet ,ende jam I mendimit se nuk duhet tė proklamohemi aq shumė pėr bashkim me familjen e madhe evropjane.Edhe kjo qė ndodh kohėve tė fundit sic e quajnė disa ‘’analistė’’ –egzodi I shqiptarėve,nuk do tė paraqiste problem serioz se dikush paska shkuar nė Belgjikė e gjetiu,nėse kėtu ku jemi na qė ende skemi shkuar rrugės sė tė lartėpėrmendurve nuk sigurojmė njė garancė socialo-ekonomike-juridike qė do tė ishte shpresė pėr tė gjithė ata qė ashtu si shkojnė ti kenė dyert e hapura nė vendin qė do ta konsideronin si tė tynin dhe tė kthehen nė vendlindjen e tyre.
    Ata qė kanė qenė ,ata qė kanė shkuar e dinė mė mirė se si ėshtė jeta atje diku larg familjes,vendlindjes,shokėve e shoqeve .Atje ku shumica e tyre nuk do tė qėndronin asnjė minutė mė tepėr sikur ,kėtu do tė ishin disa gjėra ashtu sic duhet tė jenė,dhe sic pretendojmė gjithė kėta vite tė arijmė.E zezė ėshtė toka e huaj publik I nderuar,por situata nė tė cilėn gjendet kjo krahinė ėshtė edhe mė e zezė por ėshtė e ėmbėl dhe tėrhekėse.
    A na duhet qė tė meremi me tė kaluarėn e largėt famkeqe tė dėbimit tė komunitetit tonė me plane anti shqiptare ,nė Turqi dhe shkuarjes nė punė tė pėrkohshme tė individėve nė Evropėn perėndimore dhe tė krahasojmė atė situatė me kėtė qė ndodh me largimin e qytetareve tane qė pėr dallim nga koha e kaluar kur shkonin me dhunė ,por pa siguri tė kthimit tė tyre sepse jetonin nė njė sistem tjetėr,nė njė shtet tjetėr me qėllime tė erta ,pa mos pasė kundėrshtime nga ato pak individė qė kishin kuptuar esencėn e strategjisė sė largimit tė shqiptarėve.
    Sot do tė ishte qesharake tė kundėrshtojmė liberalizimin e vizave ,nėse analizojmė cka do tė ndodhte nėse hymė nė BE!!?Atėherė do tė ishte momenti I tragjikomisė dhe dilema Homeriane!Pa zgjedhje tė statusit tonė si komb ,.nė varijantin mė tė qėlluar pas integrimit evropian ne do tė gjendemi nė situatė qė nuk do tė mund tė kontrollohet.Kjo si shkak I mospasjes sė strategjisė sė veprimit nė situata krize,nė situata tė shenjave qė paralajmėrojnė asimilim total,shkrirje tė komunitetit tonė.
    Si mund te jemi aq te cekėt dhe nuk mund tė kuptojmė se gjithė kėto vite sa egziston kjo krahinė maqedonase nuk ka gadishmėri tė sinqertė pėr barabartėsi shqiptaro-maqedone,kurse shumica kėtu kanė'' ngulė kėmbė'' pėr kėtė pamundėsi reale!Shqiptarėt e Maqedonisė asnjėherė nuk kanė qenė ,nuk janė dhe nuk do tė jenė tė zotėt e lirisė nė vendin e vet.Kėtė , tash ,jo Grujevski ,por edhe para tij shumė tė tjerė e kanė si vijė tė kuqe e nėnvizuar nė strategjinė e tyre sa tė ketė ardhmėri kjo krahinė.sė pari patėm njė vėllazėrim-bashkim tė titistėve -joreal,pastaj njė rilindje tė shtetit maqedon kinse si shtet i tė gjithėve nė pluralizmin e shumėpritur-joreal,luftuam me pushkė nė dorė dhe fituam njė Marveshje e quajtur Ohėr-joreale,pushteti i njė subjekti politik i dalė nga lufta pėrsėri u zhgėnjye me jorealizėm,vijoi njė pushtet dyvjecar i njė subjekti tjetėr politik shqiptar- azgjė,edhe njė orvatje e fitimtarėve pėr tė ndryshuar dic-kurgjė.Ska tjetėr mė kush tė orvatet tė hyjė nė pushtet me maqedonasit,sepse duhet mos tė keshė ''fytyrė'' dhe tė gėnjesh popullin se do tė ndryshohet dicka!
    Shqiptarėt nuk kanė perspektivė nė kėtė shtet-krahinė,sė paku jo si shėrbetorė dhe figura pėr forcimin e kėtij shteti.sepse ne jemi njė komb qė ka vizion tjetėr pėr ardhmėrinė e tij kundrejt komunitetit tjetėr maqedon qė mundohet tė finalizojė konceptin e shtetit - komb-maqedon !
    Pėr nder tė gazetės sė nderuar do ta pėrfundoj opinionin me njė porosi qė ka qėllim tė sinqertė dhe tė mirė e ajo ėshtė se ,tė ndjekim ngjarjet qė nė ardhmėri do tė kishin pasoja katastrofale pėr komunitetin tonė duke I parandaluar e jo tė reagojmė pasi tė dalin ata nė shesh dhe tė realizohen!!

    lulzimhamidi@hotmail.co.uk

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e prof.lulzim
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    54

    Revolucioni I 2001 Nė Maqedoni!?

    REVOLUCIONI I 2001 NĖ MAQEDONI!?


    NGA LULZIM Z. HAMIDI

    Nė njė prononcim timin paradokohe ,duke analizuar luftėn e 2001.nė Maqedoni nė bazė tė pėrkufizimit tė revolucionit sa mė tė drejt qė ėshtė e mundur,lėshova tezėn se lufta e 2001,nė organizim tė forcave tė armatosura tė komunitetit shqiptar nė Maqedoni ishte Revolucion!
    Nė tė vėrtetė pėrkufizimi I konceptit Revolucion ėshtė I rrėndė, kurse nė literaturėn egzi-
    stuese hasim pėrkufizime tė ndryshme ,nga shkencėtarė tė ndryshėm,por nga aspekti sociologjik njė pėrkufizim I tillė sa mė real do tė thosha egziston dhe ai ka tė bėjė me aspektin e lindjes sė revolucionit si fenomen dhe caqet e tij.
    Qė njė numėr ngjarjesh tė pėrbėjnė revolucion ato duhet tė kenė njė seri karakteristikash:
    1.Egzistimi I lėvizjes sociale massive,
    2.Revolucioni sjell procese reformash ose ndryshime rrėnjėsore(Skocpol,1979,fq.45.) Njė grup qė arin tė fitojė tiparet formale tė pushtetit,duhet tė jetė e aftė tė drejtojė pushtetin me efektivitet,dhe nėse kjo nuk ndodh atėherė do tė jetė dėshmitar I njė kaosi ose e kėrcėnuar nga shpėrbėrja.
    3.Revolucioni pėrfshin kėrcnimin dhe pėrdorimin e dhunės nga ana e atyre qė janė nė kėtė process.
    Nė bazė tė kėtyre tre karakteristikave A.Giddens pėrkufizon revolucionin si**rrėmbim tė pushtetit shtetėror me mjetet e dhunės nga udhėheqėsit e njė lėvizjeje massive dhe pėrd-orimi I kėtij pushteti pėr tė ndėrmarė pastaj procese tė mėdha reformash sociale.**
    Termi revolucion pėrmendet , nė kuptimin e tij modern pothuajse nė tė njėjtėn kohė me termin demokraci.Ai filloi tė pėrdorej gjėrėsisht kur fitorja e ravolucionit Amerikan dhe atij francez bėri tė ditur se nėpėrmjet revolucionit kishte hyrė dice re nė botė. Alexis TOCQYEVILLE, pohonte nė vitin 1856 : **ajo qė nė fillim monarkėve dhe pushtetarėve europijanė u ishte dukur si faze kalimtare ,si simptomė joezakontė e dhimbjeve nė ritje tė njė kombi,tani u zbulua se ishte dicka tėresisht e re ,krejt ndtyshe nga cdo lėvizje e mėparshme dhe kaq e pėrhapur ,e jashtėzakonshme dhe e pallogaritshme sa tė sfidonte logjikėn njerėzore** Pasi revolucionet pra patėn efektin e vet ku njė ndryshim apo mė shumė tė tillė ishin tė pėrhershėm dhe nuk kishte kthim prapa,dhe ndėrsa pėrhapej ndikimi I idealeve pėr tė cilat kishin luftuar revolucionarėt,me revolucion po kuptohej gjithnjė e mė shumė njė veprim masiv me objektiv aritjen e njė rindėrtimi thelbėsor tė shoqėrisė** (Abrams,1982).
    Ēėshtė e pėrbashkėt ,revolucioni si koncept me elementet e tij dhe kushtimisht thėnė lufta e 2001. nė Maqedoni?
    Sė pari , pas njė periudhe tė gjatė nė sistemin monist tė shkeljeve tė tė drejtave njerėzore, mosrespektim tė bashkėsisė etnik e shqiptare ,numerikisht e madhe,padrejtėsi nė jetėn sociale, diku kah vitet e shtatėdhjeta tė shekullit tė kaluar pati njė avansim serioz kushtetues tė statusit tė kombėsisė sė atėhershme shqiptare,bile edhe si etnitet shtetėformues,me gjuhė tė pranuar dhe simbole kombėtare qė lirshėm pėrdoreshin.
    Mirėpo, pas vitit 1981.shėnohet njė kthesė nė politikėn e atėhershme tė Jugoslavi dhe posacėrisht nė Serbi me ndikim serioz nė raportet ndėrnacionale nė Republikėn e Maqedonisė ,krejt kjo si shkas I Demostratave tė 1981 .nė Kosovė. Prej kėtu pra fillon ajo teposhėza e cungimit hap pas hapi tė ariturave kombėtare dhe sociale tė shqiptarėve nė Maqedoni,qė nė njė far mėnyre fillon edhe konfrontimi ndėrnacional nė mes dy bashkėsive etnike mė tė mėdha.Besoj se kėtu ėshtė edhe fillimi I organizimit mė serioz tė komunitetit shqiptar pėr kthim tė sė humburės e qė nėnkupton lėvizje sociale nė ilegalė.
    Pse pra mu nė kėto momente duhet tė kėrkohet shkaku I ngjarjeve tė ardhėshme qė do tė zgjasin njė periudhė tė gjatė ,deri nė ditėt e sotme!?
    Sipas James Davies,duke iu pėrgjigjur pyetjes se pse ndodhin revolucionet,ai thotė se ,ka tė ngjarė qė revolucionet tėndodhin kur kushtet e jetesės(edhe tė drejtat njerėzore,kombė- tare,sh.i.)pas njė ngritjeje tė kėnaqshme, fillojnė tė ngadalėsohen, qė krijon kushte pėr revoltė pasi shpresat pėr avansim edhe mė tė madh shuhen.
    Kishim status kombėtar tė kėnaqshėm pėr atė kohė,dhe ai status nė vend qė tė shkojė pėrpara ,filloi qė tė ndryshojė kahjen dhe tė mare teposhzėn,qė nė njė fare mėnyre krijoi njė pakėnaqėsi e cila filloi tė grumbullohet.

    Revolucioni dhe faktet

    Nė pėrputhje me teorinė e Charles Tillyt e cila pėrshkruan lėvizjen revolucionare nė veprėn **Nga Mobilizimi nė Revolucion**duke u pėrqėndruar nė katėr elemente tė veprimit kolektiv
    Si mėnyrė pėr tė kundėshtuar ose pėrmbys rendin kushtetues egzistues.
    1.Organizimi I grupit.
    2.Mobilizimi.
    3.Interesat e pėrbashkėta
    4.Rasti I volitshėm.

    Tė meremi pakėz me fenomenin* Lufta e 2001.*
    Sė pari, cka tė pėrbashkėt lufta e 2001 dhe revolucioni nga aspekti sociologjik.Thamė se ,pra qė njė seri ngjarjesh tė marin emrin revolucion ,duhet tė egzistojė lėvizje massive.
    Kjo nėnkupton se nėse nuk egziston lėvizje sociale massive atėherė ky nuk ėshtė revolu-
    cion.Nė kėtė mėnyrė lirisht mund tė pėrjashtohen ,pra rastet ku njė subject politik nėpėr-
    mjet zgjedhjeve vjen nė pushtet ose kur njė grup I vogėl ,mund tė jenė edhe ushtarak ,
    rėmbejnė pushtetin duke pėrdorur forcėn.
    Nėse prejudikojmė se ka lėvizje sociale massive e udhėhequr nga njė grup I madh tė cilėt kanė objektiva tė paracaktuara atėherė ky grup duhet tė ketė organizimin si element I pare dhe me rėndėsi pėr veprimin e mėtutjeshėm ,pėr tė vurė nė ballė cakut qė ėshtė planifikuar. Organizimi nėnkupton egzistimin e grupit revolucionar me disiplinė tė rreptė.Si filloi lėvizja e Kastros nė Kubė(besoj se askush nuk do tė ndjehet I prekur nė aspektin negativ) me njė grup guerilėsh ashtu edhe lufta e 2oo1,filloi me njė grup qė preferonte pra luftė guerile por me njė discipline tė lartė luftarake.Edhe lufta nė Kosovė ishte e organizuar nė tė njėjtėn mėnyrė.
    Mobilizimi si element mjaft I rėndėsishėm ,qė Charles Tilly e pėrmend nė veprėn e tij **Nga Mobilizimi deri nė Revolucion**ka tė bėjė me rrugėn nėpėrmjet sė cilės grupi revolucionar siguron burime tė resurseve njerėzore,tė mira materiale ,pėrkrahje politike dhe pėrkrahje pėr armatim, nė mėnyrė qė tė justifikojė veprimin kolektiv.Nė fillim pėrkrahja politike pėr luftėn tonė mungoi por mė vonė pati njė sinjal shumė pozitiv edhe nė vet popullatėn vendase shqiptare por edhe nė arenėn ndėrkombėtare.Gjithashtu nuk mungoi pėrkrahja materiale,solidariteti,resurset njerėzore… Nėse flasim pėr interesat e pėrbashkėta mund tė vėrtetojmėz. Tyllin se ata qė anga- zhohen nė revolucion apo nė njė veprim kolektiv gjithmonė kanė interesa tė pėrbashkėta.
    Edhe ata qė u angazhuan nė veprimin kolektiv nė Maqedoni kishin interesa tė pėrbashkėta e ata ishin idealet e lirisė,barazisė…
    Rasti I volitshėm pėr veprim ka tė bėjė me planifikimin e kohės sė volitshme pėr akti- vizim tė luftės apo veprimit kolektiv I quajtur revolucion.Nė shumicėn e rasteve Revolucionet kanė filluar nga ndonjė ndodhi e rastit,por nė essence dihet se ndonjėherė mund tė ndodhin ngjarje qė do tė ishin tė volitshme pėr fillim tė akcioneve qė do tė conin nė Revolucion edhepse udhėheqėsit e serisė sė ngjarjeve kanė planet e tyre pėr kohėn mė tė volitshme pėr fillim.
    Sipas pikėpamjes sė Tyllyt nė veprimin kolektiv disa nga pjesėmarėsit angazhohen intenzivisht,ndėrsa tjerėt japin mbėshtetje mė passive dhe tė pa rregullt,por razultati I mobilizimit tė resurseve njerėzore ėshtė mė I madh nė rrastet kur njerėzit nuk kanė mjete tė institucionalizuara pėr tė bėrė ndryshime mė radikale ose kur nevojat e tyre shkilen hapur nga autoritetet shtetėrore.
    Analizuar nga aspekti I elementeve tė Revolucioneve si njė mėnyrė pėr tė shkaktuar ndryshime rrėnjėsore nė njė shtet,sic janė ,lėvizja sociale massive,kėrcėnimi apo pėrdorimi I dhunės,organizimi I grupit,mobilizimi,interesat e pėrbashkėta tė lėvizjes massive,rasti I volitshėm dhe proceset e reformave dhe ndryshimeve rrėnjėsore nė shtet,
    Mund tė pėrfundojmė se lufta e 2001. nė tė vėrtetė ishte Revolucion,pasi ajo seri e ngjarjeve qė ndodhėn vėrtetojnė kėtė.

    Pasojat afatshkurta dhe afatgjate tė Revolucionit

    Nėse analizojmė nga aspekti mu I atyre ndryshimeve rrėnjėsore ose procese reformash,
    gjatė historisė kemi shembuj ku Revolucionet kanė pasur edhe fundin, gjegjėsisht realizim edhe mė problematic tė caqeve tė tij.Dic qė mund tė thuhet lirisht ėshtė ajo se, nėse nuk do tė ishte ndalur lufta nė momentin kur duheshte tė zgjerohet edhe nė qytete tjera tė Maqedonisė perėndimore rezultati do tė ishte I pa parashikueshėm,
    Rezultat I Revolucionit ishte nėnshkrimi I Marveshjes sė Ohrit,si document pėrfundimtar I garantuar nga organizmat ndėrkombėtarė.Me atė document u aritėn aspiratat e lėvizjes massive sociale tė shqiptarėve tė Maqedonisė sepse kjo marveshje nė njė mėnyrė bėri qė tė fillohet me procese reformash ose ndryshime rrėnjėsore duke filluar nga shtylla e cdo shteti ,sic ėshtė kushtetuta.
    Ėshtė normale pra qė proceset postrevolucionare ,shkojnė rrėndė ,por realiteti dikton dicka tė re,ndryshime, Maqedonia nuk ėshtė ajo qė ishte,statusi I shqiptarėve ka ndryshuar ,bile ende ka pėr tė ndryshuar, sepse Revolucionet kanė pasoja afatgjata pėr shoqėritė nė tė cilat ndodhin dhe ndryshimet e tij ėshtė rrėndė tė stopohen.
    Njė element qė ėshtė shumė I rrėndėsishėm nė periudhėn post revolucionare, ėshtė edhe
    aftėsia pėr rėmbim tė pushtetit tė forcave revolucionare.Ky ėshtė njė fenomen qė gjitha-
    shtu u realizua post-revolucionit ,kur njė shumicė e madhe e votuesve idha mandatin pėr tė udhėheq ,grupit revolucionar,normalish nė kushtet komplekse qė ka Maqedonia si shtet
    bietnik apo polietnik.
    Ardhmėria do tė ndryshojė sepse kėtė e dikton forca e revolucionit me pasojat afatgja-
    te dhe afatshkurta.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e prof.lulzim
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    54

    Rendi I Ri Botėror,rrezik Pėr Minoritetet

    RENDI I RI BOTĖROR,RREZIK PĖR MINORITETET


    Pesimizmi si karakteristikė individuale nuk don tė thotė se duhet tė pėrgjithėsohet dhe tė marė pėrmasa tė mėdha dhe tė shėndrohemi nė njė grup shoqėror qė nuk ka aspirata pėr ndryshime, por realiteti dikton qė tė jem skeptik sa i pėrket proceseve tė filluara pėr integrime europjane dhe Nato.Nė tė vėrtetė si mund njė qytetar i komunitetit shqiptar aq
    me lehtėsi tė pranojė integrim nė BE .e posacėrisht nė Nato,kur kemi pakėnaqėsi evide-
    nte sa i pėrket statusit tonė , nė teritorin i cili orvatet qė nė mėnyrė dhelparake tė ik nga problemet dhe tė shkojė diku ku ,pastaj do tė ketė mbrojtje sa i pėrket ndeshjes sė interesave madhore politike dhe kombėtare mes komuniteteve mė tė mėdha.

    Shtruarja e problemit

    Bashkėsia etnike maqedonase e pėrballur me problemin me emrin ,sipas anketave dhe sipas deklarimeve nėpėr faqet e internetit ,nuk ėshtė me pėrqindje bindėse e gatshme tė bėjė hapin pėr hyrje nė institucionet e rėndėsishme ndėrkombėtare , me cmim te ndryshimit tė emrit e qė do tė ndikonte nė identitetin e tyre ,gjuhėn …Pra nėse bėjmė njė komparacion ku njėra bashkėsi etnike nuk don tė integrohet ,pa mos e zgjidhur problemin me Greqinė ashtu sic u konvenon atyre ,c dreqin ne si komunitet , pa status kombėtar ,pa zgjedhje tė tė drejtave elementare nė superstrukturėn shtetėrore,e cka mos
    pa zgjidhur , tė jemi aq tė interesuar qė tė cojmė Maqedoninė nė BE dhe Nato ,me cka shkelim kėmbėn tonė. .Cili ėshtė cmimi qė ne duhet tė paguajmė qė edhe komunutetit maqedon ti lehtėsojmė rrugėn drejt civilizimit tė ri , cmim ky qė gjeneratat e reja nuk do tė nafalin asnjėherė e tė mos flasim pėr ata qė tani sjanė me ne,por kanė derdhur gjak,janė torturuar nėpėr burgje,janė diferencuar,kanė flijuar mė tė shtrenjtėn qė kanė pasur-jetėn!
    Ne nuk mund tė vetėkėnaqemi nga premtimet relative ,boshe tė dikujt se BE-ja dhe Nato-ja do tė na sjellin njė prosperitet ekonomik,politik ,kulturor …sepse cdo fazė e post-integrimit ėshtė shumė e rėndė pėr ta kaluar. Nėse ne tani jemi nė njė depresion ekonomik, ėshtė normale se duhet pritur tė kalojnė tė gjitha fazat e zhvillimit ekonomik tė njė shteti qė tė arijmė nė fazėn e fundit kur cdo segment i strukturės shtetėrore do tė funksionojė nė mėnyrė tė pėrkryer.Analizat eventuale pėr ngjarjet nė tė ardhmen rreth statusit tonė si komunitet i dytė me numėr,si popull i lashtė i kėtyre trojeve,si bashkė-ndėrtues i kėtij shteti ,do tė pėrfundonin se, nėse , themi kushtimisht, Maqedonia nga njėra anė fillon procesin e integrimit nė BE me marjen e datės pėr fillim tė bisedave, dhe nga ana tjetėr hyn nė NATO, (proces qė ėshtė mė i lehtė), atėherė nė afatin negocues pėr pėrfundimin e bisedave do tė jemi tė anashkaluar edhe mė shumė sa i pėrket kėrkesave tona qindvjecare p.sh. pėr komb shtetėformues… dhe njė ditė publiku shqiptar do tė habitet se si pas integrimit ne **patriotėt e shekujve** do tė harojmė ata sakrifica tė gjeneratave tė kaluara pėr ** liri e barazi** ,do tė harojmė flamurin tonė kombėtar, shtetėformėsinė , gjuhėn, luftėn!Do tė jemi nė njė botė tjetėr qė do tė diktojė parimet e veta evropjane tė shtetit njėkombėsh, amerikanizmin, evropianizmin, maqedo -nizmin… e shumė izma tjerė qė stopojnė progresin politiko-institucional tė cdo pakice nacionale ,bile edhe nėse ajo ėshtė quajtur pjesė e kombit, nacionalitet apo kombėsi.Tė gjitha kėto do bien nė ujė dhe do tė fillohet nga fillimi, duke u shkatėruar kohezioni eventual nacional i pranishėm dhe duke ofruar zhvillim ekonomik qė ėshtė armiku mė i madh i cdo komuniteti qė nuk ka zgjedhur statusin e tij dhe shpejton tė integrohet atje ku nuk njohin kėrkesa qė ne pėr fat tė **keq** i cojmė prej brezi nė brez dhe asesi tė pėrfundojmė pėrallėn e paraardhėsve tanė!
    A ėshtė mė i fortė realizimi dhe pėrfundimi i dinamikės sė filluar para aq kohė pėr njė mvetėsi kombėtare (mund tė themi nė kufijt egzistues ) apo njė humbje e identitetit kombėtar pėr njė hyrje nė njė organizėm ,apo dy organizma ndėrkombėtar qė kanė kaluar dhe pėrjetuar atė qė ne kemi synim sot dhe qė kanė zgjedhur problemet e veta kombėtare ,me traditė qind e mėshumė vite nė demokraci ,pėrfundim tė proceseve kom-bėtare dhe sė fundi kanė aritė atė prosperitetin ekonomik qė nuk i lėshon tė ringjallin probleme tė reja ,sepse nuk kanė kohė tė meren me ta.. apo ėshtė mė e rėndėsishme qė tė pėrfundojmė atė qė kemi filluar pastaj tė integrohemi nė Botėn tjetėr.
    Askush nuk na ka faj se ne jemi humbur diku nė kohė , dhe tani deshkemi pėr njė cast tė
    hymė nė njė familje e cila ėshtė moderne,pa paragjykime,me korupcion shtetėror tė vogėl
    me tė ardhura mesatare vjetore nga cka dhemb koka, pa probleme politike.Fati ėshtė se ky shtet ku na jetojmė ka probleme edhe mė tė mėdha se na ,dhe do tė na shpėtojė nga mė e keqjja qė mund ti ndodh njė kombi tė ndarė sic ėshtė populli ynė.Bile edhe vet shteti maqedon ėshtė i vetėdijshėm se integrimi e shpėton njėherė e pėrgjithmonė nga shka-tėrimi nga njėra anė dhe nga shqiptarėt nga ana tjetėr.Pa marė parasysh se ka pjesė e konsiderueshme e popullatės maqedone qė se don integrimin ,ajo pjesė e tjetėr shpreson qė me ndihmėn e shqiptarėve tė mbarojė misionin antishqiptar. Nė suaza tė temės sė lartėpėrmendur do tė mundohem qė shkurt tė qartėsojė disa fenomene nė shoqėrinė tonė e qė paralajmėrojnė atė se cka na pret nė tė ardhmen.

    Paralajmėrimi si obligim

    E kam tė qartė se me njė qasje kaq tė shkurtė, nė kėto orė tė vona ėshtė rėndė tė zbėrthej njė fenomen me pėrmasa tė gjėra dhe me shumė tė panjohura sic ėshtė po ,ose jo nė BE dhe NATO ,pa zgjedhje tė problemeve tone ndėretnike.Ėshtė kjo njė aventurė e imja qė nė njė mėnyrė tė zgjoj nga gjumi ata qė flejnė,ata qė ėndėrojnė, ata qė shesin demagogji dhe hipokrizi,ata qė presin parajsėn pa mos e menduar ferin.Nė kėtė paralajmėrim pėr asimilimin eventual tė komunitetit shqiptar ,e ku do tė ketė ndihmė edhe nga organizmat ndėrkombėtarė ne si popull i ndarė duhet qė tė jemi tė pregatitur qė tė reagojmė ashpėr ndaj cdo tentimi pėr aritjen e cakut tė armikut tonė qė tė na shėndrojė nė shqiptaro-maqedonas europjan.
    Nė kuadėr tė kėsaj si shtojcė do tė pėrmendi fenomenin e shtetit tė sotėm modern dhe mėnyrat e organizimeve tė tyre ,e gjithė kjo nė favor tė tė ardhmes sė shteteve qė pretendojnė tė jenė tė tillė dhe nuk i takojnė tė ashtuquajturės ,,Bota e parė,,.
    Sė pari ,tė gjitha shtetet moderne janė shtete njė kombėshe.Nė kėto shtete , shumica e atyre qė jetojnė brenda kufijve tė sistemit politikjanė shtetas qė kanė detyra dhe tė drejta tė pėrbashkėta dhe qė e njohin veten e tyre si pjesė tė njė kombi.
    Sė dyti **shtetet njėkombėshe janė shoqėruar me ritjen e nacionalizmit. ** (A.D.Smit,
    1978;Breuilly,1982,Gellner,1938).Nė kėtė mėnyrė nė kėto shtete individėt kanė ndjenjėn e krenarisė dhe pėrkatėsisė se janė **britanikė** , **amerikanė**ose **francezė**. Tė gjitha shtetet njėkombėshe u formuan me komunitete me prejardhje tė ndryshme. Nė kuadėr tė kėtyre shteteve njėkombėshe-moderne shpesh lindin nacionalizmat lokal,psh.nė Britani nacionalizmi Skocez dhe ai i Uelsit janė janė nė kundėrshtim me ndjenjat britanike.
    Sė treti , tė bėjmė njė pėrkufizim bashkėkohor tė konceptit tė shtetit komb-modern.Shteti komb ka aparat politik, tė drejta sovrane brenda njė teritori tė pėrcaktuar,aftėsi pėr tė mbėshtetė kėrkesat e tij pėr sovranitet me anėn e kontrollit tė fuqisė ushtarake dhe policore, ku shumė nga shtetasit e tij kanė ndjenja pozitive angazhimi pėr identitetin kombėtar tė kėtij shteti komb –modern.
    Nė bazė tė pėrkufizimit tė shtetit modern bashkėkohor tė** Botės sė parė** mund tė paramendojmė se nė cfarė shteti do tė shėndrohet teritori ku na sot jetojmė dhe nė cfarė niveli do tė jetė statusi ynė. Gjithashtu edhe pėrkatėsia etnike do tė duhet ti pėrshtatet
    ndjenjave pozitive tė shtetasve ndaj institucionit pjesėtarė tė tė cilit janė. Neve si komunitet shqiptar sė paku do tė na ngelė opcioni i njė nacionalizmi lokal i dobėt,
    i cili sipas gjitha gjasave nuk do tė pėrfillet nga rendi i rri botėror.
    Kjo nė tė vėrtetė don tė thotė shkurt, asimilim.
    **Nė Europė mund tė shohim tensione dhe alternativa tė ndryshme.Pjesa mė e madhe e politikave qeveritare zyrtare nė Britani e gjetkė i janė drejtuar rrugės sė asimilimit. Ashtu si nė Shtetet e Bashkuara ,kjo ka tė ngjarė tė tregojė se ėshtė mė problem atje ku pakicat
    etnike janė fizikisht krejt tė dallueshme nga shumica e popullsisė.Nė kėtė vazhdimi tė asimilimit,(shpesh i institucionalizuar)nė Europėn perėndimore ,pakicat etnike hasin njė tė ardhme tė diskriminimit tė vazhdueshėm nga tė rijtė qė kanė akoma tė njėjtat paragjykime si ato tė brezave tė vjetėr.** ( Anthony Giddens,Sociologjia ). Nė tė ardhmen,sa i pėrket minoriteteve, parashikohet qė rruga mė e mundshme tė jetė pėrzierje e asimilimit,procesit tė shkrirjes dhe modelit tė pluralizmit kulturor.Tė gjitha kėto nocione kanė njė tė pėrbashkėt , asimilimin.
    Nuk jam pesimist sa i pėrket ardhmėrisė sė individit shqiptar nga Maqedonia me integrimin nė BE dhe NATO, por pesimizmi im ėshtė prezent dhe druan nga ardhmėria e pjesės sė kombit shqiptar qė jeton nė Maqedoni,nėse integrohemi nė organizmat e lartė-pėrmendur pa zgjedhje tė statusit tonė definitiv!!??

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Do tė ndahet Maqedonia?
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 12-02-2016, 12:56
  2. Sllavomaqedonizimi i historisė shqiptare
    Nga Artti nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 19-06-2012, 17:46
  3. Maqedonia e “Sėmura e re e Ballkanit“
    Nga Henea nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 19:05
  4. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25
  5. Maqedonia e don Kosovėn, por jo edhe sovranitetin e saj
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 13:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •