Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    KOSOVA: 2 vjet pas pavarësisë !!!

    Shtet i dështuar

    Që prej marrjes së pushtetit në fillim të janarit 2008 kryeministri Hashim Thaçi i ka zënë të gjitha postet e rëndësishme në polici me njerëz që kanë punuar për SHIK, shërbimin ilegal të partisë së tij. Këtë e konfirmojnë edhe nëpunës të lartë të policisë. Drejtësia në Kosovë vetëm emrin e ka të tillë. Që gjykatësit manipulojnë proceset, sepse marrin rryshfete, është dokumentuar shpesh edhe nga mediat lokale.

    Nga Enver Robelli, Süddeutsche Zeitung

    Më 17 shkurt është dyvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Por si shumë banorë të republikës së re dhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë shkak për të festuar. Shpresat se pas pavarësisë Kosova do ta marrë veten, janë dëshmuar si jorealiste. Papunësia arrin 45%, investimet nga jashtë bien dhe për një farë kohe vendi do të konfrontohet me një regjim të rreptë vizash, sepse qeveria nuk i ka plotësuar kushtet e BE-së. Kombi më i ri i botës mbetet i izoluar në botë; qytetarët afganë mund të shkojnë pa viza në 22 shtete, ndërsa kosovarët në pesë.

    Shtet i dështuar?

    Grupi ndërkombëtar drejtues, që kontrollon zbatimin e planit të pavarësisë, kërkoi këtë javë nga autoritetet e Kosovës, që të veprojnë më ashpër kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Që disa ministra të qeverisë Thaçi plaçkisin arkën e shtetit, është në Prishtinë një gjë që e di kushdo.
    Më ashpër reagoi ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell. Në një fjalim të tij ai e pëshkroi Kosovën indirekt si shtet të dështuar. Korrupsioni, dhuna dhe mashtrimi nuk dënohen, tha diplomati amerikan, i cili vitet e fundit ka shërbyer në Afganistan dhe Zimbabve. Dell kritikoi ashpër faktin se pjesëtarët e krimit të organizuar edhe politikanë të korruptuar, mund ta mbajnë pasurinë që e kanë fituar në mënyrë ilegale. "Ekzistenca e forcave policore, e prokurorëve dhe e gjykatave nuk do të thotë se shteti juridik funksionon," thotë Dell.

    Drejtësi sa për sy e faqe

    Shembuj për këtë ka sa të duash. Që prej marrjes së pushtetit në fillim të janarit 2008 kryeministri Hashim Thaçi i ka zënë të gjitha postet e rëndësishme në polici me njerëz që kanë punuar për SHIK, shërbimin ilegal të partisë së tij. Këtë e konfirmojnë edhe nëpunës të lartë të policisë. Drejtësia në Kosovë vetëm emrin e ka të tillë. Që gjykatësit manipulojnë proceset, sepse marrin rryshfete, është dokumentuar shpesh edhe nga mediat lokale.

    EULEXi vetëm bën sehir

    Në vend ka zhgënjim edhe për pasivitetin e misionit të BE-së, Eulex. "Misioni më i madh i BE-së në politikën e jashtme ka kushtuar deri tani më shumë se 200 milionë euro, por nuk ka bërë thuajse asgjë", - thotë Avni Zogiani, i OJQ-së anti-korrupsion "Çohu". Ka raste të panumërta të implikimit të politikës me kriminalitetin e organizuar, por Eulexi vetëm bën sehir. BE nuk do që të rrezikojë stabilitetin politik, mendon Zogiani. Diplomatët perëndimorë e konsiderojnë shefin e Eulexit, Ives de Kermabon, dhe kryeprokurorin e tij Theo Jacobs si të papërshtatshëm për këto poste. Ish-gjenerali francez Kermabon thotë edhe vetë, se e ka shumë të mundimshme të drejtojë misionin civil të përbërë nga thuajse 2.000 persona. Belgu Jacobs premton publikisht arrestimin e "peshqve të mëdhenj" dhe e tërheq sërish këtë deklaratë.

    Për shkak të përçarjes për statusin BE prezentohet në Kosovë si trupë kaotike

    "BE prezentohet në Kosovë si trupë kaotike dhe rrezikon që të humbasë kredibilitetin," thotë një ambasador perëndimor. Kjo ka të bëjë ndër të tjera edhe me faktin, se dy vjet pas pavarësisë, BE-ja është e përçarë në çështjen e Kosovës. Gjithsej 22 vende të BE-së e kanë njohur republikën në Ballkan, pesë shtete deri tani nuk e bëjnë këtë, ndër to edhe Spanja dhe Greqia. Përderisa BE-ja nuk përfaqëson bashkarisht një linjë, Kosova do të mbetet në vend numëro. Vëzhgues të pavarur kanë frikë, se qeveria Thaçi do të shesë këtë vit me çmime të lira pasuritë më të rëndësishme të vendit, nëqoftëse misioni i BE-së nuk e kontrollon privatizimin. Këtë javë kryeministri ka shpallur shitjen e Postës, Telekomit dhe të sektorit të turizmit dimëror.

    A kemi pritur me shume nga liria?

    A mendoni ju se Kosova eshte e deshtuar per momentin?

    Qka te bejme qe te mos na quajne te tjeret shtet i deshtuar?

  2. #2
    edhe me shume fukarallek

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin

    eshte then drejt dhe me vend se kosova eshte qerdhe e krimit!!
    me ket qeveri kriminelesh kosova me shpejtsi futet ne humner!!
    nga e cila nuk do te dal kurr nese nuk largohen nga pushteti hajnat,profiteret e luftes!!

    posht thaqi dhe zagart e qent rreht tij!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Siq duket nuk po na e ka enda te degjojme kur dikush po na kritikon,jemi mesuar ti bejme qejfin vetit,se qdogje eshte mire.

    Mire dikush po thote : jemi shtet i ri. E shteti i ri a duhet te kete drejtesi,a duhet te kete dinjitet,bile nese nuk mundemi te bejme diqka qfare kane shtetet tjera ku edhe ne po synojme t`iu bashkangjitemi ,a mundemi bile vetem gjerat ti fusim ne binare e edhe nese vonihemi pak,bile do te mberrime sigurte ne synimet tona.

    Ndoshta po na mjafton vetem folklori patriotik para popullit te ngrate.E nuk kemi dert fort se pse na kritikojne te tjeret.Nese do na kritikonte Rusia,atehere duhet te festojme sepse e dijme se i kemi punet mire,mirepo kur na kritikojne vendet qe ne ditet me te veshtira i`u gjenden Kosoves dhe popullit te saj atehere diqka puna nuk eshte mire.

    Kosova ka nevojë për dije e jo për ‘trurin-muskul’ dhe supremaci , pra ka nevojë për patriotë konstitucionalë ose ligjorë, sepse ky shtet rrezikohet të jetë i dështuar, pikërisht se nuk e sundon ligji.

    Ne takimin e fundit ne Vjene ku ishte edhe kryeministri Thaqi ,ky i fundit permend vetem ato qe i kane lavderuar evropianet,ndersa para opinionit kosovar nuk i permend kushtet qe i jane bere per te qene me afer BE-se.

    Kushti i pare : Sundimi i ligjit(taman me kuptimin e plote te fjales)e jo hapje te zyrave te drejtesise sa per sy e faqe.

    Kushti i dyte: Integrimi i pakicave ne Kosove.

    Kushti i trete : Te mos kete monopol ne Kosove ndaj mediave dhe organizatave tjera.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Dy vjet më vonë: A e kemi menduar ndryshe pavarësinë?

    Për herë të dytë do ta shënojmë ditën e pavarësisë së Kosovës dhe do të dëgjojmë shumë fjalime rasti. Do të dëgjojmë për suksese dhe përparime. Do të shohim pamje nga ajo ditë e para dy viteve. Do të ndjejmë emocione pozitive, sepse, e mirë apo e keqe, Kosova është e jona dhe e duam pavarësinë e saj. Por kur të zbuten emocionet shumë kosovarë do ta pyesin veten: A e kemi menduar kështu pavarësinë. Në vete do të gjejnë përgjigje të ndryshme. Do të ketë të atillë që nuk shohin ndonjë ndryshim të madh. Disa do të thonë se janë dëshpëruar, sepse kanë pritur më shumë, ndërsa do të ketë edhe të atillë që janë të kënaqur. Ndër të kënaqurit pa dyshim se do t’i shohim politikanët e partive në pushtet. Opozita do të mendojë ndryshe, por kështu e ka demokracia dhe asgjë më të mirë sesa demokracinë njerëzimi nuk ka zbuluar ende. Edhe EULEX-i do ta vlerësojë punën e vet si jashtëzakonisht të suksesshme. E tërë BE-ja po ashtu do të thotë se ka arritur sukses të pamohueshëm në Kosovë. NATO-ja si dëshmi për sukses do ta përmendë vendimin për zvogëlim drastik të numrit të ushtarëve. Përgjigjja në pyetjen se „A e kemi menduar kështu pavarësinë“ do të varet edhe nga niveli i pritjeve që secili qytetarë ka pasur para dy vjetësh.
    Një gjë duhet ta dimë me siguri të madhe. Pavarësia nuk zhbëhet. Por shtetformimi në dy vjet ka shkuar më ngadalë sesa që kemi pritur. 65 shtete e kanë njohur, është anëtarësuar në vetëm dy organizata ndërkombëtare, me BE-në raportet formale më të vështira sesa në kohën e UNMIK-ut, territori de facto i ndarë, korrupsioni në tenderime publike në rritje, qytetarët mbeten të izoluar, papunësia nuk është zvogëluar. Këto nuk do t’i dëgjojmë nga fjalitë e politikanëve tanë, të cilët do të bëjnë rezymenë e tyre të dy vjet pavarësie. Suksesi më i madh është se stabiliteti është forcuar dhe nuk ka pasur konflikte serioze ndëretnike.
    Në nivelin ndërkombëtar Kosova nuk e ka arritur qëllimin e deklaruar nga ana e udhëheqësve politikë. Edhe pse pritej që për dy ditë pas shpalljes së pavarësisë do t’i kemi hiç më pak se 100 njohje nga shtetet e tjera këtij numri magjik nuk ia afruam as pas dy vitesh. Edhe pse mendimin se do të nisim negociatat me BE-në për Marrëveshje Stabilizim-Asociimi, sikur kanë bërë më parë shtetet e tjera të rajonit, kjo nuk është bërë. Me përjashtim të nivelit teknik në nivel politik kontaktet me Bashkimin Evropian janë zvogëluar dukshëm. Me përjashtim të një vizite për të marrë pjesë në Konferencën e donatorëve për Kosovën në vitin 2008 (Kur kryeministri Thaçi mori me vete tërë qeverinë) asnjë vizitë e nivelit të lartë nuk ka ndodhur në Bruksel. Ka ardhur natyrisht dhjetëra herë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, por ai është pritur nga nëpunës teknikë të Komisionin Evropian përderisa homologun e tij të Serbisë, Bozhidar Gjeliq, për shembull, e takojnë komisionerët apo zëvendëskryetarët e Komisionit. Për këtë nuk i ka fajet Kosova, por duhet konstatuar si fakt.
    Sa i përket vizitave nëpër vendet e tjera udhëheqësit kosovarë kanë qenë në disa të rëndësishme, por më së shumti kanë vizituar Shqipërinë. Me gjithë respektin për Shqipërinë ky është ndër vendet nga politikanët e të cilit më së paku do të duhej marrë mësime.
    Zhvillimi ekonomik i Kosovës ka qenë po ashtu një dështim dhe dëshpërim. Kur suksesi matet me rritjen e numrit të poseduesve të telefonave mobilë apo me kilometra të rrugëve të asfaltuara, kur nuk regjistrohen investime të huaja në prodhim, kur Komisioni Evropian tërheq vërejtjen për ecje prapa dhe keqësim të situatës në prokurimin publik dhe kur Kosova mbetet e izoluar edhe në aspektin tregtar në rajon ndërsa dyqanet janë të mbushura kryesisht me mall nga Maqedonia dhe Serbia, ky pa dyshim nuk mund të quhet sukses ekonomik. Në anën tjetër, Kosova nuk qe në gjendje t’i thithë as paratë që i ishin vënë në dispozicion nga donatorët para dy vitesh sepse ata nuk duan që paratë e tyre të shpenzohen përmes tenderëve të kurdisur. As zhvillimi i demokracisë nuk ka ecur përpara. Ndikimi politik apo tentativa e ndikimit politik në media ka vazhduar dhe sipas disa analizave edhe është rritur. Zgjedhjet nuk u zhvilluan si duhet dhe, duke marrë parasysh se ka ende punë për Gjykatën Kushtetuese, ato në tërësi nuk mund të konsiderohen ende as të përmbyllura. E ishin këto zgjedhjet e para në Kosovën e pavarur që i bëmë vetë. „Toleranca zero ndaj korrupsionit“ është kufizuar në kapjen e disa doganierëve apo mjekëve, ndërsa „peshqit e mëdhenj“ mbeten ende temë e titujve në disa gazeta dhe premtimeve të herëpashershme të misioneve ndërkombëtare.
    Ka pasur megjithatë diçka shumë pozitive. Situata e sigurisë. Këtu ndoshta është arritur sukses më i madh sesa që ishte pritur. Nuk u realizuan parashikimet e zeza të Beogradit për dhunë në Kosovë dhe luftë në rajon. As luftërat në botë, as terrmeti në Haiti, as revolucioni i shtypur në Iran nuk ndodhen për shkak të Kosovës dhe as nuk u shpërbë Belgjika e as Zvicra si rezultat i njohjes së pavarësisë së Kosovës. Dhuna më e madhe prej shpalljes së pavarësisë ndodhi në Beograd ku u sulmuan ambasadat e disa vendeve që e njohën Kosovën.
    Dhe nëse në dy vitet e para të pavarësisë prioriteti numër një ka qenë stabiliteti dhe siguria e qytetarëve, atëherë mund të jemi të kënaqur. Por tash jeta duhet të vazhdojë dhe duhet realizuar prioritetet e tjera po ashtu. Nëse deri tash organet e pushtetit, EULEX-i apo Zyra Civile Ndërkombëtare, kanë pasur frikë që të mos e rrezikojnë stabilitetin me ndonjë masë të rreptë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, këto arsyetime nuk duhet të ekzistojnë më. Fundi i fundit e ardhmja e Kosovës, funksionimi i saj si shtet demokratik dhe zhvillimi i saj ekonomik nuk varet vetëm nga mënyra se si trajtohen serbët e Kosovës (pa dashur të nënvlerësohet edhe ky kriter i rëndësishëm), por edhe nga ndërtimi i sistemit në të cilin dukuritë negative do të parandaloheshin dhe nëse ndodhin do të dënoheshin. Ky duhet të jetë drejtimi në të cilin Kosova nuk ishte nisur para dy vitesh dhe është momenti i fundit të niset.

    Shkruan: Augustin Palokaj

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Gjithsesi e uroj në dy vjetorin e PAVARËSISË së saj në të mirë të popullit kosovar!

  7. #7
    [B][COLOR="Gray"]Hhaaha.Lexova ato fjalite e para te postimit te pare dhe i kundershtoj rreptesisht.Kryeministri dhe partia e tij jane aq te drejte saqe duke qene adhuruese e maaadhe e LDK-se pak dhe e AAk-se tani jam PDK-ashe e flakte.Te pakten mbeshtetese dhe adhuruese !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anëtarësuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745
    Uroje gjithe Vellezerve e Motrave Kosovare 2 vjetorin e pamvaresise.E gezofshi per jete e mot.Une vete kam rezervuar per te shtunen dhe jam i sugurte se do ja kaloj mire si dhe vitet tjera.

  9. #9

    Urim me një ndërrimor: Gëzuar...

    Ë, JA VIDË, SE PROVA SI YRTI
    Dha të pashembullta rezultate
    Kudo ngazëllim – të rritet shpirti
    ndërtim, rrugë, shkolla, pallate!

    Ë, SA PROVA VIDË, TI JE SYRI
    Je shpirti, je gjaku, je ëndrra jonë
    Bukuri e bukurive përrallore – hyri
    Ta paçim hua përgjithmonë!

    VYEJ DIASPORË, STIVË ARI
    Mos kurseni – jepni pa nda pekule
    Acar e ngrica ikën-erdhi behari,
    Ta bëjmë Kosovën kopsht me lule!

    Gi de Masha
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #10
    C`ka ke rezervuar per te shtunen,Alem ?

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •